nga Dritan Mesuli
Mace që shtricet përtueshëm e unshëm
mramja.
Do lule,
lanë pa mëshirë në kthetrat e heshtuna të etjes,
më shohin në dritë të synit.
E harrueme balada e ujit
puthet me vapën që kompozuan yjet e rrëzuem parmramë,
tan natën.
edhe sonte,
ngërdheshje pylli të bamë hi,
përpjekjet e mykuna për arrati!!!!
Nji za pemësh firon,
pa iu nie zani
në ballkonin përballë.
Pa mujtë me i dhanë shpirt
kthjej syte e shikoj
nji mace të ujtun që i luen bishtin kujdo që kalon
në rrugën Despos Sehu.
Asht tashmë natë!!!!
Advertisements
Tags: autore te rinj, dritan mesuli, poezi, shqip
14/12/2010 at 15:57
Kjo eshte shume, po shume e bukur.
Kjo kolona zanore do i shkonte shume