Sa e njohim letërsinë ballkanike?

by


Nga D.B

Ideja për të shkruar një artikull të tillë më erdhi natyrshëm pasi u informova rreth një takimi me temë “Ç’është fqinji” i cili u mbajt para disa ditësh në Hotel Tirana International, organizuar nga Robert Bosch Stiftung në bashkëpunim me lëvizjen ‘Mjaft’. Takimi u zhvillua në rrafshin e një diskutimi mbi perceptimin e fqinjit në letërsinë bashkëkohore ballkanike. Me gjithë dashamirësinë time kundrejt letërsisë si dhe dëshirës për të ndenjur e informuar pranë saj, pata një kuriozitet të menjëhershëm që u pasua me praninë time në këtë organizim i cili mua m’u duk përvecse interesant edhe i dobishëm. E gjitha kjo për vetë faktin që letërsinë ballkanike e njoh shumë pak për të mos thënë aspak dhe kjo jo prej ndonjë refuzimi nga ana ime apo ndonjë paragjykimi të caktuar, por me sa konstatoj nga një indiferentizëm i cili zë fill nga mungesa e informacionit, nga cfarë serviret prej shtëpive botuese, nga mënyra se si serviret kjo letërsi lidhur edhe me faktorë të tjerë, dytësor apo parësor, të cilët plotësojnë  panoramën e njëmijë e një arsyesh. Duke lënë menjanë justifikimet të cilat zakonisht bëhen me qëllim/pa qëllim për të kuptuar apo qartësuar veten mbi atë cka të rrethon e ndikon lidhur me një problem apo situatë të caktuar, ose për t’u mbrojtur në rast se nuk ke bërë asgjë për përmirësimin e cështjes apo problemit (quajeni si të doni)kur mundësitë kanë ekzistuar qoftë dhe minimale, mendoj që rruga për të njohur e kuptuar letërsi e kulturë përtej shtetit apo rajonit tone duhet të ketë bashkëudhëtare njohjen e vetvetes ashtu sic duhet të ndodhë dhe në kontekste të tjera të jetës.
Të ftuar në këtë takim ishin Nikola Madzirov( poet , esseist, përkthyes e editues ) nga Maqedonia, Agron Tufa( poet, shkrimtar), përkthyes e pedagog i letërsisë bashkëkohore), Gentian Çoçoli ( poet e përkthyes, Shpëtim Çuçka (shkrimtar e përkthyes) dhe Mustafa Nano ( gazetar e publicist ).
Takimi u zhvillua në cilësinë e një diskutimi e analize vlerësuese mbi mënyrën se si shihet fqinji në kontekstin e dimensionit letrar, në të njëjtën kohë duke hedhur vështrimin edhe më gjërë mbi ata faktorë të rëndësishëm e influencues të cilët luajnë rol jo vetëm në mënyrën si perceptohet e cilësohet letërsia ballkanike, por edhe në mendësinë ekzistuese mbi të, brenda Ballkanit ashtu dhe jashtë tij. Një pozicion të rëndësishëm ka  faktori politik e historik, ndikimet që sjellin në zhvillimin apo në njohjen e kësaj letërsie. Duke mbajtur të shkëputura arsyet se pse një i ri në moshën time do të shtyhej apo frenohej në leximin e letërsisë ballkanike, e konsideroj të saktë mendimin e shprehur nga zotit Tufa se  antivlera që karakterizon popullin ballkanas është paragjykimi. Dihet dhe kuptohet fare mirë se origjina e kësaj antivlere janë kushtet historike e politike që kanë shoqëruar këto popuj prej shekujsh. Në rrjedhën e diskutimit të pranishmit u ndalën edhe në një pikë tjetër. Mungesa e përkthimeve të kësaj letërsie në gjuhët e rajonit. Mbaj mend që gjatë diskutimit Zoti Madzirov citoi një shprehje të Martin Heidegger, ku thotë se “Gjuha është shtëpia e qenies sonë, dhe njerëzit, të cilët shkruajnë, janë roje të kësaj shtëpie, të qenies sonë”.
Kjo është shumë e vërtetë. Gjuha është ura nëpërmjet së cilës kalojmë në anën tjetër të shtegut të njohjes së vetvetes dhe prezantimit të saj tek të tjerët. Me anë të saj prekim horizonte të tjera, arrijmë të shohim më gjërë, pastaj të parit më qartë ose më turbullt vlen për t’u diskutuar në bazë kënvështrimesh e trajtimesh që mund t’i bëhet ceshtjes. E njëjta gjë ndodh dhe me fqinjët tanë ballkanas. Komunikimi me ta, i njohjes së literaturës së tyre dhe anasjelltas realizohet më së miri me anë të përkthimeve që aktualisht janë të pakta , e thënë kjo nga shumë  shtëpi botuese. Vëmendja që i është kushtuar letërsisë ballkanike nuk është e mjaftueshme pasi ka shumë boshllëqe në njohjen e saj. Mendoj se takime të tilla duhen bërë shpesh sepse janë si një “hapje dritareje” në momentin e zgjimit. Angazhimi i medias në paraqitjen e iniciativave në shërbim të njohjes së kësaj letërsie duhet të kalojë në një nivel më impenjativ, e që kjo të ndodhë duhet që fillimisht këto iniciativa të ekzistojnë.
Vetvetiu të lindin disa pyetje njëherësh, disa prej të cilave të pranishmit u munduan t’i shtjellonin për sa lejoi koha në dispozicion e këtij takimi. A ka sot letërsia ballkanike një identitet të sajin? Në qoftëse po, cili është ky identitet? A ka kjo literaturë karakteristika të përbashkëta nga njëri shtet fqinjë në tjetrin brenda këtij rajoni? Nëse po, cilat janë?
Duke marrë shkas nga ky aktivitet u angazhova në kërkimin e ndonjë informacioni mbi iniciativat e marra kohët e fundit në rajonin e ballkanit e kryesisht brenda trojeve shqiptare në funksion të promovimit të letërsisë bashkëkohore ballkanase dhe shkrimtarëve të cilët në një farë mënyre mund të cilësohen si arkitektët e kësaj letërsie. Për lexuesit e Tirana Calling dhe të tjerë përtej këtij blogu që nuk kanë një informacion rreth këtyre aktiviteteve me rëndësi, më poshtë mund të lexojnë një informacion të shkurtër rreth dy aktiviteteve më të rëndësishme për momentin me fokus letërsinë e kulturën ballkanase.

Një nga ngjarjet më të rëndësishme letrare në Ballkan është konkursi letrar i dhënies së “Ballkanika”, çmimi më i rëndësishëm letrar në rajon, me mbështetjen kryesore të fondacionit “Ballkanika” me vendodhje në Sofje, presidenti i së cilës është shkrimtari dhe botuesi i njohur bullgar Nikolai Stojanov. Konkurimit mes vendeve të rajonit për këtë çmim nisi në vitin 1997. Ballkani i trazuar prej situatave politike e marrdhënieve të vështira e të acaruara mes shteteve , luftrave( mund të përmendim dhe shpërbërjen e Jugosllavisë) e shoqëruar  vazhdimisht me një atmosfere të tensionuar, kishte nevojë për një “qetësim të gjakrave”. Ishte i nevojshëm një komunikim mes popujve, njohje më shumë mbi letërsitë përkatëse. Kush mund të jetë një mënyrë me e mirë për përcjelljen e mesazhit të paqes dhe afrimit mes popujve? Arti, kultura e letërsia janë fijet të cilat qetësojnë dhe afrojnë popujt. “Ballkanika” ishte një mënyrë shumë e dobishme për të ngrohur fqinjësinë  mes shteteve të rajonit gjaknxehtë dhe qetësimin e marrdhënieve të tyre të komplikuara . Shkrimtari që fiton këtë cmim bëhet menjëherë i njohur në Ballkan, nëpërmjet një marrëveshjeje që ky autor duhet të përkthehet brenda një viti në të gjitha gjuhët ballkanike. Kjo hap rrugë dhe për njohje përtej rajonit. Çmimi “Ballkanika” funksionon në këtë mënyrë: Botuesi organizator për vendin, për cdo shtet pjesmarrës, mbledh një juri me jo më pak se tre anëtar, personalitete të njohura të fushës të cilët përzgjedhin romanet më të spikatura të tre viteve të fundit ndër të cilat vetëm tre prej tyre hyjnë  fazën përfundimtare të përzgjedhjes nga ku do të dalë romani më i mirë i cili do të përcaktojë romanin përfaqsues në fazën konkuruese mes vendeve të rajonit. Ky roman do t’i paraqitet jurisë ndërkombëtare, të përbërë nga një anëtar prej secilit shtet Ballkanas, i përkthyer në dy gjuhët kriter për këtë konkurs; Anglisht dhe Frengjisht. Edhe kjo juri përzgjedh midis veprave që konkurojnë 3 veprat më të mira dhe ditën e zhvillimit të ceremonisë zyrtare shpallet fituesi i romanit më të mirë të Ballkanit. Është për tu vlerësuar fakti se edicioni i dymbëdhjetë i cmimit letrar “Ballkanika”do të organizohet në Shqipëri. Fituesi për romanin më të mirë të Ballkanit do të shpallet në Vlorë brenda muajit nëntor 2010.  Botuesi organizator për vendin tonë është Instituti i Librit dhe Promocionit “ Toena”.

Një tjetër aktivitet me rëndësi është Festivali ndërkombëtar i Poezisë dhe Letërsisë “Poeteka”. Ky festival është një takim i përvitshëm i shkrimtarëve, kritikëve të artit, përkthyesve, botuesve dhe i artistëve të cilët i bashkohen për t’i shtuar vlerat artistike këtij festivali. Në të marrin pjesë 20 shtete me focus në rajonin e Ballkanit. Edhe ky festival është një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore , e dobishme në shkëmbimin e kulturave dhe njohjes mes popujve, sidomos atyre ballkanas. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë dhe Letërsisë “Poeteka” kremtoi këtë vit edicionin e saj të gjashtë. Ky festival ofron hapësira të vecanta diskutimi për autorët, shkrimatrët e pjesmarrësit e tjerë,mbi temat e Ballkanit dhe më gjerë, rolin e kulturës në shoqëritë post-traumatike, kulturat në tranzicion dhe në fillimet e hapjes si ndaj kulturave perëndimore ashtu edhe ndaj njëra  tjetrës. Organizim bisedash të ndryshme e mbrëmjesh kulturore , kryesisht në kuadër të njohjes së kulturës ballkanase në ditët e këtij festivali, por dhe më gjërë.
Le të shpresojmë që iniciativa të tilla të ndërmerren vazhdimisht. Të tilla aktivitete mbajnë popujt pranë dhe indihmon ata të njihen më mirë e të përmirësojnë marrdhëniet mes tyre.

23 Responses to “Sa e njohim letërsinë ballkanike?”

  1. Altin Says:

    Lexuesit shqiptare nuk e njohin fare letersine ballkanike, prandaj mendojne se Kadare eshte shkrimtari me i madh i Ballkanit.

  2. Last Man On Earth Says:

    Shkrimtari me i mire i gjithe botes Altin. Edhe te universave te panjohur!

  3. Shen.Pjetri Apostull Says:

    Mbaj mend te kem lexuar vite me pare nje permbledhje tregimesh bullgare ne shqip. Vertet te bukura.
    S’eshte e vertet qe s’e njohim letersine ballkanike. Secili nga ne ka lexuar dicka nga letersia greke, nje tragjedi te pakten? Apo nje poezi te Kavafis-it?
    Vendet sllave jane njesoj te gjitha me gjithe rrespektin per to. Nje tradite kane, nje taban ku mund te bazohen
    Mbaj mend kur kam dhene Historine e Feve te kem lexuar dicka nga Mircea Eliade por sbesoj te bej pjese tek e ashtuquajtura letersi.

  4. ehe... Says:

    Veprimtari te tilla duhen pershendetur. Megjithese nuk kam shume shprese ne to, perseri ato e kane vendin e vet. Problemi i vetem eshte se duhet te kene me shume publicitet, ne TV, shtyp. Duhet te merret vesh qe ballkanasit dine te shkruajne dhe se bisedojne me njeri-tjetrin.

    Nuk mbaj mend te kem lexuar nje autor nga Ballkani. Ah po, do te doja te lajmeroj nje autor, lindur ne Vojvodine, por eshte hungarez me origjine : Robert Hasz. Ka shkruar nje roman te bukur : Fortesa. E kam lexuar ne gjuhe te huaj. Le qe tani po kujtohem, pse nuk e kam perkthyer sepse ngjarja eshte aq e bukur sa ia vlen ta perkthej edhe nga gjuha e huaj. Nejse.

    Nje verejtje per D.B. Shoh se eshte sjelle aty nje harte e skaduar : nuk ka me Serbi dhe Montenegro, por ka Serbi, Mal te Zi dhe Kosove, tre shtete te pavarura.

    Shendet.

  5. DB Says:

    ke te drejte, me kaloi ky detaj i rendesishem, do e korrigjoj menjehere

  6. DB Says:

    Faleminderit per konstatimin

  7. desaparacidos Says:

    Pu pu veç me korrigju ky Ehe-ja!😉

    Pergezime per artikullin DB, shume interesant. ( Vetem se fjalite pak si te gjata! )

  8. ehe... Says:

    Ne fakt, DB, per te qene ne frymen e tekstit tend, do te ishte dashur nje harte e cila te mos kishte shenja kufinjsh, por thjesht ca emra shtetesh persiper. Sepse ideja eshte qe, permes letersise, ballkanasit te çlirohen nga pesha e kufinjve. Une e di mire se kjo s’eshte per neser, por gjithsesi, letersia eshte gjuhe universale. Por meqe harta kishte kufinj, atehere me mire eshte qe te jene kufinj te sakte. Dhe mire bere qe e ndryshove.

    Dhe diçka qe harrova qepare : ti thua aty me lart se u informove rreth ketij takimi. Desha te di, ne ç’menyre u informove : mik, shok, TV, shtyp, autobus, tabele… Sepse kam pershtypjen se veprimtari te tilla rrine te kufizuara nder nje grusht njerezish qe s’para e bejne me te madhe me te tjeret. Perse nuk ka Tirana jone heroike, nga ana e bashkise se saj, nje katalog mujor ku te lajmerohen te gjitha ngjarjet kulturore te qytetit ? Dhe keto katalogje (8 faqe, psh) te shperndahen gjithandej.

    Diku tjeter, keto katalogje i gjen edhe tek dyqani i bukes. Aty njoftohem per sezonin e teatrit, etj. Mbase ke mundesi t’ua leshosh nje fjale atyre qe i dine keto pune. Dhe me kaq e mbarova emisionin dhe une.

  9. DB Says:

    Here tjeter do vijme me fjali me te shkurtra, do bej qe fjalite te ecin ne perpjestim te zhdrejte me rritjen ne kohe…😀
    Flm d !

  10. DB Says:

    Nga nje rrjet virtual Ehe… , ndryshe nuk kisha nga ta dija.
    Po ke te drejte per kete ceshtjen e te pasurit nje katalog mbi veprimtari te kesaj natyre dhe me gjere.

  11. ehe... Says:

    Dhe e fundit, DB, se e pashe se s’po me rrihet.

    Njeri aty kishte permendur nje fjali te Heideggerit : Gjuha eshte shtepia e qenies. OK. Shume bukur. Por kam pershtypjen se po abuzohet shume me kete thenien e Heideggerit. Mendoj se Heideggeri nuk eshte nje reference e mire per çeshtje te heqjes se kufinjve, sidomos nepermjet letersise. Ne kete pikepamje, Heideggeri ka qene me teper i mbyllur. Ose, per ta thene me fjale te tjera, se mbase nuk u shpreha mire, meraku heideggerian ishte shume me abstrakt (nga pikepamja utilitare, e kam fjalen) sesa meraku i ballkanasve per te paqetuar shpirtrat. Megjithate, shkrimtaret qe kane lexuar Heideggerin, dhe qe marrin diçka nga ai, jane ne pergjithesi disi te ithte sepse koha e sotme nuk eshte aspak siç do ta deshironte Heideggeri. Ne kete stad ku jemi sot, Heideggeri do te ishte i mbyllur ne çmendine. Teknika ka arritur ne nje pike te atille sa as truri i tij nuk do ta kishte perfytyruar.

    Heideggeri, permes temave te tij te zakonshme : toka, qielli, te vdekshmit, hyjnoret, vera e blatuar, fshatari me parmenden ne krah, ne heshtje, era e ftohte, lisi i fejuar me plepin, te gjitha keto tregojne per nje ngulitje te njeriut pas tokes. Mirepo, kjo nuk perkon dhe aq me mesazhin ballkanas ku eshte pikerisht kjo ngulje pas tokes ajo qe ka shkaktuar aq tragjedira. Nese ballkanasit do te kishin qene pak me abstrakte, dmth pak me te njohur me konceptet si demokraci, politike, pjesemarrje, votim, kulture, lexim, atehere do te ishte me mire.

    E zgjata, vertet. Naten e mire.

  12. loer kume Says:

    si fillim, duhet te njohim nja ca autore shqipetare si henrik S. G. ose ardian kristian kycyku. qe si keni degjuar ndonejhere. ky kycku njehere, duke mos qene dot i vleresuar ne shqiperi, eshte detyruar t ejete vetem anetar i akademise rumune te shkencave, dhe profesor e drejtues katedre ne universitetin e bukureshtit.
    pastaj te zgjerojme pak rrethine shkrimetareve.
    ivo andric, kam lexuar koherat e anikes dhe nje pjese nga aborri i mallkuar.
    dhe sigurisht, nikos kazanxaqis, qe turp i qofte atij qe s eka lexuar.
    kamus i ka marre cmimin nobel vetem per nje vote, e deklaroi qe cmimi ne te vertete i takonte kazanxaqis.
    kapedan mihali dhe aleksis zorba kini parasysh.
    kjo ishte detyra ime per info.
    kalofshi kohe te bukur duke lexuar.

  13. loer kume Says:

    PS. se harrova, serbin danilo kiS, fantastik i biri i botes, forme mendimesh te panjohura ne shqiperine ose me sakte ne letrat komerciale te shqiperise.

  14. überdog Says:

    d.B pervecse na tregove qe ke vajt te kjo konferenca ca do na thoje tjeter?
    sa per citimin e Heideggerit
    edhe une isha dakort me ehe.. po kur e rilexova kete gjene qe ke shkruar dhe pashe ate kostatimin tend “Kjo është shumë e vërtetë.” nderrova mendje😀 . suksese ne te ardhmen.

    ps. O Loer po pertoj te kerkoj te wiki por danilo kis me duket se eshte kroat.

  15. Jon Says:

    Tirana juaj heroike e ka nje katalog javor (tirana kulturore) ku paraqiten te gjitha aktivitetet kulturore te javes. Pse ska Tirana juaj dhe aq shume aktivitete kulturore pastaj s’e di.

  16. dB Says:

    Uberdog(me 2 pikat lart te U), mqs nuk e ke kuptuar , lexoje perseri “gjene” qe kam shkruar😉.

  17. El_Perro_del_Mar Says:

    Kështu thonë, qe ballkanasit (sidomos Helenë a.k.a Greek janë vëllezër me Illyrët a.k.a Shqipëtarët)!
    Problemi i mosnjohjes së letrarëve apo edhe të degëve të tjera të artit të fqinjëve tanë kërkon një studim të thelluar dhe një punë të madhe si akademike ashtu edhe shpirtërore, politike etj etj! Ne mund të lexojmë autorë Bullgarë, Kroatë, Grekë, Helenë, Hungarezë, Serbë, Rumunë pa problem! Besoj se shumë pak nga ata që janë lexues të këtij blogu kanë komplekse steriotipikë se psh: Grekët nuk i lexoj sepse kshu e ashtu, idem edhe për Serbët.

  18. Altin Says:

    Pervec grekeve te vjeter, shkrimtare te tjere ballkanas qe ja vlen te njohesh jane shume pak, ku vecohet mes tyre Ivo Andric i cili ne 84 vitet e tij ka shkruar vetem 3 romane dhe kur mori cmimin Nobel romani i tij kryesor nuk ishte botuar as ne anglisht.

  19. Xixellonja Says:

    Me pelqen ky konstatim i autores. Eshte shume i vertete po aq sa i vertete sa eshte dhe fakti qe pervec letersise nuk njohim as muziken, kinematografine, artet vizive, botekuptimin kulturor. Kam degjuar shpesh njerez qe shanin si pa te keq Kusturicen pa i pare atij nje film vec prej faktit te Kosoves. Fondamentalisht ne nuk e njohim njeri tjetrin por kjo gje nuk pengon shume ballkanas te urrehen, te percmohen, te perbuzen dhe kjo eshte absurde duke konsideruar se arti ne pergjithesi perdor nje gjuhe qe del mbi cdo barriere politike, nacionaliste etj. Eshte nje forme injorance (ne kuptimin e saj te vertete si fjale) e madhe qe nuk kursen njerezit ne baze shkollimi apo intelekti e nuk ka se si mos te rendisesh faktin qe (meqe po flasim mes shqiptaresh) letersia qe mesohet neper shkollat tona eshte me injorante se sa ne te gjithe bashke. Pra ne jetojme ne Ballkan por nuk dime se kush jane ballkanasit, versioni zyrtar na ka mesuar te urrejme te panjohuren sepse e panjohura eshte gjithmone e keqe e na do te keqen e ne menyre te paevitueshme ky boshllek informacioni e njohjeje reflektohet ne paditurine qe vec individi ne menyre private mund ta sheshoje. Por duke pare zellin e madh te shqiptareve per boten perendimore, tendencat kulturore te brezave me te rinj dyshoj se do ta bejne ne shkalle te gjere.

  20. ehe... Says:

    Ja dhe pacifisti aleks xinxa, na duall dhe ketu. Po Xixe Llonja, aq e kam share ate kusturicen, sa edhe ti vete habitesh. Ja kjo puna jote eshte si puna e lopes se keqe, e mbush e mbush shtrungen me qumesht, dhe pastaj ia fut nje shqelm.

    C’pune kishe ti te shkoje tek vlerat e Kusturices ? A nuk te mjaftoi te njihnim shkrimtaret e Ballkanit ? C’nevoje kishim te njihnim fashistet e Ballkanit ? Ti zonje, zonjushe, zoteri, apo Zot, a di gje per veprimtarine intelektuale te ketij Kusturices ? A di gje per mesazhet e filmave te tij ? Apo hajt, meqe shumica ketu thane jemi gati te lexojme Ballkanasit, edhe po i fusim ca koqifoz brenda dhe po ia bejme naften fare muhabetit.

    Kusturica, ndaç ne kinematograri ndaj jashte saj, ngelet nje nacionalist i terbuar serb, me te gjitha tiparet e nje krimineli.

    Oops, mund ta ndezesh driten tani, kendej nga une eshte bere terr qemoti.

  21. Xixellonja Says:

    Me fal nese s’te mora leje perpara se te shkruaja rreth argumentit kinematografi (jo se kam ndermend ta bej ne te ardhmen). Nese i ke pare filmat dhe i ke share pune per ty, por nese nuk i ke pare dhe i shan prape s’do ishte ndonje risi, s’do ishe i vetmi. ehe jo te gjithe njerezit flasin pa e pasur idene e asaj qe thone, apo bazohen tek idete e te tjereve e per me shume fakti qe s’je dakort me ta nuk eshte se i ben ma pak te kualifikuar se ty e sarkazma jote ne shume raste s’ben gje tjeter vec sa te ul vlerat e mendimeve qe do te thuash. Kusturica ishte vec nje shembull, idea ishte per artin ne pergjithesi. Nese do ti hyme ketyre nacionalizmave fantazme atehere me mire te shikojme surrogatet tone qe s’jane me pak nacionaliste (te pavend) por ne ndryshim me te tjere ballkanas e objektivisht kane mediokritet brenda. Po e mbyll ketu, diskutimi fillestar eshte per gje tjeter.

  22. El_Perro_del_Mar Says:

    Se di pse kur zihen dy veta, duhet nje i trete (ndoshta jo gjithmone qe ti ndaj, ndonjehere edhe te mbaj anen e ndonjerit)!
    Ehë -ja eshte njeri i penes dhe zanatçi ne tiranacalling!
    Kesaj rradhe une e mbeshtes! Per faktin se ajo qe ai thote eshte e drejte, duam apo sduam ne e kemi tashme te trasheguar kete ndjenjen e … nacionalizmit – thote Xixellonja … un do ta quaja me shume patriotizem! Dhe kjo eshte e mire, ne ndryshim nga nacionalizmi!
    Ato qe ka thene kosturica (me intervista apo me mesazhe neper filmat e tij) apo ai tjetri qe kendon … brek-viqi (g.bregovic), ata jane nacionaliste t mirefillte! tani, mendoj se pergjigja jone nuk do te influenconte kushedi sesa ne statistika, ti je nacionalist, ti jo, un jam patriot etj etj
    Ndonjehere druri i shtrember prish stiven! Te me thote njeri se pas deklaratave te shumta ne shtyp te bregovic apo kosturica i ka vajt me njeriut mendja te degjoje apo te shikoje filma serbe! Same shit do te ndodhte edhe me letersine, nese dikush do te kishte lexuar shtrember do ta kishte lene ne vend librin e do fillonte ti shante nga rrobt gjithe racen!
    Pertoj te shkruaj me se kam pune… (open debate)

  23. desaparacidos Says:

    E bukur ideja e jetes si nje liber i keq.

    Kesaj here jam kryekeput dakord me Xix. Besoj se nacionalizmi, patriotizmi ekstrem a si dreqin duam ta quajme, ne thelb lind nga injoranca e nga varferia, a, me mire, nga mizerja. Tani, varferine edhe se kemi ne dore, por injorancen po.

    Sa filma te K. kane pare ata qe e shajne? Sa albume te Breg. kane degjuar? Apo No Smoking Orchestra, a Funeral Orchestra, a Koçani Orkestra a artiste te tjere?

    Personalisht mund te them se deri diku i njoh, i kam pare te gjithe ne koncerte a ne teater. Nuk i urrej si serb, per me shume qe B. eshte boshnjak. As nuk e kam paraysh opinionin e tyre mbi Kosoven. Kjo s’do te thote qe kane te drejte gjithmone kur flasin, do te thote vetem qe, edhe nese dua ti urrej, eshte mire te urresh duke i njohur pak.

    Sidoqofte, nuk besoj se ketu po flasim per patriotizem. Eshte e pamundur qe patriotizmi shqiptar te jete njedimensional, pra vetem kundrejt Serbise e jo kundrejt, bje fjala, varrezave fallco greke ne atdhe. Keshtu qe, me shume se sa per nac., po flasim per nje mode, per nje fenomen mediatik.

    Ju persh. me kete

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: