“Ajo” dhe “ajo” (II)

by

Mëngjes i ftohtë dhe diell.

Alarmi i orës ra dy herë. Dicka përplaset në dysheme. Alarmi i orës nuk dëgjohet më . Një dritare hapet. Në dhomë hyjnë rrezet e diellit.

Ajo :” Mbylli ato perde se na verbove që në mëngjes.”

ajo:” Ngrihu tani , duhet të shkosh tek doktori. ”

Ajo:” Tek doktori ? ”

ajo:” Po. ”

“Ajo” ngrihet menjëherë. “Kush foli ? ”

ajo: “ Unë. “

Ajo : ” Ku je, stë shoh? ”

ajo:  ” Si nuk më sheh ? Me ty isha gjatë gjithë kohës.”

Ajo : ” Si kështu, pse smë ke folur më parë … pse po të dëgjoj tani ?”

ajo:  ” Sepse ndoshta tani doje të më dëgjoje ?”

Ajo:  ” Jo, s’është e mundur… pse u ktheve prap ? Ti e di që mua më bën dëm kthimi yt cdo herë?”

ajo :  ” Je keq dhe kësaj here apo jo ? ”

Ajo :  ” …” ( nuk flet, por shtrihet sërish.)

” Këtë herë është ndryshe .”

ajo : ” Si ndryshe ?”

Ajo : ” Pse bën kot , ti e di më mirë. ”

ajo: ” Jo… unë e njëjta jam, s’kam ndryshuar”

Ajo: ” Kush foli për ty ? ”

ajo : ” Njësoj është. ”

Ajo : ” Nuk po flisja për ty. ”

ajo : ” Pse nuk fjete dot mbrëmë ? ”

Ajo: ” Fjeta! ”

ajo: ” Jo nuk ke fjetur , se mbrëmë isha afër teje. ”

Ajo : ” Ma mori mëndja. Unë nuk fle asnjëherë kur ti je afër meje. ”

ajo : ” Po ti vetë më kërkon. ”

Ajo : ” Do të doja të të flakja nga dritarja tani , të të mbysja në det apo të të digjja. ”

ajo: ( ironike) “Je e sigurt ? ”

Ajo : ” Jo , skam qënë ndonjëherë e tillë. ”

ajo: : ” Po po , por di të hiqesh bukur sikur je e sigurt në vetvete. ”

Ajo : ” Pse c’duhet të bëj sipas teje , të dal rrugëve e të tregoj pasiguritë e mia ? ”

ajo: ” Jo, unë them të qetësohesh. ”

Ajo : ” Cfarë po thua, s’po të marr vesh  ? ”

ajo : ” Ti smë kupton asnjëherë, madje refuzon gjithnjë . Je kokëshkëmb.”

Ajo : ” Të lutem largohu se nuk mundem të flas me ty, ti më lodh, vetëm idea e ardhjes tënde më tmerron gjithnjë …” (      shpërthen në dënesa)

ajo:  “Dmth kësaj rradhe je më e dobët … mendoja që do përmirësoheshe , por ti je gjithnjë e më keq ”

Ajo :  ” Të lutem mbylle atë dritare të thashë se ai diell më jep dhimbje koke .”

ajo:  ” As nuk ushqehesh më …e dielli jep dhimbje koke.”

Ajo :  ” Kam ethe , sa herë vjen ti , kam ethe…më dridhen duart  ”

ajo :  “ E kuptueshme “

Ajo :  “ Cfarë është e kuptueshme që më dridhen duart ? “

ajo :  “ Jo , që ti je keq “

Ajo :  “ Ty të pëlqen gjithnjë kjo gjë apo jo ? Zbavitesh , egoiste “

ajo :  “ Nuk e ke menduar ndonjëherë të sillesh mirë me mua, të më pranosh pa kërkesat e tua utopike ?”

Ajo :  “ Unë nuk kam kërkesa utopike, ti je e paaftë ti kapërdish. “

ajo ;  “ Nuk je vetëm ti… “

Ajo :  “ Mendoj se po cmendem, po cmendem. “ ( Ngrihet deri te dritarja, mbyll perden dhe shtrihet sërish)

ajo: “ E kupton që s’ka ndodhur asgjë dhe ti je më e dobët se më parë ? Pse kështu ti ? “

Ajo : “ Ndoshta jam e cmendur …si quhen personat si unë ‘neurotikë të pa shfaqur ‘? Ka ndonjë term që përcakton    shkatërrimin e tyre më saktë? “

ajo : “ Ti nuk do cmendesh , ti nuk je e cmendur, do të kalojë.”

Ajo : “ Kur kur kur … “

ajo : “ Më vjen keq …vërtetë shumë keq. C’mund të bëj për ty ? E kam vërtetë ? Ti vetëm më thuaj. “

Ajo : “ Nuk e di , edhe po më ikën këto ethe …do kthehen prap e di. ”

ajo : “ Herën e fundit që ika, ishe në gjendje të më përzije vetë, mendova se u shërove. “

Ajo : “ U shërova dhe tani prap.”

ajo : “ Dëgjomë njëherë të shkretën , unë të paralajmërova, por ti refuzove të dëgjosh.”

Ajo : “ Po unë s’kam besim tek ty . Cdo herë që paramendohet të vish ti … kam ethe, nis temperature dhe dritaret që më besdisin gjithnjë. “

ajo : “ Do dalim pak ? Është mëngjes ,është bukur … po dole do të ikin ethet , mbase nuk kujtohesh më për to. ”

Ajo : “ Jo, kjo është gënjeshtër …mëngjesi akoma s’ka ardhur …”

Alarmi i orës ra dy herë. Dicka përplaset në dysheme. Alarmi i orës nuk dëgjohet më . Një dritare hapet. Mëngjes i ftohtë dhe sërish diell.

10 Responses to ““Ajo” dhe “ajo” (II)”

  1. Phoenix Says:

    neurotiket e pashfaqur mund te quhen dhe bipolare ne fakt. me vjen keq te them qe menyra e te shkruarit dhe fjalet e perdorura nuk shfaqin thellesi te cmendurise gjeniale, per te mos u futur ne analiza stilistike sepse s’ka vend per to.
    Gjithsesi, eshte per t’u vleresuar perpjekja.

  2. Fitili Says:

    🙂

  3. ehe... Says:

    Dorina,
    Thjesht ngaqe dua te jem “konstruktiv” (dhe jo dekonstruktiv, aq me pak dekonstruksionist – brrrr ! sa frike kam nga kjo fjale), po te them se nqs deshiron te lexosh diçka te ketij lloji, qe mbase te pelqen te futesh ne kete hulli, eshte nje liberth i vockel (pleonazme e kote, po nejse…) i NATHALIE SARRAUTE. E kam harruar si titullohet, por do te kerkoj dhe do ta them. Ti e di, besoj, Sarraute mbahet si njera nga shpikeset e Nouveau Roman. Dmth, romani i ndertuar mbi “unin”, e tere bota e perceptuar nga uni. Po t’u dha mundesia, lexoje ; mbase te pelqen dhe te jep idera te reja.

    Eshte gjithashtu dhe nje roman i vockel i nje autori holandez, Cees Nooteboom. Nje roman i shkelqyer, pa asnje dyshim. Pa u bere i bezdisshem, po te me thoni ta tregoj ne pak fjale, mund ta them ne nje postim tjeter, nqs gjej ndonje nxitje.

    Kalofsh bukur.

  4. dorinaB Says:

    Faleminderit ehe !
    Komentet e tua konstruktive jane gjithnje te mirepritura.

  5. ehe... Says:

    OK. Falemnderit gjithashtu.

    Romani i Sarraute titullohet “Vous les entendez ?” (I degjoni ju ?). Ti e di mire, ne romanet e Romanit te Ri nuk ka intrige te mirefillte porse ka nje ftillim psikologjik te çastit te pranishem. Psh, nuk ka rrefime te asaj ç’ka ngjare, porse ka sajim te atyperatyshem, te çastesishem, çfare ndodh ne psikiken e rrefyesit. Ne fakt, Sarraute dallonte dy realitete : realiteti i rendomte, ajo çfare shohim, prekim, nuhasim, etj, dhe realiteti i padukshem, ai qe vertitet ndermjet gjerave ne dukje pa lidhje. Psh, nje plak ecen me nje femije per dore. Ky eshte realiteti i dukshem. Por ai i padukshmi eshte se plaku ka qene edhe ai dikur femije. Dhe tani pena e rrefyesit orvatet te na tregoje se ç’ndodh ne trurin e plakut kur femija i thote : o gjysh, ti nuk e di kete. Kjo eshte pak a shume.

    Por kjo s’duhet ngaterruar me Beckett, i cili, edhe ky nuk tregon pothuaj asnjehere nje histori. Nuk ka histori beckettiane. Ka nje koke qe flet ne te tashmen, ketu, tani. Por ky rrefyes beckettian, ne dallim nga ai sarrautian, nuk hyn ne ftillime psikologjike, por thjesht ne mbushje kohe me fjale : te flitet, te flitet papushim. Beckett, ne Molloy (romani i pare i trilogjise), ka nje fjale keshtu : “Meublons, meublons”, qe ne shqip vjen : Te zbukurojme, te zbukurojme (me nenkuptimin : jepi, mbush me fjale, mos rri pa folur).

    Do ta le kemben zvarre qe te kesh mundesi te me gjesh, dhe shume shpejt mund te lexosh nje artikull goxha ndriçues mbi Sarraute dhe Romanin e Ri.
    _______

    Kurse per Cees Nooteboom, ky ska lidhje me keto qe thame. Thjesht romani qe kam ndermend, eshte i ndertuar ne nje menyre origjinale : ne kapituj fare te vegjel ku alternohen dy histori : nje histori e nje koloneli dhe mjeku bullgar ne Bullgarine e traktatit te Shen Stefanit (1878), dhe nje histori e shkrimtarit me veten e tij. Qe do te thote : si lind nje krijim ? Si lind nje histori ? C’lidhje mban shkrimtari me krijesat e veta (koloneli dhe mjeku) ? Po shkrimtari, ç’lufte apo ç’tension mban me veten e tij gjate ketij krijimi ? Ku eshte kufiri mes realitetit dhe trillimit ? Sepse, nga fundi i romanit, do te kemi qe edhe shkrimtari (1978) edhe personazhet e tij (koloneli dhe mjeku) gjenden ne te njejtin qytet, ne Rome. Ama me 100 vjet shmangie. A i sheh shkrimtari personazhet e tij dhe a takohet me ta, ne njelloj “udhetimi ne kohe” ? Te gjitha keto ngrejne mjaft probleme…

    _____

    Siç te thashe, udhen e ke te hapur, edhe ti.

  6. ehe... Says:

    Dorina, mund t’i hedhesh nje sy, nese deshiron. Pjesa tjeter, neser.
    Pershendetje.

  7. dorinaB Says:

    Nese e ke fjalen per komentin e lexova e faleminderit per sugjerimet. Po artikullin mbi Sarraute ku e gjej ?

  8. këtu Says:

    Jam lyer ne blu kohet e fundit, ngjyre e bukur, ne fakt, me pelqen. Mbremje te kendshme.

  9. dorinaB Says:

    😀

  10. këtu Says:

    OK. C’est fait.

    … po e provoj njehere t’i nxjerr dhembet jashte, edhe une. Do bej nje dy pika (:) me nje d te madhe (D), njelloj siç behet ne te gjitha fushat e jetes. Nese nuk ben, atehere do kam rezerve nje dy pika (:) dhe pastaj dy kllapa te djathta vezake – )) -. Ok, ta provojme :

    prove 1 :😀
    prove 2 : :))

    Allez, hop, à la bonne heure !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: