Dorëzohet bora

by

‘Sunlight’ Iman Maleki


Nga  Xhevahir Spahiu

Një pikëz uji
sa një pikëz loti
nëpër qepalla gjethesh përpëlitet;
po ra,
e tret sakaq harrimi.

E vetme vera në mes të udhës mbetet ,
po s’erdhe ti s’ka si të shkojë dimri.

Një zog gjerb vezullimin
dhe pikë e ujit perlë brenda zogut
me zogun niset e s’di në c’botra vete:

Po s’erdhe ti nuk e thyen këmbën dimri
Dhe vera e vetmuar udhës mbetet.

Në gishta rrezesh dorëzohet bora.
Dhe bëhet re
e reja bëhet ëndërr.
Nën lojra sythesh
me brigjet buzëtharë
puthen lumenjtë si dy dashnorë të marrë.

Trupi dhe shpirti
zgjuar përtej zgjimit.

Vera, ah, vera në mes të udhës mbetet
po s’erdhe ti ,  nuk terratiset dimri.

Hap krahët dheu, në krahë bie qielli,
hap krahët qielli, në krahë pikon ylli,
hap krahët ylli, në krahë i derdhet drita.

Të gjallët ia thonë këngës dhe në zi,
të vdekurit nuk vdesin përsëri.

Se po vjen ti
si Jugë e lehtë, e bardhë,
të celësh lulet me një buzëqeshje.

Pa shih: për udhë është nisur dimri
dhe vera në mesudhë nuk ka si mbetet.

( Marrë nga vëllimi poetik “Rreziku” )

Tags: ,

5 Responses to “Dorëzohet bora”

  1. anxhela Says:

    shume e gjate kjo poezia
    Anxhela

  2. anxhela Says:

    eshte e bukur kjo poezi ama.

  3. bleona Says:

    😛

  4. mira Says:

    (:P)

  5. alba Says:

    Bukur🎀

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: