Mëngjes Tetori, pak më larg ti

by

Iman Maleki  “A girl by the window”

Nga  E.H


Vështroj ndryshe këtë mëngjes ,

shiu ka pushuar.

Në dritare dielli pëshpërime s’ka, por zë…

Nën hijen time, këtu, kundroj rrezet e tij që të largëta i ndjej

Heshtjen mbytëse,  të ftohtë, të pabindur, dua  të godas fort.

Mbrëmë muri i qytetit u rrëzua

asnjë mbrojtje nuk u valëvit bindshëm nën muzg

e nata vetveten ngrysi pastaj.

Vështroj ndryshe këtë mëngjes,

shiu sërish mund të nisë.

Ndoshta dielli do zhduket edhe kësaj here,

duke zhurmuar me pëshpërima , por pa zë

Nën hijen time të padurueshme, sërish këtu,

do të kundroj rrezet e tij së largëti

heshtje duke mbjellë e mbytur pa pushim.

Vështroj si vesa që humb në këtë agim Tetori,

vështroj ndryshe ty këtë mëngjes,

vetveten vështroj ndryshe …

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: