Humbëm edhe këtë mbrëmje

by

nga Pablo Neruda

E humbëm edhe këtë mbrëmje.
Askush nuk na pa të zënë për dore,
kur muzgu i kaltër binte mbi botë.

Nga dritarja unë pash’
lodrimin e perëndimit mbi kodrat e largëta.

E pastaj, si një monedhë,
një copëz dielli u përndez në duart e mia.

Të kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me atë trishtimin që ti ke njohur tek unë.

Ku ishe ti në atë kohë?
Me ç’njerëz?
Cfarë fjalësh u thoshe?
Oh, pse më ndodh kështu: dashuria shpërthen përnjëherësh,
kur jam i trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri që marr të lexoj mbrëmjeve, më ra nga duart,
dhe te këmbët e mia, si një qen i plagosur u rrotullua perëndia.

Gjithnjë, gjithnjë sapo vjen mbrëmja ti ikën,
deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.

Tags: , ,

2 Responses to “Humbëm edhe këtë mbrëmje”

  1. Tweets that mention Humbëm edhe këtë mbrëmje « Tirana Calling -- Topsy.com Says:

    […] This post was mentioned on Twitter by Darien Levani, Tirana Calling. Tirana Calling said: Humbëm edhe këtë mbrëmje: nga Pablo Neruda E humbëm edhe këtë mbrëmje. Askush nuk na pa të zënë për dore… http://bit.ly/g4tWYG #shqip […]

  2. un Says:

    Shume e bukur. Lloji i poezise qe me pelqen. E shtruar, e urte, me figura te kapshme qarte, peizazhe familjare.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: