Vallëzues, Klube, Fëmijë e Kafshë

by

nga Loer Kume

Shiu i imët dhe krejt i dashur i darkës binte e lagte flokët e saj që kurrë s’ mbante çadër. Në rresht për një duke kaluar trotuarit të mjaftueshëm për një kalimtar mu në zemër të mbretërisë së njerëzve “In” të Tiranës, e tërë vendit tonë krenar.
Hajde, nxitoni pra, po na presin!
Po mirë pse të nxitojmë? Ne jemi jashtë, ata brenda janë, ngrohtë…
Dekolte e drita, pemë krishtlindjesh, ngjyra të ndezura e kapuçë babagjyshësh në mes të atij acari, flokë të shkëlqyer, këpucë marke, rroba marke, parfume parfume aroma aroma ëmbëlsuese, ndjellëse, afrodiziakë ajrorë që tërheqin antenat … muzikë që dilte vjedhuraz nga dyer që hapeshin për sekonda, njerëz që hynin e dilnin…
U lagëm, nxito…
S’ dua! Ti e di që shiu s’më shqetëson, por më ngroh, shih si përqafon !
Ajo ngriti fytyrën në qiellin e errët, e pa në sy piklat që shndërrisnin një moment nën dritat e kuqerremë të rrugës e i binin drejt e në sy.
Duket sikur të puthin mijra zana mini, është fantastike!
Po pengon njerëzit po ec!
Atëherë dal në rrugë unë! U hodh symbyllur në mes të rrugës fatmirësisht pa makina.
Heeeej!
Një motor me zhurmë të tmerrshme nga ingranimi i qellimshëm i marshit, e bëri të hapte sytë e të shmangej.
Atë sekondë dora e tij e tërhoqi në trotuar, ndërkohë Joana kërkoi lekë të vogla.
Ci do?
T’ja jap atij fëmijës se gjynah!
Lëre se atë punë kanë ata, e në mëndje i erdhën fytyrat e ëmbla e të pista me sy të djallëzuar që silleshin rrugëve, të cilave u jepnin kuptim e shije.
Jo se është gjynah!
Ajo ktheu kokën disi shkarazi të shihte gjynahin.
Ajo ç’pa, ishte një qen, në një karton, në një cep pallati, një qen të gjatë, me veshë llapushe të ulur, një qen i lagur deri në palcë, ulur me këmbët e pasme kryqazi, dy këmbët e para mbështetur dobët, dridheshin këmbët, dridhej ai, e tundej me një sjellje prej njeriu të mjerë e të dehur, të cilit i kishin mbaruar kreditet e jetës!
E sikur ta ndjente, diku pak metra më tej, për hesap të tij, ulur në buzë të rrugës, një fëmijë i vogël, një kërthi, maksimumi dy vjeç jete, me sytë e pastër, të lagur nga shiu në fytyrë, pa kapuç, duke u dridhur, veshur si top me lecka me ngjyra, fytyrë e ëmbël, ëngjëjt ti merrnin të keqen, vështrimi i tretur hutueshëm, nuk kërkonte asgjë ai fëmijë, të fundit ishin paratë e qelbura që Joi i vuri me ndohte mëshire në pragun ku ishte ulur, të cilën ai e pa me përhumbje e harrim.
Shiu binte pingul, njerëz që ecnin rrethueshëm, neve që shkonim drejt, këto lëvizje matematike, gjeometrikisht të rregullta, të tëra iu rrotulluan në kokë e çdo gjë tundej e shkundej rreth dy pikave fikse, që nuk kish gjë në botë që mund ti çbënte tani më. Një qen i drobitur, e faqet e buta e të zbardhura, buzët që i dridheshin, sytë e lagur nga shiu, flokët kaftë të qullur të fëmijës me pamjen e jetës së sapokredituar kot së koti në çoroditje e sipër, dëshmi e kushedi ç kthese të pakuptueshme mizore në ekuacionin e përgjithshëm…
Nxituan u futën në errësirën e klubit, dhe vera e kuqe ëmbëlsore, hareja e natës, e njerëzve të ngopur, të larë, të ngrohtë, mendjet mbushur nga alkoli dhe ritmi, të qeshurat me gjithë shpirt, vazhdonin të theksonin pambarimisht, dëshpërimthi, dy pikat e vetme të referimit të Universit, një fëmijë e një qen të lagur.
Dhe pamundësia prej kafshe të frikësuar për tu afruar e përqafuar, e ngrohur ato frymë të dëshiruara, solli vetëm neveri ndaj lotëve të nxehtë e pa leje, neveri për nxehtësinë e lotëve hipokrite që s’ngrohte dot as dhe një fëmijë a qen!

 

Tags: , , ,

22 Responses to “Vallëzues, Klube, Fëmijë e Kafshë”

  1. un Says:

    Loer,

    Do te te flas hapur, me qellim qe te nxjerrim diçka nga “debati”.

    Pjesa me pelqen per nga tempi, per nga orvatja jote per te gjetur fjale, kombinime dhe per fjali disi te distiluara qe jane shenje goxha e mire. Per veten time, une e marr kete si nje lloj “çeljeje” udhe, pastrim ferrash majtas-djathtas per t’u futur ne nje hulli. Ta them sinqerisht se me pelqen kur autoret mundohen ta marrin seriozisht formimin e fjalise ose sjelljen e idese ne nje menyre me te ngritur nga e folura e rendomte. Nga kjo ane, duhesh pershendetur.

    Nga ana tjeter, ka diçka qe bie ne sy, qe ka te beje me tekniken apo me disa “rregulla” strikte qe duhet te kete nje rrefim. E kam fjalen pikerisht per “kameran”, per piken e references. Ketu, ne kete pjese, ke kemi ne si pike reference ?

    Persa i takon kohes, rrefimi eshte ne te kryeren e thjeshte. Shume bukur. Kjo kohe eshte koha e “rrefimit” par excellence (shiko nje shkrim qe kam pergatitur diku ne nje cep timin). Zakonisht, dmth ne pergjithesi, kjo eshte koha e rrefimit ne veten e trete.

    Dhe ketu vijme tek pika kyçe : kush flet ne kete pjese ? Kush rrefen ?

    Nga nje vezhgim i vemendshem, del se kemi (e di fort mire se te ka shpetuar) dy pika referimi. Ne nje çast duket se kemi te bejme me nje rrefim ne veten e trete, dmth rrefyesi eshte anonim :

    “Nxituan u futën në errësirën e klubit, […]”

    Ketu, rrefyesi eshte nje i jashtem ndaj dy personazheve, eshte shkrimtari qe rrefen nje histori per dy vete. Kjo eshte menyra psh, kur krahas historise me dialogje apo monologje, autori fut pershkrime te natyres. Psh :

    – Jo, tha ai, s’do te vij sonte.
    – Mire, tha ajo, si te duash.
    Qielli ishte i kthjellte, shiu e kishte lare henen dhe ajo vezullonte… e tralala.

    Ketu, futja e pershkrimit te natyres tregon qarte se jemi ne rrefim te paster, por nga askush. Keto nuk jane pershkrime qe i ben nje personazh, por i ben shkrimtari per te ndertuar nje histori.

    Kurse ca me lart, kemi nje fjale qe e permbys kete pike referimi sepse ne shkrim gjejme :

    “Shiu binte pingul, njerëz që ecnin rrethueshëm, neve që shkonim drejt, […]”

    Shikoje mire tani ate “neve”. Kush flet ketu ? Patjeter qe njeri prej te dyve, djali me siguri. Tani rrefimi del se eshte nje rrefim i njerit prej personazheve, dmth ne veten e pare.

    Keto dy pika referimi bien ne kundershtim me njera-tjetren, njera duhet t’ia leshoje udhen tjetres. E di mire se mund te te kete shpetuar nga nje “hutim” apo “lodhje” apo “leshim” i çastit porse duhet rishikuar.

    Kjo rregullohet lehte :

    – ose ti do te perqafosh rrefimin ne veten e trete dhe pastaj do te kemi :

    “Shiu binte pingul, njerëz që ecnin rrethueshëm, ATA QE SHKONIN DREJT, […]

    – ose do te perqafosh rrefimin ne veten e pare dhe do te kemi :

    “NE NXITUAM PER T’U FUTUR ne errësirën e klubit, […]”
    ________________

    Kisha dhe diçka tjeter por eshte fare e vockel, njehere tjeter.

    Tungatjeta.

  2. pse sterio? Says:

    po rrefyesi mund te jete edhe nje i trete qe ecen ngjitur me ato dhe si ata laget nga shiu, aq afer sa per te degjuar bisedat dhe mendimet e tyre, por qe nuk i shoqeron ata per ne klub. eshte njefare akti proteste i rrefyesit, atij ndjekesi besnik, eshte simbolike i dashur ehe…
    apo jo loer?

  3. loer kume Says:

    faktikisht une jam nisur nga personi qe ecen krahas “asaj” ne fillim, te historise, e pastaj une, personi ne cep, vritem nga ngjarja qe kam treguar me siper. jemi nje grup, eshte ajo, dhe une qe rrefej. se di, po e shoh, ben vaki kam bere ndonje rreshkitje ne veten e rrefimit.
    i kam lexuar … ne letrat e gjuhes shqipe, ehe😉

  4. un Says:

    Loer dhe pse-sterio,

    Qe nje tekst letrar te kete dy persona qe rrefejne, kjo eshte krejt normale. Madje ka dhe me shume. Por ama, ne çastin qe ata rrefejne, secili ne radhen e vet, ata perdorin veten e pare.

    Duhet pasur diçka parasysh, gjithmone : ka vetem nje pike referimi. Kush e tregon historine ?

    Nese eshte shkrimtari, atehere perdoret veta e trete. Pershkrimet nga jashte te nje dialogu jane ne veten e trete. Psh :

    Ai i thoshte asaj se keshtu e ashtu. Ajo i pergjigjej keshtu e ashtu.

    Kjo vlen per ne ligjeraten e zhdrejte. Dhe ne rastet kur ti deshiron te perdoresh ligjeraten e drejte, dmth dialog, monolog, atehere shkrimtari terhiqet nga rrefimi ne veten e pare dhe rimerr veten e pare, thjesht per fjalet qe flasin personazhet. Me shkoqur :

    – Po une te kam thene se ti s’duhet ta beje ! tha ai.
    – Eh mire, harrova, tha ajo.

    Ne keto dy fjali, kemi nje ligjerate te drejte (une te kam thene) ku flet personazhi, por ama rrefimi vazhdon te behet nga shkrimtari sepse ai fut ate “tha ai”, “tha ajo”. Pra, pa e humbur ligjeraten e drejte, ne perseri jemi ne formen e rrefimit ne veten e trete.

    Ndersa kur rrefyesi eshte “une”, dmth nje personazh, atehere ai eshte KAMERA e tere filmit. Fillim e mbarim teksti, libri eshte histori e treguar nga X, Y apo Z., nje personazh, me emer te vetin ose jo.

    Ne tekstin tend kemi nje kapercim te ketyre gjerave sepse deri tek “neve”, eshte OK. Marrim vesh se kemi te bejme me njei te grupit. Por pastaj, ajo “nxituan” e turbullon çeshtjen.

    Dhe ketu do te vij tek verejtja qe kisha ndermend e qe nuk e thashe : nganjehere, nuk duhen anashkaluar peremrat vetore. Nganjehere behet e domosdoshme per te kuptuar. Psh, duke qene se kishim “neve”, dhe tani “nxituan”, atehere lexuesi ben pyetjen : kush nxituan ? Ata ? “Ata, dakort, por kush jane ata ? Dhe si u nda personi qe bente pjese ne “neve”, qe tani te thote “ata” ?
    _______

    Nuk e mora vesh fjaline e fundit…

  5. loer kume Says:

    po keshtu eshte faktikisht, une u shkeputa, ata vazhduan para, me kupton? ajo qe kemi ne mes te pazgjidhur, eshte qe duhet ber eme e qarte qe une ndenja pas, ata bazhduan para. kjo do theksuar. e keshtu besoj qe e zgjidhim ngercin apo jo?
    po thoja, qe i kam lexuar pjeset e ketushme

    http://www.urimnerguti.com/apps/blog/show/5480168-kanceri-i-letrave-shqipe-iii-
    🙂

  6. un Says:

    Problemi eshte se rrefyesi, qe eshte nje personazh dhe jo shkrimtari, nuk permend pothuaj asnjehere fjalen “une” kur pohon diçka. Kjo eshte arsyeja qe peremri vetor eshte nganjehere i domosdoshem. Nuk ka pothuaj asnje pikete te ngulur (une, tani, ketu). Kur “rrefyesi” thote se ajo beri keshtu apo ashtu, dhe ai andje-kendej, kjo nuk le asnje gjurme se po behet fjale per nje rrefyes qe eshte personazh, porse duket si rrefim i shkrimtarit. Ne pergjithesi, veta e pare eshte veta e cila mvishet disi me ndjenja, pershtypje, mbresa.

    Psh, kur personazhi sheh duke u vrare nje njeri, duhet me patjeter te thuhet : “une isha strukur aty e ketu, u tmerrova nga ç’pashe, ose s’me beri asnje pershtypje”, por ama ne duhet ta dime ç’ndodh me kete personazhin, cila eshte qasja e tij ndaj asaj çfare sheh. Sepse po te mos ekzistojne keto, atehere nuk ka asnje kuptim qe te mos perdoret veta e trete dhe ku zhvillohet thjesht nje rrefim i vertete. Ne veten e trete, kur shkrimtari thote “binte nje shi i merzitshem”, kjo “i merzitshem” nuk eshte nje mbrese apo opinion i shkrimtarit, nuk eshte investim i shkrimtarit ne rrefim, porse eshte nje rrefim i paster i pergjithshem : ate dite binte nje shi i merzitshem siç bien shira te tille gjithmone, qe i kane bere vaki gjithkujt. Dmth eshte nje fakt i paster, dhe aspak nje investim ndjesie apo tjeter.

    Gjithashtu, kur kemi te bejme me rrefime te verteta ne veten e trete, ne menyre kategorike nuk ka vleresime morale nga ana e shkrimtarit. Psh, ne keto raste, nuk do te gjesh kurr diçka te tille si me poshte.

    “Dhe pastaj ai e vrau vajzen. Nje krim i vertete, nje mizori.”

    Ketu me lart, “ky krim i vertete, nje mizori”, eshte nje vleresim subjektiv i shkrimtarit dhe ketu e ka humbur topin, i ka futur hundet ne histori, nuk eshte me i jashtem ndaj historise por eshte kryekeput ne liber dhe pastaj kot qe nuk e kthen ne veten e pare dhe aty te thote ç’kerkon te thote.

    Por nese ai shton keshtu :

    “Dhe pastaj ai e vrau vajzen. Kjo, sipas atyre qe e gjeten trupin, ishte nje mizori e vertete”

    atehere jemi plotesisht ne rregull. Vleresimin po e sjell tjeterkush, jane ata qe e gjeten trupin, polici, nje peshkatar, etj etj. Dhe ketu shkrimtari eshte perseri i jashtem, eshte rrefyes anonim i ngjarjes.

    E kam vene re ne disa shkrime autoresh shqiptare (jo tek ty, te siguroj !) se nuk e kane te qarte kufirin mes vetes dhe ngjarjes. Pavaresisht se ndertojne nje ngjarje ne vete te trete, rrefim te paster, shkrimtaret tane nuk permbahen per te futur diçka nga vetja e tyre. Ky eshte nje gabim qe nuk e di nga vjen, ose mbase e di por s’kam deshire ta them.

    Kjo nuk ishte ne rastin tend, te kuptohemi, por nganjehere e kapercejme kufirin aq lehte sa nuk e marrim vesh as vete. Gjera te vogla por qe duhen pasur kujdes.

    Ok, e zgjata shume, dhe ç’mendon ti per pjeset qe ke lexuar ?

  7. loer kume Says:

    hah! c mekujtove! i vetmi shkrimtar i lejuar ne menyre unanime tejepte opinione mbi pesonazhet e tij rrefyer ne veten e trete kuptohet, ka qene victor hugo.
    kjo per te vetmen arsye se ai ishte babai i madh viktor hugo, e nganjehere mund te luante rolin magjepses te zotit gjykues te plotfuqishem, e s ja merr njeri per ters😛

    per pjeset mendoj qe eshte nje analize e mirefillte, dhe je zgjatur shume per nje artikull. tere c ke shkruar mund te zeje shume mire faqe serioze ne nje esse apo studim te paraqitshem.
    por ka dhe nje gje tjeter; pjesa ka mare notat e nje sjellje ne vemendje, nderkohe qe duhet te kete dhembe aty, te kafshoje, te kafshoje librat me te tilla probleme. ose e fundit te sjelle dicka te re. ashtu po qe do jete shume e forte.
    sidoqofte, ke derdhur neurone aty. per c fare ke studiuar un?

  8. un Says:

    Ne ato mendime, une jam bazuar dhe ne ca lexime lart e poshte specialistesh franceze dhe nuk jane te gjitha origjinale te miat. Ama, ilustrimet dhe nxjerrjet e ideve per rastin specifik te letersise shqipe, kjo po. Sepse me ka bere jashtezakonisht pershtypje… le te ndalemi pak ketu : sapo shkrova “me ka bere”.

    Atehere, perse “me ka bere” dhe jo “sepse me beri jashtezakonisht pershtypje” ? E thjeshte fare : sepse une jam ne diskutim, dhe jo ne rrefim. Po tregoj per diçka qe me ka ndodhur gjate segmentit kohor nga “dikur” e deri “ne çastin qe po shkruaj”.

    Nqs une shkruaj “me beri pershtypje”, ketu jam ne rrefim dhe jo me ne diskutim, jam duke rrefyer nje fakt te thjeshte qe mbase nuk eshte i vertete me, tani, sot. Psh, sot mund te mos me beje pershtypje, por asokohe me bente.

    Po vazhdoj tani mendimin : me ka bere jashtezakonisht pershtypje qe koha e kryer eshte si e denuar me vdekje ne letersine shqipe. Provo ti te dergosh diçka ne nje shtepi botuese, perkthim apo shkrim tendin, ku te kesh si kohe KRYESORE kohen e kryer, dhe kur te te thone pa piken e turpit : KJO S’ESHTE SHQIP !!! Kulmi. Sepse ketu vlon ideja famekeqe se letersia eshte thjesht “hip ne autobus dhe degjo ç’flitet dhe pastaj shko ne shtepi dhe shkruaj tekstualisht çfare degjove”. Ne nje kohe qe letersia ka rregullat e veta, nje roman 200 faqesh te del fishek jashte kontrollit po qe se nuk te qarte pikat e referencave kohore.

    Psh, je duke shkruar nje roman ku rrefyesi flet ne kohen e tashme. Shume bukur, data 16 dhjetor 2010. Tani ai fillon te tregoje nje ngjarje qe ka ndodhur ne vitin 1980. Shume bukur.

    Ka dy menyra : ose rrefim, ose diskutim. Rrefimi eshte per nje ngjarje qe ska lidhje me diten e sotme te 16 dhjetorit. Psh, kam qene ne burg asokohe, por ama kam dale nga burgu me 1982, dhe jeta ime nuk ka lidhje me me burgun. Ketu perdoret koha e kryer e thjeshte “Vrava nje njeri dhe bera burg dy vjet”.

    Por nese une jam ende ne burg, atehere une s’mund te shkruaj “Pse te kane futur ne burg, Beqir ? Po ja, sepse VRAVA nje njeri.” Kjo eshte futja kot. Duhet thene : “Sepse kam vrare nje njeri”. Arsyeja : une po e vuaj ende veprimin qe kam bere.

    Koha e kryer lidh te shkuaren me te tashmen, eshte SEGMENT. Koha e kryer e thjeshte eshte e shkuar e ngurtesuar, qe rri atje, eshte PIKE.

    Po nqs gjate kohes qe po tregoj per ngjarjen e 80-es, une te filloj te tregoj per nje ngjarje te 78-es, por tani duke pasur si pike reference vitin 80, çfare kohe do te perdor ? Kuptohet : te tejshkuaren : nga “kam qene” (80) ne “kisha qene” (78).

    Shembull : Nderkohe qe po vrisja mendjen si t’ia beja ketij njeriu, m’u kujtua se KISHA PARE njehere nje film ku… terrci-verrci.

    Dhe keshtu kemi perputhjen e koheve foljore. Kjo “kisha pare” merr kuptim vetem ne raport me “kam qene”-n e vitit 80. Dhe jo me 2010-en kur po rrefehet historia. Per 2010-en e tashme, viti 1978 ngelet njelloj si 1980, e shkuar qe mund te jete ose “e kryer e thjeshte” ose “e kryer”.

    Studimet ? Shiko nje film me Minella Boroven dhe Liljana Kondakçi, “kiu-fiu andej e kiu-fiu kendej”.

  9. alfred Says:

    hahahaha, je i madh perfundimisht . Na e bere t.c kurs si me shkrujt nje roman ore UN, nderkohe qe une mendoja se i kishim kaluar keto faza teknike fillestare te procesit te shkruajturit.
    Mai dire mai – thote taliani.( sa per te ndryshuar identitetin e te huajit)

  10. dana Says:

    kur flitet vetem per rregulla,strukture,kohe..i bie mos ta kesh lexuar pjesen fare.

  11. un Says:

    dana,
    Une e kam lexuar pjesen, madje me shume vemendje. Madje kjo eshte arsyeja qe po derdellis kaq shume, ngaqe siç duket e kam lexuar me me teper vemendje se ju.
    Struktura dhe kohet, qe thua ti, jane abc-ja e letersise. Do nje sekret nga une ? Lexuesi europian ka kohe qe s’do t’ia dije me per historite qe rrefehen neper libra. Eshte i fryre me historite e veta. Puna eshte se ai ka deshire te lexoje dike qe rrefen bukur, qe ka stil. Pa per histori, lexon gazeta ai, sa te duash. Prandaj i thone letersi dhe jo gazetari. Le qe, kur lexoj gazetat tona, mbushem me nje lloj frymezimi qe ne vendin tone 99% e gazetareve e mendojne veten per shkrimtar. Asnje nuk raporton, thjesht rrefen. Hartime e hartime pa fund, pa piken e faktit brenda. Keshtu qe duhen ndare gjerat : letersia merret me rrefimin e nje historie, ndersa gazetaria me raportimin e nje fakti.

    Pastaj une kam pershtypjen se ketu eshte nje punishte shkrimi, ku vijne gjera per t’u diskutuar nga te gjitha kendveshtrimet, pa po ta dija se kam te bej me nobeliste, per zotin nuk e hap gojen.

  12. dana Says:

    Un, ti po thua qe lexuesi nuk do t’ia dije shume per historine e nje libri, por perqendrohet me shume tek rrefimi i bukur dhe stili?
    Nuk jam dakord.
    Historia eshte thelbi, qendra pulsuese; stili/rregullat e shkrimit me siguri jane shume te rendesishme por jane satelite te historise.
    Ne kete blog (po kufizohem ne kete hapsire) kam lexuar tregime/pjese te kujdesura deri ne detajin me te vogel nga autori, ama mua si lexuese me kane kaluar pak a hiç.
    Ka dhe shkrime te tjera qe marrin jete kur i lexoj, e kjo jete vjen tek une ne forme mendimi, imazhi, situate, ndjenje qe bej te mia gjate leximit e pas tij.
    Ka vlere ajo qe me mbetet mua si lexuese, ja detaji qe per mua ben diferencen tek shkrimet.

    Nga ana tjeter,ti ben shume mire qe nxjerr ne pah aspektet me teknike..me siguri kjo eshte pozitive per autorin. Ne tc nuk ka akoma nobeliste, por nja 2-3 emra jam e bindur se do i degjojme ne te ardhmen🙂

  13. loer kume Says:

    cdo kritike detajesh eshte e mirepritur, sepse i jep ton serioz ngjarjeve ne blog.
    tani po vras mendjen, si shqiperohet the catcher in the rye?

  14. un Says:

    Loer,

    Nuk mjafton vetem te te jap nje pergjigje per titullin, çdokush qe di pak anglisht, ta thote. Do te flas pak per historine e titullit.

    Behet fjale per nje poeme te Burns, Comin’ through the rye. Puna eshte ketu : ne roman, Holdeni flet me te motren Phoebe, dhe e sheh veten ne nje fushe me theker ku ka plot e plot vogelushe qe luajne, por ky tani perpiqet qe t’i ruaje femijet te mos bien ne humnere, dmth t’i kape e t’i shpetoje. Titulli eshte KAPESI NE THEKER.
    Simbolikisht, Holdeni nuk do qe femijet te rriten (renia ne humnere). Ti e ke pare ne roman se Holdeni deshiron te rrije gjithnje aq, adoleshent, dhe se tre ditet qe shetit ne New York, jane te frikshme per te, si jete madhoresh. Prandaj enderron thjesht te jete ne boten e femijes, me femije, dhe te luaje perjete.

    Frengu e ka perkthyer “Attrape-Coeurs”. (Kapesi i zemrave). Kjo “zemra” duhet kuptuar si zemrat e vogla, dmth vogelushet.

    E ka perkthyer ne frengjisht nje shkrimtare franceze, Annie Saumont, nje perkthim GJENIAL. E di se eshte perkthyer ne shqip, nuk e di nga kush, por une ia kam bere bete, do t’i humbas ca dite dhe do ta perkthej per qejfin tim dhe te ndonje vellai apo shoku apo miku. Pa qellime botimi. Aq perkthim i bukur eshte ai i Saumont. Kur lexoj kete roman, nuk rri dot pa qeshur, te kap gazi, kenaqesh. Per mua, eshte nje nga librat me te medhenj te letersise. Le qe kot ia fus dhe une, ai eshte i tille, jo vetem per mua. Plot 60 milione kopje jane shitur deri tani, neper bote. Ka mundesi vetem Bibla ia kalon. Per çdo vit shiten rreth 250 mije.

    Shkurt, SALINGER ESHTE NJE PERMENDORE LETERSIE. Paqe shpirtit te vet, atje ku eshte, na la vjet, 90 vjeç.

    dana, pershendetje nga un.

  15. loer kume Says:

    sepse ne italisht eshte perkthyer il giovane holden. librin sapo e mora, se kisha pas pas/kam/ (:P) lexuar. perkthyer ne shqip nga jorgji qiriako. kopertine e bardhe, shume simpatike si ide, por shume e dobet si karton. deri me sot, kopertinat me fantastike i kam pare shtepise botuese dituria (sapo mora librin marina te carlos ruis zafon, dhe nuk ngopem duke shijuar kopertinen) dhe tek tuk ideart (se di ne eshte me ideart)
    titullohet “roje ne thekrishten buze gremines”
    duke qene se se kisha lexuar, tani e kam te qarte kontekstin e titullit.

  16. U2 Says:

    pse kush tjeter vec teje se ka kuptuar fjaline mbyllese?
    joi – shkurtimi i joana- nuk ka lidhje me ate qe s mbante kurre cader. ajo eshte nje tjeter shoqe ne grupin tone, me rendesi te vecante per mua qe po rrefej pjesen pasi e kam jetuar ate.
    gjithcka problem pjesa permblidhet ne mungesen e nje “une” ne nje `cep te ndonje fjalie te tregimit.
    mund te ndodhi nganejhere qe nje dikush ka dale me shoqerine, dhe ka nje admirim te vecante per nje vajze, nderkohe qe aty verdalle mund te permendet dhe ndonej vajze tjeter.
    kam zgjedhur tekniken e fotografimit per te shkruar kete pjese, ose me sakte, me ka ardhur per doresh kjo metode. se pse, as une vete se di,eshte pune instiktive.
    pra, bejme nje prerje ne hapesire kohe, bejme nje pergjim, pak minutesh, diku, dikur, jemi dhe vete aty brenda, dhe rrefejme.
    mbase eshte ca e komplikuar si menyre te rrefyeri, por keshtu kam krijuar e mbaroi ai muhabet.
    u shpjegova me kaq hollesi sepse pashe qe e kishe lexuar pjesen dhe e kishe bere seriozisht. dhe desha te te respektoja.
    nuk kam as qejf as zakon te analizoj une vete shkrimet e mia. sigurisht qe dalin difekte aty ketu ne mekanizmin e rrefimit. une kritikat serioze i mar parasysh dhe i peshoj mire ne momentin e redaktimit perfundimtar te nej tregimi.
    faleminderit enila.
    befsh qejf!

  17. desaparacidos Says:

    Eshte ky kalim ne te cilin insiston edhe UN. Tip ketu

    Shiu binte pingul, njerëz që ecnin rrethueshëm, neve që shkonim drejt, këto lëvizje matematike, gjeometrikisht të rregullta, të tëra iu rrotulluan në kokë e çdo gjë tundej e shkundej rreth dy pikave fikse, që nuk kish gjë në botë që mund ti çbënte tani më.

    ku Syri ngjitet siper e kap gjithçka. Edhe sipas meje ka diçka qe nuk shkon.

    Sa e rendesishme eshte kjo pastaj, eshte gje tjeter!

  18. ABUSER Says:

    tere ky diskutim per nje shkrim te dobet melodramatik dhe patetik si ky i mesipermi?
    keto jane kritika te mirefillta.
    patetik
    melodramatik
    i dobet.

  19. U2 Says:

    sometimes you cant make it on your own, edhe pse abuser. zakonisht abuzuesit ndihen te abuzuar. pa shfaqin abuzim.
    nese do te merresh ne konsiderate per kete shkrim ben mire te flasesh qarte, paster, shkurt, dhe pa gabime mbi kritikat, jo te na derdellisesh mbi sinqeritetin e shkrimit tim.
    nese do shkruash serish me keto terma, une nuk do pergjigjem me as seriozisht e as me te qeshur. abuser,oyu will be contemned😉

  20. ABUSER Says:

    kacurrelat e saj qe lageshin ne shi do ishin shume simpatike te ishin te verdha ne kafe😀 atehere do ishte nje veper letrare e vertete😉

  21. U2 Says:

    gusto gusto kjo dreq dynjaje, por ato ishin te kuqe jo?
    magnificent that hair!

  22. loer kume Says:

    OK.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: