Presenze – Përtej kopshtit pjesa 1

by

Jerzy Kosinski

nga Folja

Kam përshtypjen se ekzistojnë dy përbërës të rëndësishëm pa të cilët një krijimtari letrare nuk mund të quhet letërsi, as e merfilltë e as fillestare. Flas për  dy koncepte të cilët arrijnë të shpjegojnë në menyre të mjaftueshme të ashtuquajturën marrdhënie konceptuale që qëndron në gjenezën e prodhimtarise së cilitdo shkrimtarë.

Faktikisht ashtu siç e shikoj unë duket gati e panevojshme të behet një tasonomi letrare pasi jenë vënë premisat fillestare të klasifikimit i cili mund te bazohet në dy krakteristika në pamje të pare të ndryshme por që janë, mbi te gjitha,  në marrdhenjë jetësore me njëri tjetrin. Por s’eshte ky qellimi i ketij shkrimi. Eshtë më tepër një dëshirë për të treguar dicka mbi një veper që mbart në vete një rëndësi të veçantë dhe që është krijese e një nderthuarje te veçante mes ketyre dy karakteristikave.

E gjithë prodhimtaria letrare është ndërtuar dhe vazhdon të ndërtohet, sipas meje, nga dy përbërës bazë, që janë gjeneza dhe zhvillimi i saj: te ashtuquajturën dhunti për të “përshkruar” x fenomen apo situatë rrethanore dhe për gjenialitëtin e x letrari për të “parashikuar” cka është akoma e mbuluar prej harresës apo prej banalitëtit të ekspëriencës. Keto dy menyra te ndertuarit te nje vepre, të vënë në marrdhenie me njëri tjetrin, arrijnë të japin pejsazhin e plotë të një prodhimtarie ose ndryshe mund te arrijnë secili për hesap të vet të japin e idenë e asaj cfare autori do më më tëpër forcë të përcjellë apo të vëj në dukje si interesante për lexuesin.
Për sa i përket “të përshkruarit” ka shumë gjasa që të ngjalli tek lexuesit  një luftë konceptuale por ajo cfare më tepër më  intereson është thelbi i foljes në fjalë si një akt i cili arrinë të shprehe fuqinë qe mbart nëpërmjet vënjes së lexuesit përballë  zgjedhjeve të ndryshme vetjake. Flas për zgjedhje të cilat e bëjnë të vlersoje një vepër si të mire ose të keqe, të arrire ose të paarrirë, të drejtë apo të zhdrejtë, etj etj.

Për ta ilustruar me një shembull mund të marrim “Animal farm” të Orwell-it. Në atë kohe kritika e ashtuquajtur e majtë e akuzontë shkrimtarin per faktin se përse nuk kishtë marre një derr të veçantë për të përshkruar Stalinin, të ciline  kishte tvënë në të njëjtin plan me Leninin duke i praqitur sikur ishin i njëjti derr. Ndersa kritika e djathtë ishte entuziaste për cfarë kishte lexuar në atë veper ; duke mos dale jashtë vlersimit ideologjik që ishte në thelb antikomunist.

Për sa i përket “të parashikuarit” mendoj se në ketë pike  ai që ben letërsi kalon në një stad tjetër të zhvillimi përceptimor(?), duket sikur behet menjëhere një njeri i shumellojshem nga ana perceptive,  gati një gjeni i cili arrinë të kapi veçanti të cilat do ishin të pakapshme prej syrit të zakonshem. Mendoni për atë cka ka arritur të shprehe Thomas Mann në librin “Marjo dhe magjistari”( kerkoj falje por titulli gjermanisht  mu duk i panevojshem), një përshkrim dhe njëkohesisht një parashikim prometeik i shoqërise që po zhytëj drejtë fashizmit me të gjithe dimensionin njerezore. Apo A.Moravia i cili në  moshë tëpër të re arrinë të krijoje një kryevepër ( Gli indifferenti ) në të cilen parashikon krizen humane dhe ekzistënciale të një shoqërie fashistë e cila është në udhekryq mes thyerjes se një rendi shoqëror të vjetër sa Papa apo të venjes në rrugen e ndryshimit. Përsonazhi kryesore i vepres ka një mendim fiks: të ndryshoje. Ky ishte mendimi i cdo të riu të asaj kohe ashtu si i çdo të riu të ditëve të sotme i cili kerkon me doemos të dale prej monotonise se veprimeve të cilat i duken arkaike, të dala mode e fshtareske.

E njëjta gje ndodh me Pasolinin; përshkrues i rralle i shoqërise konsumistë që sapo i ishtë futur rruges  pa rikthim, rruges që gllaberon cdo dinjitët njerezore.

Duke mos dal prej kesaj tëme apokaliptike për nga pasojat dhe biblike për nga mesazhi që mbart do doja të thoja dy fjale për një liber i cili i ka me bollek brenda vetës të  dy format e lartpërmenduara.

Faktikisht është gati një përmbledhje e asaj cfare thashe me sipër.

Ajo për të cilen do doja te thoja dy fjale është një vepër në të cilen gershetohen bukur dhe thjështë përshkrimimi cnjerezore i një fenomeni që na prek të gjitheve dhe parashikimi e trishtë i një gjendjeje krize të gjitheanshme e cila me kalimin e kohes sa vjen e behet me e pakundershtueshme.

Fatkeqsisht e gjithe kjo ndodh ne te perditshmen e shumices se njerezve, përpara syve tte tyre e përpara sikletit të disa situatave gati ekzistënciale për nga përmbajtja.

Jerzy Kosiński , autori i librit , është një shkrimtare, novelist, polak  për me tëpër mund ti hidhni një sy wikipedias.

Presenze ,është titulli i njërit prej romaneve të këtij autori, bere film prej Hal Ashby-t (Being There).
Titulli  i romanit në italisht, ashtu si dhe filmi, është : Oltre il Giardino.

Tags: , , ,

One Response to “Presenze – Përtej kopshtit pjesa 1”

  1. Tweets that mention Presenze – Përtej kopshtit pjesa 1 « Tirana Calling -- Topsy.com Says:

    […] This post was mentioned on Twitter by Darien Levani, Tirana Calling. Tirana Calling said: Presenze – Përtej kopshtit pjesa 1: Jerzy Kosinski nga Folja Kam përshtypjen se ekzistojnë dy përbërës të… http://bit.ly/eus3Ld #shqip […]

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: