Agu i mëngjesit

by

Ja deti, këtu ne mund ta harrojmë qytetin. Eshtë e vërtetë se këmbanat ende po luajnë Ave Maria – këtë zhurmë të përmortshme dhe të marrë, por të butë, tani në kryqëzim të ditës me natën. Prisni edhe një çast! Tani gjithçka po hesht! Deti shtrihet i zbehtë dhe i shkëlqyeshëm, ai nuk mund të flasë. Qielli luan me ngjyrat e kuqe, të verdha dhe të gjelbërta, lojën e tij të përjetshme dhe të heshtur të mbrëmjes, ai nuk mund të flasë. Guralecët dhe shkëmbinjtë që vrapojnë brenda detit, si për të gjetur aty vendin më të vetmuar, të gjithë nuk mund të flasin. Kjo heshtje e plotë dhe e stërmadhe që na përfshin befas, sa e bukur që është, dhe njëkohësisht aq mizore sa ta gufon shpirtin. – Oh, çfarë hipokrizie ka në këtë bukuri të heshtur! Sa mirë do të dinte të fliste, por edhe sa keq do të fliste, po të donte! Gjuha e saj e lidhur dhe lumturia që vuan lë gjurmë në fytyrën e saj, e gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse qesëndi për t’u tallur me mëshirën tënde! – Kështu qoftë! Unë nuk kam turp të përqeshem nga fuqi te tilla. Por, më vjen keq për ty, natyrë, sepse ty të duhet të heshtësh, dhe gjithsesi, nuk ka asgjë tjetër veç qesëndisë tënde që ta lidh gjuhën: po më vjen keq për ty për shkak të qesëndisë tënde! – Ah, ja, heshtja po rritet akoma dhe zemra ime po gufon; ajo ia ka frikën një të vërtete tjetër, edhe ajo nuk mund të flasë, ajo bie në marrëveshje me natyrën për të treguar shpërfillje, kur goja do që të hedhë fjalë në mes të bukurisë, ajo kënaqet me veten për qesëndinë e butë të heshtjes. Fjala, madje edhe mendimi, me bëhen të urryeshme: a nuk dëgjoj unë pas çdo fjale të qeshurën dhe gabimin, imagjinatën dhe shpirtin e iluzionit? A nuk duhet që të tallem me mëshirën time? Që të tall veten me talljen time? – O det! O mbrëmje! Ju jeni mjeshtra qesëndisës! Ju i mësoni njeriut që të pushojë së qeni njeri! A duhet ta lemë veten të zhytet brenda jush? A duhet të bëhemi siç jeni ju tani, të zbehtë, të shkëlqyeshëm, të heshtur, të gjerë, duke pushuar brenda vetes sonë? Të ngritur përmbi veten tonë?

(Shkëputur nga “Agu i mëngjesit”, Friedrich Nietzsche.)

Advertisements

Tags: ,

One Response to “Agu i mëngjesit”

  1. alfred.b Says:

    KJo eshte nje pjese e perkryer, e trishte. Ky rob “I pafe deri ne persosje” – sic do thoshte Magjari
    Ave Niçe!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: