Ajo

by

 

nga Loer Kume

Na moj! Ndyrësirë!
Sa e çuditshme! Kam që kur linda që të ndjek pas e s’të arrij dot! Jo jo. S’e arrij dot. Ecën, vrapon shumë! Duket sikur shkon ngadalë, tërë ojna e naze si ato vajzat që kalojnë rrugën e bllokojnë trafikun! Por, ashtu duket. Nuk është ashtu!
Hë ti, me ato numrat e tua! Dhe të mendosh që jam unë, që kam pasur çdo femër kam dashur në këmbët e mia! Vetëm ty jo! Ti ecën, ikën e kurrë nuk ta pashe fytyrën! Vetëm shpinën!
Huh, më nxorre frymën, po lodhem! Ku do përfundosh? Kur do të të arrij më në fund? Do më shpiesh aty ku shpie të tërë? Aq banal të jem unë? Thua të kem rënë në grackën tënde?
Do ishte më mirë të ecnim të dy bashkë. Krah për krahu.
Do isha zot sikur të ta kaloja! Të të shihja në sy!
Por ti, ti moj shtrigë shtrigash më mban lidhur me fijet e tua e më zvarrit në këtë hapësirë të çuditshme.
U trëmbe? U fshehe hë? Prapë këtu je. Të dëgjoj! Dëgjoj atë kodin e fshehtë numerik të ecjes tënde që bën të mundur rrahjet e zemrës time. Ndihet te goditja e takave të tua: tik – tak! Tik – tak! Sikur thonë: më fal – më fal! Apo thonë: mi – fal, mi – fal? C’të të fal moj! Akoma do? Ku po më mbetet mua nga dita në ditë diçka për të falur!
ORA! Gjithmonë ti! Gjithmonë te ty qënka fshehur!
Po e di moj orë që je e vetmja gjë femërore që urrej?
Si? Nuk të bëhet vonë, hë? Dale se tani do ndryshosh ide!
Si? Qesh? Tallesh? Si çekani i Thorit hë? Jo moj! Ky është çekani im.
Nah! Nah! Të shijon? U kënaqe?
S’po të qeshet më, ashtu, e zgërlaqur pas murit, me akrepa e ingranazhe që kërcejnë andej – këtej!
Shtëpi putane!
Mos! Iku e përdala? Ku?
Kot ikën. ta zbulova sekretin. Këtë punë kam unë tani. Orët e shtëpisë, pallatit, lagjes, Durrësit, Shqipërise, Ballkanit, Europës, botës!
Tërë fabrikat që prodhojnë shtëpi putane! Të tëra do ti shkatërroj!
S’do kesh më në fund ku të fshihesh! Do të të zë!
Do të të mbaj në ditë e netë të gjata dashurie! Të kënaqesh! Të çmendesh pas meje! Të varesh nga unë! Mos më braktisesh kurrë! Zot, më jep fuqinë e duhur ta bëj këtë!
Ti je e vetmja, e cila po të më braktiste, do më bënte të vdisja!

Tags: , , , ,

2 Responses to “Ajo”

  1. el student Says:

    fantastike, argetuese
    u kenaqa duke e lexuar!

  2. OriginalOfTheSpecies! Says:

    Pjese nga ditari i Kapiten Gremçit?…😀

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: