Presenze – Përtej kopshtit pjesa 2

by

nga Folja

“Presenze” është një vepër paksa komplekse për nga mesazhi që përcjell po ashtu dhe për nga pasojat që sjell tëk ai që e lexon. është gati  një prove durimi, një sprove prej se ciles mezi pret të dalesh. është një masaker në mase, për të përdorur një eufemizem a cfare quhet, kunder neuroneve  të pafuqishem për tu mbrojtur. Ky roman përmban cfarea ka me tragjike në botën e sotme, në botën e mbizotrimit të masmediave.

Pra siç thashe dhe në hyrje, kjo vepër është një nderthurje gati përfekte mes përshkrimit ne dukje mëndjelehtë të gjëndjeve të ndryshme njërezore dhe parashikimit të asaj cfare u pret  si përsonazheve të romanit ashtu dhe fantazise se atyre që e lexojnë.

Në pamje të pare duket sikur kjo vepër është një luftë e heshtur mes natyres dhe realitëtit artificial.të jep përshtypjen sikur dialektika e jetës është e përqëndruar ekskluzivisht në marrdhenjen mes natyres  dhe botës se jashtme, që në ketë rast është bota përjashtë kopshtit.

Ky liber, sic thotë dhe Valtër Veltroni në hyrjen që i ben , është mbi të gjitha  një vepër mbi konceptimin tonë të kohes e gjithashtu akt i dhunshem që thyen me force rrjedhen e saj lineare.

Chance Giardiniere – është përsonazhi kryesore i romani, një idiot jo idiot që thyen cdo rregull, që  ben atë cfare në sytë tonë do dukej e pamundur për tu bere. Se mos harroj: E gjithe historia zhvillohet në katër ditë.

Gjeja e pare e rendesishme që duhet thenë është se Chance nuk di të bej asgje moderne; nuk di  të lexoje e as të shkruaje, nuk njeh gazetat, nuk di kush është presidenti i amrikes, nuk di cdo të thotë inflacion e as takse kembimi. Ska shkuar kurre tëk doktori e as ka pire kurre whisky. Sdi c’është kinemaja e as muzika rock. Gjthe jetën e tij e ka kaluar në kopshtin për të cilin kujdesej vazhdimisht deri në castin që  rrethanae bejnë të largohet prej tij dhe,  ajo cfare ben me tëpër përshtypje fakti se  Chance nuk e ka kaluar asnjë here gardhin e rrethimit të baneses.
E gjithe kjo zhvillohet,sipas llogarive të mia, në përjudhen e pare distënsive të luftës se ftohtë. Ose në të kundert jemi në kulmin e luftës se ftohtë. Ose ose , maksimumi jemi në krizen e 1973. Pra jemi ffersisht në vitët 70, vitë në të cilat nisin të behen levizjet e para të Brigatave të Kuqe.

Rikthehemi. Chance nuk ka as Nënë e as Baba, është i lindur prejt shpirtit të shenjtë, si dikush tjetër, por me të vetmin ndryshim se mbi jetën e tij nuk dinë asgje as CIA  e as KGB-ja.

Cdo ndodhi, cdo rrethanë ka një pamje kaq qesharake dhe të trishtë pasi cfaredolloj gjeje që Chance thotë behet një tëoreme e pakundershtueshme për  njerezit me të fuqishem të vendit. Madje presidenti i amerikes e citon shpesh here në fjalimet  e tij kur flet mbi krizen ekonomike e të njëjtën gje ben ambasadori rus. Mediat e kerkojnë vazhdimisht për ti marre ndonjë opinione mbi  problemet e ditës por ai nuk ja ka idenë se ç’behet përreth.

Ai shikon vetëm tëlevizorin, saktësisht vetëm reality.

E vetmja  gje që Chance di dhe thotë vazhdmisht është :” ka kohe për cdo gje, ka kohe për pranveren e për vjështën, për dimrin e ftohtë e për veren e nxehtë. Dhe në kopshtin tim ka kohe kur  pemet celin sytha e kohe kur ngrica shkatërron cdo gje”. Mjafton kjo gje kaq banale për ti bere të gjithe të mendojnë se ky njeri është një gjeni dhe që menyra e tij e drejtë për drejtë për ti thenë gjerat është një dhunti e rralle. Për Chance e vetmja vlere matëse e realitëtit dhe jetës përreth është tëlevizori dhe kopshti i tij. Gershetimi i ketyre dy realitëtëve të ndryshme përben karatërin e tij, nëse po ta kishtë një të tille, përben jetën e tij, atë cfare është në të vertët.

Askujtë nuk i shkon ndermend  se ai nuk di në të vertët as të lexoje e as të shkruaje, që nuk lexon gazetat dhe mbi të gjitha që nuk  është një  financier i  zoti, dhe pse rastësisht ishtë gjendur në shtëpinë e njërit prej njerezve me të fuqishem të amerikes  prej nga kishtë nisur  fama e  tij si një njeri i matur dhe me peshe. E gjithe kjo fale citimit të një poezie të Frostit që e kishtë degjuar nga tëlevizori i tij. E gjithe jeta e tij kishtë nisur me ardhjen e  tëlevizorit. Madje ai duket sikur  e ndan përjudhen historike në “Pas lindjes se tv” dhe “Para lindjes se tv”. Kur e pyesin se sa kohe kishtë që banontë në shtëpinë ku kujdesej për kopshtin ai thotë se kishtë qënë aty përpara ardhjes se tëlevizorit.

Pra është në castin që behet pjese e shtëpise se ketij financieri me rendesi që  jeta e tij ndryshon rrenjësisht. Ai kalon nga një jetë që ishtë e bere prej kopshtit dhe tëlevizori, të cilet i jepnin atë që askush nuk arrintë ti jeptë, menjëhershmerinë e deshirave dhe komoditëtin e të parit dicka të përfunduar, të gatshme, në një jetë të bere me pjese të cilat nuk arrintë ti vintë në marrdhenje me njëra tjetren.

Në jetën e  tij të re ai nuk kupton asgje, nuk kupton as sjelljet e njerezve, madje në castin që gruaja e zotit të shtëpise i afrohet  dhe nis ti preke trupin dhe të zhvishet Chance përpiqet të gjej ndonjë analogji me atë cfarea ka pare në tëlevizor, por nuk arrinë të gjej asnjë imazh të ngjashem. Televizori përben intimitëtin e tij, atë cka ai ndjen kur vihet në marrdhenje me të tjeret, ndersa kopshti i tij është ajo cka ai di të thotë me ze të lartë,
pra përben atë që ai mund të thotë.

Gjeja me intëresantë  e ketij romani është përshkrimi i një individi të lindur e të rritur në një kopshtë, në kontakt me natyren, por në të njëjtën kohe dhe  përshkrimi i një njeriu të izoluar pre ardhjes se tëlevizorit, prej ktij djalli që të sjell përpara syve cdo gje me një të shtypur të butonit të telekomandes.
Kemi gjithashtu venjen në pah të kotradiktave jetësore, reale, të një shoqërie që kerkon të dal prej monotonise, e cila e gjen daljen në një njeri i cili është jashtë cdo standarti modern, njeri që nuk ngjall as me të voglin dyshim për injorancen e tij, një njeri jo i huaj i ditëve tona.

Një tjetër gje intëresantë është parashikimi i asja cfare në do beheshim një ditë pas gati një gjysme shekulli bashkejetëse me mjetë moderne të komunikimit. Do ishim në të njëjtin nivel mendor me ato që vleresojnë si të rralle një përson të rritur me tëlevizorin, që di të flase vetëm për kopshtin e  tij, që ajo cfare i pyetët është gjithnjë dicka që ka të bej me atë që ai di dhe jo me atë që të tjeret i kerkojnë që të thotë.

Një realitet paralel që udheton nëpër kohe dhe na shfaqet përpara syve. Një vella i madh që bie nga qielli pasi ka bere dhjetra vitë udhetim në hapsire.
Ky roman është një kordinatë e vlefshme ku e gjithe analiza jonë e shoqërise moderne behet një me realitëtin në të cilin bëjmë pjesë. Kudo mund të hasim në përsonazhe si Chance, njerëz të cilet janë në gjëndje të influencojnë çarqet me të fuqishme, njerez që mbajnë pushtëtin pa ia pasur idenë e asaj cfare në të vertët ndodh. Ajo cfare kemi krijuar përben atë cfare jemi e nuk ka apologji që mban përballe ketij realiteti kaq të dukshem. Një ditë mund të gjëndemi nën  udheheqjen e dikujt që është rritur me cfaredolloj reality, dike që ka pare të gjitha programet e Maria de Filipit, dike që është rritu me luftërat përsonale të Rambos apo me imazhet mbreslënëse të Apokalise Now.

Kaq kisha.

Tags: , , ,

One Response to “Presenze – Përtej kopshtit pjesa 2”

  1. Tweets that mention Presenze – Përtej kopshtit pjesa 2 « Tirana Calling -- Topsy.com Says:

    […] This post was mentioned on Twitter by Darien Levani, Tirana Calling. Tirana Calling said: Presenze – Përtej kopshtit pjesa 2: nga Folja “Presenze” është një vepër paksa komplekse për nga mesazhi… http://bit.ly/hwsgqZ #shqip […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: