Blu

by

Ora 22.30

Dritat u fikën sonte. Jashtë bën ftohtë e unë jam në dhomën time. Kam ndezur një qiri. Jo se kam frikë nga errësira, por që të mos ndihem vetëm.Vendosa të shkruaj diçka pasi ka kohë që nuk e bëj. Shkrova dy tre rreshta dhe e grisa letrën se mu dukën boshe. Shi nuk po bie më. Bën ftohtë. Sot nuk fola me prindërit. Nuk doja t’i merrja në telefon. Isha me humor gri , doja të rrija vetëm e të mos flisja me njeri. Pastaj duke qënë se unë jam njeri që mërzitem shpejt, pse duhet që ata të përjetojnë lajthitjet e mia momentale? Mua më ka mjaftuar vetja gjithnjë. Asnjëherë s’kam ndjerë ndonjë nevojë të madhe për prani njerëzish, por prindërit janë prindër .

Ora 23.30

Sot ka qënë një ditë e lodhshme. Kam larë shumë pjata, restoranti kishte shumë njerëz. I thashë një kolegut tim të më ndihmonte se duart më kishin ngrirë nga të ftohtët, por atij i duhej të ikte se e priste e dashura të cilën kishte dy orë pa e takuar. Dy orë… për të qeshur apo jo? Nëse do të kisha një të dashur, s’do më bëhej vonë edhe të kisha një javë pa e parë. C’janë dy orë. Dy orë janë të barabarta me pesëdhjetë pjata të lara dhe një pushim prej pesë minutash sa të të ngrohen pak duart tek reflektori që ka sjellë Jona.

Jona është punonjësja që erdhi muajin e shkuar. Duke qënë se e ndjente shumë të ftohtin nuk mund të bënte ndryshe vecse të blinte një reflektor e ta sillte në punë. Ajo është studente si unë. Këtu ka ardhur një vit më parë. Unë kam gjashtë muaj. Të mendosh sa shumë kam për të lexuar . Ka dy ditë që nuk fle. Javën tjetër më pret një provim nga i cili varet dhoma ime dhe një sasi parash që do më ndihmonin të përballoja jetesën për një vit. Ndoshta do i kërkoj Jonës të më zëvendësojë….

Ora 1.00, dritat s’kanë ardhur akoma.

Sonte s’ka drita. Në fakt as unë s’paskam dëshirë të studioj këtë natë. Në punë më dhanë leje të dilja dy orë para meqë rrugët ishin të bllokuara dhe makina që përdorim për personelin nuk funksiononte, kështu që e bëra rrugën në këmbë. U mbusha me frymë. Ajër i pastër. Sot kam kuptuar se dimri këtu është i bukur. Tani që e mendoj, dritarja e dhomës sime ka një pozicion të atillë prej së cilës mund të shoh një nga rrugicat më të bukura të qytetit. Eshtë plot pemë, edhe pse tani në dimër është disi e trishtë, por prap më pëlqen.

Javën që shkoi bleva një cd me muzike klasike. Ka disa ditë që jam bërë si shumë melankolike, e kam nga lodhja me siguri. Në fakt melankolia s’ka lidhje me muzikën klasike, por duke qënë se jetoj vetëm, muzika klasike më bën të ndihem si brenda një bote të madhe. Unë pëlqej shumë Beethovenin. Nganjëherë më duket sikur më ngjajnë pjesët e tij, sidomos simfonia e nëntë. Nuk e di pse Bethoveni e muzika e tij me ngjasojnë me ngjyrën blu.

Kësaj nate i përshtatet Vivaldi me një nga katër stinët, “Dimri” . Ka një violinë që depërton në çdo qelizë timen. Dje e mora ta vë në punë, aty ku rri e pushoj, kur nuk kam asnjë pjatë për të larë. Maria, përgjegjësja jonë, më tha se isha e çuditshme, se nuk dëgjohet në mes të ditës muzikë klasike mes njerëzish e rrëmujës, që nuk isha me këmbë në tokë dhe se ëndërroja shumë. Madje ajo mendonte se unë isha një romantike e thekur pasi shpesh herë i tregoja ndonjë strofë poezie që më kishte ngelur në mendje nga ndonjë libër që kam lexuar. Si mund ta mendojë ajo këtë gjë, kur unë laj pjata njëlloj si ajo?

Ora 1.30 as

Qiriu po më mbaron, vetmia ime pa të sa vjen e shtohet, i ftohti po ashtu. Flokët kanë filluar të më bien. Lëkura më është zbardhur shumë, jam dobësuar dhe më ka rënë një si hije trishtimi më thotë Maria. Unë i përgjigjem me seriozitet se e kam nga dashuria për këtë qytet, dashuritë e mëdha të bëjnë të vuash dhe ia shkreh të qeshurit me të madhe. Ajo bën një qeshje ironike e më thotë se unë nuk jam aq moskokëçarëse sa dukem dhe do bëja mirë të bisedoja me ndonjë shoqe ndonjëherë, por mua më pëlqen heshtja. Preferoj të mos ndihem, madje dhe kur besdisem kam frikë t’iua ul zërin ditëve . Unë nuk bëj zë as kur qirinjtë që blej më mbarohen në netët me shi. Nuk bëj asgjë për të prishur këtë qetësi. Ja erdhën dhe dritat. Dritat blu si muzika e Beethoven-it…

Advertisements

Tags: , ,

41 Responses to “Blu”

  1. Alket Bushi Says:

    Kronike e ndershme, ka jete dhe vertetesi jete, me nje veshje endrre qe te ben per vete, me pelqeu! Pergezime Dorine!

  2. dana Says:

    blue soul 🙂

  3. @. Says:

    Po muzika e Beethoven pse qenka blu???

  4. Marse Says:

    M’pëlqen lexoj kaq shume Blu 🙂

  5. Shity! Says:

    Muzika e Beethovenit eshte blue sepse i eshte mesuar syu ta shohi te windows media player, qe del ai sfondi Blue, nqs e keni parasysh. 😀

  6. dorinaB Says:

    Po po ashtu eshte, ja dikush qe me kupton. Ky qe goxha shpjegim i thelle e shkencor …
    😀

  7. un Says:

    Pjesa me pelqen. S’do ta zgjas shume se do te me akuzojne pastaj per “intélligence avec l’ennemi”. Shpresoj te jete pjese e ndonje shkrimi me te gjate, mbase dhe me ambicje te tjera. Ca gjera te vogla tek-tuk, jane krejt te paperfillshme, 30 sekonda pune.

    Ah, se mos harroj, ato “am”, mendoj se duhet te hiqen, shkruhet thjesht ora 01.00 ose 01.30.

    Tjater, eshte OK, pjese e bukur.

    Pershendetje.

  8. Shity! Says:

    nQS ti i quan shpjegime te thella* e shkencore*, talljet e menderes time me shkrimin, atehere te pergezoj e dashur! 😀

  9. dorinaB Says:

    ti ( dmth “un”) mund te zgjatesh sa te duash, nuk eshte problem :D. Ke te drejte per “am” “pm”, do e rregulloj se ngjan jo mire ne fakt, ska vend tek shqipja njehere.

    Po “Shity” u desha une qe te zbuloje sa i/e thelle dhe shkencor je, me i/e vemendshme ndaj vetes here tjeter…”njihe veten dhe do fitosh 1000 beteja” tha dikur dikush qe ishte jo aq i thelle sa ti . Bravo 😀

  10. Shity! Says:

    Dorina kaq esence mund te japesh? Dmth me ate Bravo ne fund, mu duke si ato punonjeset e Lori Caffe ndersa shperndajne dhurata,
    BRAVO , KE FITUAR NJE LAVATRICE ME BLUE RAY CD BRENDA. 😀

    “I’ve spent ten miserable years looking for her, prandaj edhe skam pasur kohe ne fakt me njoh veten, po fale TC edhe teje… erdhi kjo dite” 😀
    Te detyrohem ndonje Toast apo Express meqe ra fjala.

  11. Alket Bushi Says:

    Shity-t: Do ta njohesh veten kur te shohesh me pak televizor dhe kur te te vije ndot edhe prej vetes qe maskohesh me emra fekalesh… Seç eshte edhe nje futbollist me emrin Mutu, po ai te pakten eshte realisht i fisit te Mutajve…

  12. dorinaB Says:

    Pse ” Shity” bravo eshte goxha batute. Thjesht paster e pa gabime;)
    Te te degjonte ndonje nga ato punonjeset e Lorit do te ndiheshin shume te vleresuara prej komentit tend.
    Po po prandaj e kemi TC , te sjelle ndricoje njerez si ti 😀
    Toasti dhe expressi nuk shkojne per mendimin tim, s’paske fantazi. Plus qe une nuk preferoj as njeren as tjetren , keshtu qe ruaji parate per dite te veshtira 😉

  13. Shity! Says:

    Alket Bushi, me vjen kaq keq qe e paske mare keq komentin tim ndaj pacavurreve si kjo me siper. Si i tha ai- ( 2 keq, nje kaq, jo keq.) 😀
    Edhe mos harxho kohen me komentet e mia, sepse e thashe qe po tall menderen. 😉 Dmth mos i hyr koke e kembe me filozofite e zberthimet e tua musteqesore.

    Im the Shit!
    Po s’mund te them te njejten per shkrimin, sepse do i jepja vlera.
    This is not the shit!
    Dorina, me ndriconi posi. Mekem duke qesh ndersa ju lexoj. 😀

  14. dorinaB Says:

    Ndryshova mendim ti e njihke mire veten 😉
    Prandaj jemi ne qe te zgjasim jeten e njerezve, te qeshin sa me shume.
    😀

  15. Alket Bushi Says:

    Perballe topit dredh mustakun tararam! (Duhet te kesh shije edhe nese e ke ndare mendjen te fyesh, Shity…)

  16. dorinaB Says:

    “ehe” ke harruar pa me sjelle Kunderen, se tani u kujtova 🙂

  17. Shity! Says:

    E ve me bast Dorina, qe s’ia ke idene me te vogel ca dmth ka fjalia
    Im the shit! 😀 , ndoshta e ngaterron me Im shit!
    Do i lutesha Kolegeve te stafit TC te te iluminon e ty pak. 🙂

  18. dorinaB Says:

    Kur Madona dha ne Paris nje koncert, iu drejtua njerezve ” Paris is the shit”, njerezit e keqkuptuan se ndoshta ne mendjen e tyre menduan ate qe Madona nuk desh te thoshte. 😉
    Madona eshte vajze e zgjuar.

  19. Alket Bushi Says:

    Ku eshte Darieni? Keto komente duhet te fshihen, historiku i blogut s’ka nevoje per to. Shity, provo edhe nje here nga fillimi, mund t’ia dalesh me mire…

  20. Shity! Says:

    Alket, eshte Dorina ktu. Ajo eshte mesuar te fshije komente.
    Kur u fshi endrra e Ehe-s, nuk eshte se me ben shume pershtypje te fshihen te miat. 😀

    Por me duhet te pranoj qe kalova shume mire mes jush. Masditja ishte e merzitshme, e mu desh nje gje me u marr. Edhe ja. 🙂

    Edhe sa serioz je mer Alket, qeshu rini qeshu…

  21. dorinaB Says:

    Po po e kuptuam qe ishe e merzitur “Shity”, por ska gje se kalon 😀
    Neser dite e re 🙂

  22. Shity! Says:

    Pikerisht pra e dashur.
    Madje i qenkam pershtat dashje pa dashje edhe shkrimit, Blu.
    E pse te me fshihen komentet? Madje kerkoj thumbs up edhe pozite ktu ne TC. Dua yje!

  23. dorinaB Says:

    Do jete nje nga “features” te reja te tc, ta premtoj.

  24. @. Says:

    Ne fakt me problematike se komentet e Shity! jane shkrimet e Dorines te cilat jane fyerje per te gjithe ata qe i kane thene apo i thone vetes shkrimtar.

  25. dorinaB Says:

    @, une sjam shkrimtare, uh jam me kilometra larg. Keshtu qe shkrimtaret le te rrine te qete e ti bashke me to.
    Fakti qe ti u shqetesove te shkruash kete koment, tregon se shkrimi nuk hyn fare ketu…;)
    Naten e mire te dyjave nga une!

  26. Alket Bushi Says:

    Komentet duhet te fshihen dhe pike! Partia mendon per te miren e popullit! Rrofte shoku Darien!

    Autokritike: U premtoj shokeve dhe shoqeve qe do zgerdhihem ne fillim dhe ne fund te çdo fjalie qe do komentoj. Edhe po s’mu qesh, do shterngoj rripin dhe do qesh, sepse keshtu na do Partia, te qeshur!

    P.S.: Ketu, ne kete blog, vijme per te treguar me te miren tone, ose te pakten diçka qe ia vlen te degjohet. Personat apo shprehjet vulgare (uroj qe ty Shity vetem merzia e pasdites te te kete bere te shkases paksa nga vija e Partise) jane te perçmuar, duhen larguar me shqelma si qej te zgjebosur, u kuptuam? Dhe ti @, nese te duket tallja e menderes gje me e kendshme se shprehja e melankolise se nje krijese hyjnore, te keshilloj te merresh me bisnes letrash higjenike, pasi ecen mjaft si bisnes, merret vesh, te pasme kane te gjithe, tru ne perdorim kane vetem disa.

  27. U2 Says:

    look, a very smooth and nice piece of solitude, but, unaza hyjnore, krijesa hyjnore? wowowowowooww! huhuhuuujaaaa, cu be teze TC shkesee 😛

  28. Alket Bushi Says:

    A mbron B. => A dashuron B. => A martohet me B. => Kjo tregon qarte se ekuacioni eshte zbuluar pas shume kerkimesh te lodhshme! Eh, more kolopuçer te vegjel, kur te rriteni do filloni ta dalloni qysh tek ngulja e dhembeve kur veza eshte e prishur.

  29. U2 Says:

    mmmhuughghgh! 🙂
    dear, the knowledge consists, in smell first, and taste last 😉
    beyond your untamed stream of consciousness desires, u well be far away so close of even smell something about the ring :))

  30. besa Says:

    mua më pëlqeu ky episodi. po të jetë pjesë e ndonjë gjëje më të madhe do të më pëlqente akoma më shumë.

  31. Alket Bushi Says:

    Tani po! Me ndihmen e nje mikes time anglishtfolese, te mora vesh. Me dy fjale, lufta eshte jete, qofte edhe lufte komentesh, vulgaritetin e perçmoj. Pastaj nuk eshte e hijshme te fshihesh pas nje pseudonimi dhe te nxjerresh kafsherine tende, eshte e qarte se ketij njeriu qe ben kete i mungon fisnikeria. Me vulgaritet jemi ngopur gjer ne gryke, a mundemi te jemi diçka tjeter, qofte edhe ne fshehtesi. Tana t’mirat!

    P.S.: Dorine, ku do e kalojme muajin e mjaltit, se na martuan keta?

  32. Post Spleen Says:

    pupupupupupupu hajde mish-mash hajde.

  33. U2 Says:

    se c eshte e hijshme e se c nuk eshte lerua atyre qe marin vesh ta sqarojne, ne nje blog ku pothuajse te tere nicknameohen.
    djalosh, me thuaj vulgaritetin ne komentet e mia, nese di te percaktosh kuptohet, meqe ke mesuar te perdoresh kete fjale (vulgaritet) si slite per tu rreshqitur impulseve qe te leshon unaza.

    PS. nuk propozohet tjetra ne blog ore, e fton per nje darke romantike te kolonat, dhe e sheh ne sy duke pertypur pataten e prere holle e tere vaj, dhe hap sanduicin me brume pice, dhe fup! the ring, for the preciousss!

  34. Alket Bushi Says:

    Jo, per ty U2 s’kisha dicka te drejperdrejte per vulgaritetin, u bere pis pak qe mbrojte vulgaritetin e komenteve te Shity-t, u morem vesh? Dhe nuk te lejoj te me drejtohesh me “djalosh”! Per ata qe fshihen pas pseudonimeve dhe nuk fyejne, por maksimumi kundershtojne, sado ashper, nuk kam asgje, e kam me ata qe abuzojne me kete fshehje. Une nuk komentova ketu per te mbrojtur Dorinen, komentova vetem prej irritimit qe me shkaktuan komentet e Shity-t. Po ta kisha prane ate Shity-n dhe te ishte mashkull, do ia kisha ngjeshur direkt turinjve! Nese eshte femer dhe ka probleme personale me Dorinen, eshte tjeter gje, vecse une i ve vizen si njeri me ate koment qe lexova. Ketu ne blog vijme dhe duhet te vijme per te ndriçuar dhe per t’u ndriçuar, derrat s’kane vend ketu! Rrofte Partia!

  35. Shity! Says:

    Ej shume i lezetshem ti Alketo. Me kto grushta njehere, tani vertete qe komentet e mia ishin te ndyra, po kto grushtat e tua si ti quajme?
    Grushta te ardhur nga vendet malore e te pazhvilluara? Apo grushta pupelore?

    Pastaj se morem vesh ca te preku ty kaq shume? Mos valle e keni shkruajtur bashke me Dorinen kte?
    E the bukur. Vijme per tu ndricuar, jo per te pa te ngritura ne qiell preshera si ky.
    Edhe e di ku mesoj une me shume alketo?
    Te shkrimet e Darienit, Post Spleen-it, edhe komentet e Ehe-s. Te tjerat pastaj jane mere me long se mishi its over.

    U2 me pelqen nicku jot aq shume, me i bukur se i imi.
    Edhe pse i imi lidhet me Blu-in siper, e jo me mua. 😀

  36. Alket Bushi Says:

    Tek pjesa e fundit me duket se po monologon, ka shume mundesi te jesh perseri ti U2, po nejse, s’kemi si e vertetojme. Nese shkrimi s’te pelqeu do te ishte e mjaftueshme te shkruaje pershembull: “Shkrim medioker.” Komentet qe jane ketu do i kerkoj Darienit me ngulm qe te fshihen, here tjeter behu me i/e kendshme kur te vjen te sulmosh.
    Mire qe i vlereson te siperpermendurit, edhe une i vleresoj gjithashtu dhe kam mesuar prej tyre, ama sa per komentet e mia patjeter qe do i percaktosh te kota, pse c’te pres tjeter? Mire qe i paske lexuar te pakten, edhe ke mesuar ndonje gje ne menyre te pandergjegjshme.
    Sa per marrdhenien time me Dorinen, ne njihemi pak, jemi miq ne facebook dhe jemi takuar ne nje mbledhje te tirana calling, ajo eshte thjesht mike e imja per aq sa mund te quhemi miq per njohjen qe kemi. Shkrimi i Dorines ketu eshte me se i pranueshem per botim, po s’tu duk i tille, urdhero e na bej nje analize letrare.
    Grushtat na funksionojne edhe ne te zhvilluarve kulturalisht kur nuk hyjne ne pune mjetet e tjera, Shity!

  37. U2 Says:

    grushti eshte koncept meditativ shume kompleks.
    problemi me grushtat eshte se asnjehere se di se kush do jete hundeleshi qe fati ka percaktuar per ty! 😉

  38. Alket Bushi Says:

    Hundeleshi ne qofte vertet trim, ka te gjitha te dhenat te na gjeje, ne qofte burrec te struket ne vrimet e vet!

  39. Shity! Says:

    Alket mu neverite sinqerisht.
    E lexove ti menyren si fillova une me komentu ?
    Komentova pa e prekur shkrimin fare, ndersa pergjigja qe e zonja e preshit ktheu, revoltoi vazhdimin e komenteve tjera nga ana ime.
    Hidhi i sy , mos na dil si Zorro me shpate ktu, me be heroin me tastiere. 😉

    Edhe mjaft me presionin e fshirjeve te komenteve se aq me ben.
    Vetem se me vjen keq per bojen e kompjuterit qe u harxhu.
    Po do na e dhuroni ju si staf TC per festat e fundvitit besoj.

    P.s Kisha harru shkrimet e Loerit, edhe ato i lexoj me endje. ♥ hahahha

  40. Alket Bushi Says:

    Ajo nuk revoltoi, te ktheu ironine me ironi.

  41. tiranacalling Says:

    Ka mundesi vetem ta permbani pak veten!

    Nuk besoj ne fshirjen e komenteve nese nuk jane fyes.

    Ne kete blog gjithmone komentuesit jane rregulluar vete, duke perdorur nje gjuhe te caktuar midis tyre. Besoj edhe se jeni te gjithe te rritur edhe s’keni nevoje per njeri qe t’ju rrije mbi koke.

    Ah, po nderpres komentet ne kete teme duke qene se eshte e qarte qe vetem per temen nuk po flitet.

Comments are closed.


%d bloggers like this: