
Salvatore Natoli
Ky shkrim i shkurtër është një ripërpunim i bërë në mënyre diskrete me fjalët e mia dhe bazuar mbi konceptet bazë te Prof. Salvatore Natolit, të leksionit të mbajtur prej tij në Festivalin e Filozofisë në Modena.
S.Natoli është një nga figurat më të rëndësishme të filozofisë bashkohore. Vëzhgues i kujdeshem i marrdhënieve të ndryshme që kanë zënë rrënjë në shoqerinë e sotme ai e ka përqëndruar filozofinë e tij mbi kuptimin e hyjnores në epokën e teknikës dhe mbi mundësinë e një etike bashkohore në gjendje të ballafaqohet me raportin mes lumturisë dhe virtytit, me aspektet e trupit ( si një organ kompleks që mbart në vetë vetë menyra të ndryshme sjelljeje si fiziologjike po ashtu dhe kulturore) dhe të hyjnores, sipas tij të mbivleresuar nga racionalizmi klasik.
Ashtu sic ndodhi me Baumanin dhe S.Natoli e nis hulumtimin e tij me një citim të Senekës : “Ata që kanë vullnetin levizin fatin, ata që nuk e kanë tërhiqen zvarre prej tij”
Marrëdhënia konceptuale më e dukshme që mund të vihet re në këtë shprehje është ajo mes asaj që ndodh dhe mundesis që ka njeriu për ta kapur atë që ndodh.
Behet fjale për “fatin”; për të paprituren, të paparishikueshmen, i cili sipas Natolit na shpreh dy karakteristika themelore:
a) sensin e të marrurit me vetë
b)sensin e të përfshirit dhe i të risjellurit.
Në aspektin e pare gjendemi përballe ndjesis së të marrurit me vete , të humbjes së një prospektive të bazuar mbi idenë e rregullit dhe të së parashikueshmes.
Ndersa ne te dytin, ne anën tjetër, kemi sjelljen e subjektit i cili është i goditur prej fatit, por që mundet në të njëjtën kohe të shuhet prej fatkeqësis ose të ringjallet duke marre në dore fatin e tij.
E rastësishmja ( ajo cfare nuk është e parashikuar prej nesh) në këtë rast konsiderohet si një problem ontologjik pasi ajo cfare është “e rastësishme” mundet të mos jetë e tille prej faktit se nuk mund ta përceptojmë dot.
Ajo cfare ndodh rastësisht (pa asnjë shkak) e ka një shkak?
Mark Aurelio: “Ky është cikli i përjetshem i gjerave; lart, poshtë . Nuk ka rendesi nëse bota është e udhëhequr prej nevojës apo prej rastësisë . Mund të zgjedhim të shuhemi prej fatit ose mund të reagojme duke u bere zotëruesit e tij, pra të marrim në dore fatin tonë “.
Eshtë në këtë cast që fati merr formen e tij të plotë , trajta universale e të ndodhurit të dickaje dhe i të rindodhurit të dickaje tjetër: raporti shkak/efekt.
Njeriu duhet të marre përsipër fatin e tij – thote Natoli – të behet Zot i asaj cfare fati i ka shtruar përpara. Shembull i përkryer i kësaj menyre të sjellurit të individit përpara së panjohurës që bëhet pronë e tij është famëmadhi dhe i shumëpërfoluri Miti i Edipit. Kjo histori mitologjike është një nga gurët themeltarë të kulturës përendimore, është djepi i botëkuptimit modern dhe perceptimit tone të marrdhenieve njerëzore në shumëllojshmërine e aspekteve te tija . Në një farë menyre – thëne me fjalet e Frojdit – është në këtë cast që nis lufta e përjetshme e dialektikës së jetës.
Thënë shkurt: zotat i thotë Laios që yt bire do të vrasë . Laio nga frika e largon këtë të fundit nga shtëpia dhe pse, kjo sipas doktrines më pak fataliste, kishte mundësinë ta mbante pranë vetes në menyre që të ndryshonte rrjedhen e gjerave, duke vepruar keshtu mund të merrte në dore atë cfare fati i kishte ofruar. Fatkesisht nuk ndodhi dhe në menyre të pashmangshme u bë ajo cfare ishte parashikuar.
Ajo cfare del në pah nga kjo histori mitologjike, me saktë një nga shume gjerat që dalin në pah, është fakti se “fati” i jep njeriut, në shumicen e rastëve, mundësi për të zgjedhur. Në botën e lashtë greke “fati” nuk na paraqitet si e ardhmja por si kushtëzim i së tashmes nëpërmjet së shkuarës.
Ajo cfare ndodh me Edipin – thotë Natoli – dhe ajo cfare ndodh me llojin tone, është një thirrje, është një ushtim mundësish. Ndaj duhet të behemi të vetëdishem dhe të ndryshojme rrjedhen e gjerave, atëherë kur eshte e mundur kuptohet, nëse duam që dhimbja të mos na fusi në rrjetën e saj. Dhimbja e asaj cfare njohim dhe jemi të sigurtë që do të ndodhe të mbyll në vetminë e të qënurit ose të jep mundesinë e të rilindurit të menyra të tjera.
Eshtë ndjesia e të rilindurit nga dhimbja ajo cfare duhet të karakterizojë cdo njeri dhe jo humbja e shpresës e cila nuk ben tjetër vec ndihmon në plotësimin e fatit të parashikuar në gjysmësine e tij.
Pra thamë që ajo cfare duhet të ndodhë, “ fati”, është mundësi( që është pjesë e pandashme e natyrës njerëzore). Të ndodhurit e dickaje, sipas Natolit, nuk është e udhehequr nga rastësia e nevojshme. Njeriu është gjendur gjithmonë përballë ndodhive të paparashikuara. Në dimensionin lineare të kohes ndodhet gjithmonë e papritura dhe e paparashikueshmja dhe kjo përbën një të vërtet të dhimbshme e të pakundërshtueshme.
E këtu futemi në një tjetër prespektive të vlersuarit të fatit që ka të bëjë me paradigmen e modernitetit sic e quan Natoli. Pra, për të kuptuar dhe për të njohur realitetin duhet të nisemi nga e papritura e cila është dhe ka qënë një pjesë e pandashme e natyres sonë. Eshtë nga kjo vetëdije, dhe duke u nisur nga kjo e vërtetë, që njeriu është munduar gjithnjë të zvogëloje mundësinë e të ndodhurit të dickaje duke e zëvëndësuar me një dicka tjetër ( në dukje pozitive)
Jemi të ekspozuar vazhdimisht ndaj ndodhive që nuk varet nga ne . Jemi gjithnjë të vënë përballë rreziqeve të dryshme të shkaktuara si prej natyrës si prej njeriut( tërmete, përmbytje, etj)
Përgjigjia e këtij të fundit ndaj këtyre rreziqeve eshtë: të zvoglojme sa me shume rrezikun ndaj fatkeqësive, të mbrohemi nga rreziqet që mbart një veprim i caktuar.
Ndryshe nga cfare ndodhte në botën e lashtë, e cila e konsideronte të mundëshmen brenda të krijuarit, brenda qënjes. Rreziku ishte i gllaberuar prej të qënurit duke u bere në të njëtën kohe mundesi. Ndryshe dhe nga botëkuptimi i skolastikëve mesjetarë të cilet e konsideronin mundesinë e të ndodhurit të dickaje si një pjesë përberese e pandashme e një entiteti të plotfuqishem i cili bente të mundur qe dicka të ndodhte ose jo .
“E mundshmja nuk ndodhet brenda realitetit por është realiteti i krijuar prej një mundesie në mes qindra e mijra mundësive të tjera”
Sic thame me sipër shoqeria e sotme, njeriu i sotëm, është i qeverisur prej paradigmes së modernitetit, ndryshe nga cdodhte në botën e lashtë .
Për të kuptuar realitetin duhet të nisemi prej së papritures thotë Natoli. Duhet të nisemi prej asaj cfare kemi përjashtuar të ndodhë, me pas të minimizojme atë që kemi përjashtuar, të kuptojme natyren, të ndertojme rregullin.
Njeriu në këtë menyre e vlereson realitetin mbi bazen e mundesive të pafundta që ka për të vepruar. Pra botëkuptimi modern i “fatit”, botëkuptim gjysëm skolastik, e shndërron të konceptuarit e realitetit në një pafundesi mundesish. Eshtë kjo menyra ne baze të së cilës njeriu është rritur dhe ka zhvilluar senset e tij përgjatë procesit të njohjes dhe rinjohjes së realitetit: duke përmbajtur nën kufinjt e së mundshmes të paparashikueshmen e duke shfrytëzuar përtej cdo kufiri të mundshmen.
Projekti i njeriu modern, i shoqerisë moderne është i bazuar mbi këtë raport të ngushtë mes të prodhuarit dhe të parashikuarit, mes zvoglimit të vazhdueshem të së paparashikueshmes dhe shfrytzimit të së mundshmes. Njeriu modern është njeriu që duhet të rrezikoje që të rifitoje pak prej sigurisë që ka nevoje dhe pse në këtë rast rreziku behet kusht. Për tu mbrojtur, thotë Natoli, njeriu pranon të jetë nën urdhërat e rrezikut, të së papritures e cila behet kusht për të rifitur pak siguri. Ne jetojme në të pamunduren. Ambjenti përreth behet e pamunduara sepse njeriu është gjithnjë në kërkim të sigurisë duke e bere rrezikun si kusht mbijetese. Sa me shume rritet fitimi dhe siguria aq me tepër rritet dhe nevoja për të rrezikuar. Jetojme në një botë të qeverisur prej rrezikut – thotë Natoli- e rreziku në ditët tona vjen prej subjektit dhe jo nga natyra. Në ditët tona rrezikohet për të dalë nga pasiguria, për të fituar siguri për të ardhmen. Kjo është natyra e njeriut modern, i cili fatkeqsisht gjendet gjithnjë e me tepër përballe dilemave për here e më të medha.
Tags: fati, Festivali i filozofise, Mark Aurelio, Miti i Edipit, Salvatore Natoli, Seneka
Leave a Reply