Fotografitë e kujtesës

by

nga Dorian Isai

Andi përseriste me vehte,i bindur se tanimë e mbante mënd dhe e kishte të qartë konceptin e fotografive të kujtesës:”Foto kujtese janë ato momente që të ngelin gjatë në mëndje,që të risjellin nga hapesira në kohe çaste unike dhe që lenë hije edhe më pas në jeten e personit që i përjeton.Janë koncentrimi i momenteve ose situatave të jetuara vrullshem”.Prestigjatori i kishte thënë se nuk ishte e nevojshme që ta mbante mënd keshtu siç ia kishte thëne ai,”nuk jam mësues i rreptë”,por e rëndësishme ishte që Andi ta kuptonte ketë përkufizim.”Duhet të më sjellesh shembuj nga jeta jote,fotografi kujtese nga personat që njeh,mundesisht nga ata që jenë më afër teje,familjarët, ata njeh me mire”.Që prej asaj dite Andi kishte filluar “kërkimet”.Kujtonte nënën,babain,motren,jo si adoleshent i larguar nga shtepia për pushime,por për qëllime “studimi”.Ishte përpjekur gjithë mbasditen ,por ndjente se vinte verdalle nje rrethi pa rrugëdalje.Ditën e parë,kur kishte parë prestigjatorin me numrat e tij,me atë shami të madhe, ngaku dukeshin  dhe zhdukeshin,lule,pëllumba,vezë dhe zinzhirë,nuk e kishte menduar se të bëheshe si ai duhet të kaloje gjithë keto prova njohjeje dhe të ishe i aftë të shihje kaq thellë brenda natyres njerzore.Per herë të parë në jeten e tij,ndërsa ndiqte shfaqjen,ishte bindur se më në fund e kishte zgjedhur nje profesion,por më vonë pasi u njoh me idhullin e tij,pa se ishte  e veshtirë .Para se prestigjatori ta vinte në provë dhe ti mësonte ndonjë të fshehtë,Andi duhej ti tregonte se ishte i aftë të njihte njerez dhe karaktere,në menyrë që sipas rastit të përdorte truket dhe të mos dështonte asnjëherë.”Edhe pse nuk duket,ështe nje profesion i bazuar në njohjen e dobesive të njerzve..deri ne nje farë shkalle,pastaj kur flasim per nivele të larta..në këte pikë,deri tani..as unë nuk jam i aftë të të mësoj asgjë”Pluskonte në keto ujëra Andi, derisa  gjeti fotografinë e parë në kujtesen e tij.Kishte të bente me motrën.Ngjarja kishte ndodhur para rreth nje viti.Ajo sapo kishte mbushur 16 vjeç ndersa Andi 13 dhe prindërit vendosën se duhej t’u ndanin dhomat.Ishte mbasdite vonë kur ai hyri në shtëpi dhe pa se dhoma e tij dhe e së motrës ishte rremujë.Babai,i kujdesshëm që të mos gervishte muret me krevatin që po spostonte,ndërsa nena i tha se më vonë do ti shpjegonte gjithçka.Motra,  këndshëm turbulluar nga mundësia, tanimë e bërë realitet,për të patur një dhomë të sajën,nuk mund ta vinte re.Kur gjithçka mori fund,Andi hulumtoi tek dhoma e tij një hapësirë të madhe bosh pa ditur se çtë bënte me të.Hyri e motra dhe mori të fundit gjë që i kishte ngelur,një çantë tualeti të vogel që ai ia hidhte sa andej këndej.Ajo ishte duke kaluar pragun dhe u kthye ngadalë,shumë ngadalë,aq sa të bënte pështypje gjithë ai ndryshim i menjëhershëm i ritmit të ecjes.Dukej sikur diçka e kishte tërhequr me force nga pas.Vështroi Andin me një keqardhje dhe mall të cilin ai kurrë nuk e kishte kuptuar,por  dalloi mirë në mimikën e saj keto emocione të pazakonta.Nuk e kuptonte, do të vazhdonin të ishin në të njëjtën shtëpi,ajo do të ishte vetëm dy metra më tej.
Figura e saj që largohej,përseri e gëzuar me çantën e tualetit në dorë ishte një vazhdimësi dhe keqardhja e malli i saj i befasishëm i kishin ngelur në mëndje gjatë,pa mundur ti përthithte gjithë kuptimin.”Të ishte kjo një fotografi kujtese?!”Ia kishte treguar prestigjatorit-mësues dhe ai i kishte thëne se ishte vertetë nje fotografi e bukur kujtese.Më në fund ia kishte dalë.Kjo do të thoshte se një ditë mund të njihte truket e të fshehtat e profesionit të prestigjatorit dhe mbase një ditë mund të bëhej prestigjator i vërtetë?!?!.Megjithatë duhej akoma të vazhdonte të gërrmonte brenda vehtes,të gërrmonte thellë e me thellë,të arrinte nje “proçes njohjeje” që t’i jepte siguri në marrdhëniet me publikun..keshtuqë..perseri në kërkim.Shoket e tij kalonin pushime të gezuara por Andi shfrytëzonte këto momente për të arritur qëllimin e tij,të provonte të bënte sa më shpejt një numer shpejtësie.Gërmoi përseri në kujtimet e tij.Edhe pse kishte gjetur një foto kujtese,gjetja e së dytës ishte po aq e veshtirë.”Jane momente unike,të perjetuara me intesitet” dhe përsëri një kujtim i largët,përsëri me të motrën:Një mbremje vone,kur të gjithe flinin,ai ishte ngritur për të shkuar në banjo,ndërsa ndjeu të hapej dera e apartamentit.Hyri e motra me fundin e rrudhosur dhe flokët e shpupurisura.Babai e kishte porositur të kthehej herët,sidomos që tani dilte një djalosh dhe e priste gjithmonë tek cepi i pallatit.Takoheshin dhe harroheshin,derisa dikush kujtohej dhe e merrte në telefon.Atë natë askush nuk e kishte marrë në tel.ishin të gjithë duke parë tv,ndrsa Andi ishte përgjumur dhe ashtu, kembadorazi,kishte shkuar në shtratin e tij.Prindërit dremisnin në divan.

Ishte vërtetë shumë vonë per t’u kthyer ne shtëpi.

Ajo nuk kishte folur,vetem i ishte lutur me vështrim që ta mbante të fshehtë,por jo vetem kaq.Sytë e saj ishte i kishte ngjyrosur “e drejta”për të bërë atë që donte dhe deshira që ai të mos e tradhëtonte tek prindërit.Do të ngelej sekreti i tyre.Ai nuk do ta tradhëtonte në rastin më të parë që ajo nuk do ti plotesonte nje tekë,nuk ishte një lojë fëmijesh.

“Edhe kjo është një fotografi e bukur kujtese”,-i kishte thënë “mësuesi-prestigjator”,-“vazhdo keshtu,je në rrugë të mbarë” dhe i kishte treguar per ambicjet e tij.Endërra e tij ishte  që, pasi ta kishin zhytur në thellësi dhe ta kishin lidhur me zinxhirë të dilte pas 15 min.keshtuqë thyente edhe rekordin e mëparshëm.Të ishte i vetmi në bote me  aftesi të tillë, më i miri.Për Andin ishte e vështirë të kuptonte këtë dëshirë.Atij i mjaftonte vetem, të nxirrte pëllumba nga shamia dhe të shihte habinë në fytyrat e personave perreth.Ka per të  ardhur dëshira me vone,-i kishte thënë prestigjatori dhe e kishin lënë aty diskutimin për atë ditë.”Vazhdo me fotot e kujtesës.Ke treguar se ke talent,por duhet akoma shume pune.Dhe përsëri Andi në mendimet e tij kërkuese.Mbante mënd se një ditë kishte vrarë gjurin,e kishin çuar në spital,por kjo nuk ishte nje foto kujtese,sepse asgjë nuk kishte lënë gjurmë mëe pas,perveç shenjes tek gjuri i vrarë.Po sillte në mënd babain,që në përgjithesi ishte mosbesues..ndonjë moment që mund ta personifikonte..ai ishte  i rreptë dhe jo shumë i durueshëm,ndonjeherë edhe i egër.I vinte në mënd kur hynte në rruginën e pallatit,mbi motorr,me shpejtësi anormale dhe ndërsa zbriste i hidhte nje veshtrim të shpenguar adoleshentëve që ishin aty si per t’u thënë:Mua më lejohet,jam i rritur por ju nuk duhet ta beni,as kur të rriteni”

Para nje viti,Andi duhej të zgjidhte se ku kishte dëshirë të vazhdonte studimet e mesme,në  shkolle profesionale apo  të përgjithshme.E dinin që nuk i pelqente shumë të studjonte dhe babai po kerkonte ta bindtte të shonte në shkollen profesionale ku kishte qene ai vete.”Do kesh një punë të sigurtë,mund të arrijmë të punojmë bashkë”,-por Andit nuk i pëlqente të bëhej mekanik.Me muaj të tërë babai  i kujtinte se ishte koha e zgjedhjes dhe se herët a vonë duhej të vendoste,derisa atë dite ishte i drejtpërdrejtë.Andi nuk e miratoi dhe ai ishte kthyer nga nëna duke  thëne se nuk kishte  durim të merrej me të birin,se ai rrezikonte të shnderrohej ne një parazit që nuk kishte dëshirë të bënte asgjë,as të studjonte as të mësonte.Kujtonte nga ajo mbasdite mënyrën sesi babai braktisi tryezën dhe atë vetë.Më shumë se fjalet e preku mllefi i tij.Për një moment u ndje jashtë dashurisë atërore dhe i erdhi shume keq.  “Sa herë që do bëj diçka që atij nuk do ti pëlqejë,nuk do më doje?!”,-dhe u mbyll në vehte për ditë të tëra.

E kishte shoqëruar për gjithë ato kohë vështrimi i kujdesshem i nënës.E ndjente sesi e përkedhelte prej së largu. “Edhe kjo eshte nje foto e bukur kujtese”,-i kishte thënë mësuesi dhe ndërkohë vazhdoi t’i tregonte per planet e tij që kishin të bënin me thyerjen e rekordit të daljes nga kafazi i hekurit ,zhytur nëe ujë.”Kur del pas 20 min..gjithë bota të adhuron..dukesh si i ringjallur”,ndërsa Andi vazhdonte të mos e kuptonte ketë dëshirë.Vazhdonte t’i mjaftonte habia e fëmijeve të rrjeshtit të parë që preknin trëndafilat e dalë nga shamia për të parë se a ishin të vërtetë.
Edhe pak dite kishin ngalur nga kampingu.Andit i duhej të gjente akoma disa foto,kështuqë do të ishin të sigurte se do ta njihte vehten më mirë “profesionalisht”Nga nëna,diçka nga nëna.Që ditën e parë ishte munduar të sillte ndonje kujtim me atë,por i dukej e pamundur.I dukej gjithmone e vogëel,me ecje të ngadaltë,tani që e shihte nga “jashtë”.Gjithmone e dashur dhe e gatshme për të gjithë,por asnjë foto kujtese me atë vetë?!?!.Asnjë foto që të bënte të pavdekshëm një kujtim dhe kjo gjë  e kishte vënë në mendime Andin.Tre ditët e fundit ishte marrë vetëm me fotot që mund të gjente me mamanë.Po të sforcohej,mbase gjente edhe ndonjë tjetër me motren dhe babain,por ai donte një foto kujtese me nënen.Diçka që të ketë lënë hijen e vet edhe në ditët e mëpasshme?!?!..sa keq që nuk e gjente….ishte e mundur të mos egzistonte?!’!I  vinte në mënd ajo kur vinte pasdarke tek shtrati i tij,e vogël e mysët,i përkedhelte kokën,e mbulonte ngadale me nje veshtrim që endej ngeshëm ne gjithe fytyrën e tij dhe e puthte.I dukej e vetme nëna ashtu,e përkulur mbi të si një mjelmë e bardhë dhe e brishtë.
Mbaruan edhe pushimet.Mezi priste të kthehej në shtëpi.E kishte marre malli për të gjithe,por mbi të gjitha donte të kishte nënen afër,ta vështronte me këtë syrin e ri,të kuptonte diçka më shume prej saj,nuk i interesonin më fotot per t’ia paraqitur mesuesit të tij,por donte që ti gjente.Diten e parë rrinte gjithe kohës afer asaj,të shihte atë që i mungonte në kujtesen e tij..mbase e gjente..por nëna ishte ajo e përhershmja,e ledhatonte me vështrime dhe puthje.

Erdhi mbremja.Shkoi të flinte më herët se zakonisht,por ndërsa ishte në krevat ndjente se duhej të priste edhe pak..ja tani ajo do të vijë të më thotë “naten e mire” dhe tamam si në kujtime erdhi  dhe i perkedheli flokët kokën.Andi i tha”natën” por nuk donte që ajo të largohej.Donte t’i tregonte për kampin e pushimit,pasionin e tij të ri për numrat e shpejtësisë,për fotot e kujtesës dhe shqetesimin e tij në lidhje me fotot që nuk kishte me atë, nënën e tij..por sa e vështirë ishte t’i tregonte për të gjitha këto.Me veshtrim i thoshte të rrinte edhe pak aty dhe ndërsa ajo u ngrit lehte,Andi  e pyeti tinës , i mbrojtur nga gjysëmerrësira e dhomës:”mami,je e lumtur?”Ajo nuk u pergjigj,por edhe Andi nuk kerkonte nje pergjigje.Kaluan shumë çaste në heshtje tëe rëndë dhe ajo ngadalë,shume ngadalë u përkul ,e përqafoi dhe nisi të qajë në kraharorin e të birit.Ngelën ashtu të përqafuar per shume kohë,aq sa nuk e mbajtën mënd,sepse koha u shkërmoq dhe u bë pluhur i bardhë.Ajo ndjeu se dicka i lëviste së brëndëshmi,dikush që ishte biri i saj po kërkonte ta kuptonte dhe ngushëllonte,ndjeu se ringjallej.Qau edhe Andi ,derdhi frikshëm 2 lotet e parë të pjekurisë së tij dhe ate moment e kujtoi si fotografinë më të ndjerë të jetës së tij

Advertisements

15 Responses to “Fotografitë e kujtesës”

  1. moza Says:

    ke nje vije narrative per t’u admiruar.tregimi ka natyrè psikospektive.Mè kujton Frojdin….por mbi gjithçka,i dashur Dorian,unè vlerèsoj nèntekstin e krijimit tènd..Andi-personazh i realizuar artistikisht.Nuk di pse,mendoj qe ka shenjime biografike,deri diku.

  2. doriani Says:

    Mirdita Moza.Me vjen mire qe krijimi ka depertuar aty ku une synoja,sepse duke qene se fabula eshte ndertuar ne menyre krejt intuitive,kisha disa pikepyetje ne lidhje me kete tregim.
    Ndersa per shenjimet biografike,perveç faktit qe kam shkuar çdo vit ne kampe pushimi,nuk besoj se ka te tjera.
    Flm per komentin dhe dite te mbare.

  3. un Says:

    OK. E pamundur t’i shkoj deri ne fund. Nuk arrij dot te lidhem pas pjeses, ka tmerresisht shume gabime te te gjitha llojeve. Dorian, mendoj se teksti yt meriton nje rishikim te forte per te vene rregull. Me duket se lexuesi nuk duhet trajtuar ne kete menyre, meriton me shume. Qe te flas per nje tekst, kushti i pare eshte qe te kem mundesi ta lexoj deri ne fund, ta kuptoj. Dhe vetem pastaj mund te shprehem mbi teknikat apo dhe historine. Por kur lexuesi nuk arrin te çaje deri ne fund per shkak te rremujes dhe gabimeve te panumerta qe krijojne nje peshtjellim te pakendshem, atehere ç’mund te flase ai ?

    Historia apo fabula mund te jete shume e bukur por per mua eshte shperfillur ne ate pike qe lexuesi nuk arrin te beje dy hapa pa u kthyer tre here prapa per te vene rregull ne fjali. Mendoj se lexuesi i sotem ka aq shume gjera qe i serviren sa ai nuk do te vonohet para nje teksti qe nuk lexohet per gabime te shumellojshme.

    Te me falesh, isha i drejtperdrejte, por eshte e dyta here qe shoh nje tekst tendin, dhe me vjen vertet keq qe nuk arrij t’i shijoj pjeset qe mund te jene shume te thella, por servirja le goxha per te deshiruar.

    Nese ka ndonje note lenduese ne kete mesazh, kerkoj ndjese por nuk eshte qellimi im. Thjesht me pelqen te merrem me idete e autorit dhe stilin e tij dhe jo te ndalem e te vuaj ne lidhjen e fjaleve.

    Diskutimin po e le ketu, shpresoj se do te lexoj gjera me te sakta nga ana jote, kam besim se mundesh por duhet thjesht pak me shume vleresim per lexuesin dhe disipline per veten.

    Pershendetje dhe suksese.

  4. doriani Says:

    mirmbrema UN.
    Eshte e vertete qe fraza mund te ishte me e punuar,por nuk me duket qe te jete aq e manget sa te beje te palexueshme pjesen.
    flm per komentin e sinqete dhe te drejtperdrejte.
    gjithe te mirat.

  5. dritan jupa Says:

    …dori,arrij te lexoj konfliktin e pashmangshem midis brezave…me duket se ke arritur te eksplorosh ne nje forme unike,terheqese,te ngjizur bukur, me kujdesin qe retrospektiva te mos ngjaje ngasje melankolie…njeriu varesisht nga rruga qe zgjedh gjithmone diku kthehet…zakonisht kjo ndodh ne fund te jetes,kur njeriu ben hesapet dhe pozicionohet,kurse personazhi yt…kete e ben kur sapo ka nisur te ece…ne nje pamje tjeter tregimi,mbart nota te thella sociale…hapesire qe te ofron nje varke ku mund te vozitesh pa frike se mund te perplasesh me brigjet…tematike qe duket se nuk do te shteroje,perkundrazi…nuk e di me siguri cfare prisja nga ky tregim…nuk je ndikuar ne kohe…edhe ti ne fakt ke bere nje fotografi kujtese…ne vatanin tone,ne fakt kjo eshte perditshmeri,por dilemat e individit kane gjithhere ngasjen per te hyre tronditshem ne letersi…si rruge per vetpersosje…apo jo

  6. doriani Says:

    Mirmengjes Tani!
    Me pelqen kur thua se njeriu dikur kthehet e ben hesapet, e vertete qe kjo ndodh aty nga fundi i jetes,kur notat meditative shndrrohen nga “te qarta” ne therese(hera-heres).Pra e kuptoj kendveshtrimin tend te mirvendosur ne kordinata kohore por ne kete rast kam dashur te jap nje pikenisje,sepse ai itinenerar qe pershkruhet gjate nje jete, diku nis dhe mbase mund te nise keshtu ose ne nje forme tjeter pak rendesi ka, e rendesishme eshte qe gjithsejcili zgjedh rrugen e tij dhe per kete behet shkak diçka.Dashuria eshte nje “pikeshkak” i madh edhe ne rrugen drejt vehtes.Edhe kur jemi ne dileme sesa na perfaqeson ajo qe jemi ne raport me ate qe bejme(dhe kur kjo e fundit zgjidhet me vullnetin tone te lire) .Per te çuar para idene po bej nje prove e po tentoj te jap nje pikearritje te personazhit:)), ne moshen 70 vjeçare, ne varreza, prane varrit te nenes,ka arritur te kyçe boten jashte dhe ne harmoni e ne paqe me vehten me vehten mendon se aty eshte vendi i vetem ku mund te kete dialogun e deshiruar me “te tjeret” ose per “te tjeret”:))Paksa melodrame?!:))
    Sa per ..”nuk e di se çfare prisja nga ky tregim..”me behet qejfi qe nuk e ke shtruar si pyetje sepse nuk do te dija se çfare pergjigje te jepja,pyetje sh e veshtire,aq me teper kur gjendet e shtresezuar ne nje koment te sterholle e te veshtire per tu lexuar midis rrjeshtave.Sipas meje duhet pare se çfare hije mund te beje ky krijim pas disa muajsh ne kujtsen tende,atehere mbase mund te kemi edhe te tjera “ndodhi” me te qarta.
    flm per komentin dhe kenaqesine e dialogut. te uroj dite te mare

  7. fortunato miri Says:

    Dori,me se fundi e lexova tregimin tend,e te kam thene dhe kur kemi folur,se ka njeteme interesante,se vertete eshte interesante te zhbirosh shpirtin njerezor,dhe ti e ke bere mjaft mire,duke u futur brenda ketyre shpirtrave.
    Po,jam dakord me UN persa i perket gabimeve te shumta ne fkale te vecanta po dhe ne fraz qe ja prishin bukurine dhe rrjedhen kesaj pamje interesante,gjithmone ke pasur nevoje per nje redaktor….hahahahahhha…..eshte vertete nje tregim i ndjere,te uroj suksese….eh……kisha pa kohe pa lexuar…dhe kete e bera vetem per ty….jam bere dembel….po sidoqofte me sill dhe gjera te tjera dhe do ti lexoj….klm….Te lutem mos shkruaj me shkurtime ne tregimet apo shkrimet e ndryshme qe jane me karakter serioz,nuk jemi ne chat ketu….
    Ajo nuk kishte folur,vetem i ishte lutur me vështrim që ta mbante të fshehtë,por jo vetem kaq.Sytë e saj ishte i kishte ngjyrosur “e drejta”për të bërë atë që donte dhe deshira që ai të mos e tradhëtonte tek prindërit.Do të ngelej sekreti i tyre.Ai nuk do ta tradhëtonte në rastin më të parë që ajo nuk do ti plotesonte nje tekë,nuk ishte një lojë fëmijesh.

  8. flo Says:

    Per mendimin tim gabimet jane gjera qe rregullohen, tjeterkund me calon tregimi mua; qe do te thote; ne te shpjeguarit (te panevojshem) te tregimit, inteligjenca e lexuesit duhet respektuar…

  9. doriani Says:

    persh. Fati
    Pa harruar ato qe folem edhe me pare ne fb, doja te beja vetem nja 2 reflektime rreth gjuhes ne kete krijim, duke marre shtyse nga paragrafi qe ke nenvizuar.
    Sipas meje gjuha dhe fraza, ne varesi te krijuesve te ndryshem,shpreh jo vetem mendimin por edhe perkufizon situaten nga ana emotive.nese une kam dashur ketu qe te mbizoterojne notat reflektive,qellimisht mund te kem thyer gjymtyret e fjalise ne menyre atipike, ne menyre qe ” te vendos jo vetem ritmin e frazes por edhe te percjell nje gjendje shpirterore jo te qete ne menyre “mekanike”, shqetesuese ne kuptimin fillestar te fjales.Nese provon dhe e rishkruan kete pjese me ritmin dhe stilin e “fshati im e pi rakine” te Kutelit, ose edhe me nje stil klasik si te Merime,une mendoj se do te percillte ndryshe shqetesimin,si i ardhur nga nje kohe tjeter.
    E vertete qe ndonjehere fjalise i mungon frymemarrja,duket telegrafike dhe kete gje e kam bere ne format e nje proçedimenti letrar,per te nxitur rrjedhen e brendshme te narracionit.
    perfundimisht,jane ide qe akoma me duhet ti pertyp per ti shnderruar ne bindje kur me duhet tia pershtas nje tregimi ose nje tjetri,keshtuqe debati ngelet i hapur.:))
    klm dhe degjohemi
    Persh.Flo.
    Me thene te drejten nuk arrij te kuptoj se ku kam patur nota shpjeguese ne tregim.perkundrazi jam limituar vetem te ndjek nje linje te gjalle narracioni,rralle te bej ndonje kostatim,pa rene ne nota te mirfillta pershkruese-ndihmese dhe aq me teper shpjeguese.Pra,duke qene se nuk arrij te shoh ate qe sheh ti nuk mund te shpjegohem me drejtperdrejte.
    dite te kendshme

  10. Lar&Sor Says:

    Per Dorianin!
    Pershendetje. Personalisht vleresoj perpjekjen tende per t’u marre me dicka te vlefshme, por mendoj se me pare duhet te mesosh te shkruash nje gjuhe shqipe te paster e te kulluar e pastaj te marresh persiper te shperndash ne bote nota reflektive. Ose mund t’ia japesh dikujt t’i korrigjoje, si atij shokut tend me lart, i cili shprehet i gatshem te korrektoje gabimet e tua gramatikor. Bashkimi ben fuqine, thone nganjehere.

  11. d Says:

    Nje keshille miqesore dhe nga une Dorian. Duhet te rregullosh kete ceshtjen e gabimeve drejtshkrimore. Nese s’ke kohe, shpreh deshiren ti dhe ka kush i rregullon 🙂
    Besoj dhe ti e kupton qe s’eshte mire qe shkrimet e tua te calojne ne kete pike, keshtu qe dhe personat qe e lexojne nuk do merren me gabimet, por me permbajtjen e shkrimit tend.
    Suksese ne shkrimet e tua dhe me sa me pak gabime:)

  12. doriani Says:

    persh, D.
    e vleresoj keshillen tende.do mundohem te bej me te miren time ne bashkepunimet e ardhshme te mundshme.
    klm

  13. doriani Says:

    x lar@sor
    po te drejtohem pak a shume me te njejten menyre qe ti mu drejtove mua.
    sipas meje shume njerez ne kete bote dine shkrim e kendim dhe kjo gje i ka perçuar bindjen se dine edhe te lexojne.nqs s’ta kane thene;bindja eshte nje percjellles i keq i mendim-ndjeshmerise.Kjo ka qene nje rruge e pershkuar ne kohe, fale vetekenaqesise,pseudointeligjences dhe mbi te gjitha,fale vula ve te vlerave qe njerez me pushtet dhe fame i kane vene artit.Keto vula i keni mesuar permendesh dhe sapo kontaktoni nje krijim,nxitoni ta etiketoni ne baze te vules perkatese.Sa me shume nxitoni,aq me pak dini te lexoni..por ndonjerehe ndodheni para nje pjese qe nuk mund ta etiketoni shume lehte dhe perhumbeni ne rradhet e supermarketit te pabusull.Rrezikoni te kerkoni ndihme ne vulat e qeseve te makaronave,ndonjehere keni tentuar edhe ti adoptoni,keni shkuar deri aty sa te hani edhe makarona te skaduara por qe kishin vulen e duhur.Me ne fund zgjidhja.Keni me vehte, ne rripin e pantallonave gjithmone nje tog me vula rezerve.Eshte nje vule qe vjen nga femijeria,nga fillorja,ka te beje me gabimet drejt. e gramat. por pak rendesi ka, e rendesishme eshte qe si gjithmone e si kurdo ,ju etiketuat.
    morali i fabules:kur te shkoje mendja per makarona,kujdes se ndonjeri mund t’u hedhe salcen qe s’te pelqen.Jo gjithmone hahen me sheqer, si dikur
    ps. ky mesazh ka gabime te shumta gram. e drejt.
    ps1..por kjo gje nuk te ka penguar ti marresh kuptimin
    mbremje te kendshme.

  14. Lar&Sor Says:

    Dorian, mos e ke gje shoqe Eneida Bozhanin?

  15. xhibi Says:

    Me pelqeu kendveshtrimi, perpjekja per te pasqyruar boten e brendshme, dramat apo aventurat qe vazhdojne si univers paralel me ate te jashtmen por shpesh kalojne shume kohe (ose gjithmone) pa u vene re, ose pa u nxjerre ne pah, dhe ate e shpreh mire ne fund te tregimit me ate takimin e boteve te brendshme nene-bir.

    Por, qe te arrish deri aty (me lexim) duhet perpjekje, jo vetem per gabimet e shumta drejtshkrimore, shume syresh elementare, p.sh. mungese germash etj, por dhe se tregimi eshte goxha i gjate ne relacion me permbajtjen.

    Puna e gabimeve elementare eshte sic thote UN dhe nje respekt per lexuesin, se nqs ti p.sh. shkruan nje tregim dhe nuk begenis as ti hedhesh nje sy per te korigjuar mungese germash etj, pse duhet qe une lexuesi te perballem me keto, te bej vrap me pengesa neper to?

    Ne kete pike mbase dhe autoret e Tiranacalling duhet te kene nje fare kriteri minimal, po per te njejtat arsye. Mua me pelqen ky blog per prurjet dhe kendveshtrimet origjinale, po s’do behej qameti sikur t’i kthehej mbrapsh shkrimi autorit derisa ta korigjonte. 🙂

    Une p.sh. e lexova vetem i nisur nga numri i madh i komenteve.

    E mbas tere ketyre, suksese dhe vazhdo te eksplorosh kete menyre te shkruari. 🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: