Olen Çesari, një violinë për Shqipërinë

by

Olen Çesari, i lindur dhe rritur në Shqipëri, prej 1988 jeton dhe punon në skenën muzikore italiane. Tashmë është i mirnjohur në ambientet muzikore jo vetëm si virtuoz i violinës, por edhe si një mjeshtër në kalimin nga një stil muzikor në një tjetër. I paisur me një talent të rrallë që të rrëmben shpirtin dhe mëndjen kur e dëgjon të luajë pjesë të Paganinit, Moxartit, Bethovenit, Mendelsonit etj., është edhe kompozitor i muzikës xhaz e pop, improvizues i magjikshëm në skenat ndërkombëtare dhe produktor e arranxhues i këngëve më të suksessme botërore.

Ka lindur në Durrës, në 1975 dhe filloi të studionte violinën që në moshën tre vjeçare falë edhe përkushtimit të mamasë së tij koncertiste e mësuese. Përballet me publikun që në moshën pesëvjeçare. Çon në skenë recitalin e tij të parë kur ishte vetëm 7 vjeç dhe në moshën 13 vjeçare diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve, duke fituar medalien e artë si instrumentisti më i mirë i vëndit.

Në vitin 1993 bëhet i njohur dhe famoz edhe në Itali falë programit Partita Doppia, ku fiton çmimin e parë me ekzekutimin e tij të Kapriçiove të Paganinit të adaptuar prej tij në stilin xhaz.

Mbas këtij ekzekutimi, shumë prej gazetave italiane nuk ngurruan që ta quanin Paganini i ri.

Pas një eksperience njëvjeçare në Amerikë, rikthehet sërish në Itali ku luan  ndër të tjera edhe me artistë si Daniele Silvestri, Max Gazzè, Alex Britti, Carmen Consoli e Sergio Cammariere.
Në vitin 1997njihet me Lucio Dalla-n, i cili, i impresionuar nga talenti i tij e fton që të nisen bashkë për një tour botëror që e çon të luajë në skenat e teatrove më prestigjiozë të botës deri tek ekzibicioni i tij përpara Papës Gjon Pali i II, me rastin e koncertit për Kongresin Eukaristik të Bolonjës, përballë dy milion personave. Po këtu pati rastin që të luajë edhe me një legjendë të rokut botëror si Bob Dylan dhe me pjanistin gjenial xhazist  Michel Petrucciani.

Këto ditë, në të gjitha magazinat dixhitale (“Tower Records” e “Amazon.com”) mund të gjeni,UNEXPECTED” ( “Olen Art”),diskun e tij të parë.

Nëntë pjesë të mirnjohura dhe katër pjesë të reja, një udhëtim muzikor që të emocionon, të magjeps dhe tërheq drejt paesazhesh dhe shpirtit të vëndeve të ndryshme të botës,”Unexpected” është një meltinpot tingujsh, zërash dhe ngjyrash që e shoqëron dëgjuesin në një udhëtim ëndërrues e fantastik, nën tingujt e muzikës.

Nëpërmjet ndjeshmërisë së tij të thellë dhe  kreativitetit të lindur , me praninë edhe të artistëve të tjerë të mëdhenj, ai sjell “Anema e Core”  të kënduar me zë të mrekullueshëm nga Lucio Dalla dhe të shoqëruar në pianon ëndërruese nga Sergio Cammariere.
Gjejmë gjithashtu edhe “Sweet Georgia Brown” të shoqëruar në trombë nga ylli i xhazit ndërkombëtar Fabrizio Bosso. Mund të dëgjoni dhe zërin e mrekullueshëm të Rosalia de Souza tek “Águas de Março“, të Massimo Di Cataldo në “Om Namah Shivaya“,  Tony Levin në bass tek “Dreamtime“. Ndërsa, me Elsa Lilën, do dëgjoni “A Kanë Ujë Ato Burime“, nëpërmjet së cilës ai dëshmon me krenari prejardhjen e tij.

Olen Cesari

Unexpected”

 

Csardas Monti – Hungary

Anema e Core – Italy – feat. Lucio Dalla and Sergio Cammariere

A Kanë Ujë Ato Burime – Albania – feat. Elsa Lila

Dervish – Turkey

Dreamtime – Australia

Kalinka – Russia

Sweet Georgia Brown – USA – feat. Fabrizio Bosso

Shaka – Ivory Coast – feat. Jack Tama

Hava Nagila – Israel

Libertango – Argentina

Águas de Março – Brasil – feat. Rosalia De Souza

Guantanamera – Cuba – feat. Shama Milan

On Namah Shivaya – India – feat. Massimo Di Cataldo

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: