Der Albaner – Shqiptari

by

Më në fund një film shqiptar që mund të shikosh pa qënë i detyruar të provosh një farë keqardhje e mëshirë. Jo sepse personazhet nuk janë të atillë, por sepse nuk lënë vënd për mëshirë.

Në radhë të parë, Der Albaner të bën të mendosh për filma të tjerë. E habitshme, por është kështu. Të shikosh një film të bërë kaq mirë, të vjen të pyesësh veten se çfarë i mungon kinemasë shqiptare? Pse nuk arrin të bëjë histori të tilla? Me gjithë respektin për Naber, regjisorin gjerman që ka shkruar e drejtuar Der Albaner, si ka mundësi që një regjisor mesatar i huaj, të bëjë një film që është ku e ku me gjithçka që është prodhuar ndonjëherë në Shqipëri. E po flasim gjithmonë për një film me buxhet të ulët-mesatar.

Unë një përgjigje e kam, edhe pse s’më pëlqen. Ndoshta duhet të dorëzohemi, thjesht kaq.  Të pranojmë që edhe pse ne kemi aktor shumë të mirë, nuk kemi një klasë regjisore të aftë të shpjegoje çfarë ka ndodhur në Shqipëri. Ndoshta në një botë si ajo shqiptarja, ku mediokriteti kulturor është i inkurajuar e i lavdëruar, asgjë e tillë nuk mund të prodhohet. Gjynah, se në fund të fundit, edhe kështu shkruhet historia e një vendi. Me filma, me libra. Aq saqë ndonjëherë edhe historinë e njohim nga filmat. Kush është Çerçiz Topulli i vërtetë? Çerçiz Topulli apo Timo Flloko?

Po, edhe kinemaja shqiptare i ka trajtuar deri diku temat delikate që kanë ndryshuar atdheun. Por, kush e di se pse, çelësi i interpretimit sipas kinemasë shqiptare duhet të jetë gjithmonë intim, familjar. Që llogaritë bëhen kur kthehesh në shtëpi e ulesh me nusen. Që vuajtja është vetëm ajo e librave të fëmijëve. Se në fund të fundit edhe Letra erës, këtu ndalet. Që bota është bardhë e zi ne jemi nga një anë a nga ana tjetër e nuk ndryshojmë dot pozicion.

Der Albaner jo. E ndoshta mund t’ju flas vetëm për titullin pa u futur fare në film për të shpjeguar gjithçka. Se ça është “Der albaner” e dinë mirë të gjithë ata emigrant që s’janë më Arbër Arben Agron Gentian po thjesht “Der albaner”. Se as emri s’është i rëndësishëm, as historia personale, thjesht një mënyrë identifikimi të thjeshtë që ka të bëje me vendin nga vjen. Shqiptar. Pse është gjeniale kinemaje? Sepse duke treguar një histori t’i tregon të gjitha. E ndaj edhe filmi quhet Der Albaner.

Der Albaner tregon historinë e një çuni shqiptar nga fshatrat afër Bajram Curri i cili, për një çështje sentimentale që përzihet me çështje nderi mes familjesh e mizerje ekonomike, detyrohet të braktisi Shqipërinë me premtimin e sakte që kthehet sa më shpejt me një shumë të madhe parash që duhet për të riparuar demin që ka bere. Si mijëra të tjera para a mbrapa tij, do marri një rruge klandestine në një dhe të huaj. I vendosur të mos ndalet para askujt e asgjëje : legale a ilegale qoftë.

Kaq është filmi, këto 5-6 rreshtat e mësipërm. Ajo që ndryshon e që dallon Der Albaner nga shumë filma të tjerë është thjesht ndershmëria me të cilin trajtohen disa tema të rëndësishme që kinemaja shqiptare s’ka trajtuar kurrë apo i ka dribluar me forcë kur ka mundur. Në fund të fundit Der Albaner e Lamerica, dy filma brutal mbi Shqipërinë janë xhiruar nga regjisor të huaj.

Der Albaner, midis të tjerave, konfirmon një fakt që tashmë mund ta quajmë të sigurt :  zotësinë e rritjen profesionale të aktorit kryesor,  Kreshnik Xhelilaj. Pa qënë një aktor i jashtëzakonshëm, Xhelilaj për momentin është me siguri një aktor shumë i mirë që jep shpresa për të ardhmen.

Shkarkoje

Tags: , , , , , , , ,

46 Responses to “Der Albaner – Shqiptari”

  1. Tweets that mention Der Albaner – Shqiptari « Tirana Calling -- Topsy.com Says:

    […] This post was mentioned on Twitter by Tirana Calling, Darien Levani. Darien Levani said: RT @TiranaCalling Der Albaner – Shqiptari:   Me në fund një film shqiptar që mund të shikosh pa qënë i d… http://bit.ly/hjCA8E #shqip […]

  2. ehe... Says:

    Para se t’ia nis bilbilosjes, a di gje kush, kush eshte njefare Tuici ketupari qe sillet e mbeshtillet sa here qe ka nje teme te re ? E shoh gjithandej dhe ne ca blogje te huaja. Nuk flet fare por thote “Tuici ben keshtu dhe ashtu”. Enigme.
    _______

    Tani bilbilosja :

    Filma, s’shoh. Te pakten jo qe prej vrasjes se Komisar Katanit tek Oktapodi. Kam qare ate nate, lotin sa grushti. Mafiozet e vrane rreze nje muri, 72 fisheke, keshtu thone. Komisar Katani ishte heroi im, ai dinte te fliste si duhet, kur duhet, trim, dhe shume i dashur me policet qe e ruanin. Nuk di kush e vrau dhe a i kane kapur ende. Po te banoja ne Itali, do t’ia merrja hakun une, nejse. E kam fjalen se nuk shoh filma.

    Ky “shqiptari” ne fotua, fytyre e panjohur me duket. Mbase dhe nuk e njoh, ku i dihet. Me kujtohet njehere, isha jashte atdheut, me ca shoke e shoqe, i ftuar ne nje ditelindje. Ne fakt, ditelindjet, ne vendin ku gjendesha, ngjasonin me dasma : kishte thirrur 40 vete. Vere, torta dhe romuze plot. Isha veshur mire, kepuce te zeza, kemishe pambuku 100% dhe pantallona te zeza me vize per mesi. Gjithçka shkonte per bukuri.

    Kisha marre nje gote whisky ne dore, pa akull, jo te ftohte. Po pija tere qejf duke shetitur mes te ftuarve. Ne nje çast, syri me zuri ne nje gjoks dekolte gruaje te re. U ndala. Veshtrova dekoltene, pastaj syte e pronares. Sy elektrizues. Ne pergjithesi, nuk bie ne dashuri me shikim te pare, me duhen shume shikime per kete pune. Keshtu qe e mora shtruar : i ula syte perdhe, pastaj i ngrita serish, pastaj perseri perdhe, dhe ne fund i ndala mbi syte e saj. E pershendeta. Gezohem, me thote ajo. Me quajne Silvia. Shtanga. Silvia Konti !!! Ajo qe duhet te kujdesej per Korrado Katanin. Ndjeva njefare rreqethje… sa e trishte, Silvia tani luftonte vetem.

    Nderkohe ajo me pyet nga jam. I them jam francez. Me thote : dakort, por me origjine, nga jeni ? I them qe jam nga nje qytet jo larg Parisit. E kam fjalen per tre breza para jush, me thote ajo. Atehere i them qe deri para 50 vjetesh, kemi jetuar ne nje katund diku ne jugperendim te Frances por me thelle nuk e di, kam nje stergjysh shqiptar. Ah ! ia beri ajo, e sigurte qe kishte gjetur nje subjekt per te folur.

    Me pyeti a e kisha pare nje film me Liam Neeson. Jo, i thashe, nuk shoh filma, qekur kane vrare dike. Nje mik ? vazhdoi ajo. Po, vertet nje mik. Me vjen keq, me tha dhe pastaj vazhdoi me rrefimin e filmit.

    Filmi fliste per nje shqiptar qe merr peng nje vajze amerikane ne Paris. Dhe e nxirrte ne rruge per t’u prostituar. Pastaj Liami vjen dhe e ndjek kemba-kembes. Pas kesaj, e pyeta Silvian nese i pelqen te dale shetitje naten. Me tha qe jo, pas ketij filmi kishte shume frike. Normal, i thashe, normal. Nderkohe aty u afrua nje shok qe me njeh mire dhe i tha Silvias : he, Silvia, u njohe me kete bandillin e rrezikshem ? Oh, tha Silvia, po ai nuk eshte i rrezikshem. Sigurisht, ka pak gjak shqiptari por kjo nuk e ben detyrimisht te rrezikshem. Aty, nuk e di ç’me kapi, por nuk e permbajta dot veten dhe i bera Silvias nje kompliment per gjoksin e bukur. Ajo buzeqeshi pak dhe me tha : Hej, falemnderit, por mos u bej i rrezikshem ! Dhe me shkeli syrin. Mbremja vajti shume bukur, piva gjysme shishe vere me pak foie gras. Pastaj u futa ne shtepi por qe nga ajo dite, nuk pushoj se menduari per Silvian. Detyrimisht, kam ngelur brenda “oktapodit”.

  3. uninvit3d Says:

    hahahhahaha, rrofsh e lal se ti na ngre diten me kte humor qe te karakterizo.

    Ky Tuici qe thu ti, eshte nje budallaqe qe vetem derdellit tere kohen, pa nai funksion te vecante, endet ne ajer vetem.
    Dmth eshte motra e fejsbukut, majspeisit, etj etj.

    O mire e ke, pavaresisht qe Liam eshte aktor deri diku i mire. Po kto filmat e siperpermendur na ngrene lart shume si popull. Madje mendoj qe edhe Tony Montana ‘duhet’ te ishte me origjine nga katragjyshi shqiptar*

  4. desaparacidos Says:

    I madh ehe.

    E prapeseprare une se kuptoj se pse ti nuk shkruan per T.C.

    Kete Tuçin/Tuçen s’e njoh. Njihja nje Maku Maku qe luftonte per ca toka qe tashme jane liqen.

    Sidoqofte une filmin j’ua keshilloj me shume force! Vertet mbreselenes. E edhe e kuptoj se pse diçka e tille nuk mund te behet ne Shqiperi.

  5. Faraoni Says:

    Tuçi [Toçi], Zogu, Fytyr-Libri, Hapsira Ime; jane andrallat e shekullit qe jetojme (fatkeqesisht)!

    Une, ne te kundert te Éhë -së [i cili me ngjall here pelqim, here mospelqim ne komentet e tija[ i shikoj filmat se me pelqejne, natyrisht i zgjedh. Kete filmin jo vetem qe ma kane bere zgjyre, film pa emocion, jep vetem trishtim, asnje rrugedalje nga fillimi deri ne fund, kast aktoresh te pa pregatitur (Nik Xhelilaj deri diku)!
    Kam pare dhe nje emision ku disa regjizore te rinj komentonin filmat shqiptare, jo se i marr per baze po duam sduam ne nuk kemi kritike kinematografie per momentin. Deri diku per shkrimin, ne muzike mungon kriika ashtu si edhe ne ndonje art/soprt tjeter.
    Dossier K, nje tjeter film me aktor Blerim Destanin (kam pare “Koha e Kometes” film shume i dobet), ngjason me filmin “Taken” te L.Neeson.
    Nuk kemi nevoje per te tille filma, them se disa filma qe kemi nxjerre para ca vitesh jane me te mire se “Der Albaner”, “Alive”apo ku di un.
    Kemi pasur fatin te kemi aktore shume te mire por, fatekeqesisht gjithe talenti i tyre u shua ne filma groteske dhe paradoksal ne sherbim te komunizmit.

  6. desaparacidos Says:

    Shiko Faraon, s’po futem te shume nga gjerat qe thua se jane opinionet e tua. Una nuk pashe as nje film te trishtuar, e as nje film pa emocione. Po secili e percepton si do, s’te them dot qe perceptimi jot eshte gabim e i imi i sakte.

    Jam dakord edhe per mungesen e kritikes. Ne nuk kemi kritike sepse nuk kemi publik, e nuk kemi publik sepse kemi nje industri arti e cila, ne te shumet e rasteve, jeton fare mire pa publikun e saj. Nejse.

    Ajo qe nuk kuptoj e te lutem te ma sqarosh eshte kjo fraze ” Nuk kemi nevoje per te tille filma..”

    Cfare do te thote? Pse nuk kemi nevoje?

  7. Faraoni Says:

    Filma si Der Albaner, Dossier K, Taken, L’america etj
    Filma qe tregohet vetem dhuna shqiptare, kanuni shqiptar, gjaku ballkanas, poshtersia etj
    Me thuaj nje arsye pse duhet ta shikoj Der Albaner? se eshte shqiptar? do ta shikoj, dushoj te jete i bukur gjithsesi..
    Qe tani e perceptoj dhimbjen e madhe qe do te shfaqi filmi dhe do te jete i mbuluar qe nga fundi deri ne fillim me kob e trishtim.

  8. ehe... Says:

    Po jo mo desaparacidos se une nuk di te shkruaj. Une vertet zbavitem nga pak, por letersia s’eshte loje.Ose dhe eshte, por ama kur ke nje histori gazmore. Le qe, tani u kujtova : I have a dream ! Ju kam pare ne enderr te gjitheve, kesaj radhe kam qene vertet demokratik, nuk kam perjashtuar asnjerin. Por nuk do ta tregoj sot, njehere tjeter. Sot kemi festen e filmit. Jam merak te di : nga e marrin historine keta filmat tane ? Se une e di qe 99% e filmave bazohen mbi historine e nje libri, pajtohet nje skenarist, realizatori bashke dhe qemtojne ne kete librin dhe bejne nje film. Ky “Derr Shqiptari”, ne ç’liber eshte bazuar ?

    Dhe me gjere : a nuk ju duket se kinemacka jone vuan dhe lengon ngaqe vete letersia ka kapitulluar ? Une mendoj se pa nje letersi te mire shqiptare, veshtire do ta kemi per nje film te mire shqiptar.

    Uninvited, nga ora e postimit tend, duket se e ke bere pak pas mesnate. Por megjithate, aty thua “ti na ngre diten me kete humor”. Valle, ne mesnate fillon dita jote ? Meqe me kujtove, njehere kam lene nam ne ate qytetin francez. Isha bere si ujk, flija diten dhe zgjohesha naten. Shkruaja gjithe naten emaile, i postoja dhe ne gjashte te mengjesit shtrihesha per gjume. Kur ngrihesha ne oren 14, qesja e emaileve ishte mbushur plot. Ne nje email, nje shoqe e ngushte e imja me linte takim ne oren 12. Shume bukur, ngrihem une nga karrikja dhe shkoj ne takim. Prit, ska. Prit, ska. Po kjo keshtu, pse ma ben kete ? U ktheva ne shtepi, lava enet dhe mora nje shishe whisky. Te nesermen, e mora ne telefon : po ti Gurabie, pse s’dole ne takim ? Une isha, me thote ajo. Si ishe ? i them une. Isha aty, me thote ajo. Ska mundesi, i them une. Isha qe ç’ke me te, me thote ajo. Nuk te kam pare, i them une. Nuk isha fare aty, me thote ajo. Kam qene ! bertita une. Nuk ke qene ! me zbuti ajo. Si perfundim, pas nja çerek ore akuzash te ndersjellta, doli qe une kisha vajtur tek vendi ne 12 te nates kurse ajo ne 12 te dites. Te dy e kishim respektuar orarin, por me 12 ore ndermjet. Pastaj qeshem, s’kishim ç’te benim tjeter. Kur e pyeta se per çfare me donte ne takim, me tha se thjesht e kishte marre malli dhe nuk e di sesi, i kishte vajtur mendja per mua. Ehhhhh, psheretiva une ca, kot dhe kjo tani. Pastaj kur u ftillova pak, me ra ndermend se ne kishim qene te dashur per nja 5 muaj, dhe helbete ate shoqen e kishte marre malli. Ne fakt, ajo i kishte fajet qe u ndame, por kjo eshte histori tjeter.

    Po thosha qe filmi me i bukur per mua eshte “Nje tramvaj i quajtur Desir”. Jo per gje por jam kopje e Marlonit, i ngjaj shume. Dhe Stela me pelqen jashtezakonisht shume, ah te kisha nje grua si ajo ! Nejse, muhabet tjeter dhe ky.

    Po thosha gjithashtu qe filmi i fundit shqip qe kam pare, ka qene nje film me timo fllokon, i dubluar ne frengjisht. E forte ishte aty kur nje plak shante ne film : oj t’emen e s’emes. (Ishte nje film nga Gjirokastra me duket, ose Vlorra). Dhe frengu perkthente : “Et ta grand-mère, elle va bien, ta grand-mère ?” Kam qene me ate te dashuren kur e kam pare, dhe ajo u skandalizua : ç’eshte kjo pune keshtu, edhe me gjyshet shkoni ju ? Nejse, turp i madh. Vetem ulja koken, s’kisha ç’beja. Gallate, me nje fjale.

  9. uninvit3d Says:

    @ Ehe
    Po kur thu TI NA NGRE NATEN ka kuptim tjeter😀 hahaha
    prandaj edhe un perdora diten.
    Po thelbin ti e kape, kshuqe shume mire u kuptuam.
    Edhe ose tregoji endrrat ose mos mashtro kot, jo po dite tjeter jo po terci e verci. Megjithese jo, mos i trego ktu, po aty ku je vete ALI PASHE, aty ku e e gjuan penalltine vete.😀

  10. ehe... Says:

    Po, po, atje ne sarajet e mia, me topin tim. Por ama kam ndermend t’ju ftoj te gjitheve sepse dua te organizoj nje mbremje tematiko-defrimi me titull : “Po te rinjte dhe te rejat e Tirana Calling, çfare bejne kur nuk shkruajne ?” E ke parasysh, si ajo pyetja e Sellinxherit : “more po, ku djallin shkojne rosat kur ngrijne pellgjet e Central Parkut ?” Le qe jam duke u menduar, te bej nje telenovele, kot shkojme e blejme filma brazillu, me mire te bejme nje “Beverly Hills” alla shqipo. Qe tani e kam ne mendje kush eshte Brenda. Mos kini frike, asnje s’do te jete jashte.

    Mire pra, shihemi njehere tjeter, tani do te merrem pak me nje refleksion filozofik te tipit : “mka shku menja me u fijue”

  11. Brisi Says:

    @ Faraoni:
    Pershendetje,
    me falni qe ju drejtohem por me beri pershtypje seria e komenteve tuaja mbi filmin Shqiptari…
    Ju thoni qe filmin nuk e keni pare dhe ndoshta ndoshta edhe mund ta shihni por, nderkohe jua kane bere zgjyre (kast i papergatitur etj etj…)
    Uroj te mos keni realisht nje status ne nivel kritike sepse eshte shume naive te thuash eshte i dobet sepse keshtu me kane thene dhe ka kast te dobet etj etj..
    Nuk mund te thoni ka filma me te mire dhe te mos i permendni dhe nuk mund t’i lejoni vetes te flisni keshtu per punen e nje kasti te tere, e cila eshte vleresuar me aq cmime sa asnje film shqiptar deri me sot, pa e pare filmin, aq me teper, te permendni emra te cilet realisht po e parfaqesojne me dinjitet Shqiperine ne mbare boten.
    Me shume miredashje do t’ju sugjeroja fillimisht te shihnit filmin dhe te rishihnit komentet tuaja. Do te kuptoni qe ai, perpos te qenit realist ne masen e duhur (dhe ky i joni mbetet realitet bobo lum ai mbiemer qe i gjen fillin) paraqet disa vlera shume te vyera te shqiptareve dhe nje Nik Xhelilaj (me shume cmime tanime) shume te pergatitur, nje Amos Zaharia qe mund te bente me shume, nje Cun Lajci te ngrohte, nje Xhejlane Terbunja te ngurte, nje Yllka Mujo te dashur, shume dashuri per vendin tone dhe nje grusht kardinal per Europen plake😉
    Si te tjere, qe edhe kur kane perpara nje veper te mire, nuk thone se eshte e tille, kam nje ide se edhe ju jeni pozicionuar qe pa e pare filmin, ne kendin e gjykuesve :)). Kjo nuk ben mire, mbyll syte dhe krijon mendesi te gabuara.
    Filmi eshte ndjekur si asnje film tjeter shqiptar ne kinema dhe ju siguroj qe duhej te prenotoje bileta dite me pare sepse nuk mund te gjeje.
    Per mendimin tim ky dhe jo vetem, eshte nje tregues qe flet shume🙂

  12. alfred.b Says:

    Faraoni, ehe.

    E keni kapur problemin persembrapshti. Ndersa une do e kap persembrapshti qe te dal persembari: une s’e kam pare kete film, por di per cflitet ne te.

    Faraon, nese ti mendon se kinematografia duhet te bej vetem filma allaamerikançe( ku fiton gjithnje e mira) atehere jemi ne rregull mbi arsyen se perse sduhet te shikosh filma mbi kanunin, dhunen, prostitutat.
    Nese ke pare ndonje film italian te Fellinit, Viscontit, etj, pra nese ke pa ndonje film te ” cinema all’italiana” do e kuptosh se perse duhen bere filma te tille, se per cfare duhen filmat e cfare qellimi kane imazhe te tilla qe u percillen brezave te ardhshem, si imazhe te historis se tyre, te mizerjes dhe tragjikomicitetit qe i ka pas karakterizu. Nese shikon “il vigile”, apo “il matrimonio all’italiana” apo “la dolce vita” kupton rendesine e filmave te tille. Nje rol antropologjik, kulturor dhe viziv qe ska te krahasuar me asnje film te holliwoodit.
    Merr filmat e periudhes komuniste: kryevepra ku na paraqitet e kaluara jone. Filmi duhet te ket nje vlere vizive dhe klturore, duhet te na mesoj ndonje gje, duhet te na tregoje se siishim dikur qe te tjeret te din.

    Ehe – seshte e vertet qe te gjithe filmat behen prej nje libri. Filmat e rendesishme behen prej nje historie te vertet qe ka ndodhur dikur, Cassablanca per shembull eshte bere mbi luften x ( la guerra di secessione). Filma te tjere sme kujtohen por e di qe ka shume.
    Nje liber smund te behet kurre film sepse libri ka nje tjeter qellim, tjeter forme, tjeter mesazh. Nje histori e vertet dhe mund te behet film nese regjizori eshte vertet i zoti te shprehe nepermjet imazheve ate qe vertet karakterizonte ate histori. Mbase kam mbetur tek kinemaja realiste por e di qe nje film ka qellime te caktuara kulturore dhe historike per brezat e ardhshem. Lufta ne Vietnam, lufta nacional-clirimtare, shqiperia e tranzicionit dhe e kanunit, italia e boomit ekonomik, franca e x-gjeje, america e vendit te enderrave(?); jane keto mesazhe qe kinematografia duhet te percjelle, e jo filma dashuri e mesazhe lumturie te perjetshme qe shikohen gjithandej, jo filma qe mbarojne mire duke shtremberuar realitetin. Nuk them se duhen bere filma te trishte por them qe duhen bere filma ku tregohet gjithcka vetem me nje imazh, pak a shume sic behet me nje pikture.

  13. desaparacidos Says:

    O Ehe, na bere çorap, na ngaterrove na shkaterrove i ngaterruar i shkalluer je vete!🙂

    Sidoqofte ti thua nje gje qe sipas meje eshte shume e bukur e do meritonte nje studim te veçante, titulluar ” Te sharat e bukura shqiptare dhe pamundesia e perkthimit te tyre”

    Ku shahet me mire se ne Shqiperi? Askund, me sa di une.

    Jam dakord me parafolesin edhe me Brisin. Edhe une kisha marre vesh sikur Faraoni e kishte pare filmin. Sidoqofte pres ta shikosh pastaj flasim.

    Jam dakord me Brisin mbi aktoret, por me shume mbi Kreshnik Xhelilaj qe mund te behet nje aktor shume i mire. Jo aq shume nga personazhet e tjere, sidomos nga Mujo qe sipas meje ishte goxha e papergatitur. Por eshte nje gje e vogel qe nuk i heq vlerat.

    Me thone, se di sa e vertete eshte, qe filmi eshte pritur goxha keq nga koleget e kinemase, nga aktore e regjisore te tjere shqiptare. Shpresoj te jete vertet keshtu, se provon ate qe kam shkruar ne artikull!

  14. denor Says:

    Atehere
    Duke lene menjane Hollywood qe ben filma nga te gjitha llojet, pjesa tjeter ben filma qe trajtojne ngjarje qe i perkasin vendit te tyre edhe pjesa me e madhe e filmave jane dramatik. Filmat e huaj, dmth jo te hollywood, qe marrin pjese ne oscar si prshfilmi gjerman “Le vite degli altri” trajton per komunizmin ne gjermani dhe eshte vleresuar me cmim oscar, apo Gomorra film italian per mafian qe ishte kandidat, City of God film Brazilian i vleresuar nder 100 filmat me te bukur nga imdb edhe Shqiptari trajton anen e erret te shoqerise shqiptare, por kjo nuk do te thote qe eshte film i keq edhe se nuk duhet pare.

    Vete kerkesat e kinemase boterore bejne qe ne filmat shqiptare te trajtohen te tilla tema, ne menyre qe nje film shqiptar te ngjalle nje fare interesi edhe tek publiku i huaj. Per qe jeni mesuar me filma si Harry Potter e Scary Movie eshte normale qe nuk ju pelqejne filmat shqiptare. Kur ishte Xhaxhi Enver nuk ju pelqenin sepse tregonin vetem anen me te mire dhe jo reale te popullit tone, tani nuk ju pelqejne se trajtojne anen me te erret te realitetit shqiptar.

    Mua me ka pelqyer shume filmi edhe ju sugjeroj qe ta shihni, tregon me te vertete realitetin edhe eshte i realizuar mjaft mire

  15. desaparacidos Says:

    Komplet dakord me Denorin!

    Ju ftoj, per te kuptuar e per te mos u ankuar me qe nuk ka kritike, te lexoni se çfare shkruan nje nder gazetat me te medhaja shqiptare mbi filmi…ka gallate!

    http://www.shekulli.com.al/2010/12/05/der-albanien—nje-foto-e-pak.html

  16. Brisi Says:

    Ky shkrimi eshte shume i paqarte per mua. Perpos faktit qe ka nje mungese informacioni te papare qe ne titull te filmit (te cilin nuk e kuptova perse e permend, gjithnje nese behet fjale per Shqiptarin ne fakt), nuk di te them nese personi qe shkruan eshte kritik apo jo e aq me teper kritik arti.
    Nuk e kuptova shkrimin😦

  17. denor Says:

    po kete recensionin e shekullit kush e ka bere Fatos Lubonja. Fliska vetem per politike, per art askund. Mungon vetem te shkruaj qe fondet per filmin kane shkuar per rrugen Durres – Kukes. Lum ne per gazetaret qe kemi. Pastaj Shekulli eshte me duket ai qe me ka vjedh nje artikull mu, ti Dario duhet ta dish se te ka vjedh nja 10 cope, hajde gazete hajde.

  18. uberdog Says:

    harri poterin te mos ma shaje njeri.
    kaq kisha une.

  19. dana Says:

    e pashe mbreme kete film, mua mu duk pune e mire. historia,edhe pse ne disa aspekte ekstreme, pasqyron nje ane te atij fenomeni qe eshte imigracioni.
    nuk po hyj ne detajet e personazheve,theksit (kontradiktor),apo celulari, interneti a tjeter.
    ps.edhe pse filmi me ngjalli nje trishtim te fort, me pelqeu shume fuqia ndjellese e kengeve.

  20. El_Perro Says:

    ok, po debati ishte qe ne medemek duhet ta pelqejme meqe eshte (nder te paktet) film shqiptar! eshte produksion Gjermano-Shqipetar dhe mua me duket sikur i eshte lene shume ne dore gjermanit dhe filmi denigron shume shqiptarin!
    Ok, Nik Gjelilaj mund te jete ne rritje duke pare filmat e tij, po gjithsesi, gjuha, menyrat e percjelljes se mesazheve ne film dhe detaje te tjera me duken shume te trishta dhe nese nuk punojme tamam dhe me produksione teresisht shqiptare do te ngelemi ne filma te tille gjithmone!
    Thote dikush qe ne keto tema kemi, dhuna, emigracioni, krimi, hakmarrja dhe cdo gje qe shihet ne film pasqyron ate cka eshte realiteti yne!
    OK, por qe te besh nje film te bukur dhe te shikueshem nuk eshte e thene te besh nje film nga fillimi ne fund vetem me tema trishtuese dhe pa pike rrugedaljeje. cili eshte mesazhi qe percillet ne fund? sa keq trajtohen emigrantet shqipetare jashte? qe nje njeri ç’nuk do te bente per dashurine? (muhabeti i 10.000 euro-ve…pfff,kot fare)!
    Pse vazhdojme te trajtojme tema “Ne” (shqiptaret ne Shqiperi) dhe “Ata” (bota qe na rrethon dhe duket gjithnje larg nesh, si te ishte nje univers tjt)?

  21. El_Perro Says:

    kinemaja jone ka nevoje per shume shume pune, sigurisht edhe fonde!
    Po Tan Minarolli mund ti kishte ezauruar disa tema qe tek filmi “Alive”, nuk kishte pse bente nje film per nje emigrant qe iken per 10.000 euro jashte sepse duhet t’ja jepte familjes se vajzes qe ai donte (dhe qe e kishte len shtatzane..?)!
    pjesa tjeter dihet apo edhe mund te imagjinohet, disa pjese te filmit i ben forward sepse nuk ke interes ta shikosh te gjithin. Aq me teper ti kthehesh per ta pare prape!

  22. Post Spleen Says:

    Jam dakord me El Perron, besoj se jane shume qe mendojne keshtu. Per ke e njef pak industrine e filmit ne Shqiperi, e di mire se pjesa me e madhe e skenareve ndertohen qe ne fillim qe te perkojne me kerkesat e organizatave te huaja per te marre fonde. Ne Evropen Juglindore filmat nuk ngrihen me asnje kacidhe te shtepise se produksionit vendas, madje per kete eshte bere dhe nje beteje e madhe para ca kohesh, ku disa vende te BE-se kerkuan qe ketyre vendeve t’u shkurtohen fondet. Ideja eshte se nje producent gjerman zgjedh Shqiperine sepse e di se mund te pergore te ashtuquajturat “plage sociale” per t’u klasifikuar per fonde, regjisori ose co-producenti shqiptar zgjedh bashkepunimin gjerman sepse per te dhene fondin, le te themi Hubert Bals, kerkon qe nje pjese e xhirimeve te kryhen ne Gjermani, dmth nje fond i huaj qe shkon per evropen juglindore, shpesh kerkon qe nje pjese e xhirimeve te kryhen ne ate vend, e kjo per te mbajtur nje pjese te parave ne taksa, pagesa punetoresh vendas etj etj. Qe ne momentin fillestar ne kemi kompromisin e thithjes se fondeve, me te drejte nga njera ane sepse eshte mesatarisht rreth 600 mije Euro buxheti i nje filmi nga fillimi e ne fund, por nga ana tjeter ky kompromis e sakaton qe ne syth projektin.
    Pra gjermani nuk mund te beje nje film per nje histori te zakonshme ne Shqiperi, por me vlera te larta artistike, por kerkon se s’ben dramen tashme artificiale te emigracionit, teme super e konsumuar ne menyre te shemtuar. Ne s’mund ta instrumentalizojme artin ne kete forme, duke perdorur dramat si ushqim te konservuar per ta ushqyer, konservat perdohen vetem ne kohe lufte ose gjendjeje te jashtezakonshme, kur lufta mbaron duhen ushqime bio per t’u rritur te shendetshem.
    Dhe nuk mendoj aspak qe duhet te jete e trishte per te qene e bukur dhe qe duhet te te beje te qaje qe te jete e bukur. Sentimentet jane nje pjese, por provokimi i te menduarit dhe tejkalimi i viktimizimit jane ato qe i duhen tashme kinemase shqiptare.

  23. desaparacidos Says:

    Jam shume dakord e nderuar Post!

    Thjesht them kete : qe çdo film eshte kompromis! E s’ka si te jete ndryshe! Kinemaja, ti e di mire, ka ca mekanizma te caktuar. Tregojne histori, e ne histori duhet te ndodhin ca gjera! Te kishte treguar filmi nje Shqiperi sublime, prape do kritikohej me te njejtat fjale.

    Vazhdoj te mendoj qe personazhi kryesor nuk eshte personazh negativ!

    E qe, si perfundim, me gjithe kritikat, gjeja pozitive eshte qe ky film eshte bere. Si çdo gje qe behet, mund te ishte bere me mire apo me keq, por sipas mendimit tim eshte siper linjes te se pranueshmes.

    Natyrisht qe nese ndokush deshiron te shkruaje kritiken e ketij filmi, eshte i lire edhe Tirana Calling qe mendon per ju, e boton!

  24. Post Spleen Says:

    Cdo film eshte kompromis thua ti. Dakord, cdo film mund te jete kompromis komercial, politik, historik etj etj me qellime nga me te ndryshmet, per te fituar fame, para, per te lobuar, per te ruajtur zonat e influences se segmenteve te caktuara, po jam dakord.
    Por te besh kompromis e ta ngresh skenarin qe nga themelet ne ate forme qe u duket i pershtatshem per te marre fondet, pra nese fusin ne loje “plaget tona me te thella sociale”, me kete s’jam dakord.
    Po e di kush eshte paradoksi? Se ato fondet do jepen qe do jepen per vendet, te cilat klasifikohen si marrese, sepse perndryshe digjen, ndaj edhe nese bejme filma te mire pa emigracion, mund t’i marrin.

  25. alfred.b Says:

    “plaget tona me te thella sociale” – filmi eshte nje ndertim viziv mbi keto gjera.
    Nese ti e ben nje ndertim te tille per te marre fonde do te thote qe dicka po shkon gabim dhe ti e ke bere nga nevoja, sikurse mund ta ndertosh nje skenar te tille sepse realiteti eshte vertet i tille. Filmi ,lind si nje menyre per te ruajtur castin, nje kujtim te stampuar ne imazhe vizive ne menyre qe t’u trashegohet te tjereve, gjithashtu dhe per te pare veten te pasqyruar ne ato fenomene.
    “Ardhje e trenit” , filmimi i pare, te kujton gje?
    Sjam dakort kur teprohet me paraqitjen dhe zmadhimin e disa fenomeneve banale, por sa per plaget e shoqerise filmi eshte nje nga mejtet qe te ben te ndjesh dicka pozitive

  26. Brisi Says:

    Une nuk e kuptoj si mund te shkruash mbi dicka kur nuk ke minimumin e informacionit mbi te.
    Filmi nuk eshte me regji te Minarollit (kerkoje ne google, do te thoshte nje perdorues minimal i internetit ufff) dhe askush nuk ka thene askund qe duhet ta pelqejme se eshte nje film shqiptar???
    Nuk jam dakord kur thuhet qe emigracioni eshte super konsumuar ne menyre te shemtuar. Nese nuk na pelqen dhe nuk jemi te afte te perballemi me veten tone sdo ta beje kurrkush per ne. Per mua ky fenomen prek akoma (padiskutim shpresoj dhe uroj jo edhe per shume kohe).
    Si mund te bejme ne (vendi pa fonde apo me pak fonde) filma me tema te cilat nuk na karakterizojne si vend e si popull?
    Pse nuk thote askush se cfare mund te ishte nje teme jo kaq e trishte sa emigracioni, mbi te cilen ne Shqiperi mund te behej nje film? Pse ju kur gjykoni dhe kritikoni mbeteni ne po ate nivel dhe nuk jepni rrugezgjidhje dhe prisni kete nga nje realizim artistik apo jo dhe aq (sipas disave)? Pse papritmas ketu bejne te gjithe sikur kane lindur dhe jetojne ne mes te Parisit, iu shkon gjithcka fjolle dhe kudiune? Vertet ndoshta nuk zgjohen me te tilla halle (te tipit 10000mije euro per tu martuar etj etj) por ata qe i kane keto halle ndoshta ne Shqiperi nuk dine realisht te hyjne ne internet, te gjejne kete sitin ku shkruajme ne dhe ndoshta nuk kane as aq klase sa per te formuluar nje pasazh qe ne te dime si mendojne. Vertet askush nuk mendon se ketu ky fenomen nuk ekziston?
    Si ka mundesi qe ne Gjermani, ne mesin e Europes plake, jo me larg se para nje muaji shperthyen debati dhe kritikat per moshapjen e shoqerise drejt multikulturalizmit etj etj (edhe atje eshte viti 2010 nderkohe dhe ka probleme) ndersa ketu fenomene te tilla shihen si te nje epoke tjeter? Jo me larg se vjet, kohe kur xhirohej ky film, shoke te mite kaluan klandestine 10 femije, 14-16 vjec per ne Austri.
    Vertet mendoni se Shqiperia eshte vetem ne Tirane??
    Kaq pak e njohim ne veten tone??
    Vertet ky film, ku ky shqiptari per njeriun qe do ben edhe gjene me te fundit, ku ky shqiptari ska buke te haje por ndihmon kete njeriun qe sapo e njeh dhe i shpeton jeten, qe punon dhe vetem punon per femijen qe do t’i linde nuk ka sjelle asnje mesazh tek askush nga ju?? Vertet asgje nga keto nuk shihet si vlere e nje shqiptari?? Cudi pra, qe ne, per te pare te miren duhet te themi kaq te tjera jo te mira :(((
    Plaget tona me te thella sociale futen ne loje thoni ju?? Po pse te ketilla ne jete dhe ne film jo? Hipokritin do bejme edhe neper filma?
    Mua, perpos vlerave pozitive qe i atribuohen personazhit shqiptar ne film, godtijes qe i jepet Eurpes per mosperfilljen dhe hipokrizine, nje mesazh tjeter me vjen po aq i qarte: NESE NUK DI, INFORMOHESH DHE MESON ATE QE NDODH RRETH TEJE, NUK DO KESH C’TE PERMIRESOSH ASNJEHERE.
    Realiteti yne eshte ky qe eshte, ata qe nuk duan ta shohin ne qafe pacin veten😦

  27. Post Spleen Says:

    @ Bris – Duke pare oren e postimit, mos ke qene gje e pire?

  28. El_Perro Says:

    Brisi….
    Po me degjon? …..

    Per cfare e ke fjalen e dashur, dukesh sikur ke shume brenge perbrenda! Nuk jane made in from Paris te gjithe ata qe hyjne ketu, ta siguroj!
    Çdo te thuash ti me emigracionin? Me shume se ato qe jane thene keto 20 (dyshoj se jan kaq) vjet? Qe 12 vjec ika ne Hollande per te zhvilluar turne futbollistik {’95-’96} dhe nga 26 femije vetem 8 u kthyen? Qe im vella ka udhetuar poshte trenit per te kaluar nga njeri shtet ne tjetrin (dhe gjeje pak se ku, Deutschland)? Ti bejme skenar edhe keto!
    Po ja qe jane bere nje mal me filma qe ty as nuk te del koha ti shikosh.
    Ok, filmi eshte per emigracionin, deri ketu mir, por jo te thuhet, ueee, kryevepra e kinematografise shqiptare!
    Nje tjeter film medioker sipas meje.
    Te vazhdojme te shkruajme vetem emigracion,brenga,10.000 euro nuse etj etj!
    Kete punen e njerezve qe sdine te hyjne ne internet, qe sdine te skruajne, sdine te lexojne a ku di une REALISHT nuk di pse e ke shkruar!

    to be continued..

  29. Post Spleen Says:

    Mua dy fjale ose nje fjale dhe nje togfjalesh me bene pershtypje te komenti i Brisit –

    “perpos” dhe “Europes plake”

  30. Brisi Says:

    @ el Perro
    me thuaj pra per cfare te shkruhet?? mundesh te me tregosh se mbi cilat prurje artistike te letersise se sotme mund te besh nje film qe sdo ta quaje medioker??
    per mua mbetet film i mire, pasqyron drejt dhe kjo eshte dicka qe mua me pelqen te thuhet e ster thuhet. edhe per emigracionin dua te flitet per aq kohe sa gjera te tilla ndodhin edhe sot. per mendimin tim, filmi per aq kohe sa ka fuqi edukative duhet te vije edhe ne kete forme, akoma. qe ti te mos e harrosh ate qe ke kaluar dhe tjetri te dije te reflektoje, te beje dallimin dhe zgjedhjet e duhura…
    ps: “brenga ime” padiskutim jashte interesit te gjithkujt mund te ishte kaluar dhe pa u permendur jo🙂

  31. albanese Says:

    pershendetje te gjitheve

    @ post: meqe jemi ne forum dhe po i japim te drejten vetes per te folur me njeri tjetrin me habiti shume menyra se si dryshoi kursi i komenteve tuaja. dmth nga nje analize e gjate mesa duket u lodhe dhe mendon se te tjeret jane te pire. ok, ndonje gote me shume nuk te ben keq here pas here. asnje koment.
    @ perro: une mendoj se temen e filmit nuk e zgjedhim dot ne. dmth nese neve na ka ndodhur nje fatkeqeis ne jete (ndonje vdekje ne familje) psh nuk na pelqen asnje film qe ka te beje me nje gje te ngjashme. por filmat i zgjedh tregu, producentet etj. pra te thuahs te mos i mesosh kesaj ideje dhe ketij subjekti eshte nje gjykim disi individual. ti ke te drejte zgjedhjeje. ata qe bejne filmat e marrin parasysh qe temen qe do trajtojne do kete njerez qe nuk duan ta shohin me sy. ehste njesoj si te thuahs qe amerika nuk duhet t ebeje filma me terorizem muslmiman sepse ndodhi ajoq endodhi me Kullat Binjake.
    nes epastaj filmi gjykohet ka disa faktor.e nje eshte ana artistike, aty ku jemi te gjithe amatore dhe ne fund dalim vetem ne nje eprfundim: na pelqeu apo jo. kjo eshte shume subjektive. nes efilmi ka dash t epercjelle drame dhe nese ne qajme kur e shohim dmth eshte film i arrire. dhe mer remrin i bukur. nes epastaj shohimq e aktoret kryesor eluajne mire 9ne shqipeir kemi dhe nivel krahasues) aq me mrie sepse gezohemi q kemi aktore shqiptare te arrire. nese pastaj filmi filmi, dhe sidomos loj e aktorit merr role ne europe eshte akoma me mire, sepse ne europe kane nje mendim me tekualifikuar, minimalisht me te mire se ne qejemi ketu ne forum.
    kalojme t esubjekti, sepse ne eprgjithesi kemi qene ne unison qe prodhimi ka qene i mire dhe se aktori kryesor ka luajtur shume mire.
    filmin e kam pare me vmendje. nga natyra jam optimist dhe dua ti shoh gjerat me sy pozitivi. secili e dnerton jeten e vet sipas nje modeli por kur diksutimi ehste mbare kombetar (shqiptarii) duhet te dalim nga shtepia, lagjja ku jetojme etj etj. filmi ehste real. une mendoj super real. pra kemi nje te ri qe do, dhe familjen e saj qe i ka premtuar vajzen dikujt (sa raste shkesie kemi sot, mijera). ne kembim familja do te laje borxhet qe ka sepse burri qe do marre vajzen ka shume leke (sa raste shkesie behen me motive fianciar eper te rregulluar vajzen dhe familjen, mijera). te apsurit e vajzes te dashur ehste akoma me e rende (ne tirane end enuk pertypet, ne tropoje, Bajram Curri apo gjetke nuk behet fjale). pra kemi nje moment, vajza nese dehsiront e martohet, mund emartohet me ke te doje por ai t ekete 10 mije euro. djali si shqiptari vertete nukz gjehd te arratiset me vajzen, por i thote asja t eprese se do gjeje parate. ai i thtoe “do te marr grua ne shtepine time”, pra tipike shqiptare per tu vleresuar. djali kishte latenrative te ikte me te ose ta linte si te dashur. nuk e beri dhe kjo eshte poizitive.
    djali nuk do ikte ne emigracion. u detyrua nga rrethanat. kjo eshte nje histori emgirmi e vecant.e pra iken dhe dueht te bej 10 mije euro per 9 muaj. qellimi: bashkeshortja! vlere pozitive. nje shqiptar te vret per gruan. shume mire nes ee ben.
    ne gjemrnai ai njeh nje perosn te huaj dhe nuk e le te vdese, megjithes eper vet eehste ne gjendje te rende (prape del nje njeri i mire).
    nuk di gjuhe t ehuaj (sa shqiptare sot dine), dhe sigurisht qe perballet me skype dhe me itneretit (ka shqiptare qe pervec fb nuk di cdmth internet). pra deir ketu jemi te gjithe OK.
    vellai i djalit ia fut dhe shkon ne gjermani me elekt e vellait. sa probleme fianciar ekemi ne mes vellerzve dhe motrave? sa probleme pronesie? s t euhs, apo jo?!
    shqiptair shkon ne gjermani dhe deytrohet te beje ato pune seps eleket i duhet shpejt. per familjen! kujtoni si i tha: do futehs nuse sipas rregullave ne shtepine time.
    kthimi dhe fundi me duket normal.
    tani ky film nuke shte vetem per shqiptaret. ehste apel per europen se si i pre tnejrezit ne nevoje ca kushtesh i krijon etj etj
    sa per regjisorizn them qe eshte super i talentuar sepse ndoshta ka mesuar me shum se ne se cfar ejane shqiptaret.
    jo shume ne mode, te varfer, pse pak injorante, por tere burrni. per gruan vrasim! nes ee duam shume sigurisht!
    ne fund nje gje per tegjithe; si ka mudnesi q eju flsni kaq idiferet dhe kaq lehte kur tani 1 ore perpara shqiperia ehste gati te festoje sepse europa na dha mudnesine qe te bejme nje pale pushime pa vize. e kuptoni ku jemi?!
    shqiptari ehste i vertwete

  32. desaparacidos Says:

    Jam dakord me Brisin per gjithçka qe ka thene mbi filmin.

    Po ashtu edhe me Albanese, te pakten ne thelb. Nuk e kuptoj se pse ndonjeri thone qe filmi eshte racist sepse personazhi kryesor eshte negativ. S’eshte aspak i tille, perkundrazi…

  33. Post Spleen Says:

    Ka nje problem shume te madh ketu, po shume te madh cka verteton idene se liria e fjales eshte e mbivleresuar.

    @albanese – s’dua te paragjykoj shqipen tende te shkruar, se kushedi si e ka hallin dhe ti mund te jesh duke beere heroizem edhe duke shkruar aq sa ke shkruar ashtu sic ke shkruar. Por nga ana tjeter, kam frike se ti s’po ben heroizem, por s’je i mire gramatikisht. Dhe nese s’je i mire gramatikisht e ke jetuar pjesen me te madh te jetes tende ne Shqiperi, gjeja e fundit qe ti duhet te besh eshte te besh kritika kinematografike e te flasesh per realizmin.

    2 – s’po merrem me detajet e tipit “per gruam vrasim” e budalliqe te tjera si keto qe jane per te vene duart ne koke se ka shume mundesi qe s’do merreshim vesh.

    3. Nese ne qajme kur shohim nje film, filmi qeka i arrire. Gjyshja ime qante sa here Chuck Norris plagosej per vdekje sepse mendonte se plagosej me verte. A ishin filma te arrire keto s’e di. Edhe ato ne fakt realitetin perfaqesonin, se njerezit e thjeshte e shqiptaret e shkrete qe s’kishin pare shume me sy mendonin se vietnamezet jane sybajamet e tmerrshem qe meritojne te shkelyhen nga heroi i botes Norris.

    4. U pendova, spo e vazhdoj me komentin mbi kete argument se s’ia vlen.

  34. albanese Says:

    @ Post Spleen

    gabimet shkruhen nga shpjetesia.

    nuk thashe qe po qave filmi eshte i arrire, mos keq intepreto. thashe qe nese filmie shte drame dhe nese ne qajme atehere ja ka arritur qellimit/

    budalliqe te tjera si keto te bejne ta ulesh nivelin e bisedes. mesiguri je femer dhe per kete arsye nuk mund ta kuptosh ca do me thene me dash fort gruan!

    u pendova dhe une qe komentova ne lidhje me komnetet e tua. sidomos pais kisha para nje gote.

    me vjen keq qe e ule nivelin e bisedes ne ceshtje gramatikore.

  35. albanese Says:

    gjyshja jote paskesh qene perpara ndonje gote kur ka pare cak norris

  36. un Says:

    OK, qe t’i perafroj pak kendveshtrimet, do te them :

    Te gjithe njerezit jane perpara ndonje gote kur shohin filma. Ne France, e kemi keshtu : nje pack 6 cope birra. Dhe chips, kerrc-kerrc. Shije qepe, domateje, djathi, ose natyre fare. 6-birrat mbahen tek kemba e shtratit ose divanit, sepse filmat shihen shtrire. Perveç arsyeve pushimore, ky lloj qendrimi eshte ndihmues nese filmi ka ndonje pjese te “dyshimte” dhe na shtie ndonje gje ndermend me partner-partnerin. Asnje levizje, asnje zhvendosje, ulet zeri dhe shkembehet ndonje puthje. Pastaj rifillohet me birrat. Ne pergjithesi, jane kanaçe 33cl. Shishet 25cl, s’para perdoren per kete qellim, thahen shpejt dhe kane fund te ngushte. Sepse birrat, kur pihen per shoqerim filmi, nuk vendosen asnjehere ne tavoline por pertoke, tek kemba. Ne çastin qe Chuku ben nje hapje kembe 120° dhe ia mbeshtjell nje surrati çfaredo, dora shtrihet poshte dhe kap kanaçen. E mberthen, syte vazhdojne ne TV, dhe kanaçja afrohet tek goja. Chuku mbaron pune me tipin, ne kemi thare kanaçen. Dhe kjo perseritet 6 here. Per nje nate. Pastaj fiket TV, pa pike loti ne sy, Chuku nuk vdes kurre, i plagosur por arrin me ne fund ne baze, dhe mbyllen syte per gjume sepse zilja do te bjere ne 5. Ne France, eshte nje huq i keq qe njerezit punojne qe heret, qe pa gdhire. E kam vene re kete. Te dalesh ne 4 te mengjesit jashte, sheh nje qytet te tere qe leviz me mjete transporti gjithfarellojesh : makina, mauna, deri tek biçikletat duke mos harruar mobileten qe kercet sa per te zgjuar nje mehalle.
    Kurse per gjyshet, meqe ra fjala, ajo e imja nuk flinte kurre pa mbaruar filmi. “Me vjen turp te zhvishem para ketij kafshes”, thoshte gjyshja per Chukun. Dhe e shkreta rraskapitej deri vone. Po te kishte dy filma ne mbremje, atehere fiknim TV pese minuta per zhveshjen e gjyshes, pastaj kur sistemohej mire poshte mbulesave, thoshte “ndizeni tani se ska ç’te me shohe”. Interesant.

  37. El_Perro Says:

    un, me vjen keq qe “fut” hundet ne lloj-lloj haperdarje mendjesh!
    Filmat mund te shihen edhe ne kinema (aq me teper ne kinema) por nje pjese shihet ne shtepi sepse ben ate qe quhet ZGJEDHJE, SELEKTIM!
    Ne France mund te gjenden me 10 -tra kinema ne kundershtim me ketu dhe besoj se ka kinema (autor, filma te fundit, erotike etj).
    Industria e filmit tek ne eshte ne batak, duhet thene, me vjen tejet keq per ata qe studiojne ne lemin e kinematrografise sepse besoj se jane ne nje tunel (ku gjithmone shpresoj se ka nje drite te vogel ne fund dhe se nje dite ata do ta arrijne). Till there … shijoni filma te tipit…
    Ja pra, mungon selektimi i filmave. Pse, meqe doli nje film shqiptar edhe o burra duhet ta shikojme? Ja e pame! S’ishte aspak i bukur. Kaq
    Pjesen tjeter do t’ja leme kritikeve (por ata po merrem me te tjera gjera dhe ne mungese, ne vend qe te ishte pozite me kritiket, ngelet publiku).
    Pra, albanese, ti vet e thua, filmat i zgjedh tregu.
    I bie qe ne ngelemi gjithmone ajo pjese e tregut ku zgjedhim (ose nuk zgjedh fare ne rastin tim) “te keqen me te vogel”.
    Tregu i muzikes shqiptare ne Shqiperi na ofron lloj-lloj bastardllëqesh, vulgarizmash, dmth un duhet te ndjek SS TV apo ndonje tjeter qe te ndjehem me mire si Shqiptar apo me nje produkt made in Albania ?!?!

    Si ishte ajo puna e te martuarit? U tregua burr dmth qe nuk e la te dashuren vetem per 10.000 euro?? pfff, paradoksale kjo qe thua! Megjitese problemi eshte goxha me i thelle!
    Si te duket nje film ku te perfshihen te gjitha, korrupsioni, shantazhi, dhuna fizike dhe jo vetem, shteti policor, dashuria midis brezave, mentaliteti, qytetet fantazme (hiq pak Tiranen), problemet sociale, papunesia, brezi i ri, tendencat maniakale dhe paradoksale te ndjenjave dhe mendjes se nje 20 ne vitet e fundit, shpresa, vlerat, krenaria, mediokriteti, boshesia, e perditshmja etj etj!
    Un dhashe mendimin tim mbi filmin, qe nuk me pelqeu. Se cfare mund te thuhet rreth kesaj un do te doja te dija me shume normalisht, edhe ata qe e kundershtojne. Por jo me argumenta te tille qe – Eshte film Shqiptar (e ça’ pastaj?) – E luajne Shqiptar (malsor me dialekt tiranas?) – Ka brenge (duhet te kete 1 ore e gjysem brenge dhe te jete pa rrugedalje qe te jete i bukur?) – Tregon vlera (keto i tregon personazhi kryesor, 10.000 eurot nga tregogak burrerri???)

  38. El_Perro Says:

    Brisi,
    Fatekeqesisht i gjithe realiteti yne deri tani mund te quhet si nje shishe bosh qe pluskon ne detin e brenges…
    Shume e dhimbshme kjo, e vertet! Po duhet medoemos ta percjellim ne nje film kaq jo shprese-dhenes dhe po permend per here te pare fjalen, FALLCO?
    Duhen romane qe te behet nje skenar i bukur filmi? ëë… kam frike se mos jap ndonje ide ndonje skenaristi rreth e rrotull🙂
    Ndonje nga librat e Elvira Dones, Dori Kekos, Fatos Kongolit (libri Gjenerali i Ushtrise se Vdekur nuk doli keq edhe si film psh), megjithate kam pershtypjen se nuk eshte gjithmone binom fitues per nje publik.
    Publiku, ai duhet te zgjedhe doemos, por kur ka kaq pak alternativa si tek ne?

    Nuk dua te krahasoj shkollen amerikane, italiane, franceze te kinemase me ate tonen, jo. Amerikanet i kane pjesen me te madhe te filmave me ideologjite e tyre te amerikanizmit brenda.
    Thjesht te bejme dicka te bukur, sikur edhe per veten tone. Kam pershtypjen dhe shpresen se do te mirepritej me pak fonde, miqesi dhe reklame edhe jashte!

  39. Brisi Says:

    @ El Perro:
    nuk e di pse por une nuk prisja qe te shkruaje frazen: Pse, meqe doli nje film shqiptar edhe o burra duhet ta shikojme? Pasuar pastaj nga: I bie qe ne ngelemi gjithmone ajo pjese e tregut ku zgjedhim (ose nuk zgjedh fare ne rastin tim) “te keqen me te vogel”… me le te kuptoj qe nuk ke dashur apriori ta shohesh apo nuk e ke pare filmin dhe thua qe s’ishte aspak i bukur?? (korrigjome nese gaboj). Nese eshte keshtu ta them me shume miresjellje qe nuk ben. Filmi duhet pare per te qene minimalisht objektiv??
    Per mua dashuria eshte dhe do te mbetet edhe vlere edhe burrni e trajtuar si tek “Shqiptari”.
    Une mund te mos jem kritike, nuk jam, por nuk e diskutoj fare qe filmi duhet pare, aq me teper nese pastaj vendos te flasesh ne publik per te.
    Kritiket kane folur, dhe ata e kishin pare filmin.

  40. albanese Says:

    atehere
    @ el perro Tregon vlera (keto i tregon personazhi kryesor, 10.000 eurot nga tregogak burrerri???)

    nese je cun e kupton shume mire se cfare dua te them. nuk tregojne burreri 10 mije euro dhe as nuk e thashe kete

    burreri do te thote qe brenda nje komuniteti te besh nje zgjidhje per te cilen nuk do te te vije turp as ty e as te dashures tende

    nese ne malesi qe nje dashuri te vazhdoje duhet te kthehet ne martese ashtu le te behet

    nese per tu martuar e per te vazhduar dashurine duhen 10 mije euro ashtu le te behet

    nese per te pasur gruan qe do duhet vrare ashtu edhe behet!

  41. El_Perro Says:

    Ej, sa i bukur filmi tani qe e pashe…

  42. desaparacidos Says:

    @ el perro!

    Edhe? Jam kurioz ta di si te duket tani…nese je me grupin Real po me grupin JoReal / Fyes!

  43. banes Says:

    Di kush te me thote ku mund ta gjej kete filmin?
    Po provoj te shkarkoj nje torrent te Der Albaner por nuk ka asnje seeder deri tani..😦
    Flm

  44. dana Says:

    ne fund te artikullit gjen “shkarkoje” provo aty🙂

  45. banes Says:

    Flm Dana!

  46. El_Perro Says:

    Jam me mendimin qe kisha me pare, nuk do te doja ta shihja prape, nuk me la asnje mbrese apo emocion te forte. Me erdhi vetem nja dy here keq per personazhin po kjo nuk do te thote asgje!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: