Ruani pak indinjatë

by

Ju që jeni indinjuar për shoah e për trenat plot me viktima, ruani pak indinjatë edhe për palestinezet.

Ju që keni shtrënguar grushtat, keni mbajtur lotët e keni thënë “ Kurrë me..” , mbajeni premtimin.

Ju që keni shkatërruar murin e Berlinit, shikojeni murin e ri që ju mbin para syve.

Ju që mbroni pavarësinë e Kosovës kundër gjithkujt e gjithçkaje, mbroni po ashtu edhe pavarësinë e popujve te tjerë.

Ndryshe s’ka vlerë indinjata, zemërimi, hidhërimi juaj, është një lojë për telekamerat e për miqtë.

Është një hipokrizi që kultivoni me dinakëri e buzëqeshje. Edhe zemërimi duhet merituar.

Road to Peace, Orphans: Brawlers, Bawlers and Bastards ( 2006 )

Young Abdel Mahdi (Shahmay) was only 18 years old,
He was the youngest of nine children, never spent a night away from home.
And his mother held his photograph, opening the New York Times
To see the killing has intensified along the road to peace

There was a tall, thin boy with a whispy moustache disguised as an orthodox Jew
On a crowded bus in Jerusalem, some had survived World War Two
And the thunderous explosion blew out windows 200 yards away
With more retribution and seventeen dead along the road to peace

Now at King George Ave and Jaffa Road passengers boarded bus 14a
In the aisle next to the driver Abdel Mahdi (Shahmay)
And the last thing that he said on earth is “God is great and God is good”
And he blew them all to kingdom come upon the road to peace

Now in response to this another kiss of death was visited upon
Yasser Taha, Israel says is an Hamas senior militant
And Israel sent four choppers in, flames engulfed, tears wide open
And it killed his wife and his three year old child leaving only blackened skeletons

It’s found his toddlers bottle and a pair of small shoes and they waved them in front of the cameras
But Israel says they did not know that his wife and child were in the car
There are roadblocks everywhere and only suffering on TV
Neither side will ever give up their smallest right along the road to peace

Israel launched it’s latest campaign against Hamas on Tuesday
Two days later Hamas shot back and killed five Israeli soldiers
So thousands dead and wounded on both sides most of them middle eastern civilians
They fill the children full of hate to fight an old man’s war and die upon the road to peace

“And this is our land we will fight with all our force” say the Palastinians and the Jews
Each side will cut off the hand of anyone who tries to stop the resistance
If the right eye offends thee then you must pluck it out
And Mahmoud Abbas said Sharon had been lost out along the road to peace

Once Kissinger said “we have no friends, America only has interests”
Now our president wants to be seen as a hero and he’s hungry for re-election
But Bush is reluctant to risk his future in the fear of his political failures
So he plays chess at his desk and poses for the press 10,000 miles from the road to peace

In the video that they found at the home of Abdel Mahdi (Shahmay)
He held a Kalashnikov rifle and he spoke with a voice like a boy
He was an excellent student, he studied so hard, it was as if he had a future
He told his mother that he had a test that day out along the road to peace

The fundamentalist killing on both sides is standing in the path of peace
But tell me why are we arming the Israeli army with guns and tanks and bullets?
And if God is great and God is good why can’t he change the hearts of men?
Well maybe God himself is lost and needs help
Maybe God himself he needs all of our help
Maybe God himself is lost and needs help
He’s out upon the road to peace

Well maybe God himself is lost and needs help
Maybe God himself he needs all of our help
And he’s lost upon the road to peace
And he’s lost upon the road to peace
Out upon the road to peace.

Advertisements

14 Responses to “Ruani pak indinjatë”

  1. un Says:

    OK. Problemi numer nje i Palestinezeve, jane vete Palestinezet. Sa kohe qe te jene duke vene ne barazpeshe Holokaustin me mungesen e shtetit te tyre, ata s’kane per te bere perpjete.
    Ne lidhje me indinjaten apo me zemerimin apo me mllefin, ka nje keqkuptim ketu :

    Kur shohim nje foto te Auschwitzit, nuk eshte zemerimi ai qe na pushton por eshte nje trishtim dhe frike e madhe. Trishtim nga thellesia e gjemes, dhe frike e madhe nga vetvetja jone. Holokausti ngelet “unik” ne histori sepse per here te pare ne historine e njerezimit, njerez krejt te qyteteruar kane ngritur ne sistem dhe kane punuar si nje ndermarrje per te zhdukur fizikisht nje komb. Shfarosje do te thote te te shkulin faren, qe te mos mbish me.

    Ne lidhje me palestinezet, nuk ka kurrfare gjeje te kesaj natyre : nuk ka as vullnet shfarosjeje, as program dhe as praktike te mirefillte. Ka nje lufte politike e cila kalon ne dhimbje te medha. Mirepo ne nje lufte politike, nuk ka as te mire as te keqinj. Palestinezet nuk vlejne me teper se Izraelianet dhe anasjelltas. Gjithkush ka mekatet e veta. Ndersa ne rastin e Holokaustit, kemi nje ndarje me thike : E Keqja eshte qartesisht e ditur, xhelati dhe viktima jane krejt te shqueshem nga njeri-tjetri.

    E keqja e Palestinezeve eshte se tek ta ka mbire nje fare e keqe, ajo e islamizimit allosoj, dhe gjithashtu ngritja e urrejtjes ne ideologji. Librat dhe TV palestineze jane te mbushura me programe qe nxisin urrejtjen dhe vrasjen. Njelloj si librat serbe ku mesohet sesi Shqiptari apo Kroati duhet sapunosur. Shkurt, viktimat e pafajshme palestineze, femijet dmth, jane thjesht peng i edukates barbare qe iu jepet nga prinderit e tyre. Te rrisesh nje vajze dhe t’ia thuash 17 vjeçe shko dhe vrit nja 20 çifute duke pelcitur si salçiçe, kjo s’eshte as nene, as njeri.

    Eshte çeshtje goxha e nderlikuar dhe ky artikulli me siper thjesht ben lojen e dikujt. Ai eshte po aq i rrezikshem dhe luftenxites sa dhe nje Mein Kampf, pavaresisht lutjeve dhe perdellimeve. Duhet shtene mire ne koke : nuk mund te urosh zhdukjen e hasmit dhe pastaj te ankohesh se hasmi eshte me i forte. Nese kerkon qe ai te zhduket, mbylle gojen dhe vepro sipas synimit. Nese jo, atehere ulu me te dhe ndaje paqen, te dy do te jetojme, te lire.

    Me sa di une, asnje Kosovar nuk enderron pushtimin e Beogradit. E vetmja gje qe deshiron eshte te jetoje ne shtetin e vet, ne Kosove. Dhe jo si kreret palestineze (islamistet) qe e shkaterruan popullin e tyre duke enderruar dhe vete zhdukjen e shtetit te Izraelit. Po te na ndodhte ne qe te deshironim zhdukjen e Serbise, askush nuk do te vinte te na ndihmonte. Gjerat duhet te jene te qarta : stop urrejtjes.

  2. desaparacidos Says:

    OK. Problemi numer nje i Palestinezeve, jane vete Palestinezet. Sa kohe qe te jene duke vene ne barazpeshe Holokaustin me mungesen e shtetit te tyre, ata s’kane per te bere perpjete.

    Por sa kohe UN, krijimi i shtetit te pengohet, vetem do ndihmohet krijimi i organizatave te ndryshme, natyrisht te dhunshme.

  3. un Says:

    Absolutisht jo, Des. Pikerisht kjo duhet kuptuar mire : nuk kane lidhje me njera-tjetren. Dmth, krijimi i organizatave te dhunshme do te jete po aq aktiv edhe pas formimit te shtetit. Sepse tjeterkund qendron kleçka.

    E thashe, kjo lufte mes palestinezeve dhe izraelianeve eshte thjesht nje lufte politike. Nuk ka vend per zemerim. Ka nevoje per koka te ftohta, per bisedime e per leshime. Fotot me femije te tmerruar perpara nje ushtari izraelian, jane thjesht propagande sepse ka po aq foto femijesh te tmerruar izraeliane qe presin raketat “kasam” ne koke ne shtepi. Shkurt, kjo rruge “epidermike” (per te ngjallur emocione çasti) nuk na ben pune ne rastin e ketij konflikti.

    Dhe e perseris, çdo lloj krahasimi me Holokaustin, thjesht sa e shtremberon çeshtjen dhe largon zgjidhjen. Barazimet Hitler = Sharon, ose Bush = Bin Laden, jane patetike dhe une per vete s’merrem fare me to. Shkurt, çeshtja palestineze eshte diçka qe duhet t’i besohet arsyes dhe jo zemres.

  4. desaparacidos Says:

    S’jam dakord Un ( e shikon, u desh nje teme politike qe te ziheshim! )

    Lufte mes palestinezeve dhe izraelianeve eshte thjesht nje lufte politike, eshte lufte per territor. Dhe, si e tille, zgjidhet vetem ne momentin kur te kete nje shtet palestinez ( a nuk u masakruan hebrenjte, midis te tjerave, sepse nuk kishin nje pike riferimi, pra nje shtet? ) i cili mban raporte, te mira apo te keqija, me vendet e tjera te botes.

  5. Alket Bushi Says:

    Ta kalojme pak çeshtjen ne misticizem? Sipas mitologjise biblike, “konflikti” palestinezo-izraelit fillon qe ne bark te nje nene, qe ne bark te… (e harroj emrin…), qe lindi Ezaun dhe Jakobin. Ezau mbahet si “fillimi” i deges palestineze, Jakobi dihet. Sipas mitit, Ezau dhe Jakobi ishin binjake bizigote. Jakobi ishte me i dobet dhe kur Ezau doli nga barku i nenes, Jakobi u mberthye me dore pas kembes se tij per te dale dhe ai. Pastaj dihet dhe mashtrimi qe i ben Jakobi te atit te verber, Isakut, me gjithe te emen, i marrin te drejten e te parelindurit Ezaut…

    Jashte kesaj perralle: ata e kane te thelle konfliktin, teper te thelle ne gjakun dhe kulturen e tyre. Aq i thelle eshte ky konflikt saqe nuk mund te kuptonim izraelitet dhe palestinezet ne paqe, siç nuk mund te kuptonin besimtaret nje paqe mes Zotit dhe Djallit. Arsyet politike dihen dhe meren me mend, ama nuk duhen nenvleresuar arsyet le te themi emotive, qe kapercejne çdo arsye te mbarevajtjes se vendit tend.

  6. alfred Says:

    Izraeli nuk kupton qe holokausti nuk u jep te drejten te bejne cte duan per te legjitimuar nevojen e tyre per te pasur shtet. Ata nga njera ane ndjehen te plagosur prej hohlokaustit, te fyer, te shkaterruar nga historia, e nga ana tjeter dhuna dhe ushtrimi i forces jane e vetmja politike per te ruajtur nje fare hegjemonie ne rajonin e Lindjes se Mesme. Duan te ndjehen te sigurte ne nje zone ku skan vend, tamam sic bejne USA-t, duke ushtruar terror e frike.
    Ata nuk kan asnje te drejte te dhunojne territoret Palestineze e per me teper te kufizojne te drejten e popullit palestinez per te Vetvendosur. Keto jane dhe principet baze te se drejtes nderkombetare te cilat Asemblea e OKB ka thene se jane te dhunuara prej Izraelit. Duhet ti hidhni nje sy Mendimit te Gjykates nderkombetare mbi ndertimin e murit nga ana e Izraelit.
    Nazizmi nuk eshte ndertuar vetem te shkaterroje Hebrejt. Ky eshte nje gabim trashanik i atyre filohebrejve qe skuptojne gje nga historia e nga doktrinat e ideve politike.
    Te njejtat principe qe i kan dhene lirini shume ish kolonive europiane duhet ti aplikohen dhe shtetit te Palestines. Te njejtat qe i dhane pavarsine Kosoves tone.
    Izraeli nuk do sepse nje shtet palestinez i shton pasigurine. E vetmja arsye politike eshte siguria e tyre. Nuk mund te shtosh sigurine duke rritur pasigurine e tjetrit.
    Ata qe perkrahin nje shtet te Izraelit, duke shkelur me kembe palestinezet, o nuk marrin vesh fare nga historia ose jane thjeshte antislamik sepse ua ka bere mendjen dhalle televizori dhe gazetat.
    Pastaj tmos harrojme se Izraeli eshte i vetmi vend joislamik qe do te krijoje ekzistencen e tij ne nje territor ku eshte plot me vende islamike. E habitshme se si “pushteti i lekut” qe ata ushtrojne mbi vendet e fuqishme u ka dhene dhe nje shtet, madje duan dhe ta zgjerojne me tej, ne kurriz te nje populli te pambrojtur, qe lufton per vendin e tij.
    Ksaj i thone tjap gishtin e merr doren.

  7. Xixellonja Says:

    Nuk e kam kuptuar se cfare hyn ne vitin 2011 Izraeli me Holokaustin? Izraeli i sotem nuk ka te beje fare me cfare ndodhi ne luften e dyte boterore. E jam shume dakort me alfredin kur thote se :Nazizmi nuk eshte ndertuar vetem te shkaterroje Hebrejt. Ky eshte nje gabim trashanik i atyre filohebrejve qe skuptojne gje nga historia e nga doktrinat e ideve politike.
    Mund te shtoja biles qe qene vete izraelianet (disa familje te fuqishme) qe e ndihmuan e perfituan nga Holokausti. Sot ka me qindra deshmi ne te cilat del qarte se ne gjenezat e nazizmit kishte hebrenj.

    Izraeli i sotem i pelqen apo jo ndonjerit eshte vendi me terrorist e me negativ ne ate rajon. E kur Un thote qe ska asnje plan genocidi apo programe te ngjashme i them te informohet me mire ose ne i rastis te flase me ndonje palestinez ta pyese nese i kane vrare ose torturuar ndonje familjar ne kampet e perqendrimit qe izraelianet kane ne mes te shkretetires.
    A e dini se c’ben Izraeli me palestinezet e varfer pervec se i vret? I merr ne pune, nuk i paguan per kohe te gjata e kur s’mban me kupa e duhet te vije rradha e pages i perze ne menyre masive pa i dhene asnje kacidhe. Nuk di sa stimohet kjo shume deri tani, ose i le te vdesin pa uje po ta shikoni Palestina s’ka bujqesi fare sepse dhe ujin qe disponon shkon per dushet e qytetareve izraeliane. Me pretekstin e terroristeve i hyjne njerezve ne shtepi e i vrasin. Si mund te imagjinohet qe te rezistoje nje popull nen nje trysni te tille?
    Pastaj nese flasim per terrorizem, perse nje vend si Izraeli ka arme atomike, kercenon cdo dite se do ti perdori po i bene gje e konsiderohet Palestina terroriste?
    Keto dite u publikuan The Palestine Papers, mijera dokumente te fshehta te bisedimeve Izrael – Palestine nga te cilat del qe autoritetet palestineze i ofruan ne 2008 Izraelit, Jeruzalemin me te madh qe mund te imagjinohej duke shkelur krenarine e gjakun e te vrareve vetem e vetem qe ata ta njihnin shtetin e Palestines e kush qe pergjigja e tyre? Jo oferta si afrohet kerkesave tona. Deshmi se Izraelit i leverdis te ruaje ne rajon kaosin sepse vetem keshtu mund te vazhdoje te jete akoma satelit i Amerikes e faktor destabilizimi. Publikimi i ketyre gjerave ka mundesi qe eshte bere nga sherbimet sekrete izraeliane per te diskretituar palestinezet e si mund te mos shfrytezohen keto situata nga organizata te dhunshme? Izraeli nese vazhdon ne kete rruge ka gjasa te haset me ate qe quhet Lejleku i zi, e dmth nje fenomen qe gati s’ka gjasa te ndodhe, por nese ndodh s’mund ta kontrollosh me. S’mund ti mohosh ne perjetesi njerezve te drejten per te ekzistuar me dinjitet.

  8. un Says:

    Me vjen keq por PARIMISHT nuk diskutoj me militante. Kam deshire te flas me ndonje gjakftohte, me ndonje qe ka paqartesira, por kurrsesi me nje qe ka nje vizion krejt jashte realitetit. Per te biseduar me dike, e kam thene shpesh, duhet te kesh nje minimum te perbashket nga ku duhet te nisen te dy. Nese dikush thote se dielli eshte i zi, dhe tjetri thote i verdhe, atehere me vjen keq por ketu ska kurrfare dialogu. Ne mund te flasim per madhesine e diellit, rrotullimin e tij, por me kusht qe te dy te jene ne nje mendje se ai eshte i verdhe dhe jo i zi.

    E vetmja gje qe mund te them, eshte kjo : shtoni referencat, pasuroni leximet, ballafaqoni autoret, dhe ne fund ndertoni nje diskutim dialektik dhe jo “unijambist”.

    Pershendetje.

  9. desaparacidos Says:

    UN, me duket se Xix s’po fliste si militante, po si person me nje mendim.

    Ja, po bejme gjene me te mire, po e heqim qafe Shoah, ça na ngelet? Na ngelet nje popull qe ka pushtuar nje popull tjeter, asgje me shume.

    Pastaj, se di ne ti i ke pare Palestine Papers qe kane dale se fundmi nga Al Jazeera. Po te shkepus diçka, per fat te keq ne it.

    Secondo le dichiarazioni conidenziali
    di uno dei più importanti negoziatori
    palestinesi, Saeb Erekat, si trattava di dare
    a Israele “la più grande Yerushalayim (il nome
    ebraico di Gerusalemme) della storia”
    per risolvere il più complicato conlitto del
    mondo. I leader israeliani, sostenuti dal governo
    statunitense, considerarono l’oferta
    inadeguata.

  10. un Says:

    Nje militant, desap, nuk ka brire. Nuk eshte e thene te paguash kuotizacione, mjafton te mbash qendrime te tilla. Te thuash se fillesat e nazizmit kane qene çifute, me vjen keq por kjo eshte nje genjeshter historike qe s’kaperdihet. Ne nuk mund ta gjykojme Cifutin perjetesisht per gjithçka dhe te kunderten e saj. Nuk mund ta gjykojme per komunist (Marx dhe Trotsky) dhe per kapitalist (Rotschild). Nuk mund ta gjykojme per nazist dhe viktime nazizmi njeheresh.

    Kjo eshte pikerisht ajo ku une s’pranoj kurrsesi te debatoj. Raoul Hilberg, nje nder njohesit me te mire te Holokaustit, ka nje fjale keshtu : “me revizionistet, nuk flitet, as nuk debatohet. Shifrat jane aty, kush deshiron t’i shohe, le t’i shohe, kush nuk deshiron, s’kam ç’i bej”. Sepse siç thashe me lart, une nuk mund t’i mbush mendjen ndonjerit qe me thote nata eshte me drite dhe dita eshte terr. Ketu perfundon çdo debat, eshte e kote. Une mund te diskutoj me dike kur te jemi dakort se nata eshte e zeze dhe dita e bardhe. Pastaj flasim sa ore zgjat nata e sa dita.

    Jua thashe ne fillim : çeshtja palestineze nuk zgjidhet me zemer, por me arsye, me logjike, me mendje. Sepse ne kete lufte izraelo-palestineze, mekatet jane nga te dyja palet. Mjafton te hapni syte dhe te lexoni, e te mos ndikoheni nga alteromondialisto-islamistet. Keta te fundit, jane vertet te fundit qe deshirojne nje paqe ne Lindjen e Mesme. Sepse qellimi i tyre i fundem eshte zhdukja e thjeshte e Izraelit. Shkurt, une dorezohem ketu sepse eshte e shendetshme per mua dhe kohen time.

  11. alfred Says:

    Une nuk e kuptoj se si disa persona jane kaq te verber dhe kaq te papergaditur sa te perpiqen me cdo kusht qe te thone te tyren me idene e gabuar ne koke se jane ne te drejte.
    Ske perse fut ne loje diellin e henen vetem sa te besh retorike boshe dhe te ndertosh apori pa sens. Diskutimi qe behet ketu eshte ne sferen e dialketikes: shiko hhistorine e ne te do gjesh dialektiken. Dialektika nuk eshte deshira me arsyetu duke u thene te tjereve se po shpreheni me bark e me zemer.

    Shembulli qe te solla une dhe Xixellonja jane te vertet. Te solla mendimin e gjykates nderkombetare te Hages dhe te Asmables se Kombeve te bashkuara mbi nje mur. Ehste e thjeshte.
    I ke lexuar ndonje here? Ja pra arsyeja arrine ne konkluzione duke marre parasyshe rrethanat dhe te drejtat e secilit.
    Ti flet per dialketike ne lidhje me nje problem qe ka nis ne 47 -en.
    ” me revizionistet nuk flitet” – hahahah sa mvjen me qesh. Ca jane keto fjali aman. Ju sikur e kene mendjen me tap.
    Kur Marksi fliste per emancipim( te hebrejve dhe te gjithe gjermanve) ishte sikur te fliste nje profet. Askush nuk e degjoj te shkretin. Ja kjo eshte dialektika. Dhe jo te besh ate qe gjithnje ke bere pergjate historise tende. Hebrejt jane si miza qe ngjitet pas bythes se kaut. Jane parazitet e popujve. Nese ata nuk mendojne te integrohen, te emnacipohen, te jene nje me vendin ku rrine atehere u dhjefsha mu ne kulture e fe. Ata skane sensin e shtetit, te drejtes, te bashkepunimit, te bisedimeve. Ke pare ndonjehere ti te nisen bashkebisedimet e paqes prej nje hebreu. JO. Ata dhe formen e qeverisjes e kane te cuditshme sepse u duket vetja te vecante.
    Nese flasim per ekstremizem ne rregull: keta te fundit duan zhdukjen e izraelit ashtu sic e kane me amerikanet dhe perendimin. Te rrumbullakosesh aty palesitnez, arab, egjyptian, libanez si popuj qe duan zhdukjen e izraelit kjo eshte gabim llogjik. Provoni ne shtepi dhe beni ndonje silogjizem, do shikoni qe llogarite do u dalin.

  12. un Says:

    “Nëse një njeri mban për përgjegjës të fatkeqësive të vendit dhe të tijave të veta, tërësisht ose pjesërisht, praninë e elementeve çifutë në bashkësi, dhe nëse, për ta ndrequr këtë gjendje, ai propozon që Çifutët të privohen nga disa të drejta të tyre apo të shmangen nga disa funksione ekonomike dhe shoqërore apo të dëbohen nga territori apo dhe të shfarosen të gjithë, themi se ai ka opinione antisemite. […]”

    “[…] Kam pyetur me qindra vetë mbi arsyet e antisemitizmit të tyre. Shumica janë mjaftuar të më numërojnë të metat që tradita iu mvesh Çifutëve. « I urrej sepse janë interesaxhinj, intrigantë, që nuk të shqiten, pa takt, etj. » – « Mirë, por të paktën, a takoheni me ndonjërin prej tyre ? » – « Ah ! as që më shkon ndërmend ! » Një piktor më ka thënë : « Jam kundër Çifutëve sepse, me zakonet e tyre kritike, ata i nxisin shërbëtoret për mosdisiplinë. » Ja disa përvoja më të sakta. Një aktor i ri pa talent pretendon se Çifutët e kanë penguar të bëjë karrierë në teatër duke e mbajtur në punë të dyta. Një grua e re më ka thënë : « Jam grindur me ca lëkurëpunues, më kanë vjedhur, ma kanë djegur lëkurën që ua kisha dhënë ta punojnë. Eh mirë, të gjithë ishin Çifutë. » Por përse ka zgjedhur ajo të urrejë më tepër Çifutët sesa lëkurëpunuesit ? Përse Çifutët apo lëkurëpunuesit dhe jo një Çifut të veçantë, një lëkurëpunues të veçantë ? Kjo është ngaqë ajo mbarte në vetvete një gatishmëri për antisemitizëm. Një koleg, në lice, më thotë se Çifutët e « nevrikosin » për shkak të mijëra padrejtësive që grupe shoqërore të « çifutëzuara » kryejnë në favor të tyre. « Një Çifut është pranuar në provimin e profesoratit po atë vit që mua më kanë rrëzuar dhe ju nuk do të më thoni se ky tip, babai i të cilit vinte nga Krakovia apo Lembergu, kuptonte më mirë se unë një poemë të Ronsardit apo një elozhe të Virgjilit. » Por veç kësaj, ai pohon se atij nuk i pëlqen ky provim, se është shumë i vështirë dhe se nuk ishte përgatitur për të. Ai zotëron pra, për të shpjeguar dështimin e tij, dy sisteme interpretimi, njëlloj si ata të marrët që, kur janë në delirin e tyre, pretendojnë se janë mbret i Hungarisë dhe se, po t’i pyesim befas, të thonë që janë këpucarë. Mendimi i tij lëviz në dy rrafshe, dhe ai nuk sheh këtu asnjë problem. Edhe më mirë madje, atij do t’i ndodhë që ta justifikojë përtacinë e tij të shkuar duke thënë se do të ishim vërtet budallenj po të përgatiteshim për një provim ku më parë pranohen Çifutët sesa Francezët. Veç kësaj, ai ishte i njëzet e shtati në listën përfundimtare. Njëzet e gjashtë para tij, dymbëdhjetë të pranuar dhe katërmbëdhjetë të rrëzuar. Le t’i kishim përjashtuar Çifutët nga konkursi, a do të kishte qenë ai më lart ? Por edhe nëse do të kishte qenë i pari ndër të rrëzuarit, edhe nëse, duke eleminuar njërin prej kandidatëve të pranuar, ai të kishte pasur shansin e vet për t’u marrë, atëherë përse të eleminonim Çifutin Weil dhe jo Normandin Mathieu apo Bretonin Arzell ? Që kolegu im të nxehej, duhej që ai të kishte përqafuar qysh më parë njëfarë ideje mbi Çifutin, mbi natyrën dhe rolin e tij shoqëror. Dhe që ai të vendoste se ndërmjet njëzet konkurentëve më të lumtur se ai, ishte Çifuti që i kishte zënë vendin, duhet që paraprakisht, në përcjelljen e jetës së tij, ai t’iu kishte dhënë parapëlqimin e vet arsyetimeve pasionale. Nuk është përvoja ajo që pjell nocionin e Çifutit, por është ky nocion ai që ndriçon përvojën ; nëse Çifuti nuk do të ekzistonte, antisemiti do ta sajonte.”
    ______

    JEAN-PAUL SARTRE
    “Refleksione mbi çeshtjen çifute”
    (se shpejti ne shqip).

  13. alfred Says:

    Lexoje mire filozofine Sartriane. Nuk e ke kuptuar mire sensin e vertet te saj. Nese po perpiqesh te mbrosh ndonje ide te caktuar me kete pjese atehere ke gabuar.
    Rrofshin popujt e lire, kishte thene Sartri, dhe jo Poshte anti(simitet). KJo e fundit eshte ajo qe do te thuash ti.

  14. doriani Says:

    Ajo mbiçfare une dua te reflektoj eshte dhuna qe ushtrohet aty,menyrat dhe mbi te gjitha nga kush.Pika kryesore qe ben te shihet shtrember shteti izraelit nga nje mase e madhe e opinionit publik nderkombetar eshte dhuna qe ai ushtron, e cilesuar si ne perpjestim te zhdrejte me demet qe peson,ketu bej pjese edhe une personalisht.Eshte e vertete qe edhe palestinezet perdorin forma te dhunshme por keto akte vijne nga ato qe ne gjithmone i kemi quajtur organizata terroriste dhe ne kete pike askush nuk ka diskutuar mbi kete etiketim,ndersa dhuna e ushtruar nga shteti nuk mund te kaloje kaq lehte ne opinionin publik.Duke patur parasysh se Izraeli eshte nje shtet aktiv ne politiken nderkombetare,demokratik gjthshtu, pra eshte pjese e nje bashkesie ne te cilen ndodhet europa dhe usa, keshtuqe kjo lloj menyre ” e pakujdesshme” patjeter qe behet objekt negativ i opinionit civil.
    Pa dashur te hyj me thelle ne histori e tj. ne ate qe perfaqeson Izraeli ose palestina,sepse do te ishte nje debat pa fund,une i bej nje pyetje vehtes mbi shkallezimin e ketij konflikti: ne vitet ’70 lufta ne “teritoret..” behej me plumba plastike dhe gure ndersa sot…gjithe ky shkallezim negativ i situates pse duhej te ndodhte? dhe a ka ndodhur natyrshem si rrjedhoje e rritjes se kontradiktave apo kane qene te pilotuara dhe pse?Ne kete pike historiket thone se gjithmone globit i eshte dashur nje pike e nxehte per te qene shesh i demostrimit te forces dhe sheshimit te interesave dipllomatike te fuqive ekonimoke.Mos ndoshta me mbarimin e luftes se ftohte,duhej te rigjehej nje lufte tjeter ,per qellime teresisht “politike”?!Nuk e di se kur do ta marrim vesh por koha do ta jape nje pergjigje

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: