Në vend të një poezie të heshtur , një pikturë

by

“Omens of Hafez”

Oil on Canvas


“A Custodian’s house”

Oil on Paper

_________________________________________________
 

Nga piktori i famshëm realist Iman Maleki

 

 

 


Advertisements

Tags:

3 Responses to “Në vend të një poezie të heshtur , një pikturë”

  1. andej-kendej Says:

    Piktura eshte e bukur. Do te mundohem ta komentoj pak, sepse siç thote nje proverbe e lashte senegaleze :

    “Te shtunave, shih nje pikture dhe kthehu ne krahun tjeter,
    Dhe kur te zgjohesh pastaj, mundohu te shkruash nje leter.”

    Koment : Dy vajza te reja, njera me e bukur se tjetra. Kjo qe degjon eshte me e bukur, ose mua me duket ashtu. Ajo qe lexon, nuk e ka dhe aq mendjen tek bukuria. Nga sfondi kuptojme se jemi diku ne nje periferi metropoli perendimor, le te themi ne ndonje “banlieu” parizian. Ne France ka shume popullsi me origjine arabe. Qe çuditerisht jetojne ne lagjet periferike te Parisit. Njelloj si ne pikture. Kjo mer perforcohet dhe nga pastertia e ballkonit e cila le per te deshiruar : lageshtire, “insalubrité” eshte vertet problematik ne periferite e Parisit, sidomos tek popullsite arabo-subsahariane.

    Vajzat ndjekin njefare tradite : shamite ne koke, shapkat e hequra, ulja rrafsh per shilte. Por tradita duket se ka marre nje te çare me veshjen e xhinseve nga ana e vajzes ulur. Xhinse qe asaj i bien ca te gjata, si gjithmone, sepse eshte pothuaj e pamundur te biesh mbi xhinse qe te te bien mire. E pamundur. Une per vete njehere, o me eshte dashur t’i kthej keshtu si kjo vajza, por gjithmone me kepuce dimerore me qafa, mundesisht ngjyre bezhe me dhembeza traktori, ose ia kam dhene nenes time qe te m’i shkurtoje dhe rregulloje si duhet. Sa per prerjen mes shaleve, s’po ju flas me mire sepse ata prestaret e xhinseve atje ku i prodhojne, jane vertet qe s’marrin vesh nga keto pune. Duket qarte se vajza qe lexon eshte me tradicionaliste se tjetra : fundi i gjate deri ne fund te kembeve, shalli i mbeshtjelle dhe jo i hapur si i vajzes qe degjon, dhe nje lloj pelerine e zeze e hedhur kraheve.

    Moti eshte i vranet, paralajmerohet shi, gati njelloj si keto ne Shqiperi qe duket sikur Zoti ka qene ne nje dasem te madhe zoterinjsh dhe ka pire nja tre fuçi birre. Qe te kete pire, mire ka bere, por perse eshte ngulur vetem aty siper nesh ? Sepse aty eshte plandosur nga pija, do te thoshte dikush qe ka shkollen e larte per pijetari.

    Tani te hyjme ne thellesi te problemit. Kemi nje liber ne dore, nje grua me syte mbi liber, dhe nje grua tjeter me syte mbi gruan qe i ka syte mbi liber. Me shkoqur : syte e gruas ulur lexojne me syte e gruas qe lexon. Libri kalon tek e para nepermjet syve te se dytes. Shihet qarte se veshtrimi i gruas qe degjon eshte nje veshtrim admirativ, do te thosha dashuror. Ne fakt, gruaja qe degjon eshte ne dashuri. Me ke ? Ketu tani, mundesite jane te shumta :
    – ne dashuri me vete personin qe lexon.
    – ne dashuri me ngjarjen qe permbahet ne liber
    – ne dashuri me nje te trete por qe i risillet ne mendje nga vete kjo ngjarje.

    Gjasat me te shumta mund te jene per variantin e trete. Vajza e ulur eshte nje vajze e saporene ne dashuri, dhe eshte futur ne enderrime ndersa degjon rrefimin. Sigurisht qe ky rrefim flet per nje histori dashurie.

    Mirepo, une besoj se kjo eshte me e thelle. Mendoj se piktori ka fshehur nen petkat e nje dashurie te rendomte te vajzes se ulur, nje dashuri ende me te madhe, me te fshehte dhe me eksituese, pra dashurine e ketyre dy vajzave per njera-tjetren. Leximi, ne fakt, eshte nje lloj agjenti dashurie i cili rralle here ka dale duarbosh. Marcel Proust thote diku se “leximi eshte nje miqesi”. Te lexosh nje autor do te thote te biesh ne dashuri me te. Philia, apo miqesia, ne Greqine e lashte ishte nje lloj menyre tjeter e Erosit apo e Agapese, ose le te themi se ishte nje dashuri dyfish. Asokohe, miqesia vleresohej shume me teper se dashuria. 300 luftetaret e Tebes (me Butlerin ne krye) ishin qe te gjithe shoke te hershem dhe dashnore me njeri-tjetrin. Aty kishte 150 çifte homoseksualesh. Thuhej se dashuria homoseksuale krijonte lidhje me te forta mes luftetareve dhe ata nuk do ta leshonin kurre njeri-tjetrin. Madje dhe vete menyra e luftimit ishte shpine per shpine, secili duke mbrojtur njerin krah. Dhe kur vdisnin, vdisnin te dy.
    Ne kete miqesi mes dy vajzave, miqesi e forcuar nga leximi i librit, une shoh nje dashuri te holle, ngacmuese, dhe qe nuk ka kurrfare rendesie nese ato e kane shpallur apo jo, nese kane fjetur bashke apo jo. Ajo qe duket eshte kjo : vajza qe lexon eshte e vetedijshme mbi veshtrimin e dashuruar te vajzes qe degjon, porse ajo vazhdon leximin duke luajtur lojen e mirenjohur tashme te “bishtnimit”. Sartre, ne Qenia dhe Hiçi, ka nje pjese te shkurter mbi dukurine e bishtnimit, dukuri kjo e vene ne skene nga nje çift te dashuruarish : nje çift i ri, i bukur dhe lozonjar, shkojne te ulen ne nje park. Ata duhen, por ende nuk i kane thene gje njeri-tjetrit. Flasin per gjera te ndryshme por djali e ka mendjen si t’ia thote. I skuqur ne fytyre, ai ben nje levizje te ngathte drejt gjurit te saj. Dora e tij prehet mbi kofshen e saj, e lehte, gati pa peshe. Veshtrimi i tij ngjan me nje veshtrim prej prestigjidatori per te hutuar shikuesit. Vajza, qe e priste kete veprim por pa ia pohuar asnjehere vetes, futet ne rolin e saj te parapelqyer te “nuk di gje une”. Ajo e ndjen doren mbi kofshe, por ben si e hutuar, ben sikur nuk e ka mendjen, i pervidhet vetedijes se vet, i ben bisht asaj qe ajo e di shume mire qe ngjau. E njejta gje dhe ne pikturen me lart.

    Po e mbyll ketu, do isha kureshtar te lexoj zberthimin e piktures se dyte. Ndonjeri vullnetar(e) ?

  2. Xixellonja Says:

    Nje zberthim i tejzgjatur ky siper, duhet shume durim. Une e shikoj ndryshe.

    E kisha degjuar vec nje here emrin e Maleki-t ne nje dokumentar qe fliste per Iranin por ketu i pashe nje pikture. Ndonese nuk me pelqen shume realizmi si rryme, detajet dhe imtesia e objekteve qe shikoj me japin idene e nje fotoje me shume se te nje pikture dhe per kete duhet pergezuar autori. Pa asnje dyshim keto modelet jane iraniane dhe sfondi i pallateve te larta ne ndertim me bind dhe me shume qe jemi ne Teheran, atmosfera e zymte qe kriojojne rete jane tamam si atmosfera qe mbizoteron ne te gjithe vendin. Ka nje ballafaqim mes ‘zgjedhjesh’ ne plan te pare: vajza qe rri ulur pertoke eshte ne pritje te dikujt, te njeriut te jetes ndoshta, ora qe ka ne dore dhe pantoflat bosh jane deshmitare. Ajo e shikon me dyshim, do ti beje njeqind pyetje vajzes tjeter qe eshte e martuar (unaza ne gisht), sikur ka frike te behet grua dhe mundohet ta imagjinoje veten si do te ishte ne vend te saj. Krejt ndryshe ajo qe po shikon librin qe ndoshta ia ka sjelle vajza e vogel, them shikon sepse ka mundesi qe ajo mos dije as te lexoje. Menyra si mban librin te ngjan sikur ka kohe qe s’prek nje me duar ose nuk ka prekur nje te tille kurre, me martesen ndoshta humbi mundesine te realizonte endrrat e saj si individ ‘grua’. Ndersa tani ne ndryshim me vajzen e vogel ajo s’ka c’te prese me, s’ka nevoje per nje ore, per nje pale xhinse, dikush tjeter vendos per jeten e saj. Me shume se fjalet bosh tonat, per te interpretuar keto piktura duhet te njohesh jeten e sotme ne Iran qe megjithe censuren diktatoriale arrin te kaloje kufijte e s’ka nevoje per vize e pasaporte.

  3. dorinaB Says:

    Edhe mua vajza e dyte ma terheq vemendjen. Ne fakt nga te dyja vajzat, tek ajo jane veshur me shume ndjesi. Syte e saj shprehin shume, jane te ngrohte te menduar e melankolik. Ajo qe kam menduar per kete foto eshte se edhe ku zbrazetia ze rrenje, edhe kur rreth e rrotull ka mjerim ( shpirteror, material apo te dyja ) , kur cdo gje eshte gri; shpirti nuk zbrazet, endrrat jane po aq te gjalla, ne mos me te fuqishme. Vajza me liber vjen me e ftohte, si e shkeputur fare nga gjendja e piktures, eshte si e vecuar por qe duket sikur eshte vene nga Maleki si per te orientuar vemendjen drejt vajzes se ulur qe percjell shume shume.
    Pikturat e Maleki, percjellin trishtim, vetmi e gjendje prehjeje pergjithesisht, por piktori nuk le asnjehere pa vene nje element ‘drite’, dmth ketu jep nje liber dhe syte e vajzes…tek piktura e dyte dhe pse ne mur eshte reflektuar nje peme e zhveshur nga dimri dhe ambjenti ne plan te pare eshte i zbrazet e i varfer …ne mur ka dhene drite me ane te nje ngjyre qe ngjan me ngjyren e rrezeve te diellit kur bien.

    Mua me pelqen shume!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: