Pa gjak

by

nga Alessandro Baricco

– Pa shikohuni, ju dukeni njeri normal, me një pallto të përdorur dhe kur hiqni syzet i vendosni me kujdes në mbajtësen e tyre gri. Pastroni gojën para se të pini, xhamat e kioskës suaj ndrisin, para se të kaloni rrugën vështroni majtas e djathtas, ju jeni një njeri normal. E megjithë këtë keni parë tim vëlla të vdesë pa asnjë arsye, një fëmijë me një pushkë në duar, vetëm një breshëri, ju ishit atje, e nuk bëtë asgjë, ishit njëzet vjec zot i madh, nuk ishit një plak i mbaruar, ishit një djalë njëzetvjecar e prapë nuk bëtë asgjë, më bëni një nder? Më shpjegoni si është e mundur? Gjeni dot një mënyrë të më shpjegoni si ndodhi një gjë e tillë? Ky nuk është makthi i një të sëmure, ka ndodhur vërtet, më thoni si është e mundur?

– Ishim ushtarë.
– Cfarë do të thotë?
– Po luftonim.
– Cfarë lufte? Lufta kish mbaruar.
– Jo për ne.
– Jo për ju?
– Ju nuk dini asgjë.
– Atëhere ma thoni ju atë që s’di.
– Ne besonim në një botë më të mirë.
– Cfarë do të thotë?
– Cfarë do të thotë?
– Nuk mund të ktheheshim dot më prapa, kur njerëzit fillojnë të vrasin nuk kthehen dot më mbrapsht. Ne nuk donim të arrinim gjer në atë pikë, por e filluan të tjerët, më pas nuk mund të bëhej dot më gjë.
– Kë quani botë më të mirë?
– Një botë të drejtë, ku të dobëtit mos vuanin padrejtësinë e të tjerëve, ku çdo njeri të kish të drejtë të ish i lumtur.
– Po ju e besonit?
– Patjetër që e besoja, ishte e mundur dhe ne e dinim se si.
– Ju e dinit?
– Pse duket e çuditshme?
– Po.
– Ja që e dinim, e luftuam per të bërë atë që ish e drejtë.
– Duke i qëlluar fëmijëve?
– Po, nëse duhej.
– Cfarë thoni?
– Ju s’mund të kuptoni.
– Unë mund të kuptoj, ju shpjegohuni e unë do ju kuptoj.
– Është si toka.
– Nuk mund të mbillet pa gërmuar. Në fillim duhet gërmuar toka.
– Duhet të kaloje njëherë dhimbjen, e kuptoni?
– Jo.
– Kishte shumë gjëra që duhet të shkatërronim per të ndërtuar atë që donim, nuk kishte     mënyrë tjetër, duhet të vuanim e të bënim të vuanin, kush do kish duruar më shumë dhimbjen fitonte. Nuk mund të mendosh një botë më të mirë e të presësh që të ta japin vetëm pse e kërkon. Ata nuk do na e kishin dhënë kurrë, duhej luftuar e kur e kuptoje këtë nuk bënte më diferencë nëse ishin fëmijë, pleq, miqtë apo armiqtë e tu. Po shkatërroje tokën, nuk kishte mënyrë tjetër, nuk kishte një mënyrë që të mos dhimbte.
E kur çdo gjë na dukej e tmerrshme, kishim ëndrrën tonë që na mbronte, e dinim që dhe pse cmimi ishte i madh, shpërblimi do kish qenë po aq i madh sepse nuk e bënim për pak para, për një copë tokë për të punuar ose për një flamur. E bënim për një botë më të mirë, e kuptoni çfarë dua të them? Po i kthenim miliona e miliona njerëzve një jetë të mirë, një mundësi për të qenë të lumtur, të jetonin e vdisnin me dinjitet, pa u shkelur e përqeshur, ne nuk ishim asgjë, ata ishin gjithçka miliona e miliona njerëz, ishim atje për ata. Cfarë është një fëmijë që vdes i përplasur në një mur, ose dhjetë, njëqind fëmijë. Duhej shkatërruar toka dhe ne e bëmë, miliona fëmijë të tjerë prisnin që ne ta bënim, dhe ne e bëmë, ndoshta ju duhet …
– Ju i besoni vërtet?
– Patjetër që i besoj.
– Pas gjithë këtyre viteve ju i besoni akoma?
–  Pse nuk duhet?
– Luftën e fituat, kjo botë ju duket tani më e mirë?
– Nuk e kam pyetur asnjëherë veten.
– S’është e vërtetë. E keni pyetur mijëra herë, por keni frikë të përgjigjeni. Ashtu siç e keni pyetur veten mijëra herë se ç’bënit atë natë në Mato Rujo* duke luftuar, kur lufta kish mbaruar, duke vrarë me gjaktfohtësi një burrë që se kishit parë ndonjëherë, pa i dhënë as të drejtën e një gjyqi, duke vrarë lehtësisht me të vetmen arsye që tani kishit filluat të vrisnit e nuk ndaleshit dot më. Në gjithë këto vite ju e keni pyetur veten mijëra herë pse iu futët asaj lufte, dhe gjithë kësaj kohe keni rrotulluar në kokë atë botën tuaj më të mirë për të mos menduar për atë ditë kur ju hoqën përgjithmonë sytë e babait tuaj, për të mos parë të vrarët e tjerë që si atëherë dhe tani mbushin kujtesën tuaj si një kujtim i papranueshëm, e që është arsyeja e vërtetë për të cilën ju luftuat. Sepse nuk kishit gjë tjetër në mendje veçse të hakmerreshit, tani duhet të jeni i aftë ta thoni këtë fjalë, hakmarrje, vrisnit që të hakmerreshit, të gjithë ju vrisnit për tu hakmarrë, nuk duhet të keni turp, ishte i vetmi ilaç që ekzistonte kundër dhimbjes. Diçka që s’të linte të çmendeshe. Eshtë droga me të cilën na bëjnë të luftojmë, por ju nuk u liruat dot më kurrë, ju dogji një jetë të tërë, ju a mbushi me fantazma, për të mbijetuar katër vjet luftë dogjët tërë jetën, e tani nuk mbani mend më as…
– Nuk është e vërtetë.
– Nuk mbani mend më as se ç’është jeta.
* emër vendi përmendur në fillim të librit

Fragment nga romani “Senza sangue” i Alessandro Baricco. Përkthyer nga Xixëllonja.

Tags: , , ,

13 Responses to “Pa gjak”

  1. Tweets that mention Pa gjak « Tirana Calling -- Topsy.com Says:

    […] This post was mentioned on Twitter by Darien Levani, Tirana Calling. Tirana Calling said: Pa gjak: nga Alessandro Baricco   – Pa shikohuni, ju dukeni njeri normal, me një pallto të përdorur dhe … http://bit.ly/h51TdU #shqip […]

  2. desaparacidos Says:

    Interesante. Nuk mund te them e bukur sepse nuk me bind, edhe pse besoj se eshte fakti qe eshte “shkeputur” nga nje gje me e gjere!

    Flm Xixellonja

  3. loer kume Says:

    e kam lexuar librin. eshte i mrekullueshem, barrico eshte shkrimtar shume i mire. nuk e ka njohjen qe duhet te kishte. ka nje roman tjeter, oceano mare, qe eshte nje kryeveper e vertete.

  4. dana Says:

    “Senza sangue” nuk e kam lexuar, por kohe me pare kam lexuar “Seta”..dhe mu duk vertete sikur po lexoja mendafshin, madje mund ta shihja, ta prekja..si ne nje enderr. Baricco krijon nje histori nga asgjeja, e vazhdon ne asgje, e perfundon ne asgje..dhe e ben tmerrsisht bukur, me nje aftesi treguese te jashtezakonshme.

  5. Last man on earth Says:

    Ky ne mos gaboj ka shkruar edhe Legjende e pianistit…apo jo?

  6. loer kume Says:

    po. legjenda e pianistit ne oqean, ose 800. ore eshte cun serioz po them.

  7. uninvit3d Says:

    Po vjedhje linqesh bente ky? Dmth, te merte kenge te postume nga x/y ne facebook qe ti postonte te profili i vet pastaj? E pastaj ti vinte edhe nje shprehje te veten te lezetshme siper : CA KENGESH QE NGJON GRUPI JONE ME SHIJE SHUME. A thua se i kane gjet vete me lodhje te madhe.
    Do thoni ju, po c’lidhje ka kjo qe po shkru ti me perkthimin siper.
    Ka posi, PA GJAK , pikerisht si kto lloj tipash.

    _______

    Shnet e men n’koke qe t’mos u beni antipatike si kto njerez qe sapo i permenda. Edhe qe tani po na lexojne ( mos postoni kenge)

  8. këtu Says:

    Nuk e njoh pothuaj fare letersine italiane. Besoj se eshte Alberto Sordi ai qe e ka pergjegjesine per kete : e urreja. Nuk kishte njeri me te peshtire : i shemtuar, llafazan, abrash, Sordi misheronte per mua gjithçka qe nuk kam dashur te jem kurre. Dhe e kam mbajtur fjalen.

    Pastaj koherat ndryshuan dhe nuk isha me i denuar te ndiqja gjera italiane. Per shume vite nuk kam degjuar qofte dhe nje fjale italisht, dhe nese me ndodhte ta degjoja, e villja menjehere nga veshet tere gjak. Nuk e di, jam alergjik ndaj Fuorri Xhokos, Bon Xhorrnos dhe Lashatemi Kantares.

    E megjithate, kam degjuar per nje shkrimtar te mire italian qe ia kam harruar emrin. Me terhoqi vemendjen sepse shkrimi i tij ngjasonte me shkrimin e nje autori tjeter qe une e dua shume, autor qe edhe kete e kam harruar. Si t’ia bej ? Di qe nuk eshte Barrico, nuk eshte Di Luca, as Donadoni apo De Agostini. Tossati jo qe jo. Por do ta gjej dhe do ta njoftoj.

    Nga fëmrat, me ka terhequr vemendjen nje Melania Mazucco apo Mazzucco, nuk e di, se keta italianet kur fillojne t’i dublojne keto bashketingelloret gjinkallore, s’kane te ndalur.

    Eshte dhe nje grua tjeter qe ka shkruar nje “Arti i gezimit”, me sa me kujtohet. As kjo s’me kujtohet.

    Nga autoret franceze, desha te lajmeroj nje tip : Vincent Message, 27 vjeç. Ka shkruar nje goxha roman. Kurse nga spanjollet, ia harrova emrin, eshte nje tip qe ka vrare veten nja 19 apo 20 vjeç, dhe qe ka shkruar nje liber mbi nje tip qe vret veten. Nje perle, keshtu thone. Do e gjej, patjater.

    Kaqë kishnja.

  9. psesterio! Says:

    ore ketu ti rrofsh edhe per kaq sa na the, duhet te te themi “puna e mbare” se lodhesh shum per ket popull. gjithsesi nga italianet mos le jasht buxatin, dhe sidomos italo calvino, po se pate lexuar shko e lexoje se ben mire.
    ps- edhe ai libri i atij tipit per mafian “gomorra” i papam😀

    pps- per informacione te metutjeshme do ju kontaktoj vete .

  10. dana Says:

    shkrimtare te mire italian ka plot.. Erri de Luca, Buzzati dhe Calvino po e pooo por edhe Paolo Giordano, me “La solitudine dei numeri primi” liber fantastik per mua..ky djali eshte i datelindjes ’82 keshtu qe mendje e re dhe shume premtuese.
    pse jo pastaj, Camilleri, Ammaniti, Diego de Silva
    ah dhe sigurisht Silvia Avallone, libri i saj “Acciaio” mu duk interesant7
    ps Saviano pa i hequr asnje merite librit “gomorra” per mua ngelet nje gazetar.

  11. Xixellonja Says:

    Dhe pse i cunguar sepse duhet te lexosh gjithe librin per te kuptuar historine e vertete, idea e autorit eshte shume e holle dhe e guximshme. Kur mund te thuhet se nje lufte ka mbaruar? Kush jane fajtoret e cilet viktimat? Sa duhet sakrifikuar per hir te nje ideali? Ka me shume humbes apo fitues nga nje lufte? Nuk di juve por per mua s’ka rendesi ne c’vit eshte shkruar ky liber ose per c’vend ben fjale, me mjafton te degjoj nje edicion lajmesh ne vitin 2010 e ti bej vetes te njejtat pyetje.

    @desaparicidos Ke te drejte qe s’je i bindur kjo per nje arsye themelore e qe dmth perkthyesja eshte e nje niveli medioker (artisticamente parlando), por me erdhi ta sillja ne shqip duke menduar qe nese do ti interesonte ndonjerit qe se njihte do ta gjente ne origjinal🙂

    @Dana jam dakort me ty dhe per ‘Seta’ pata te njejtin sensacion dhe une.

    @ ketu (supozoj qe eshte ‘ehe’ nga menyra e te shprehurit?!) Me erdhi per te qeshur sepse po mendoja: po sikur te filloja dhe une te urreja letersine amerikane vetem sepse s’me pelqen Hollivudi? Gjithsesi personalisht nuk kam kete percmim per Sordi-n perkundrazi per kohen qe jetoi diti te gjente menyren e duhur per te treguar difektet e cilesite e vendit te vet. Per sa i perket letersise, s’ka njeri qe nuk ndryshon ide ndoshta shikon ndonje film te bukur te Bertolucci-t ose Visconti-t e te lind deshira ta fillosh qe nga Dante pastaj🙂

  12. këtu Says:

    E gjeta ate italianin qe me bente numra e nuk me vinte ne kujtese. Vetem emrin t’i shohesh dhe merret vesh menjehere qe eshte autor i madh : GAZEP KULISHI. Nuk di a e shqiperova emrin mire se une s’di italisht fare : Giuseppe Culicchia.

    Ndersa ai spanjolli qe ka vrare veten ka nje mbiemer si te Kazan Oves, ja dale ta gjej me llagap e me te gjitha :

    Felix Francesco Casanova. Ka shkruar “Dhuntia e grabitqarit” dhe tregon perpjekjet e vazhdueshme te nje njeriu per te vrare veten. E ne te vertete, ky ka vrare veten 20 vjeç. Kurse ai i romanit rri duke luftuar kunder tere botes.

    Buona notte.

  13. alfred.b Says:

    Me u thene te drejten letersia italiane ka vdek me kohe per mendimin tim. E kete e them me aq pak sa kam lexuar prej saj, dhe kam bere mire, pasi nuk besoj se kemi te bejme me nje letersi te emocioneve te forta.
    Ky Baricco mund te jete i zoti me shkrujt por per mua mbetet nje fillestar per sa i perket stimulimit ne menyre letrare te cfardolloj ndjesie le te themi transhedentale. Italianet nuk dine te tregojne e te flasin per luften, ashtu sic nuk dine ta bejne.
    I fundit njeri i madh qe kan pasur ne letersi ka qene Moravia. Te tjeret jane gjysma shkrimtaresh, ashtu sic jane dhe ne vendet e tjera; bejne gazetar e analista, regjizore dhe skenariste, pa harruar dhe historine dhe politiken dhe ne fund marrin titullin shkrimtare.

    Ketu – ja ke fut shpatit me kto komentet e fundit. Me dukesh interesant ne disa raste po e prish shume shpejt muhabetin. Duhet te jesh konstruktivist, apo harrove.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: