Interes Maestër!

by

Poster origjinal i R.I. Ass. of America kunder Napster

Në fakt jam pak me nerva. Më së shumti për një artikull te një personi që as nuk e njoh. Besoj se ka thënë disa gjëra të gabuar. E me poshtë po provoj të përgjigjem. Sepse edhe pse më behet qejfi gjithmonë kur shkruhet per problemin e muzikës – sepse është vërtet problem – e sa më shumë të shkruhet aq më mirë është,  disa arsyetime janë të rrezikshëm e sipas meje të padrejta. Me te rrjedhur përgjigjet e mia.

“Muzika nuk tradhëton, muzika është pikëmbërritja e udhëtimit. Muzika, është vetë udhëtimi.” shkruan Giorgio Faletti tek “Io Uccido”. Një DJ vrasës që lë indicie ( ne shqip, gjurme )  muzikore para vrasjeve të veta.
Shiko, G.F është një person qe personifikon me se miri ate qe po sulmon. Nese bën një kërkim pak te kujdesshem, do zbulosh qe G.F nuk ka shkruar as edhe një liber. Ka ne shpine një shtepi botuese e një ghost writer qe ka shkruar gjithçka qe është botuar ne emer te tij.


Mund t’i shpëtosh ata njerëz, po arrite ta zbërthesh muzikën.
Po tek ne, a prodhohet muzikë nga ajo që lë gjurmë, si tek “Io Uccido” të mund të përdoret qoftë edhe nga delikatesa e një vrasësi?
Kam frikë se jo.

Varet nga filmi, varet nga vrasësi. Por besoj se nese je vrasesh edhe e ke humbur ekuilibrin mendor, pak rendesi ka. S’mund te shkruash një artikull ku ankohesh se vrasësit tane kane ngelur pa muzike. Do ishte shume e mire nga një ane, se s’do kishte me vrases. Po ja qe ka. Atëherë ka vrases qe s’marrin vesh nga muzika e qe s’kane nevoje për kolone zanore gjate krimit. Sepse gjera te tilla ndodhin vetëm neper filma. Apo ka aq shume muzike te mire sa edhe vrases. Pese me hiç.

Varet nga filmi, varet nga vrasësi. Por besoj se nese je vrasesh edhe e ke humbur ekuilibrin mendor, pak rendesi ka. S’mund te shkruash një artikull ku ankohesh se vrasësit tane kane ngelur pa muzike. Do ishte shume e mire nga një ane, se s’do kishte me vrases. Po ja qe ka. Atëherë ka vrases qe s’marrin vesh nga muzika e qe s’kane nevoje për kolone zanore gjate krimit. Sepse gjera te tilla ndodhin vetëm neper filma. Apo ka aq shume muzike te mire sa edhe vrases. Pese me hiç.

Nuk mund te jene klubit mik, jo te gjithë klubet te pakten. Natyrisht qe një klub ka ne radhe te pare një objektiv : te beje lek, e jo te promovoje muzike. Kjo do te thotë qe ka nevoje qe te kete sa me shume klient. E do te thotë qe ka nevoje për muzike qe te sjelli shume klient qe pine shume pije. E ka nevoje për muzike te degjuar, për cover, për këngë qe kane lene gjurme. Për keto Margeritat e për keto Another brick…

Cfare na thotë kjo për muziken shqiptare? Asnjegje. Valle duhet te gjykojme se muzika amerikane shkon keq meqe klubet karaoke janë gjithmonë plot?

Nga ana tjetër, muzika nuk është kooperative bujqesore. Meqe ne vitin 90-00 arritem rezultate te shkëlqyera, duhet ti arrijme patjetër edhe ne vitin 00-10. Ca ka qene muzika amerikane ne vitet 80? Ca ka qene muzika angleze ne vitet 70-80? Cdo rryme muzikore është një cikel qe fillon e mbaron. Kjo është komplet e paparashikueshme.

Kjo, sepse muzika vidhet, dhe sepse muzika ka nisur të shërbejë më tepër si një vitrinë prostitucioni artistik.

Muzika është vjedhur gjithmonë. Gjithmonë. E shpesh here është përdorur si v.p.a. Një brez i tere qe është rritur me MTV kete gjë e di mire.

Edhe kantautori im i preferuar, me sa duket vjedh. Më afrohet para disa ditësh një mik dhe sikur të më jepte një lajm vakie, më tha pikërisht këtë.
Kantautori im i parapëlqyer, vidhka muzikë.
A ka ndonjë shans për të që të shpëtojë shpirtin?

Shiko. Te gjithë vjedhin muzike. Dyqan ka vjedhur Guthrie. Zeppelin kane vjedhur blues. De Andrè ka vjedhur Brassen/Cohen/Dylan. E nuk ka asgje te keqe te vjedhesh a te ripërpunosh kur nuk ke se çfare te thuash ti nga vetja jote. Ne fund te fundit, çfare do te thoshte ajo formula qe përdorej ne festival, e tipit “ Muzika shkruar nga XXX, interpreton XXX”? Do te thoshte qe kush kendon, thjesht po e interpreton. Do te thotë një gjë shume te thjeshte : qe jo te gjithë ata qe kendojne janë kengetare. Ca te them une tani, t’ju jap detyra shtepije? Shkruajeni 100 here ne fletore derisa ta mesoni mire!

ARTI VIDHET MË KOLLAJ SE SUFLAQET
Një hajdut banke që largohet me 4 milionë të vjetra, është super-lajm. Rri në faqet e para të gazetave me ditë e javë.
Një kompozitor që vjedh?! Për t’u gajasur! Ç’të keqe ka këtu? Vidhka muzikë? Po punë e madhe, sikur vodhi ndonjë bankë! Le që ky nuk është as i pari dhe nuk ka për të qenë as i fundit. E dimë të gjithë, dhe nuk na bëhet vonë.
Unë nuk e kam hallin edhe aq te hajdutët, sesa tek ata që vidhen. Vjedhja e muzikës na pengon që të admirojmë autorët e vërtetë, qofshin këta bullgarë, turq, algjerianë apo francezë. Dhe më e keqja, vjedhja e muzikës nga disa e bën të pamundur mbijetesën për ca të tjerë. Fakti që disa hanë bukë duke vjedhur e bën të pamundur që kushdo të hajë bukë me djersë (për aq sa mund të djersisë një artist në Shqipëri).
Artistët e vërtetë, po pati mbetur akoma ndonjë, nuk mund të mbijetojnë përballë ritmit “kreativ” të hajdutëve. Ti bën një këngë të mirë në muaj, ata “krijojnë” 10 të vjedhura në ditë!
Hajdutët, në fakt, vjedhin jetën e të tjerëve.

Prandaj, edhe më i ndershmi do vijë një ditë që do detyrohet të mbijetojë duke vjedhur.
Po atëherë, si është e mundur që askujt nuk i bëhet vonë kur merr vesh që një kompozitor/këngëtar vjedh në mënyrë të pacipë?
Si është e mundur që media e konsideron akoma të suksesshëm? Si është e mundur që ka njerëz që “vdesin” akoma për të? Si është e mundur që shoqata për mbrojtjen e të drejtave të autorit nuk bën një denoncim?
Sepse, vjedhja është nder!

Jo, jo sepse vjedhja është nder. Thjesht sepse nuk ka mjaft interes. Duhet thënë diçka : qe edhe degjimi i muzikes ne vetvete, është një proces mendor, gati intelektual. Muzika e vjedhur me muziken e paster, ka te njëjtin ndryshim qe ka televizori me kinemane. Njeri te imponohet, tjetrin e zgjedh. Por është absurde te propozojme qe u duhen hequr televizoret njerëzve nga shtëpia ne menyre qe te shkojne me shume ne kinema. Po aq absurde te ankohesh sepse shet shume Dan Brown ne atdhe e nuk shet po aq shume Enkelejd Lamaj. A te ankohesh se shesin shume Metallica po jo Babyshambles. Te thuash qe te gjithe e kane gabim e une e kam mire – edhe kur eshte e vertete – do te thote te mos duash ta zgjidhesh problemin.

NJË SINGLE, CA SINGLE, SHUMË SINGLE…

Vjedhja është nder. Ja, shikoni më të suksesshmit në treg. Janë ata që vjedhin më shumë!
Dhe vjedhja ka prodhuar një fenomen sa qesharak aq edhe të mjerë, fenomenin: “single”.
Single – dmth një këngë teke.
Kushton lirë, dhe garanton famë të menjëhershme.
Një artist i vërtetë normalisht shkon te fansat e vet me një album, një produkt integral për të cilin punohet me muaj e jo rrallë edhe 1 vit ose më shumë. Artistët tanë të futur në furrë brenda natës, të pagjykuar nga institucionet apo morali i shoqërisë vjedhin një këngë në 3 ditë dhe ja ku janë, të famshëm për një javë.
Tërë ditën në TV, në gazeta, gjithandej. Në majë të famës. Shpesh, me një “single” të vjedhur.

Degjo, kjo është pak e komplikuar. Ne radhe te pare, se single janë prodhuar gjithmonë, te pakten keto 50-60 vitet e fundit. E ne radhe te dyte, sepse nuk ka me kuptim prodhimi i albumit. Sepse tregu e kërkon gjithmonë e me pak, keshtu qe ne një fare menyre duhet te adaptohemi. Momenti historik qe jetojme është i atille qe cd-te falen ne menyre qe njerëzit te shkojne ne koncerte. Nuk ka me logjike tregu i cd-ve, kjo dihet qe nga 1997 e nuk e kemi zbuluar sot. Po për kete kam folur gjetke e pertoj te zgjatem ketu.

EMIGRANTËT DHE YJET PREJ MËMËDHEUT
E gjithë loja e “famës” dhe “single”-ve pa fund, nuk është gjë tjetër vetëm lufta e pandershme për të marrë me çdo kusht tregun e vetëm që ekziston. Atë të diasporës.
Këngëtarë apo këngëtare që nuk janë në gjendje të këndojnë pa playback as në dush, që skena e live-it e Tiranës i ka spost’uar me mëshirë, janë “yjet” e koncerteve në diasporë, koncerte shumica e të cilëve bëhen në salla kafenesh apo bilardosh. Problemi nuk është te sallat (muzika e mirë fundja, më shpesh luhet në metro) por tek abuzimi këtë rradhë me mallin e disa njerëzve.
Ajo që u ofrohet emigrantëve (në shumë raste) është abuzim i pastër me dëshirën e tyre për të parë një copë Shqipërie, për të shlyer mallin apo pengjet që kanë ndaj vendit ku kanë lindur.
Prandaj ia vlen të investosh në një këngë, në një video, në një single dhe aq. Sa të të shohin në youtube në diasporë.

Eurot e dollarët fluturojnë mbi skena si në dasëm! Dhe askujt nuk i vjen ndoht t’i mbledhë përdhe.

Po edhe te kjo s’ka ndonjë gjë te keqe. Askush nuk te detyron te shohesh kete apo ate artist. Me sado force te ta imponoje tv-ja, vete shkon apo nuk shkon. E duke qene se ca koncerte nga keta i kam ndjekur, te siguroj qe shkojne aq keq saqë vetëm artistet mund te mburren me ta. Por ky është fenomen tjetër : është te bosh muzike dasme, pa pasur dasem.

Shqetësimi im i vërtetë sot nuk është as shija e keqe që është ndërt’uar në muzikën shqiptare këto 10-12 vitet e fundit, e as “përfaqësuesit” e saj.
Shqetësimi im është si mund të mbijetojë një artist i vërtetë, pa qenë nevoja të vjedhë muzikë.
Por ne këngetarët tanë i kemi burgosur në bare-pube ku këndohet live. Ne shpenzojmë minimalisht 2000 lek në natë në një pub që këngëtari ynë i preferuar (në shumicën e rasteve) të mos këndojë këngët e tij, por repertore të huaja, shtampë, duke e shndërruar atë në marionetë të shijeve masovike. “Po s’këndove Kalinkën ikin klientët”. O burra, Kalinkën! Pa harruar Margheritën e shkretë, që e këndojmë në Shqipëri më shumë se në Itali.
Atëherë çfarë duhet të bëjë ky artist për të mbijet’uar në Tiranë?
Kam përshtypjen se nëse një kantautor do të kishte 1000 fansë të cilët janë gati të shpenzojnë 5000 lek të reja për të në vit, ky artist do mund të mbijetonte.
Sikur, të hiqnim dorë nga 2 fundjava në vit të kaluara në pub/club, dhe t’i shpenzonim për të blerë CD-në e re të artistit jo me çmimin e një palë çorapesh, por me një çmim më të denjë; sikur të pranonim të paguanim një biletë koncerti makar dhe në një pub, për të suport’uar artistin që të luajë muzikën e vet; sikur të blinim objekte të tjera me logon e albumit a të artistit, qofshin bluza, mbajtëse çelësash apo tasa çaji…
Sikur… atëherë, artisti nuk do të vdesë.

Kjo ka pak ere meshire, e është diskutim teorik pa sens. Edhe te mos i hedhim plehrat andej këtej, te mbjellim një peme dite për dite e bejme Shqiperine fushe me lule. Po s’jemi me ne vitet 60 e keto gjera nuk kane funksionuar e as kane për te funksionar. Nga ana tjetër, asnjë artist s’është aq i çmendur sa ti veri albumit një çmim mbi 10 mije lek, për arsyet e mesiperme. Përveç kësaj ama, ka një gabim tjetër.

Artisti nuk vdes se ti i blen apo si blen cd-ne. Artisti vdes kur i shkojne 5 veta kur kendon kenget e tija e 2000 kur kendon Wind of Change. Artisti vdes kur ke një Ministri Kulture qe vetëm me kulture nuk merret. Artisti vdes kur shitet ne televizor. Vdes kur çdo gjë qe bën kalon nen rrogoz.

Por, ne na vjen turp të veshim bluza me logon “Djemtë e Detit”, se mos na tallin, ndërkohë që ka djem e vajza në bllok që u duket tendencë të veshin bluza me Megan Fox. Ne presim që albumi të dalë pirat në tezga apo në Internet që ta marrim falas, se nuk jemi budallenj ta blejmë.

Djemte e Detit e grupe te tjera, për fat te keq, nuk e kane kuptuar akoma rendesine ekonomike te ketyre çikërrimave. Ne te gjithë koncertet ku kam shkuar, t-shirt kushtonin me shume se sa biletat.

Pertej kësaj, te marresh bllokun si çeles interpretimi për te kuptuar te gjithë Shqiperine, NUK KA ASNJE KUPTIM E TE CON NE PERFUNDIME TE GABUARA!

Ne na duket krim kur na vënë biletë për të hyrë në një pub për bendin që luan live, ndërsa paguajmë bileta të kripura për të parë një DJ anonim nga Polonia që luan 90 minuta në një pishinë, sepse kjo është trendy.

Shijet janë shije!

Meqë ra fjala, Djemtë e Detit kanë nxjerrë album, “Epos”. Sa nga fansat e tyre apo të asaj rryme e dinë këtë, le më që ta kanë blerë albumin?!

Ketu
Ama, që filan këngëtare ka bërë gjoksin dhe një këngë të re… këtë e dimë të gjithë! Kjo e fundit nuk na kërkon ta sponsorizojmë. Kjo e ka gjetur tregun dhe sponsorët e saj me investimin e vet.
Unë nuk pres, e as nuk dua që Djemtë e Detit të bëhen “mainstream” – grupi a muzika e pëlqyer nga të gjithë – e as të spostojnë turbo-folkun nga moda.
Unë thjesht dua që ata dhe arti i tyre, sikurse dhe i shumë artistëve të tjerë pa gjoks të bërë, të mbijetojnë. Dhe për këtë, duhen vetëm 1000 fans!
1000 vetë që të duan dhe që janë gati të shpenzojnë për ty, duke blerë CD-të e t’ua apo bileta për në koncertet e shfaqjet e t’ua. Me kaq, shpirti i kantautorit shpëtohet, ai nuk detyrohet të vjedhë.

Te provosh te besh një xhiro neper dyqan cd-sh e te pyesesh se sa e kane albumin Epos psh, apo Cute Babulja, apo 00 Genti, kjo duhet pare njehere para se te shikosh sa janë shitur e sa s’janë shitur.

Për me shume, cd-ja ka vdekur, e mund edhe ti veme r.i.p mbi varr. Problemi ketu është diku tjetër. Problemi është qe për momentin ne atdhe ka vetëm dy skena : Tirane e Prishtine. Problemi është qe sado qe ta duash një kengetar, me shume se 2-3 here ne vit nuk do e shikosh. E një kengetar s’mund te mbijetoje me 4 data ne vit.

Çuditërisht, ata që e mbështesin më pastërtisht muzikën janë shoferët e kamionëve e fugonëve të rrugëve të largëta. Ata e blejnë pa u menduar gjatë kasetën me artistin që u pëlqen, ndryshe nga neve, njerëzit e Internetit e të Bllokut, që kemi zbuluar parajsën e shkarkimit pirat të këngëve në mp3.
Prandaj këngëtarët e fugonave do të mbijetojnë në treg. Sepse, ata që i duan, i duan me të vërtetë e janë gati të shpenzojnë për ta.


Ky është turpi ynë para atyre shoferëve të Kukësit. I yni, që ankohemi për “këngëtarët e fugonit”, por nuk u japim shans artistëve që ne pëlqejmë që të mbijetojnë.
Përndryshe ata e kanë një zgjidhje alternative. Të vjedhin.

Se di pse ndjej nje lloj perçmimi ketu. Valle “ne te bllokut” jemi me fisnik se “shoferet e Kukesit” Valle se diskutimi ketu eshte ” Ja, u bona keta me blejt kaseta…”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: