Gjuetari i yjeve

by

nga Post Spleen

Kam njohur dikë
Që kapte yjet e i burgoste në një qoshk të errët të shpirtit
Pa e gjetur kurrë çastin e duhur për t’i lënë të shndrisnin…

Kam njohur dikë që e rrotullonte kohën nëpër gishta duke shpërfaqur vërtetësinë e qenies e duke i shpallur luftë hipokrizisë e përpjekjeve për t’iu dorëzuar çasteve të haresë…

Kam njohur dikë që mund të të vinte një vulë të hirtë në cep të syrit me mbishkrimin “sipërfaqësor”, vetëm se zgjidhje të vallëzoje në majë të gishtave mbi thëngjinj, por veç gërmat ishin prej floriri të kuq, prej atij të lirit, të tregjeve me shumicë…

Kam njohur dikë që hënën e demaskoi si trup qiellor borgjez vetëm se s’mundi të kishte kurrë një teleskop që ta afronte drejt vetes…

Kam njohur dikë të brishtë si kafka e një fëmije të porsalindur
që me këmbët e përgjakura nga drizat e rrugëve të asfaltuara moderne shkelte lulet e me mëngën e çeliktë të bluzës fshinte lotët…

Kam njohur dikë që e luftonte dhimbjen duke e parë në sy, dikë që ishte zemërluan e duronte plagët, urinë, të ftohtin e mallin, që fikej e ndizej si far në stuhi, dikë që kokën e anonte veç anash e kurrë për poshtë… dikë që strateg s’mundi të bëhej kurrë…

Kam njohur dikë që mendonte se veç dhimbja mund t’ia lehtësonte dhimbjen, dikë që u frikësohej hijeve të muzgut e që me ankth priste rrezet e para të agut…

Dikë që i frikësohej humbjes e prandaj jetonte territ, dikë që pastronte pafundësisht emblemën e lavdisë së lashtë të të parëve të njerëzimit që të mos kthente kokën për të parë ndërrimin e stinëve…

Kam njohur dikë të madh sa bota, të vogël sa askundi, të lartë një kokë mbi Olimp e që shkurtësia i shkonte pash më pash katranit të përvëluar të Hadit…

Dikë plotë jetë ndër vena e me mendime të fishkura e me sy të fikur e zemër të çelur… dikë që lufton mes vargonjve të jetës i etur, i tretur, e sërish i ndezur nga hiri… dikë që një buzëqeshje në muzg do i kishte shpëtuar jetën…

34 Responses to “Gjuetari i yjeve”

  1. Tweets that mention Gjuetari i yjeve « Tirana Calling -- Topsy.com Says:

    […] This post was mentioned on Twitter by Darien Levani, Tirana Calling. Tirana Calling said: Gjuetari i yjeve: nga Post Spleen Kam njohur dikë Që kapte yjet e i burgoste në një qoshk të errët të sh… http://bit.ly/aMs4bG #shqip […]

  2. uninvit3d Says:

    Kjo jo vetem qe eshte mese e bukur, po ka edhe nje mesazh sublim per shkruesit e tjere te ktij blogu.
    Kshu shkruhet kur do me shkrujte noi gje te bukur, e jo me be prova qe njerezit te postojne endrrat qe shohin, e qe me nje inat inaçor te fshish komentet.

  3. alfred.b Says:

    Nese flet per gramatiken keshtu shkruajne te gjithe. dikush me rreshta te gjate qe mbarojne me pike, e dikush qe i ve ne kollone.
    Mesazhin sublim e di vetem autorja, vetem ajo e di se cka dashur te thote, askush tjeter.

  4. loer kume Says:

    une di nje gje ketu. qe edhe pse postspleen ( ca eshte ky emer, ndonje forme e re vuajtjeje? :P) e ka mbytur ne nje pyll figurash letrare kuptimin, gje qe ben qe nje njeri i shqetesuar e i ngutshem si une qe mer rmundimin te lexoje, do frustrohet,
    kjo poezia tregon nje gjendje qe shumica e njerezve me nje lloj te caktuar ndjeshmerie qe s eshte ndjeshmeri e qendres estetike apo e klubit te cepi i lagjes, mendojne;
    kete do ta kisha shkruar une—————
    eshte si puna e enter sandman, apo e shume kengeve te beatles, apo e ndonje kenge tjeter, qe kush eshte marre me muzike, thote, si more e bene keta, kete duhet ta krijoja uneee… me perket mua😉

  5. desaparacidos Says:

    Ndaj edhe Enter sandman eshte ne fakt nje lutje popullore qe ata palaçot qe e quajne veten Metalika ja kane vjedhur popullit…

  6. loer kume Says:

    pooo, faktikisht ate kengen duhet ta kishte kenduar vic chesnut.
    …if i die before i sleep.. pray the lord my soul to keep…
    desaparecidos, cmon man, mos bej sikur ta ndjen shume per desaparecidos, e mos bej sikur nuk e ndalon kanalin e radio rock duke tundur koken, ndonjehere kur duke bere zapping gjen enter sandman🙂

  7. alfred.b Says:

    Metallica kane bere nje kenge qe quhet Enter Sandman
    Sandman eshte nje personazh ne lutjet popullore per te vene ne gjume femijet
    ————————————————————————
    Metallica vene ne gjume femijet.

  8. loer kume Says:

    check out sandman ne nje studim te thelluar.

    dhe po po, pa dyshim, metallica vene ne gjume femijet!
    madje dhe marilyn manson.
    kjo ndodh pa dyshim ne ndonje subkulture te ndonje subkulture te ndonje subcepi te subgadishullit apenin.
    sepse ne te tere jemi konform antikonformizmit.
    sepse femijet zgjohen nga gjumi me fabrizio de andre dhe icik brian eno🙂

  9. desaparacidos Says:

    S’po ri-futem ne thelbin e diskutimit. Deshiroj vetem te them qe une i mbeshtes dhe i perkrah zgjedhjet muzikore te te gjithe personave, qofshin keto edhe te gabuara e te urryeshme, si ne rastin e ketij grupit amerikan qe diku nga viti 80 ka bere nja 2-3 albume te mira e pastaj me duket se jane ndare a nuk e di se çfare kane bere…

    Jam dakord edhe me zotin Alfred B, i cili ama bje ne ate kontradikten ” Ne Tirane jane te gjithe genjeshtare / e di se edhe une jam nga Tirana!”

    Keshtu qe le te flasim per letersi, e per kete gjene e bukur qe ka prure Post Spleen. Ka diçka tragjike, diçka qe ka shkuar gabim, e me duket si tentative per te ri-vleresuar, si nje ditar i paskohshem shume i sakte e here pas here edhe disi mizor. Mua per vete me pelqen!

  10. loer kume Says:

    …ketij grupit amerikan… nuk gjej dot fjale letrare per te pershshshkruar te qeshurat qe me shkaktoi kjo fantazi e cartur ne te berit opozite ndaj nje grupi me te cilin vete i interesuari per te humburit ne argjentine, kili dhe amerike latine ne pergjithesi, ka tundur floket dhe ka dashur tej mase te kishte floke te gjate e te leshte per ti tundur akoma dhe me fort.
    desaparecidos, mos e shty me tej se do prekesh kufijte e hipokrizise.
    dhe me ty personalisht kam nje hatermbetje, sepse te kam blere nje liber qe prej nje viti, edhe pse anglisht, po zotrote kur erdhe ne tirane do kesh pasur atraksione me te medha verdalle neper genjeshtare, se sa ti besh nje telefon per kafe mikut te ri te te vjeter.😉

    tani, nese duam te flasim per vlerat e metallica, kultura e tyre muzikore dhe kulturore eshte ca me e gjere se te pakten suburbs😉 ose, mbase metallica kane ditur ta shprehin me mire, kush dreqin e merr vesh🙂

    tani pika e fundit, kush mendon se metallica, grupi amerikan jane shije e gabuar dhe e urryeshme le te ngreje doren.
    ja te na e tregoje populli.

  11. alfred.b Says:

    kotradikta eshte jete. Te kujtohet Hegeli? Hegeli ka bere shume per njerezimin. Madje me teper seç kan bere UFO-t.

    Post Spleen eshte shume mizore Z. Desaparecidos, dhe jo vetem kaq por ajo qe ka shprehur perben ne nje fare menyre parathenjen e trishte, reale, te jetes se nje njeriu qe lufton me veteveten vazhdimisht.

  12. loer kume Says:

    hey, ok. kerkoj falje post spleen qe e ktheva hapesiren qe te takon ne nje debat shterpe. urrej kur dicka te tille e bejne ne hapesiren time.

    ta coj mendimin tim letrar deri ne fund, se e kam lene jetim dhe shume pop aty siper. ja ta kthej pak ne indie, e pastaj ne infinite rock🙂

    nje shkrim te tille e ka shkruar secili prej nesh ne nje moment te caktuar. dhe vetem ne nje moment te dhene te kohe hapesires, njeri ndihet keshtu. kjo eshte nje gjendje e kapur, fotografi, qe nuk zgjat perhere,
    eshte nje grimce rere qe na hyn ne sy, ndaj eshte kaq gjithperfshirese,
    te tereve na ka hyre nje grimce rere ne sy te pakten njehere.

    te tereve na ngjan qe te kemi njohur dike, kontradiktat e te cilit, lufta e tij me vetveten te perplaset me luften tone me vetveten dhe te mos nxjerre kund krye situata ne nje lufte te barabarte ciklike.
    momenti kur kjo behet fotografi, eshte kur nga cikli i barazimit, ne shkeputemi nga nje gjendje e tille, vetja jone fiton nbi veten, dhe fillon te ripikturoje ne nje telajo pa fund imazhet e reja te saposhpikura te vetes.
    pas ka lene lekuren e gjarperit me nje imazh te vjeter te pikturuar, me nje ndjenje pengu, por i kenaqur qe vetja i ri shkelqen me shume.
    nje shkalle me siper ne evolucionin njerezor dhe i lejon vetes te shkruash nje poezi te tille.
    dy shkalle me siper dhe i lejon vetes te qeshuren e perjetshme.
    me duket se doli tregim me vete😛

    dikë që një buzëqeshje në muzg do i kishte shpëtuar jetën…
    shihni mbylljen, tre pikat na japin pengun dhe deshiren e mire, ndersa konteksti e kundershton fort kete trepikesh. konteksti eshte mizor, me nje macete (amerikanolatine) ne dore shkeput lekuren, hipur mbi shkallene pare.
    kjo eshte per tu diskutuar.

    PS. hera heres me duket se po e teprojme me analiza kaq te detajuara, mos hemingway tallet me ne sepse ai mendon q eplaku eshte thjesht plak, dhe deti eshte thjesht det?

  13. uninvit3d Says:

    Edhe ktu A.Bushi prap bie ne kontradikte me veten e vet per se dytiii!
    *Post Spleen eshte shume mizore Z. Desaparecidos, dhe jo vetem kaq por ajo qe ka shprehur perben ne nje fare menyre parathenjen e trishte, reale, te jetes se nje njeriu qe lufton me veteveten vazhdimisht.*

    Se ca ka dash me shpreh autorja e di vetem ajo sic edhe e the bukur vete ne komentin e pare .😀

    Sa per grupin amerikan, Metallica-
    Besoj se jeni duke fol per cunat e xhait te G ‘n R B.Jovi , e?😀

  14. alfred.b Says:

    uninvited
    Jo, s’eshte aspak kontradiktore. Cfare ka dashur te thote autorja faktikisht e di vetem ajo, me duket normale. Ndersa cfare interpretimi i bej une ska lidhje me ate qe ka dashur te thote ajo, eshte thjeshte dhe pa gabime mendim imi mbi ate qe po lexoj dhe qe me percjell shkrimi ne fjale.

    Edhe nje here e perseris, me gjithe modestine e madhe qe kam, per ata qe se kan lexuar me pare ca kam thene : kontradikta eshte jete, eshte esenca e qenjes sone.😀 Jeta eshte lufte e te kundertave, dialektika eshte menyra e vetme per ta kuptuar pa u demtuar rende. Kete fatkeqsisht e ka thene nje njeri i zgjuara qe ka jetuar perpara lindjes se telivizorit dhe internetit.

  15. Alket Bushi Says:

    Jam dakord me fundfolesin, por me nje saktesim: jo çdokund ku ka lufte ka kondradikta. Pershembull kur dy parti luftojne per pushtet, aty ka patjeter lufte, por jo kontradikta, sepse te dyja partite duan te njejten gje: pushtetin. Ato luftojne sepse nuk mund ta kene te yja njekohesisht. Ne pergjithesi, siç na thote Musteqja, aty ku ne dukje ka kontradikta, ka vetem shkalle te ndryshme ne hierarkine e vlerave apo te frces. Hegeli, mendoj, me gjithe gjenialitetin e tij, ka “fatkeqesine” qe ka filozofuar ne “mbreterimin” e Platonit…

    Dhe nuk mund te harojme te japim nje duartrokitje per poezine e mesiperme!

  16. loer kume Says:

    per mendimin tim, musteqja e ka gabim. kontradikta dhe lufte ka, ku ka afersi e ngjashmeri ne shkallet e pushtetit. sepse ka mundesi per nje vend te pare.
    kur shohin gazelen, te dy luaneshat mund te ndeshen me njera tjetren, sepse ka nje mundesi te barabarte teorike qe secila ta fitoje prene.
    kur ka nje luan verdalle, luanesha ja mbath me bisht ne shale si mace e ngordhur. (s ka te beje me gjinine, por me forcen bruto ne cdo rast keqkuptimi)

  17. Alket Bushi Says:

    Loer, me duket se ngaterron flajen “kontradikte” me fjalen “kundershti”. Nga latinishttja ka kuptimin (contra -dictus) “kunderthenie”. Shembull per kontradikten: nese une te them qe dje ne oren 10 isha ne Tirane dhe me pas te them qe dje ne oren 10 isha ne Shkoder, ketu ka kontradikte, sepse nuk mund te jesh ne dy vende te ndryshme ne te njejtin çast. Kundershtia eshte gje tjeter. Ne natyre kontradiktat e as paradokset nuk ekzistojne, por vetem ne imagjinaten e njeriut. Musteqja nuk ka per ta patur gabim ne pergjithesi deri kur njeriu te behet me gjashte shqisa, ajo qe u mbetet avangardisteve te bejne eshte te persosin dhe sterhollojne rruget percetuese te çelura prej tij. Ne fund te fundit Musteqja eshte vetem mjeti me efikas (te pakten per mua), ne na intereson e verteta dhe, ndonjehere edhe genjeshtra, nese ajo i sherben shendetit tone.

  18. loer kume Says:

    mos u lodh kaq shume. kontradikte eshte italisht, kundershti eshte shqip.😉

  19. loer kume Says:

    PS. alert!
    mustqja nuk te meson qe ai vete se ka ne pergjithesi gabim deri kur njerezit te kene gjashte shqisa.
    nese beson vertet ashtu, atehere pik! pik! pik!

  20. Alket Bushi Says:

    Loer, merru me art, ç’pune ke me filozofine! Me sa te njoh une nga shkrimet, ti je tip dionisiak, virtyti yt eshte dehja e vetes dhe e te tjereve. Une e ndjej se ty te irriton tirania e saktesise, siç irriton çdo artist. Epo ç’te bejme edhe saktesia duhet, hyn ne pune. Sa per filozofine, e kam thene dhe do e them perhere: kemi hyre ne epoken jo vetem te mendimit, por te zbatimit te mendimit musteqean, te pakten artistokracia e re europiane eshte ndertuar mbi bazat e tij konceptuale. “Bibla” e tye? “Pertej se mires dhe se keqes”!

  21. loer kume Says:

    sic do thoshte ed rama me ton profetik;
    MIIIKUUU IMMMM!
    mustaqja nuk e krijoi pertej se mires dhe se keqes. mustaqen nuk e ke kuptuar mire. mustaqja nuk eshte i sakte.
    mustaqja eshte thjesht, poet i ashper. dhe kurajoz. mustaqja mori persiper te thote ca gjera qe s thuhen. dikur kjo ishte e rende, dhe e papranueshme. tashme eshte bere e modes.
    mos perdor fjale shabllon si filozofia, aristokracia e re europiane, tirania e saktesise (eshte togfjaesh me dinamike te gabuar)
    filozofia mor mik eshte e jotja por e te tereve.
    eshte ushtrim mendimi, ku secili ka arritjet e tij, si nje tetris, asgje me shume. mos e konsidero si shkence zoterimin e te ciles e kane vec pak te zgjedhur. eshte e 1700 deri 1800 ky koncept.
    nice bazon tere jeten e tij pikerisht ne faktin qe asgje nuk eshte e sakte. ai luan, eshte nje lojtar i madh ne krijimin e tij.

    shkon ti tani,e lexon, dhe ia vesh cte duash ne shpatulla. ki kujdes mor mik, se kjo eshte e rrezikshme.
    ne nuk njihemi fare, une nuk po perpiqem te te jap mend, thjesht po te thjeshtoj nja dy gjera qe i ke komplikuar shume.
    arti i gjithesekujt, eshte shume here me i sakte se cdo lloj doktrine, sepse saktesine e tij e percakton krijuesi dhe vetem ai.
    ndersa rrymat filozofike qe rrekin te perfshijne nje mal me njerez, s diskutohet qe do kene lene nja dy cene pas, do e kene mbyllur syrin ne nja dy vende per ti kenaqur te tere, meqe deshe te dije per saktesine.
    dhe tjetra, une jam vertet tip dioniziak, po ne momentin qe me ngacmohet logjika retorike, i kthehem menjehere rregullit, per te vene pikat mbi I. e kjo nuk ehte filozofi edhe nje here, quhet thjesht retorike.
    sa per saktesi pastaj, duhet te diskutojme icik mbi kontradikte dhe kundershti😛

  22. Alket Bushi Says:

    Nuk as nerva e as deshire te vazhdoj repliken. Mendimi i thelle vazhdon ende t’u perkase pak njerezve dhe une, pavaresisht se ç’mendon ti, e dalloj nga shenja te vogla qe filozofia s’ben per ty, Loer. Ulu dhe lexoje me themel “Pertej se mires dhe se keqes” nese nuk do te mbesesh pergjithnje populllor, tekanjoz dhe çapken. Saktesia e Musteqes eshte tek aftesia per te sintetizuar. “Motoja e shpirtit eshe e pigrama mbi vdekjen e nje ndjenje”.

  23. loer kume Says:

    i dashur miku alket, ne nuk po bejme replike. ne jemi ne shkalle te ndryshme.
    serish je i pergjithshem si njeriu i se ardhmes, me terma si popullor, tekanjoz dhe capken.
    filozofia nuk egziston, as e mira e as e keqja. ka vetem sisteme mendimi qe qepen ketu, e priten aty, e arnohen diku, dhe krijojne nje petk qe secili e pershtat pas trupit te tij.
    une si diaoniziak, preferoj te rri lakuriq, pa forme, si re puplore.pa pasur frike se mos ftohem.
    ti vish petkun e rende paolonian te nices, e nese te merret fryma, pi aspirine per hollimin e gjakut😉 ne thelb kjo eshte liria, qe eshte teper e rendesishme pavaresisht se ti si nicean pretendon te kesh aq fuqi sa te injektosh mendimin tend me pahir.
    te ndryshosh forme dhe mendim, eshte njerezore, ngurtesia i perket botes pa jete, ndaj mos ki frike te hedhesh hapa jashte zhguallit te nices.
    shijo jeten mik,
    madje te keshilloj te lexosh zorban e kazanxaqis, edhe nese nuk hyn ne porten e lirise, te pakten mund te thuash qe ke qene perpara saj🙂

    mor po ku eshte ehe ?

  24. Alket Bushi Says:

    Une e admiroj lirshmerine dhe lehtesine tende perballe gjerave Loer, por kjo nuk eshte e vetmja vlere njerezore. Une per vete jam nje armik i liberalizmit te tepruar, pasi liberalizmi e rrenon tendosjen e shpirtit dhe e çon shoqerine ne dobesim gradual. Ne lidhje me Musteqen une dua gjithnje te shpall kete: qe ai nuk eshe thjesht njeri nder filozofet, ai eshte patriarku i ri i njerezimit, i vetmi qe arriti te hedhe poshte Platonin dhe Krishterimin (Shopenhaueri kreu gjysem-shkeputjen prej tyre, por edhe ai mbeti ne nihilizem). Sigurisht qe Musteqja ka thene edhe gjera qe i dinin edhe te tjeret e nuk ishin aq te çmendur sa ai qe t’i shpallnin, por ka thene edhe gjera qe nuk ishin konceptuar kurre me pare, qe edhe sot e gjithe diten nuk jane koncepte jo vetem popullore, por edhe mes te diturve kuptohen me derhem, aq me pak mes dijetareve te cunguar shqiptare prej censures se kohes (pershembull nocioni i jo-kontradiktave, meqe u diskutua ketu, eshte kuptuar se pari prej tij, pra qe ne realitet nuk ka kontradikta, pasi gjithçka synon drejt pushtetit. Vetem ky fakt hedh poshte gati krejt bazen e filozofise se Hegelit, nejse!). Cfare nuk duroj une tek ti? Tendencen per te mos u dhene rendesine e duhur gjerave te larta dhe te medha (kjo besoj eshte nje trashegimi e kryeqytetasve, te cilet duke e ndjere kulturen e tyre si superiore ndaj çdo vendi tjeter, hiqeshin sikur nuk i habiste asgje, sado e veçante dhe e çuditshme qe te ishte, sikur ata ta kishin njohur ate gje tashme dhe ta kishin kapercyer.) Jashte zhguallit te Musteqes nuk del dot, miku im, edhe sikur ta ndjesh veten kundershtar per vdekje i tij. Perkohesisht ai eshte i patejkalueshem, pasi shperthimi i tij diellor ne lidhje me dijen dhe vetedijen njerezore eshte i nje fuqie te tille saqe probabiliteti qe kjo te perseritet apo te tejkalohet nga ndonje njeri tjeter eshte tmerresisht i vogel. Pse, sipas teje, nuk paskam deshire une ta kundershtoj ate? Thjesht nuk mundem, do “peshtyja” kunder eres.
    Ne lidhje me shijimin e jetes ke te drejte, por ja qe une ndoshta nuk di ta shijoj ate aq sa duhet, ndoshta per paaftesi natyrore, ndoshta sepse i kam vene vetes mbi supe nje botekuptim te rende. Pas analizes qe i kam bere vetes, kam arritur ne perfundimin qe jam tip apolonian, edhe si artist (nese me lejon ta quaj veten te tille ende pa lexuar prej meje shkrime letrare). Le t’i kerkojme ndjese autores se poezise qe komentet tona devijuan jashte kontekstit te atij krijimi!

  25. Post Spleen Says:

    Ej, po per importin e plehrave ne Shqiperi, do dale njeri ne proteste?

  26. ehe... Says:

    @ Kume,

    Pas penalltise qe mori ehe…, mendoi se duhet te blinte nje top dhe here tjeter t’i gjuante vete penalltite. Dhe ehe… vertet qe ka blere nje top. Vertet qe me lecka por top eshte. Dhe tani i gjuan te gjitha : penallti, ence, korrne, madje dhe rivenie anesore me duar siper kokes. Po te kerkosh pak, ia gjen fushen. Ehe… ka hequr dore, me ne fund, se luajturi ne fushe te huaj. Ehe… eshte vertet trim.
    ________

    Pjesa me lart ka gjera te bukura. Suksese.

  27. loer kume Says:

    ah, po, tani e mora vesh.
    degjo, ku e ke fushen mor ehe, se dua te ti them nja dy fjale ne fushe tende, jo ketu ku do me dukej se perfitoja😉

  28. ehe... Says:

    Je i mirepritur.

  29. loer kume Says:

    ore ku te te gjej se sigurisht qe ne auschwitz nuk je me😛

  30. Post Spleen Says:

    Loer, ndiq Ehe-ne blu

  31. Alket Bushi Says:

    Po per plehrat si do ia bejme Loer, se na e hodhi bukur Post Spleen, deliruam shume…

  32. loer kume Says:

    plehrat le te digjen, te behet nje zjarr i madh deri ne qiell,
    ta shohin tere syte e thare, e te djegin kembet duke krcyer rreth tij,
    shkendijat shkelqyese shkulmojne siper kokave tona,
    dhe dielli nuk duket me,
    ne erresire, ndodh gjithcka,
    perdhunime, thika pas shpine,
    dhe nje e qeshur e madhe dredh lekuret tona te trembura
    deri ne berthamat e perkohshme qelizore
    tonat gjithashtu…

  33. Alket Bushi Says:

    Hahahahaha, me kenaqe! Une ne fakt kisha kete ide, disi enderrimtare: te behet nje sensibilizim i pergjithshem qe nese do behet fakt i kryer qe plehrat e Europes do sillen ketu per riciklim, çdo shqiptar qe udheton per ne Europe te marre me vete perpos gjerave personale edhe nje thes sado te vogel me plehra. Me te mberritur ne vendin perkates ta hedhe thesin gjithe qytetari dhe kujdes ne koshin me te afert qe te hase. Nuk besoj se do nxirrnin problem pikat e kontrollit doganor per kete thase, te zinj si katrani, mund te justifikohesh fare thjeshte: “Jane plehrat e mia, i dua shume, nuk jetoj dot asnje çast larg tyre!”

  34. Irma ttbmlj Says:

    Fantastike

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: