Grupet më të rëndësishem…?

by

nga Xixëllonja

Vleresimi i muzikes varet nga bagazhi i gjithsecilit, dy njerez qe kane njohje pak a shume te ngjashme kane tendence te kene dhe opinione te ngjashme. Nje njeri qe degjon pak do kete opinione te ndryshme me nje qe degjon me shume, dhe pse sasia nuk eshte gjithmone vendimtare, por mjafton qe te degjojne dhe lloje te ndryshme. Pra pelqimi varet nga njohja e secilit, jo vetem nga muzika qe ne vetvete nuk eshte gje tjeter vec stimulimi nepermjet dridhjeve te qarqeve cerebrale. Sa me shume njohje kemi aq me shume mundesi ka te kemi nje opinion te pavarur dhe anasjelltas te varur e influencuar nga publiciteti i shtepive diskografike. Gjene me te rendesishme ne historine e muzikes per mua e ka luajtur shkrija midis konvencionales e risise. Ok cdo gje eshte konvencionale me dicka qe ka ekzistuar me pare, dhe jo cdo gje e re mund te perbeje nje risi por kur keto dy gjera shkrihen bashke ndodh dicka shkaterruese, dicka e papare, lind nje forme e re shprehese qe materializohet ne gjuhe komunikimi. Ky them eshte revolucioni ne muzike. E kete revolucion nuk e kane bere shifrat e albumeve te shitura, hitet ne vend te pare, suksesi i menjehershem por e kane bere ata ‘alternativet’ (dmth ata qe vinin kreativitetin para shitjeve) qe hodhen ne pentagrame nota e variacione qe do kuptoheshin shume me vone nga pjesa konvencionale e botes.
1955  Chuck Berry

1966  Frank Zappa, Bob Dylan, Rolling Stones, Velvet Underground

1976  Ramones

1988  Pixies

1955  Chuck Berry realizon albumin e pare rock and roll, e behet dhe rocker-i i pare si figure protagoniste.Me te kitara do behej esenciale. Me nje kontribut thelbesor ne lirimin e rock and roll nga muzika country e gosspel, u be piketakimi mes kultures se te rinjve te bardhe e atyre me ngjyre (qe eshte dhe shpirti i Rock and roll-it te vertete)

1966  eshte periudhe e arte, vendosen parametra, perdoren instrumentet elektrike per here te pare, Frank Zappa nxjerr Freak out si concept album; Bob Dylan nis binomin e tij folk-poezi si kantautor, sound-i i tij tek Like a Rolling stone eshte gjeneza e rock-ut qe njohim sot; Rolling Stones eksperimentojne Blues-Rock qe do behet kolona e mevonshme e Hard Rock e Grunge, pa ta Led Zeppelin e Nirvana as qe do kishin ekzistuar fare; me Velvet Underground lind Psychedelic Rock dhe ajo qe me vone do quhej New Wave e menyra nihiliste, rebele e pesimiste e tyre do ishin menyra e te berit muzike Punk ne vitet e mepasshme. S’ka grup besoj qe ka inflencuar skenen muzikore me shume se ata. Ishin e kunderta e cdo gjeje politike, cdo kenge hippie, cdo kenge me refren alla Beatles, cdo lloj orkestrimi. Ishin nje urbanizem realist ku individi gjente ambientin e vet e behej protagonist. Per ta thene me fjalet e Brian Eno: kur doli vetem 100 vete e blene albumin e Velvet Underground por ata 100, vite me vone u bene te gjithe muzikante ose kritike muzikore.

1976  Ramones shpikin punk ose anti-muziken, asnje se kish bere perpara tyre Punk e ndoshta asnje se beri si ata me kurre. Nje analfabetizem muzikor per dashamiresit e kengeve melodike ose nje ze i te rinjve te asaj periudhe varet ne c’pike e konsideron. Ne B.M, Clash e Sex Pistols do ishin nxenesit e tyre me te mire. Eko-ja e asaj periudhe vazhdon e ndihet dhe sot, gati s’gjen artiste te medhenj a te vegjel qe nuk i referohen asaj periudhe e Ramones per kenget e tyre.

1988  Pixies  me Surfer Rosa na dhurojne ndoshta revolucionin e fundit, Indie. Gjeja e pare qe bejne eshte te thyejne rregullin e kengeve klasike rock, nuk nisen nga melodia por e shtremberojne ate, bashkojne  Heavy metal, Hardcore, ulerimat Garage Rock e ajo qe del nuk humb as nje grame por behet me e fuqishme. Influencojne gjithcka do vije me pas ne skenen e Rock-ut alternativ e per te marre nje shembull banal, te gjithe ata qe kane degjuar te pakten nje kenge te Nirvana duhet ta dine mire se kush i ka mesuar.

Tags: , , , , , , ,

24 Responses to “Grupet më të rëndësishem…?”

  1. Aris Says:

    hmmm per kete pyetje mendoj se duhet cdokush te dije cfare eshte muzika.cfare roli luan tek mendia njerezore?.nje her qe kuptohet kjo gje,atehere mund te vleresojme kush grup apo individ percjell ate cfare muzika eshte ne te vertete per njeriun..

  2. un Says:

    Xixellonje,

    Nga muzika, kam ngelur fitil fare. Jam salduar nga vitet ’60 dhe ato ’80 dhe s’arrij dot te shkulem. Ka ndonje pastaj tek-tuk te diteve tona, por qe duhet te jene me domosdo te rrymes se viteve 60. Perndryshe, keta Metaliksat e Zistopat, s’i kam honepsur ndonjehere. Mbaj mend andej nga viti 93, ka qene nje Meat Loaf, na e ka pase çare koken me nje kenge tip vampirash a leckamanesh. Mjuzik Telëvizhën s’ia hiqte fare spinen, gjithe diten ai langaraqi me ate fytyren si per gjynah.

    Tjater, kam pare shpesh kete Frank Zappa te shkruar anembane. Kush eshte ky tipi ? As e kam pare ndonjehere ne TV. Ma merr mendja ndonje tip drogisti Xhim Hendriksi. Nuk e di, keta kitaristet qe me bejne si Mesia ne toke tip Kejt Riçardsa, bobo ! ma shpifin. Miki Xhegër ? Un pauvre con.

    Muzika qe eshte muzike, per mua eshte Gilbert Becaud, Alain Barriere, Jacques Brel, Edith Piaf, Frank Sinatra, Louis Armstrong, Ray Charles, Fred Mercury, e ca te tjere.

    Kurse sot, per mua, me pelqen shume nje Adele. Nuk banon ne lagjen time, jo. Eshte kengetare diku ne Angli apo ne USA, ku di gje une, anglisht kendon. Eshte dhe Yael, ajo izraelianja qe kendon aq embel. Pastaj eshte dhe Adriana Ceka.

    Ne pergjithesi, me ç’pate dhe vete, grupet s’me pelqejne. Me mire keta qe kendojne “solo”. Dhe sidomos, asnje livadhisje ne skene. Fredit ia falim pak se ishte garip, ashtu e donte puna. Te tjeret, aty te rrine, te vuajne kur te kendojne e jo tralala si keta te çmendurit e stouncave apo keta guns gurmaz-ulerimat. Kenga eshte ndjenje, eshte fjale, eshte melodi, e jo iiiiiiiiiiiiii uuuuuuuuuuu aaaaaaaaaaa pa lidhje. Shendet.

  3. desaparacidos Says:

    Aris, ajo qe kerkon ti eshte e pamundur. Nuk e dime, e besoj se nuk e dime kurre, se si funksionon tamam truri jone, e keshtu qe edhe ngacmimet qe marrim nuk jane te shpjegueshme.

    Muzikisht, deri diku mund te themi qe eshte çeshtje estetike, por kjo eshte vetem nje pjese.

    UN : po emancipohu i çik mer burre i dheut. Ja, merr miun tend te bukur, shko ne Tube e shkruaj Belle & Sebastian psh apo, nje gje qe kam pershtypjen qe do te te pelqeje…ja po ta le ketu

    Ah ju sugjeroj edhe keta çunat nga Irani.

    http://www.kiosktheband.com/

  4. un Says:

    Mos ! harrova mbretin : LEONARD COHEN. Chapeau, Monsieur.

    Dhe te mos ia hame hakun, Pelvis Presley. Kishte ARTE sivjet ne gusht, pothuaj dy jave me Pelvisin, kenge, filma, dokumentare, koncerte, u kenaqem si fshat.

  5. desaparacidos Says:

    Jam pak a shume dakord me Xixellonjen, sidomos me spostimin e grunge/indie te Pixies e edhe te Sonic Youth.

    Por jo me lindjen e muzikes punk! SP & Ramones lindin njekohesisht, gati ne te njejtin moment. Nese duhet te gjejme babain e punkut, atehere ndoshta eshte me mire te shikojme The Stooges apo Mc5

    edhe pse, siç thua edhe ti, ishte nje proces i natyrshem edhe ai qe çoi te lindja e punk, sidomos mbas Helter Skelter!

  6. Aris Says:

    “Aris, ajo qe kerkon ti eshte e pamundur. Nuk e dime, e besoj se nuk e dime kurre, se si funksionon tamam truri jone, e keshtu qe edhe ngacmimet qe marrim nuk jane te shpjegueshme.”
    Nuk po e kerkoj une.Perderisa flitet per muzike fjala ne vetvete cfare do te thote?cfare eshte per cilin do muzika?
    Si mund te flitet per muzike apo cdo lloj forme tjeter arti qe sjell ne mendien e cdo kujte ate qe ti quan ngacmim ne tru,pa e ditur se cfare realisht ai “ngacmim” eshte?
    Nje her qe kuptohet cfare eshte ky ngacmim atehere mund te themi kush grup apo indivit eshte me i rendesishem se tjetri🙂

    Ps:nuk ja vlen te emancipohesh se behesh si puna e sistemit qe jetojme,nje her qe arrin nje shkalle kerkon te arrish nje shkalle tjeter..kjo shkon ne kontradite me ate cfare muzika kerkon te percjelle tek cdo kush nga ne.

    gjithsesi Belle e Sebastien te sjell ne mendie te kaluaren🙂

  7. squarepusher Says:

    “te gjithe ata qe kane degjuar te pakten nje kenge te Nirvana duhet ta dine mire se kush i ka mesuar.”

    ——-

    te prezantoj me The Replacements

  8. desaparacidos Says:

    Shiko Aris, muzika eshte shume gjera.

    Piruni psh, per te gjithe njerezit eshte pirun, ka nje funksion te caktuar, koceptohet pak a shume njesoj.

    Tani, muzika nuk eshte pirun, e jo te gjithe marrin te njejtin mesazh. Per te zbuluar se pse nuk na mjafton te njohim muzikes, duhet te njohim edhe procesin e mendimit te njerezve. ( i je dhene bluesit eee, e kam thene une qe Roberti ka influence te keqe te te )

    Square, te prezantoj Federico Fiumanin.

  9. Aris Says:

    haha nuk eshte ceshtje blues apo jazz apo x apo y dhe nuk ka nevoje te njohesh procesin e mendimit.nuk ka vlere te kuptosh procesin e mendimit te cdo personi sepse ajo qe del ne drite duke kerkuar ket qe thua ti per te kuptuar muziken nuk eshte gje tjeter vec se deshire e cdo kujte per tu larguar nga realiteti. me shume menyra perpiqet cdo kush te harroje realitetin.
    meqe dole te blues,mund te them qe kjo rryme muzikore lindi si pasoje e dickaje.dihet shume mire qe rrenjet i ka nga njerzit me ngjyre te amerikes ku punonin si skllever dhe per te harruar vuajtjet e atij realiteti kendonin,imitonin natyren.e benin ne menyre instikitive pa patur nevoje te kuptonin procesin mendor sic thua ti.
    mund te flasim per muziken tone popullore.ajo rrenjet nga populli i ka.nga vuajtjet gzimet etj etj.
    dmth qe muzika eshte nje lloj menyre per tu shkeputur nga realiteti,per tu shkeputur nga “uni” qe cdo kush e ka perbrenda dhe qe per fat te keq ka krijuar kete realitet.cdo lloj intepretimi tjeter i muzikes nuk eshte vetem se mendimi i ndokujte qe e quan veten intelektual,profesor apo sic jemi ne,popull i thjeshte.dmth ne flasim per muziken ne baze te mendimit eksperiences,dhe kjo eshte e gabuar sepse i japim rendesi ate cfare mendojme se sa ajo se cfare eshte.ajo se cfare eshte eshte e njejte per te gjithe dhe nuk ka nevoje per te kuptuar mendien njerezore qe te dale ne drite.
    per te ta lidhur me temen qe ke shkruar,mund te them qe muzika nuk eshte gare sic e ke bere pyetjen ti.eshte shenderruar ne gare.populli jone apo blues i amerikes nuk kendonin per te bere gare sic ndodh sot.
    dmth ajo cfare ti po krahason nuk eshte muzika per ate cfare ajo eshte realisht.
    asnje muzikant apo piktor apo shkrimtar qe kane lene shenje ne kohe nuk kane krijuar per tu konfrontuar.kane krijuar sepse mundoheshin te imitonin realitetin.
    me pak fjale perjetonin.
    edhe sot artistet,muzikantet perjetojne por ajo cfare perjetojne eshte nje gare.krijojne per te qene me te miret.dhe kjo prap eshte ne konflikt me ate cfare eshte muzika.muzika nuk eshte gare.
    besoj qe kemi nevoje per nje menyre me te thelle mendimi per ta kuptuar muziken apo cdo aspekt tjeter te jetes.
    uroj tkem qene nej cike i qarte.🙂

    PS:mos u merr me kto grupe qe jane vetem alabake.muzikante qe jetojne per me bo nej lek qe as vete se dine ku duan te arrijne.🙂

  10. Xixellonja Says:

    Kjo eshte ‘tradheti’ sepse nuk mendoja qe ato qe kisha shkruar do ti vendosnit si post me vete, prisja qe lista ime te ishte bashke me te tjeret (referuar arsyes pse lindi nevoja e listes) por s’po shoh gje. Ah gjeni nje titull tjeter sepse ndryshimin e kane bere individet se pastaj benin pjese ne grupe eshte pune me vete.

    Sqarim per sa kam shkruar me lart: idea nuk eshte te sqarojme se cfare eshte muzika sic eshte sugjeruar me lart apo se cfare ndjesie sjell individualisht sepse ndryshe do te na vinin floket e bardhe, kete ia leme filozofeve qe se kane problem thinjen. Une psh per listen time nuk u bazova tek te preferuarit e mi (megjithese idea qe na pelqejne me te miret eshte ngacmuese per cdo njerin) por u bazova tek evolucioni per me se shumti i muzikes Rock duke qene se qe nga viti 50 e deri ne ditet e sotme ka qene rryma gjeneze e gjithckaje te rendesishme qe kemi tani ne skenen muzikore. E kur flasim per Rock jo me cdo kusht kemi ulerima apo kesi gjerash por i referohemi dhe instrumenteve qe perdoren per te bere muzike (kitarre elektrike, bateri, tastiere etj), me lindjen e kesaj rryme asgje s’do te ishte me si me pare bile as muzika klasike. Nese nuk besoni mjafton te shkoni ne nje koncert te cfaredoshem muzike klasike kontemporane e do te asistoni ne nje koncert Rock.

    @ un : fitili qe ti thua quhet fitil por fitil potencial, po su ndez mund ta quash dhe shume fije pambuku te perdredhura. Behet i tille vetem po u ndez, e njejta gje dhe me muziken po se pelqeve, aplikove, po s’ia ndjeve mungesen dhe ajo fitil mbetet. Ti mos u tremb nga garipat, drogaxhinjte (mos ji shume i sigurt se Sinatra, Armstrong nuk kane pire gje) por perqendrohu tek esenca e tyre. Jane 2 forma arti te ndryshme por ne krahasim me shkrimtaret muzikantet vene fytyren e tyre per tu pelqyer ndersa per nje poezi apo roman asnjerit nuk i behet vone nese i pelqen apo jo kur ajo lexohet nga ai qe e ka shkruar. Nejse, ketu jemi do shkembejme ide.

    @ darien : 1) dua listen tende 2) ok ok mbase nxenes eshte e ekzagjeruar por s’mund te vija si Ramones e Clash bashke se s’kisha vend, kolege te ndare nga oqeani ndoshta eshte termi me i duhur😉 The Stooges dhe Mc5 jane pika referimi por se bene ata revolucionin sipas mendimit tim.

  11. loer kume Says:

    MIRE. grupet me te rendesishem dhe pikepyetja pas eshte domethenese. per ke? per muziken. per rrjedhshmerine e muzikes. per zhvillimin e grupeve te tjera, e te tjera e te tjera me rradhe.
    nuk mund ti heq presjen shkrimit tend, me perjashtim te korigjimeve te darienit.
    por ketu kemi nje problem konceptual. nese nisim rrugen tende xixe, do ecim pas ne kohe pa fund. do dalim ne muzike klasike pastaj, ne perzierjen e blues me folkun, pastaj do ecim me pas akoma, do gjurmojme muziken klasike klasike, do fillojme debatet shiko se hendel keshtu, e se bethowen ashtu, e se liszt problem, e wagner i cmendur, e bah etc etc, e do ecim prapa ne kohe, e muzika e 1200, e pastaj do dalim te lira, e prastaj te tamburi, e pastaj te vallet primitive te ngjashme me flamenkon😛
    sorry se i rashe shume gjate, ideja eshte qe muzikerisht, ti ke te drejte, por grupe te rendesishme jane ne te njejten mase ato grupe dhe / ose muzikante qe u kthyen ne shpirtin e kohes. ashtu si personazhe politike, ushtarake, filozofike dhe letrare barten shpirtin e kohes dhe te njerezve ne turma qindra mijerash, ashtu dhe muzikante, krijuan dhe barten shpirtin dhe unin e brezave, unin kolektiv.
    keta per mua jane krupe dhe muzikante te rendesishem. e keshtu do jete gjithmone.
    meqe me erdhen ne mend liszt dhe wagner, i pari ishte gjeniu maniak e perfekt,,, virtuozi per naturam.
    po wagneri, mik i ngushte me liszt, i merr vajzen, ia mbath, dhe i ndikuar nga gjenia e liszt krijon vepren e tij gjigande qe u shnderrua ne vox popoli jo ne sensin e drejteperdrejte, por qe ndikoi boten me shume se muzika e liszt.
    tani, fjala vjen, madonna, zhgrrap imazhin dhe sensualitetin (lesh lesh) nga merilyn, zhgrrap stilin vigoroz dhe lojcako energjik t elisa minellit, dhe krijon madonna. impakti eshte gjigandesisht gjigand.
    lady gaga, fut ne frulator madonnen, marilyn manson, david bowie dhe emrin nga queen, dhe arrin ne dy vite c ka madonna krijoi ne 20.
    keshtu dhe kjo pune e muzikes. nirvana, frymezohen (se di ne e dini faktikisht adhurimin maniakal te kurtit ndaj queen) nga sonic youth (qe jane frymezuar nga sec pistols e pixies, q ejane frymezuar nga ramones a djalli vete ku di une_) nga sex pistols, nga ramones, nga pixies, nga atmosfera grunge e bashkemoshataret e vet, pearl jam e soundgarden, i fusim dhe icik alice in chains, dhe na dalin nirvana. djemte, cmendin 6 miliarde njerez. tere keto turma frenetike indentifikohen me djemte.
    ne blogun tim pata nisur nje iniciative per te zhbiriluar nje koncept. kulmet e shperthimit njerezor. e nisa po se bitisa. vura aty chaplin, brando, queen, zorben (kete e bera per qejfin e shpirtit tim si tha dhe dritan prifti:P)
    e ca te tjere. idea eshte qe jo chaplini eshte aktori me i madh i tere koherave, as qe queen ishin grupi me i madh i tere koherave (edhe pse e besoj kete, po per qejfin e shpirtit tim🙂 ) por keta mbanin boten ne krahe, si titani atlant.
    pershendetje, dhe befshi qejf mbi te gjitha.

  12. Aris Says:

    @xixellonja “Sqarim per sa kam shkruar me lart: idea nuk eshte te sqarojme se cfare eshte muzika sic eshte sugjeruar me lart apo se cfare ndjesie sjell individualisht sepse ndryshe do te na vinin floket e bardhe, kete ia leme filozofeve qe se kane problem thinjen.”

    xixellonja,askush nuk do te sqaroje ty apo nej tjetri se cfare eshte muzika..nqs nuk perceptohet nga vete degjuesi dhe xhimi te zgjohet vete nga varri e te ta kendoje tek veshi kengen sdo marresh asgje nga mesazhi i tij.
    te kuptosh ate qe eshte nuk do te thote te jesh filozof apo te te dalin thinja..🙂
    bethoven thote ne nej shprehje te tij “per te qene muzikant me eshte dashur te jem “filosof” me njerezit”..
    e them kete jo per tju bindur,por per te reflektuar cike me thelle per muziken .ndoshta nga te menduarit pa vleresuar ne baze te eksperiences gjen dhe pergjigjen e temes🙂

  13. desaparacidos Says:

    Me duket se perfundim eshte ky : nuk eshte e mundur te flasim per muzike [ sidomos kur komenton Arisi🙂 ]

    Te pakten, une pertoj te flas per muziken-shpirt sepse eshte diskutim pa shume kuptim. Mund te flasim per muziken-teknike, muziken-material por jo per ate qe kjo ndjell.

    Me tej nuk di ( © UN )

  14. U2 Says:

    eh, si mund te rri ne heshtje une? a ka nje grup qe klasifikohet si mbret turmash dhe psikoze kolektive me te madh se emri im i nderuar????
    kater heronj te muzikes bashkohore qe kane krijuar nje fe me vete.
    nje fe gjitheboterore, qe ndikon deri dhe fate njerezish. U2.
    dhe ne kete pike mund te diskutojme dhe per stil muzikor unifikues, dhe per tekste unike dhe unifikuese, dhe per shpirt kohe.
    jane ca grupe per te cilat eshte e thene qe para se te lindnin qe do ndryshonin dynjallekun.
    kur kam degjuar kete kenge per here te pare, nje fqinj kishte ikur ne USA e mamaja e tij ne shenje proteste me dhuroi Cd origjinale nga te tijat, me ra ne dore joshua tree, dhe, nje femije ne klase te katert asokohe, kam mbetur pa fjale. nuk dija c emer ti vija sepse deri me atehere turmat e la bouche, kaptain jack dhe te tjereve na kishin ndotur veshin me pislleqe te neveritshme dhe nuk ndihesha mire ne lekure, kisha si bezdi e kruarje nga universi muzikor, kenaqesha vetem me ndonje nertila koka, a ndonje tingulli i zjarrte e ritfolk.
    kshtu, me vjen ky album,e kjo kenge,e bien si rrufe ne qiell te paster, dhe realisht me ndryshuan jeten rrenjesisht. ishin nje nivel te i cili une duhet te kerceja shume qe te arrija. mu desh ti mbushja shkallet me tutje nje nga nje qe te shijoja nje te tille struggle per trurin dhe veshin.

    ndaj, ja po jua dhuroj…

  15. dieYllka Says:

    ckemi!
    ja se cilet mund te ishin te mite:

    morphine,
    husker du,
    nico
    kraftwerk,
    suicide,
    throbbing gristle,
    pere ubu,
    the feelies

  16. loer kume Says:

    po po, me siguri keto jane grupet qe kane ndikuar muziken boterore, dhe mbi te gjitha, keto jane grupet qe kane shprehur shpirtin e kohes me se miri.
    oooo yllke diellore, mire qe ke fut nikon aty brenda, se perndryshe farmaci po nuhasja :)))))
    madje dikush me injorant se c jam une, nico do nenkuptonte nje shkurtim nikotine🙂
    nejse, maksimumi qe mund te bejme ketu kolektivisht, eshte te bejme nje liste gjithesecili, me pese (5, se di pse i polli darienit kete numer mendja, mbase nga high fidelity, nje liber i zgjuar por shume me i keputur se psh tre shoket te remarkut,🙂 por 5 sidoqofte)
    grupet me te dashura nga secili. me shume se kaq s bejme dot.

  17. desaparacidos Says:

    Loer, mund te tallemi me Queen a me Shakira, po mos ma prek Hi Fi!

    Meqe ra fjala

  18. desaparacidos Says:

    edhe…

  19. loer kume Says:

    hahahah, po ik o burre me gjithe ate liber pecent🙂 nick hornby eshte shume skuth i zgjuar, dhe zhbirilues, por aspak letrar🙂
    megjithate varet ku e veme vizoren per letersi😛

  20. desaparacidos Says:

    & The Rock Snobs

  21. Aris Says:

    hahah o Darien po me zhgenjen🙂 po si mund te flasesh per muziken tenknike pa qene vete muzikant ose per muziken material pa ditur bazat e muzikes.askush nga ne ktu nuk eshte aq kopetent sa ta vleresoje muziken ne aspektin qe thua ti.
    pastaj muzika ne teresi nuk mund te vleresohet si duam ne.dmth shpirterisht,teknikisht apo materialisht..muzika duhet te vleresohet ne teresi.
    pastaj se cfare vlere ka vleresimi i muzikes eshte muhabet ne vete..dmth eshte me vlere apo jo?..
    e treta,merr ore prenoto nej futboll per nej te hene dhe lere muziken ne vend te vet se e zè lemza kur e permendim shume..🙂

  22. desaparacidos Says:

    Jo Aris ta kam fjalen, qe ne edhe mund ta zberthejme Muziken nga te gjitha anet, por ne rastin e muzikes shumat e ndryshojme nuk te japin shume perfundimtare.

    Futboll lujtem pardje, pse s’erdhe, aty e kishe? Merr prenoto vete!

    Xix, se harrova. Meqe ti kishe shkrujt goxha, thashe se ishte me mire ta veja veças. Keto dite po fus edhe timen. Nje grup do e marr nga ata qe ka fut dieYllka…

  23. Xixellonja Says:

    Ne fakt Darien nuk di ti ke do marresh po te pakten Pere Ubu qeshe ne tundim ta vendosja dhe une. Do kisha qene kurioze te lexoja nga dieYllka 2 rreshta koment per secilin.

    @Loer nuk di nese je ne dijeni por Madonna (s’ka asgje te Minelli-t ne frullatorin e saj) ka qene shoqe me Cindy Lauper e deshironte te ish aq shume si ajo sa vendosi dhe ta kopjonte kryekeput. Duke pasur parasysh aftesite bindese (vete e ka thene) s’besoj ta kete pasur problem me producentet aq sa arriti nje kohe qe publiku qe mashtrohet kollaj kujtoi se vete Lauper donte qe ata tani te ndiqnin Maddonen. Kaluan vitet e linden 2 vajzat e saj Shakira e Lady Gaga (kjo e fundit ziliqare per motren e madhe kuptohet perse) ke pare qe filluan ti bejne konkurrence te emes, ndonje dite do degjojme se do ta akuzojne per kopjim. Nejse historia s’mbaron ketu, priten lindje te reja nga dita ne dite. :p
    Loer nese merr pjese ver listen tende.🙂

  24. loer kume Says:

    degjo xixellonje, shakiran nuk besoj qe ia ke idene shume muzikalisht nga vjen e ku shkon, ndaj mos e fut fare ne llogari se te siguroj qe sado info te marresh nuk do dish nga ta lidhesh fillin me te. nga momenti qe thua ka lidhje me madonen, ose s merr vesh na m,uzika, gje qe faktikisht e dyshoj, ose s merr vesh nga shakira, e ne fund te fundit s ke pse te marresh vesh.😉
    cindy lauper e harrova faktikisht, pardon, ke shume te drejte, por shih mire madonen dhe do gjesh te ajo pak minelli, e mos me kundershto kot qe jo se perndryshe te hedh ne tryeze letren qe minelli shpreh adhurimin e saj per madonen e cila i kujton veten e kjo e dyta shpreh dashurine dhe frymezimin per minellin, e pastaj puthen e keshtu gjerash😉
    lady gaga e coi me larg show biz se madona kete e sheh vete, s kam nevoje te ta shpjegoj une.
    nese dua apo jo te marr pjese, varet gjithmone nga une, e jo nga lista qe une dergoj apo jo. e shpreha saktesisht, percaktoni c liste doni, grupeve te preferuar apo grupeve te rendesishme. te kjo e dyta nuk ka lista, se ca thua ti s them une. nje grup sjell nje tjeter deri te orfeu. per te paren jam. ndani ceshtjen, dhe kam gati nje liste gati per sherr😀

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: