Kohë për të vrarë

by

nga Arlinda Guma

Po bëhet vonë,
më duhet të të vras tani,
qyteti meit, përgjon pas dritareve,
fjalët e fundit…


ka kohë që projektoj vdekjen tënde,
shënoj me mend një nyjë në tëmthin tënd, të djathtë,
atje ku duhet të mbështes armën,
që të të vras…

e pastaj të iki…
se nuk kam kohë të të mbyll sytë,
se nuk kam kohë as të të qaj…
e ti, ti nuk ke si ta dish ç’përtyp në mendje,
unë, xhelati yt ,
ti vetëm ngre supet pafajësisht,
e po aq pafajësisht,
më sy-qesh…
po unë kështu nuk të vras dot…
i haroj në çast planet e ekzekutimit,
dhe shprish me buzë nyjëzën mbi tëmth,
gjaku çlirohet nga ngërçi,
e ç’mpiket prej ngrohtësisë…

e megjithatë, sonte më duhet të të vras,
patjetër…
ç’pres akoma ?
katedralet e kumbuan gongun final,
erdh’ koha ta shkrep këmbëzën,
ndaj, të ndaloj të më qeshësh…

erdh’ koha të të vras,
pa zhurmë… pa bujë…
me slienciator të harresës…

Tags: ,

10 Responses to “Kohë për të vrarë”

  1. un Says:

    Poezia eshte goxha e bukur. Te pakten une e pelqej nje fryme te tille. Te tjeret, te bejne si te duan. Nuk jam duke u shfajesuar se jam i zoti te mbroj çdo mendim qe e nxjerr nga goja, porse dua te them se poezite e ndjera, ato ku luhet me shume me ndjenjen dhe mendimin me pelqejne me teper se ato “pastertisht” estetike, dmth ku perparesi eshte loja apo xhonglimi me fjalen.

    Do te marr si shembull nje poezi te nje poeti te madh francez, Jacques Roubaud. Me eshte dashur te perkthej diçka qe ka lidhje me te. Deri kur vajta tek nje poezi e tij, tashme e mirenjohur, Hérisson, hérisson (Iriq, iriq).

    Cfare ndjeva duke lexuar poezine ? Perveç nje mrekullimi veshi, asgje. Sepse kjo poezi eshte e tera tinguj. Melodia ne vesh eshte pothuaj e paperseritshme por puna qendron se pas leximit te saj, nuk mbetet asgje. Eshte njelloj si kur ha nje kumbull te tharte pas nje luge sheqeri, ky i fundit nuk qendron dot as tre sekonda para thartires. Njelloj me poezine e tij. Aty per aty, mrekullim, pastaj asgje. Ia vlen valle poezia per 13 sekonda ? Nje ekstaze kaq e shkurter ? Dashnoret do te qeshnin me te madhe ketu, mbase dhe per mbulimin e skamjes… Roubaud thote ia vlen. Shume bukur. Edhe une kete mendim kam, ia vlen por per aq sa vlen, jo per me teper.

    Nderkohe qe ka ca poezi te tjera, qe edhe pse nuk krijojne ndonje melodi fyellore ne vesh, perseri ju ngelen me gjate ne mendje. Ku te jete sekreti ? Tek thjeshtesia ? Tek ndjenja qe eshte me e veshtire te harrohet sesa ndjesia ? Nuk e di.

    Megjithate, vargu i fundit i poezise eshte disi hermetik, nuk arrij ta kap mire psene e harreses. Kushedi ndonjeri sheh me qarte. Mirepres çdo lloj shpjegimi, edhe pse a priori jam dakort me te gjithe dhe njekohesisht me asnje. OK, le te presim.

  2. Last man on earth Says:

    Ideja e rreshtave te fundit eshte fakti qe do vrasi duke harruar/eleminuar dike nga mendimet e saj, duke i vene vizen.

  3. flo Says:

    e kam shkruar nen tingujt e muzikes se s.wonderit, nuk di c’te shpjegoj tjeter, tani jam ne nje dhome spitali ne fakt, pak duke numeruar me sy pllakat e dyshemese e pak neper internet per te humbur mendjen neper komente mendje-humbese

  4. un Says:

    Spital ?… Thjesht te uroj ty apo ndonje tjetri aty prane sherim sa me te shpejte. Dhe viti i ri t’ju sjelle vetem te mira.

    @ last man on earth : nuk m’u duk se poezia fliste per nje nevoje harrese, por me teper per nje pamundesi per te mos harruar. Sidoqofte, vargu i fundit me erdhi disi çuditshem. Gezuar te gjitheve.

  5. flo Says:

    Faleminderit, kam pershtypjen se viti i ri do me gjeje ketu, bashke me dilemen ekzistenciale te llojit te materialit te pllakave te dyshemese se spitalit, Santa kish menduar goxha per mua kete fundvit… por qe t’i rikthehem komentit per ate vargun hermetik, aty ka nje lloj pikellimi prej pamundesise per te vepruar ndryshe, -ti ngre supet pafajesisht, e po aq pafajesisht me sy-qesh… po une keshtu nuk te vras dot… e nejse, spitalet qenkan te merzitshme, sidomos pllakat…

  6. gjyshi88 Says:

    poeaiza esht shum e bukur, por nuk kuptoj pse kan filluar njerezit te mos e perdorin me shkronjen “rr”. shembull: haroj-harroj

  7. xhibi Says:

    Shume e bukur. Me pelqeu me shume ne fund kur e kuptova qe behet fjale per vrasje me harrese.🙂

  8. flo Says:

    Xhib, po c’e deshe, pse u harxhove😀

  9. goni Says:

    Kaq energji kriminale brenda trurit te nji femre ,buohh fajin e ka doktori qe i le te lire te tille hahahaa cere bohet ktu.

  10. @ Says:

    mos u tremb gono, behet fjale per lloj tjeter, “vrasjeje”; “vrasje” te bute, nepermjet harreses… te siguroj se autorja nuk vret dot nje mize…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: