…of a rose

by

nga Edvin Kukunja

 

Duart gjethe, gjëmba gishtërinjtë
Mbi pëlhurë të qënies i yti kujtim

Hapësirë është gjithshka kemi
Koha, po koha,  besomë është e tillë

Është një qytet larg prej këtej
Me rrugicat dhe portin e tij u dashurova
                                                        dikur

Duart  gjethe, gjëmba gishtërinjtë
Thellë në mish i yti kujtim më ka hyrë

Jetët tona do të përshkojnë hapësirë
Besomë atyre rrugicave unë dua të plakem

Ngjeshur e trashur prej epshit për ty
Muzgjeve ndanë portit do të të prisja
                                                   në heshtje

Dashnore ardhur prej lashtësisë
Thuam ç’tjetër gjë ka vlerë në këtë jetë 

Duart gjethe, gjëmba gishtërinjtë
Prej kësaj dhimbjeje unë nuk kam jo frikë

Qyteti është i vjetër plot rrëfenja
Ato më shoqëruan mua deri këtu

Muzgjeve zbrisnin marinarë prej anijeve
Ardhur prej kushedi seç visesh të largëta

Natën kredhur në avuj alkoli dhe tymi duhani
Me duar të ndyra nduknin trupin tënd

Dhe ashtu të gjeta të poshtëruar e të braktisur
Në krahët e brishtë e një agu ujërash të jeshiltë porti

Duart t’i putha, buzë mbi gishtërinj gjakosa
Trëndafil në petal ti mbart të vertetën mbi dashurinë.

Tags: , , , ,

2 Responses to “…of a rose”

  1. Tweets that mention …of a rose « Tirana Calling -- Topsy.com Says:

    […] This post was mentioned on Twitter by Darien Levani, Tirana Calling. Tirana Calling said: …of a rose: nga Edvin Kukunja   Duart gjethe, gjëmba gishtërinjtë Mbi pëlhurë të qënies i yti kujtim Hap… http://bit.ly/dSc1Ty #shqip […]

  2. dana Says:

    e bukur!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: