Meditime

by

Nga Alket Bushi

Gjykime “objektive”

Kur një njeri përpiqet të gjykojë veten, një njeri tjetër, një objekt apo një fenomen çfarëdo sa më objektivisht që mundet, ndodh që ai ndër versionet që i vijnë ndërmend priret “të zgjedhë” si gjykimin më të saktë atë që atij i duket më i ndërlikuari, atë që e ka arritur më vështirë, apo mendimin që përmban risinë më të madhe. Më qartë: entuziasmi i një gjykimi relativisht inteligjent, forma e tij, leverdia e gjykimit në raport me egon e gjykuesit, vetëkënaqësia e të nisurit nga “objektiviteti”, rëndojnë mbi analizën “e ftohtë” të fakteve që gjykuesi merr për shqyrtim. E ç’mund të thuhet pastaj për të gjithë gjykuesit që as që duan t’ia dinë për “objektivitetin”?

Kokëfortësia e të mashtruarit

Është thuajse e pamundur ta kthesh nga rruga e tij një njeri që ka shkuar tepër larg në gjurmët e një mashtrimi, që ka harxhuar jetë, shpirt, vuajtje, ngazëllim, që një pjesë e mirë e qenies së tij jeton prej tij. Ai është pazgjidhshmërisht kokëfortë në të tijën dhe bën mirë që është kështu! Nëse ai (si në një mrekulli) do të bindej për faktin se gjatë gjithë kësaj kohe të jetës së tij ka besuar dhe ka jetuar një mashtrim, atëherë, me gjasë, do të ndodhte me të ajo që ndodh me Don Kishotin në fundin e rrëfimit, i cili kthjellohet, sëmuret dhe vdes. Një shpirt “i vjetër”, i mbushur plot, qoftë edhe me mashtrimin më fëmijëror, nuk mund të zbrazet dhe të mbushet sërish nga fillimi. Le të jemi pragmatikë në këtë pikë: mashtrimet (të cilët shumë mirë mund të jenë edhe vetëmashtrime) duhen shëruar në kohë, në periudhën e hershme të jetës, mundësisht pa i kaluar të njëzet e pesë vjetët. Nëse kjo nuk ndodh, për njëmijë rrethana të jetës së njeriut, është e kotë të përpiqesh ta kthesh mbrapsht këtë njeri nga rruga e tij. Të duash të bësh këtë, qoftë edhe i nxitur prej dashamirësisë më të çiltër, do të thotë “të duash të vrasësh” një shpirt. Lejojeni atë njeri të mashtruar, që po i afrohet kufinjve të pleqërisë të jetojë deri në fund mashtrimin e tij! Ç’vlerë ka ta shqetësoni duke ia përplasur në sy “të vërtetat” që ju patët fatin t’i njihni e ai jo? Nuk është mëshira që predikon këtë, por pamundësia e rikthimit (i cili, duhet thënë, nuk mund të përjashtohet kategorikisht, por gjithnjë do të mund të realizohej me aq shumë dhimbje sa rrallë shpirtëra arrijnë ta përballojnë). Veçse, njerëz të tillë, duhen penguar me çdo mjet të sundojnë apo të predikojnë! Shoqëria duhet të ketë karantina edhe për sëmundjet ngjitëse të mendimit.

Magjepsës kohëshkurtër

Ka njerëz me vanitet të theksuar që zotërojnë aftësi magjepsëse ndaj të tjerëve, ndoshta dhe në mënyrë krejt burimore prej vetë natyrës së tyre, por që nuk zgjat shumë. Këta njerëz kanë gjithnjë nevojë për të njohur miq të rinj dhe për t’u ndarë nga ata magjepsja ndaj të cilëve nuk funksionon më. Edhe në aspektin erotik ata veprojnë kështu, kërcejnë nga njëra degë në tjetrën: gjithnjë pre e re, për të shijuar efektet dhe gjithë përfitimet që rrjedhin nga ajo që shkakton magjepsja e tyre tek tjetri. Për të mbajtur gjallë sa më gjatë këtë efekt, ata kujdesen që miqtë e tyre të mos njihen mes tyre, sepse po të njiheshin mund t’i komunikonin njëri-tjetrit përvojat që kanë në lidhje me të. Misteri i mosnjohjes është sekreti, burimi i fuqisë së tyre për t’u pëlqyer nga të tjerët. Pak më tej drejt njohjes dhe ata nuk magjepsin më. Megjithatë edhe këta njerëz kanë nevojë për disa lidhje të qëndrueshme me të tjerët dhe që të mos errësohen krejtësisht në sytë e tyre, shfaqen si mjaft të çiltër, ndoshta e teprojnë me çiltërsinë. Kështu ata përftojnë atë dinjitet të dëshiruar që s’e arrijnë dot më me magjepsjen.

Fanatiku dhe liberali

Fanatiku dhe liberali bashkohen në këtë pikë: asnjëri nuk arrin të krijojë shije, interesa, sjellje, dëshira apo veprime mirëfilltazi personale. Ai që dëshiron të bëhet një person i mirëfilltë, nuk duhet të dëshirojë as mendim me porta të mbyllura, as mendim me porta të hapura ku çdo gjë mundet të hyjë pa marrë leje. Ai duhet të dëshirojë një mendim që ka përsosur dhe vazhdon të përsosë në vazhdimësi një “shërbim doganor” të vetin, ku çdo gjë e re mund të hyjë dhe të bëhet pjesë e tij nëse ia del të bindë këtë “shërbim doganor”.

Loja e krijuesit

Për krijuesin, vlera e krijimit nuk qëndron edhe aq tek ajo që krijohet, por tek përmbushja që ai përfton duke e krijuar atë. Menjëherë më pas ky krijim vepron si diçka shtypëse mbi krijuesin, si një barrë që ai duhet ta mbajë pa përjetuar më gëzimin e krijimit. Dhe atëhere krijuesi tërhiqet të përjetojë gëzimin e shkatërrimit të atij krijimi.

Mbi ironinë

Një pjesë e mirë e njerëzve ironikë e përdorin ironinë e tyre si mjet sulmues që ka qëllime mbrojtëse dhe e kultivojnë pikërisht për këtë qëllim. Më e përhapura është tallja e drejtpërdrejtë e të tjerëve, si rasti më i pagdhendur i ironisë. Nëpërmjet talljes, tallësi përpiqet të ngrejë veten e tij përballë tjetrit, ta vërë atë në një pozicion luftarak duke i hequr kështu mundësinë e të shikuarit realisht në “të vërtetat” e tij. Sepse, kur ndihesh i detyruar të kundëpërgjigjesh, bie në grackën e lojës së tjetrit dhe nuk je aspak i tërhequr ta “zbulosh” brendinë e tij, veç kërkon tek vetja mjete lufte dhe kështu tjetri ia arrin qëllimit të fshehë veten. Në përgjithësi natyrat jo fort intelektuale e përdorin talljen si mjet luftimi dhe pse jo, fshehjeje të kësaj mangësie përballë natyrave më intelektuale se ata. Mund të vërehet se këta njerëz nuk merren aspak me faktet reale kur ironizojnë, bëhen tepër përrallorë dhe simbolikë në shprehje dhe në këtë mënyrë e detyrojnë edhe tjetrin të bazohet mbi simbolikën. Përjashtim nga kjo bëjnë njerëzit me ironi të hollë që e përdorin ironinë jo si sulm, as si mbrojtje, por si kryelartësi të intelektit të vet, një shijim të lojës së mendimit të vet. Në këtë rast, personi i ironizuar është thjesht një tabelë çitjeje, një mjet. Pak i intereson çitësit kush është tabela e aq më pak ta sulmojë atë. Atij i intereson të qëllojë në shenjë. Nëse ironizuesi i këtij lloji ka përfitime apo dëme nga ironia e tij në marrëdhënie me tjetrin, kjo është një pasojë, jo një shkak që ka nxitur të bërët ironi. Ironia më fisnike është ajo që ironizon fenomenet dhe jo njerëz të veçantë. Nëpërmjet kësaj ironie njeriu përtërin shkëputjen, pavarësinë e tij nga gjërat që ai mohon dhe gjithashtu feston fitoren mbi këto gjëra që ndjen “poshtë” tij. Autoironia është një shkallë ndërgjegjësimi që meriton respekt kur bëhet me çiltërsi dhe pa patur ndonjë qëllim të fshehtë. Me anë të saj njeriu përpiqet të “shfajësohet” para të tjerëve për “të metat” e tij e kështu t’u japë atyre një efekt të kundërt. Por kjo lloj ironie është e rrallë.

E papërshkrueshmja

E kujt nuk i ka qëlluar të përjetojë një ndjesi, një mendim, një perceptim çfarëdo të cilin e ke të pamundur t’ua komunikosh të tjerëve në çdo lloj forme të mundshme shprehëse, apo të paktën të duket se e ke të pamundur! Këtu njeriu njeh vetminë e tij, njëkohësisht dhimbjen për pakomunikueshmërinë e vetëdijes dhe krenarinë e lumtur për veçantinë, unicitetin, jo të rëndomtën. Ç’krijesë e çuditshme është njeriu! Dhimbje dhe krenari në një perceptim të vetëm! Ndoshta krenaria në këtë rast s’është veçse shpërblimi për dhimbjen e vetmisë, apo dhimbja e vetmisë është haraçi që duhet të paguajë ajo krenari?

Tags: , ,

15 Responses to “Meditime”

  1. un Says:

    Hmm…

    Sociologji ? Nuk e njoh mire, te pakten ate librore. Ndersa te jetes, as kete s’e njoh mire. Teper e lodhshme te rrish i ngulur ne nje cep dyqani apo bari e te vezhgosh sjelljet e njerezve.

    Ketu me lart, ca gjera nuk jane te bazuara mire ose shprehin thjesht nje opinion te pambeshtetura ne referenca te shendosha. Ca gjera te tjera, jane OK, domethene qendrojne per aq sa duam ne te qendrojne. Ne pergjithesi, bie ne hall me keto shkencat shoqerore. Per to, edhe dielli ben vaki eshte i zi, edhe nata e bardhe, nderkohe qe per shkencat e sakta keto jane gjepura.

    Megjithate, nuk kam kohe t’i qemtoj ku jam dakort e ku jo. Gjithsesi, mund te them pakez ne lidhje me ironine : me pelqen ironia sepse eshte shume ekonomike, thua shume gjera me pak fjale. Nje tjeter perparesi e saj, eshte se ia le topin tjetrit, por ne nje menyre qe tjetri vuan ca per t’ia gjetur trajektoren topit, dhe do ta kete te veshtire te ta gjuaje serish. Keshtu qe, ironia ka vetine qe te kursen shume kohe gjithashtu. Nuk rri duke sqaruar dike por thjesht me nje histori lepujsh dhe gjyshesh ne kotecin e pulave, thua nja 3 faqe ligjerim. Edhe tjatri rri fryn syte.

    Por kujdes ! ironia eshte shume e rrezikshme. Ajo luan me tehun. Nqs doza eshte e vogel ironia s’merret vesh dhe shkon dem. Nqs eshte e madhe, ajo eshte e trashe dhe s’perfillet serish. Duhet nje peshore farmacisti per te dozuar nje ironi. Eshte pak a shume njelloj me “terhiq e mos keput”. Ti e ben ironine, ke deshire qe ai tjetri ta marre vesh, por vete fakti qe ai ta marre vesh, tregon se doza ishte e forte. Shkurt, ironia vlen thjesht ne rastin e dy mendjeve apo dy te kaluarave pothuaj te njellojta. Nuk mund te besh ironi me çdo kalimtar te udhes, kot sa ftoh dhembet. Dhe ketu duhet sociologjia dhe psikologjia : te njohesh njerezit. Sa aftesi bluese ka X ? Kaq. Shume bukur, ky s’meriton te gjuhet me ironi por do sinqeritet, hapur, miqesisht. Po ky tjetri ? Ah, ky tjetri eshte “99-esh”. Shume bukur. Kete gjuajeni me ironi e me ç’te doni, ky i merr vesh te gjitha dhe jua kthen po aq holle sa ju. Sepse ironia, qe te kete kuptim, duhet te beje “ping- pong”. Aty ku ben “ping-ping”, aty ik me vrap se te zuri belaja. Keshtu qe po ia mbath dhe une. Pfyyyyyyyit.

  2. Tweets that mention Meditime « Tirana Calling -- Topsy.com Says:

    […] This post was mentioned on Twitter by Darien Levani, Tirana Calling. Tirana Calling said: Meditime: Nga Alket Bushi Gjykime “objektive” Kur një njeri përpiqet të gjykojë veten, një njeri tjetër,… http://bit.ly/hVtzuq #shqip […]

  3. Post Spleen Says:

    Une jam dakord me Un per ironine. Nderkohe qe nese jam dakord me nje pjese te atyre qe ka shkruar Alketi, te pjesa e ironise s’jam fare dakord. Me duket Alket se ngaterron ironine me talljen karagjoze, qe hera heres s’ka gje te keqe sipas rastit, por kur teprohet kthehet ne banale.
    Ironia eshte shkence komunikimi e s’mund te barazohet kurre me talljen. Sepse ironia s’ka per qellim te talle, ka per qellim te komunikoje mesazhin duke shmangur talljen, fyerjen, humbjen e kohes sic thote edhe un, edhe t’i dergoje mesazhin e duhur kundershtarit, eshte si nje loje force e kodi mes njerezve qe e zoterojne ate. Nese ironia kuptohet nga kushdo dhe eshte aq e dukshme e banale, atehere ajo eshte tallje, gallate e turli lloj karagjozlleku tjeter. Por jo ironi.

  4. Alket Bushi Says:

    Ah, te lutem Post Spleen, talljen ne shkrim e kam cilesuar si llojin me te pagdhendur, pra me te perhapur te ironise, me poshte kam folur edhe per ironine “elitare”, ashtu siç e kuptoj une ate. Nese tallja nuk perfshihet si lloj ironie, atehere jam dakord ta diskutojme pse-ne e kesaj. Ama mendoj se tallesi ne thelb nuk ka ndonje qellim te ndryshem nga ironiku, ndryshimi midis tyre mendoj se eshte vetem çeshtje forme dhe cilesie.

    Un, nuk besoj se keto shkrime jane sociologji, pastaj nuk besoj se te medituarit eshte shkence ekzakte. Tjeter: ketu flet nje njeri qe ka kaluar tek meditimet nepermjet artit, nje rruge e ndryshme dhe qe sjell fryte te tjera nese do te kishte kaluar direkt tek ato, le te themi ne menyre “shkencore” dhe “akademike”. Akademiket jane “punetore” te njohjes, ne synojme te vallezojme me njohjen, edhe ne maje te gishtave po mundem. Secila ‘detyre” ka vleren e vet, merret vesh. Pastaj diçka qe duhet vertetuar me pare qe te besohet nuk vlen shume. Ketu kam treguar mendimet e mia, jo te menduarin e mendimeve te mia. Ja ku e keni ushqimin ne pjate, nuk eshte e keshillueshme te shohesh kuzhinen nese do te shijosh ushqimin e gatuar ne ate kuzhine (kjo nuk do te thote se aty nuk gatuhet paster).

  5. Post Spleen Says:

    Alket, nuk ka ironi elitare e jo elitare, ironia o eshte aty o s’eshte. Nese ajo s’eshte ironi e dikujt s’do te thote se s’eshte elitare, por eshte thjesht nevoje e natyrshme, edhe pse jo e justifikuar, per te llapur.

    Tallja s’eshte asnjehere derivat i ironise, ngaterrimi i tyre vjen nga fakti se ne abuzojme me kuptimin e fjaleve rendom e keshtu standartizojme konceptet ne menyre informale.

    Jam dakord ta diskutojme, por ne menyre konstruktive sepse mua me bezdis menyra inatcore e reagimit te shkruesve ketu, kur detaje te shkrimeve diskutohen. Nuk behet fjale per sulme direkte, por kur krijohet duhet se s’ben shtrirja e idese e rrahja e detajeve ne menyre qe te krijohet vazhdimesia. E per sa kohe ndodh kjo, s’jam shume dakord me justifikime prej kercimi pupthi dhe argumente ne kurriz te komentuesit e jo te debatit.
    Asgje personale me ty Alket, vetem ngaqe me sa me kapin syte keto kohet e fundit, diskutimet ketu nuk sjellin ndonje gje shume konstruktive pervec deshirave per protagonizem e pa fryte.

  6. Post Spleen Says:

    corrigjim ( Nese ajo s’eshte ironi e dikujt s’do te thote se s’eshte elitare, por eshte thjesht nevoje e natyrshme, edhe pse jo e justifikuar, per te llapur.)

    duhet: Nese ajo s’eshte ironi, por ka synim ne menyre primitive e te palatuar te krijoje nje efekt te perngjashem, s’do te thote se s’eshte elitare, por eshte thjesht nevoje e natyrshme, edhe pse jo e justifikuar, per te llapur.)

  7. Alket Bushi Says:

    Nuk di te komentoj me bukur se kaq Post Spleen, pastaj as qe e mendoj se ti me sulmon direkt. Pastaj une, ngaqe kohet e fundit kam komentuar dhe le te themi”sulmuar” ne menyren time ne blog, desha qe edhe te tjeret ta kene kete mundesi kundrejt meje, kuptohet, gjithnje flasim per sulme intelektuale. Ja ku jam, me nje cope te botekuptimit tim, mjaft bera “parazitin” ne kurriz te krijimeve te te tjereve. S’eshte poizicion komod gjithsesi. “Shtimi i urtesise mund te matet saktesisht nga pakesimi i inatit”, thoshte Musteqja, dhe besoj e di mire e une ia ve veshin atij…

    P.S.: Jo me kot e vura “elitare” ne thonjeza, pra si menyre per te treguar nje lloj hierarkie, jo si percaktim definitiv. Dreqi ta haje, keto shenja kemi ne dore, sa keq qe nuk di te kompozoj muzike!

  8. Post Spleen Says:

    Une s’jam ketu per t’i vene nota komenteve une Alket, prandaj i leme menjane shpjegimet e mundesive e pamundesive.

    Tani, qe te rikthehemi tek shkrimi, kam vetem nje pyetje, ti shkruajte sepse doje t’u jepej te tjereve mundesine e “sulmit” kundrejt teje, meqe ti e ben prej kohesh kete gje tek shkrimet e te tjereve?

  9. Alket Bushi Says:

    Per t’i shkruar i kam shkruar se me shkruhet, kurse Darienit ia dhashe per botim kryesisht per kete qe ti pyet, nuk kam qejf te jem tipi qe u “rreshqet” perballjeve. Sulmi me i gjetur kunder kritikeve qe kam lexuar eshte ky: “Kritiket jane si eunuket ne harem, e dine se si behet, e shohin çdo dite duke u bere, por nuk jane ne gjendje ta bejne vete”. E tmerrshme te jesh vetem eunuk, si thua? Gjithsesi nga shkrimet e mia kam zgjedhur pjese shtjelluese, jo luftarake, jane pjese qe shtriqen ne diell me gjithe pasaktesine qe mund te kene. Pastaj, a mundemi ta fshehim qe ne deshiren per botimin e shkrimeve te tua hyn ne loje edhe instikti i afirmimit?

  10. U2 Says:

    hundeleshi gjen ate qe verberisht ecen ne shtegun e grushtave! po ndenje anesh atij shtegu, s do ta takosh kurre, me gjithe kembenguljen tende!
    shih te te tregoj nje histori. dikur nje riosh si ty, ishte pak lepurak. mirepo nje dite, pasi i kishin plasur kapsollen ne xhep per te disaten here, duke ditur qe ne shtepi babai nuk do kufizohej vetem ne pellembet e leshta, por do tundohej te perdorte rripin komunist te sapoblere ne mapo, i cmendur nga frika, i kercen t eparit nga horrat e vegjel, dhe e ben gjak.
    dhe ja, ky djale, trimosh si ty, mesoi qe heret, ne klase te pare, te qellonte i pari. e qe atehere, i doli frika, dhe shko e shqep tere djemte e klases, keshtu vuri emer.
    kur u rrit, ne karakterin e tij ishte brumosur qe isht eky trimoshi. qellon nje dite ne nje klub, nje qeros. qeros cun mami barkalec qimepadirsur. po rrinte qerosi i shkrete me djemte e klases. trimoshit i mbarojne cigaret, dhe i kenaqur qe i erdhi mundesia, therret qerosin, ore qyrre kermilli, hajde ketu, ik me ble cigare shpejt.
    iku qerosi me vrap e ja solli. ky ndez cigaren, i afrohet qerosit vogelush nga pas, dhe e djeg me cigare te krahu i tulte. qerosi kercen ne ajer nje pike pese metra, dhe plandoset ne toke. trimoshi shqyhet ne te qeshur. desha te dija ne ishe lekure origjinale, i thote.
    qerosi me syt eme lot, nje tiu hedhur siper ne koke trimoshit, i thyen hunden me shkelm, i fut gishtat ne sy, e kafshonne faqe, i fut prape nja dy shqelma mu ne gryke, dhe merr cigaren tia fuse ne sy, derisa e ndalojne ne kohe. trimoshi iku me krah t ethyer nga renia ne toke nen tere ate peshe, me syringjak, dhe me gulca nga mungesa eajrit. i ra bota ne koke, duke pesuar regres drejt e ne remoten klase te pare kur i fusnin kapsollenne xhep.
    qe atehere po te rastisi alket te takosh nje djale te gjate te hajthem dhe me sy te lengesht, qe ti i zgjat doren ta tokesh, ai ne fillim tkurret, e pastaj ti kap te dy duart e ti mban shtrenguar gjate bisedimit nga frika se mos ia kercet ne shpulle, ai eshte trimoshi alket.
    grushti nuk paguan alket. o kalores i tryezes rotonde. o misherim i idealeve te zhenevieves 🙂
    u must learn first how to dissmantle an atomic bomb 😉

  11. Alket Bushi Says:

    Per sa kohe fshihesh te perfshij tek femrat djalosh!

  12. U2 Says:

    dhe s ben keq trimosh faqekuq!

  13. Alket Bushi Says:

    Po thuaj pra qe je femer se po na shkon trimeria dem!

  14. Alket Bushi Says:

    Shenim: Meqenese kerkesa ime per fshirjen e ketyre kater komenteve te fundit qe nuk kane lidhje me shkrimin e mesiperm, por jane vazhdimesi e nje debati te lindur tek shkrimi “Blu”, dy shkrime me pare, sepse aty u mbyllen komentet, nuk u pranua per arsye korrektese ndaj komentuese, une lashe kete shenim…

  15. un Says:

    Pas nje udhetimi te gjate dhe daljes se llapes nje pash jashte duke folur me dike qe s’puth fare nga truri i vogel, erdha serish te them dy fjale.

    Do mburrem ca tani, per te miren e popullit, sigurisht. Kam vene re se lexuesit dhe nderhyresit ketu me lexojne dhe respektojne disi. Kjo eshte gje e mire. Ne pergjithesi perpiqem te mos i zhgenjej. OK, meqe shoh se njerezit me duan ne njefare mase, do te mundohem t’ju them dy fjale krejt te sinqerta.

    _________

    Ne lidhje me shkrimin lart : Alket, shkrime te tilla, mua me pelqejne per vete. Te jesh i qarte se e vleresoj shume perpjekjen tende, eshte gjithmone e kendshme te degjosh se ka njerez qe mundohen te thone diçka, ne menyra dhe forma qe e kalojne stilin e rruges. Nga kjo, me vjen vertet mire qe ka njerez si ty qe lexojne, perpiqen te kuptojne, dhe orvaten te reflektojne mbi gjera qe i shqetesojne. Pershendetje, mik.

    ____________

    Ne lidhje me nje incident te ndodhur dje dhe, me ç’po shoh, edhe sot : ka nje personazh qe ka lexuar diçka nga Dorina Bebja dhe e ka sulmuar hapur. Le ta them menjehere, kjo forme nuk me pelqen. Jam partizan i kritikes, me pelqen te ve ne pah gjera qe nuk shkojne, por mendoj se kete e bej kur kam nje synim POZITIV. Sa here qe kam lexuar diçka qe nuk me pelqen, madje dhe qe e urreja ate ç’ishte shkruar, s’jam mjaftuar asnjehere me fjali te thate : kjo s’ben dy leke. Jam munduar gjithmone te sjell argumente perse nuk ben, ku çalon, dhe çfare ka anash. Psh, nje “shkrimtari” i kam thene se mbase nuk eshte kjo rruga per t’u bere shkrimtar, dhe se do te bente me mire sikur te lexonte nja 10 vjet libra dhe pastaj te merrte penen. Dhe i kam vene ne dukje te gjitha te metat e krijimit.

    Mirepo, personazhi yne ketu, qe duket madje se me respekton sepse cileson qe me lexon shpesh, nuk eshte lodhur fare qe te thote perse nuk i pelqen teksti i Bebjas dhe ku jane te metat e saj. Eshte gati njelloj si te te arrestojne pa e ditur ç’ke bere, ose njefare personazhi K.

    Pastaj, sulmet apo fyerjet ndaj nje personi, jane me te vertet gjera te nje epoke tjeter. Nuk e di, nuk me la shije te mire gjithe ky “acharnement” ndaj Bebjes. Personazhi ne fjale, nese do mendimin tim, heq dore nga kjo menyre dhe rikthehet ne nje kritik normal, me pika nje e dy e tre, dhe pa fyerje kunder personit. Une mund te qortoj nje shkrim, por kurrsesi personin qe e ka shkruar. Aq me teper ta fyej.

    Megjithese s’eshte tema, shkrimi i Bebjas me pelqeu. E them sinqerisht, pa pasur frike mos dikush tjeter zhgenjehet nga kjo. Perse me pelqeu ? Ok, ja ca pika :

    – Sepse ishte e perkore. Nuk kishte teprime, fryrje fjalish, vinte si e lirshme.
    – Sepse m’u duk se verejta nje doze te mire trillimi, dmth shkeputje nga jeta vetjake.
    – Sepse kishte njefare fryme qe mbeshtillej gjate gjithe shkrimit, dmth nuk ishte e hallakatur.

    Si lexues, nuk mund t’i bej nje gjykim moral (a kishte te drejte vajza te ndihej keshtu apo jo, mos ketu e shkelte e aty jo, e tralala). Thjesht verej se ne teresi, ishte tekst qe lexohej mire, e qe e terhiqte lexuesin ne vorbullen e vet, te ngjallte ca kureshtje.

    OK, edhe kur pelqehet, edhe kur s’pelqehet nje tekst, mire eshte te thuhen ca fjale si e ku e pse. Sepse nuk e kam kuptuar ndonje deshiren e njerezve te bejne ca komente : “wow ! e mrekullueshme !” ose “kjo eshte kot fare”. Keto me lart, nuk jane as gjykime, as vleresime, por jane POZICIONIME. Per ata qe s’e dine keto fjale, duhet te perfytyrojne nje bunker, dhe dy shtete imperialiste qe kane sulmuar vendlindjen tuaj. Dhe jepet urdheri per pozicionim. Dhe te gjitha zene bunkeret e veta, shtrihen aty tek dritarja dhe rrine pa levizur deri ne urdherin per zjarr. Ky eshte pozicionimi : nje qendrim PARTIZAN. (pro ose kunder – por ne menyre kategorike). Keto qendrime, ne gjykime tekstesh, jane pese me hiç.

    Po e mbyll me dy fjale ndaj personazhit ne fjale : te lutem, po te ma degjosh nje fjale mua, nuk eshte mire kjo qe ben. Gjithe te mirat dhe gezuar festat e fundvitit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: