Përgjërim nënës sime

by

nga Pier Paolo Pasolini

 

 

Eshtë e vështirë të thuash me fjalët e një biri,

atij të cilit në zemër fare pak i ngjasoj.

Ti je e vetmja në botë që din, për zemrën time,

atë që ish ngahera, përpara secilës tjetër dashuri.

Prandaj duhet të t’them çfarë është e tmerrshme të njohësh:

është brënda hirësisë tënde që lind pikëllimi im.

Je e pa-ndërrueshme, prandaj është e dënuar

me vetmi jeta që më ke dhuruar.

Dhe s’dua të jem vetëm. Kam një uri të pasosur

dashurie, të dashurive prej trupave të pashpirt.

Ngaqë shpirti është në ty, je ti, por ti

je nëna ime dhe dashuria jote është skllavëria ime:

kam kaluar një fëmijëri skllav i kësaj ndjenje të madhe

e pa-shpëtueshme, të një detyrimi të pasosur.

Ishte e vetmja mënyrë për të ndjerë jetën,

e vetmja ngjyrë, e vetmja formë: tani ka mbaruar.

Mbijetojmë: dhe është çrregullsia

e një jete të rilindur jashtë arsyes.

Advertisements

Tags: , , ,

2 Responses to “Përgjërim nënës sime”

  1. Tweets that mention Përgjërim nënës sime « Tirana Calling -- Topsy.com Says:

    […] This post was mentioned on Twitter by Darien Levani, Tirana Calling. Tirana Calling said: Përgjërim nënës sime: nga Pier Paolo Pasolini     Eshtë e vështirë të thuash me fjalët e një biri, atij … http://bit.ly/emLk7A #shqip […]

  2. caduevo Says:

    Nje perkthim ndryshe nga une Sabina Veizaj

    Është e vështirë të thuhet me fjalë prej Biri,
    Atë me të cilën pak ngjan zemra ime.

    Ti je e vetmja në botë që di, për zemrën time,
    Atë që ka qenë përherë, përpara cdo lloj dashurie tjetër.

    Për këtë duhet të të them atë që është e tmerrshme ta njohësh:
    Është Brenda mirësisë tënde që lind ankthi im.

    Je e pazëvendësueshme. Për këtë është mallkuar
    Me vetmi jeta që më dhe.

    Dhe nuk dua të jem vetëm. Kam një uri të paepur
    për dashuri, për dashuri trupash pa shpirt.

    Sepse shpirti është në Ty, je Ti, por Ti je
    nëna ime dhe dashuria jote është skllavëria ime:

    Kam kaluar fëmijërinë në skllavërinë e këtij kuptimi
    të lartë , të pariparueshëm, të një përgjegjësie të pakufijshme.

    Ishte e vetmja mënyrë për të ndjerë jetën,
    E vetmja penelatë, e vetmja formë: tani mori fund.

    Mbijetojmë: dhe është rrëmuja (konfuzioni)
    I një jete të rilindur jashtë arsyes.

    Të përgjerohem, ah, të përgjërohem: mos duaj të vdesësh.
    Jam këtu, vetëm, me Ty, në një prill të ardhshëm…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: