Hangman also die

by

Janë të paktë artistët kundrejt të cilëve ndjej një respekt total e një afërsi edhe njerëzore përveçse artistike. E ndër këta është me siguri Bertolt Brecht.

Në vitet 30 Brecht braktis Gjermaninë naziste për tu transferuar fillimisht në France pastaj Suedi, Rusi etj etj, deri kur mbërrin në Amerikë. Thonë që kur Brecht vendos të shkojë përfundimisht në Amerikë duke braktisur U.R.S.S. thotë diçka të tipit “ Po, unë jam komunist, po nuk jam budalla, ndaj edhe po shkoj në Amerikë”. Nga ana tjetër, Brecht është i ndërgjegjshëm për mënyrën se si Stalin qeveris vendin. Jo se në States situata është më e mirë, sidomos duke parë faktin që Amerika sheh me interes e me admirim Gjermaninë naziste e  mendon se lufta evropiane nuk i përket. Në fakt Amerika do hyjë në konflikt vetëm në fund të 1941, pasi Londra është rrafshuar.

Problemi tjetër kryesor i Brecht-it në atë periudhe janë natyrisht lekët. Ka lënë Gjermaninë si klandestin e librat e tij janë djegur në shesh. Më së shumti për këtë arsye B.B pranon të bashkëpunoje me Fritz Lang, tjetër intelektual austriak që ka refuzuar propozimin e Goebbess për të drejtuar kinemanë naziste e ka gjetur rehat në Amerike. Së bashku shkruajnë Hangman also die ( 1943 )

Në verën e 1942 partizanët çek, me ndihmën e anglezeve, kanë kryer një atentat kundër Heydrich, reichsprotektor në Prage. Ceket ama preferojnë emrin “kasapi i Pragës” Heydrich është nder hjerarket nazist më në dukje dhe atentati ndaj tij do jetë një goditje simbolike tepër e fortë për organizatën naziste. Filmi niset nga ky episod, për tu zhvilluar pastaj përtej fakteve historike, pak a shumë si bën Tarantino te Inglorious Basterds. Është historia e celulës qe kryen egzsekutimin, dhe historia e Gestapos qe mundohet ti zbuloje përmes një inspektori qe, kuptohet, herë pas here kujton Lande të Inglorious Basterds.

Problemi i shumë filmave të tille është fakti qe spektatori modern është mësuar e ri-mësuar me disa mekanizma të kinemasë të cilët, edhe pse magjik, mbasi janë parë 1000 apo 2000 here nuk funksionojnë më. Nën këtë këndvështrim Hangman Also Die reziston mjaft mire, duke konsideruar qe kanë kaluar rreth 70 vjet nga xhirimi. Aq mire saqë në këtë film mund të gjenden edhe paraardhësit e mekanizmave të ca filmave modern tip The Usual Sospects apo Ocean 11.

Mbi të gjitha ama, Hangman Also Die është një nder filmat më të mire qe kam pare ndonjëherë mbi luftën e dytë botërore. Lufta II ka qenë sa fizike, aq edhe psikologjike, e Hangman Also Die arrin ti mbaje të dyja në të njëjtin nivel, pa sakrifikuar asgjë.

Pse ta shikoni : sepse çdo fotografi është perfekt, sepse e ka shkruar Brecht edhe e ka xhiruar Lang, sepse pak janë filmat qe trajtojnë nazizmin me kaq kompleksitet.

Pse të mos ta shikoni : ndoshta sepse në fund të fundit është një film bardhe e zi mbi një luftë bardhe e zi

 

Advertisements

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: