Brazil ( jo Terry Gilliam )

by


Fernando Meirelles e José Padilha kanë ndryshuar përfundimisht jo vetëm kinemanë braziliane, po ndoshta edhe atë botërore. Në fakt do ishte i mjaftueshëm edhe vetëm Ciadade de deus, kryevepra e Meirelles 2002 për të shtuat emrat e regjisorëve në çdo fjalor kinematografia.

Por ja qe vjen ne 2007 Tropa de Elite i José Padilha, film që vazhdon aty ku mbaronte qyteti i Z-tit. Duke pritur shpërndarjen evropiane të Tropa da Elite në 2010,  kthehemi në 2007.

Tropa d’Elite heton thellë  në shoqërine braziliane, duke u nisur nga BOPE. Bëhet fjale për forcat speciale të policisë braziliane që hyjnë në favelas për të  vrarë edhe vetëm për të  vrarë. Tip Renea, po shumë më e keqe.

Historia nis me dy polic që  duhet të punojnë  në një polici normalisht të korruptuar e pastaj bëjnë kërkesë për të hyrë në BOPE. Nëse nga një anë filmi tregon shoqërinë braziliane, nga ana tjetër heton thellë edhe në njerëzit që nuk heshtin por luftojnë. Herë pas here Tropa de elite kthehet në një aksion të mrekullueshëm, por çdo gjë ngelet gjithmonë në funksion të një dileme sociale.
Padilha nuk ka ndërmend te fali askënd. Tensioni rritet e Padilha është një mjeshtër në mënyrën se si arrin ta drejtojë drejt konfliktit final. Nga një ane është hipokrizia e shumëve të cilët mendojnë që në fund të fundit shitja e drogave apo e armë në favela nuk është një gjë aq e keqe, është një përgjigje e denjë edhe e mirë kundër shtetit totalitar e kundër forcave te policisë shpesh arrogante. “ Shesin kokaine por kanë ndërgjegje sociale!” thotë një nga personazhet e filmit.
Ekziston një ekuilibër? Mund të rrish neutral ndërsa po behet një luftë?

Kjo është pyetja që shqetëson regjisorin gjatë gjithë kohës.  Padilha e gjen përgjigjen e tij. Ju?

Pse ta shikoni : sepse është një film i bukur, sepse ka aksionin amerikane, ndërgjegjen evropiane e  femrat latine

Pse mos ta shikoni : sepse s’ju pëlqejnë filmat e vështire, sepse të gjithë personazhet lëvizin brenda një kurthi të ngushtë, sepse…

4 Responses to “Brazil ( jo Terry Gilliam )”

  1. STALKER Says:

    “Tropa de elite “eshte film fashist.
    Dhe po i peshoj fjalet qe po nxjerr.

  2. desaparacidos Says:

    Hm…Stalker, nuk arrij ta kuptoj se pse e cileson si te tille.

    Per dhunen qe jep? Po nese dhuna eshte reale ne territor, nese e jep ne nje film je thjesht besnik, siç na ka mesuar Peckinpah.

    Sepse BOPE eshte e dhunshem?

  3. Xixellonja Says:

    Darien ne cfare gjuhe e ke pare? Per ta shkarkuar nese me rastis.

    Kinemaja latine se fundmi ka bere disa nga filmat qe me kane befasuar e pelqyer me shume, Walter Salles psh qe eshte dhe producenti i City of god dhe njekohesisht regjisori i Central do Brasil. Fernando Meirelles i kam pare dhe Constant Gardener dhe Blindness ky i fundit bazuar ne librin e Samarago me te njejtin titull eshte goxha kurioz, i dhunshem, apokaliptik do e keshilloja.

    ps. Stalker paske goxha blog, ka shume filma qe i kam pare dhe une u dashka kaluar.

  4. desaparacidos Says:

    Xix : une e kam pare ne italisht, me nje dublim, duhet te them, goxha te mire. Gje e habitshme sepse ne fakt nuk ndodh shpesh. Sidoqofte, ideja eshte qe mund ta shikosh ne italisht pa problem.

    Siti i Stalker eshte vertet shume i mire, une e lexoj shpesh ( edhe pse Stalker ka masakruar Corbijn – ndoshta me te drejte, une se kam pare Amerikani – por kam shpresa te C. pasi kam pare Control )

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: