Në vend të fjalëve, një pikturë

by

Childe Hassam, “Easter Morning”

Tags: , , ,

5 Responses to “Në vend të fjalëve, një pikturë”

  1. un Says:

    Ne kete pikture ne shohim nje pikture. Duket qarte se behet fjale per nje pikture sepse ka gjera te turbullta qe nje fotografi do t’i ndriçonte. Megjithate, shoh nje forme njerezore, me shume gjase nje femer. Fustani i saj qe zgjerohet tek vithet, nje fije dyshimi ne lartesine e gjoksit, qafa e drejte pa “mollen e adamit” te ngecur ne fyt qe prej 6 000 vjetesh, si dhe gishtat tejet lozonjare te ngritur per te mbajtur perden, tregojne se kemi te bejme me nje femer, me ç’rast, nje femer te bukur kuqalashe, mbase irlandeze. Meqe ra fjala, I love gocat irlandeze. S’kam njohur asnje, por I love them. Eshte me bukur keshtu, te duash pa asnje arsye. OK.
    Po floket ? Jo, ato s’merren per baze sepse te njejtat floke ka pasur dhe Kromwelli dhe ky dihet qe ka qene nje burre. Pushtues i Irlandes. Poshte Cromwelli.

    Kush mund te jete kjo çupe dhe çfare po sheh ? Nese nuk eshte duke pritur ndonje lajmes per rezultatin e ndonje konkursi letersie, ngelet se duhet te jete duke pritur dashnorin e saj. Cfare shenjash kemi per kete ? Po ja, aty perballe, pak poshte lartesise se veshtrimit, gjendet nje pjese skulpture, disi e rrepte, e cila simbolizon veshtrimin e ngulitur dhe te pameshirshem te bashkeshortit te saj. Por ajo e sfidon kete veshtrim, eshte nje pellembe mbi te, dhe tallet me te duke veshtruar dashnorin e vet i cili ka ardhur te çaje drute ne kurt. Ne fakt, dashnori i saj eshte nje druvar, mirembajtesi i keshtjelles. Dhe ja ku dolem tek Lady Chatterley, e cila, siç nuk e dini dhe ju, ishte bashkeshortja e nje ish-luftetari te Luftes se Pare, lufte e njohur gjithashtu si ajo e vejushave me burre ne shtepi : ne fakt, i shoqi eshte impotent dhe i paralizuar. Kjo mund te nenkuptohet gjithashtu ne skulpturen perballe gruas. Ai vetem sheh ne syte e gruas ate çfare gruaja ben ne plevice me druvarin. Nga ketu mund te kercejme gjithashtu tek romani tjeter po aq i bukur, Lune de fiel (“Muaj helmi”, ne te kundert me “Lune de miel” – muaj mjalti). Autori, romancieri francez Pascal Bruckner, vendos ne skene dramen e nje te paralizuari qe ka nje grua te shkelqyer, dhe qe kane ndermarre nje udhetim ne anije. Mirepo, gruaja, e re dhe tmerresisht sensuale, joshet padashje nga nje udhetar i anijes, nen veshtrimin tmerresisht xheloz te te shoqit impotent dhe ne karroce. Dhe jeta vazhdon keshtu, mizore, e bukur, e bute dhe e tmerrshme, dhe nje dite pluhuri i flatrave te flutures ju mbetet ne dore si hi : nje enderr ? Mbase, mbase.

  2. flo Says:

    Kur e kam pare per here te pare ate film, jam mrekulluar e tronditur njeherazi…
    Brooke Shields eshte e pa-arritshme atje

  3. d Says:

    Eshte “Mengjes Pashkesh”, pse duhet domosdoshmerisht qe ajo gruaja te jete duke pritur te dashurin ? Pse kur shohim nje grua prane dritares duhet patjeter te mendojme qe po pret dike.
    Duke nisur dhe nga titulli ,une mendoj qe ndoshta kete here kemi te bejme me nje ringjallje te brendshme te saj, pra nje simbolike, nje menyre kuptimi tjeter i jetes ne nje mengjes pashkesh, mengjes ringjalljeje. Element interesant eshte dhe skulptura me fytyren e dikujt ne gjinine tjeter, s’me duket e rrepte, perkundrazi. Ndoshta ai eshte i shoqi, ndoshta jo . Por eshte dikush qe i perket te shkuares pasi ngjyra me te cilen eshte pikturuar eshte midis te hirtes dhe te zezes duke mos i dhene drite.
    Impresionizmi ne pikture njihet si nje levizje ne shek 19, e frymezuar nga nje pikture e famshme e Claude Monet. Ne kete pikture luhej me driten, ne c’menyre? Drita shfaqej ne pikture ne te gjithe ‘faqet’ e saj , perpiqej te paraqiste menyren se si ndryshonte ajo , pamje te ndryshme te saj , por te paraqitura ne nje pikture. Pikturat e impresionizmit kane drite, ngjyra dhe te japin gjithnje nje ndjesi paqeje ngaqe ne shumicen e rasteve kane natyren si pjese te tyren.
    Ajo statuja i perket nje periudhe tjeter qe ka pasur rendesi dhe peshe ne jeten e saj(ja dhe nje arsye tjeter pse eshte e zeze, prej peshes se madhe qe mund te kete pasur, pozitivisht apo negativisht ,ska rendesi), E tashmja dhe vazhdimi per te , ne kete mengjes preket nga dritat (drita vjen nga dritarja dhe i sjell nje paqe te brendshme,ndaj them si ringjallje brenda saj) dhe ngjyra gjithashtu , po ta shohim ka shume ngjyra ne kete pikture.
    S’ka rendesi kur vjen, si vjen, por nje mengjes ringjalljeje vjen per cdokend heret a vone.
    I love Impressionism🙂

  4. signedout Says:

    I love girls who love impresionism, thei are very impresive

  5. HandM Says:

    Pa lexuar komentin me jep shume impresion kjo pikture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: