Monologu i kohës

by

Nga Orana Sinani

Unë jam e plotfuqishme, e pamposhtur ,ripërtëritëse…

Unë jam koha!

Kam në dorë një rreth të magjishëm ku shoh si ikin sekondat,minutat , orët , ditët…

Unë kam pamjen e krijesës së mbinatyrshme  që me një kalim  gllabëron plagët që vetë shkakton.

Magjia ime është e jashtëzakonshme: Unë puth ditën me natën, muajt me vitet, shekujt me epokat…

Unë jam një jehonë që kurrë s’mbaron, se fuqia ime është një këmbanë që jehon në çdo pjesë që unë krijoj.

Unë jam e plotfuqishme: një humnerë pa fund ku dhimbja kurrë s’mbaron, një çast i artë, një sekondë e heshtur,

një moment i zjarrtë, një minutë e pa harruar!

Unë jam përbindësh  i pavdekshëm që i jehoj jetës në vesh  me zë të ulët: Ej ti krijesë e vdekshme!

Pastaj qesh, me të madhe qesh, se asgjë nuk më mposht, asgjë s’më ndalon, asgjë s’më pengon.

Un’ jam treni i vdekjes, vrap i haresë, thellësia e frymëmarrjes, forca e emocionit, shkaku i ndryshimit, motivi i shpejtësisë, kuptimi i së ardhmes. Unë jam gjithcka! Unë kam gjithcka! Jam era ripërtëritëse , krijesë që lind sekonda, minuta, orë, ditë, javë, muaj,vite shekuj, mijëvjeçare…jam e pashtershme.

Unë jam koha!

Jam qenie e pajetë që ngahera ripërtëris pllakëza monotone përpjestimore dhe ia dhuroj Jetës që Fati e përplas

në humnerat  e veta!

Unë jam koha : një erë e lehtë që të fryn çdo ditë në fytyrë, të kujton ,të sjell, të pret…

Unë jam Koha!!!!!!

Tags: , ,

3 Responses to “Monologu i kohës”

  1. I.M Says:

    Thelbesisht me pelqen,nder te paktat shkrime qe te le nje shije te embel pasi ke mbaruar se lexuari.
    Paç gjithnji Muzen me vete Ori!

  2. un Says:

    Edhe mua me ka pelqyer ky “shperthimi” ketu me lart. Ka ritem, nerv, shprehje te gjetura.

    Vetem ne nje paragraf u ndala ca :

    “Jam qenie e pajetë që ngahera ripërtëris pllakëza monotone përpjestimore dhe ia dhuroj Jetës që Fati e përplas

    në humnerat e veta!”

    Nuk jam shume i sigurte se e kam kapur mire dhe do te me vinte po te paraqitej autorja per te na ftilluar pak. Madje, kam nje dyshim mbi perdorimin e “jam qenie e pajete” ne vend te “jam qenia e pajete”. Por gjithsesi, kjo varet nga çka dashur te thote Sinani se une nuk e shoh qarte.

    Suksese.

  3. doriani Says:

    shprehje e paster talenti.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: