Frymëmarrje

by

Nga  E.H

Ndër netë të ftohta e të zbrazura
kam ngrohur shpirtin që të mos vdesë nën dritën e hënës
së shurdhër,
të verbër,
deri në mos ekzistencë.

Ndër mëngjese të ngrohta e të gjalla
amplitudat emocionale kanë zgjuar horizonte të vdekura
pa ulërima…
duke mbytur zërat .

Ndër rrugë të gjata, të pandricuara
kam shkelur etjen e ditëve që ulërin së brendshmi
pa mëshirë,
me pyetje,
pa përgjigje.

Në vargje të zbehta e të ngrysura
heshtjen time kam thyer me dashje.
Të zhduk britmat që ethshëm godasin,
jam perpjekur deri në agime ngjyrë gri
Për pak ajër…
duke dashuruar jetën
deri në dhembje.

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: