Peisazh i një mendjeje të mjegullt

by

Dera trokiti dy herë, më pas nuk u ndje per ca sekonda. Askush nuk u pergjigj. Trokiti sërish. U hap.
“Po ti… pse qenke bërë kështu? “, pyeti e ëma.
Ajo qe kthyer. Dukej që kishte qëndruar shumë nën shi. Flokët i binin nëpër  sy e i preknin shpatullat e mbledhura natyrshëm prej të ftohtit.
“U ktheva ” , tha dhe u fut menjehere në dhomën e saj me cantën të mbledhur kruspull pas vetes. Një heshtje në formë shqetësimi përshkonte gjithë fytyrën e saj. Cdo veprim i bindej kësaj gjendjeje. Cdo lëvizje ndiqte shtigjet e sinkronizuara të mendimeve të cilat e conin në një lloj deliriumi të  ngrirë. Ndoshta këtë natë s’do kishte dashur të fliste asnjë fjalë. U ul në divanin në cep të dhomës dhe duart e njomura i vendosi sipër gjunjëve. Në fytyrë kishte një shprehi të palexueshme. E ëma iu afrua. Vajza lëvizi dorën në shenjë konfirmimi se qe mirë dhe se nuk kishte dëshirë të fliste në ato caste. Ajo dukej e ftohtë, e zbehtë, e lodhur dhe e heshtur. U mblodh kruspull sikur dëshira më e madhe ishte të mos ekzistonte për një ditë. E ëma e shihte. Mendoi se për momentin do ishte e udhës të mos thoshte asgjë e mbi të gjitha të mos bënte pyetje.
“Po ngrihem të bëj një dush”, tha vajza dhe u ngrit nga divani.
Shkoi drejt dhomës së saj. U drejtua për nga dritarja. Lëvizi perden për të parë nëse shiu kishte pushuar. Qëndroi aty, mbështeti dorën mbi xhamin e lagur. Me gishtin tregues ndoqi një pikë shiu që ndryshe nga piklat e tjera (që rrëshqasin deri në fund të dritares) u ndal. Pastaj mbështeti kokën si të kishte gjetur celësin e lehtësimit të ekzistencës së saj, por nuk ishte dritarja e shpresës, e qetësisë… ishte thjesht dritarja e dhomës.
“Po ti, sikur do bëje dush apo jo ?”, pyeti e ëma e cila kishte pak minuta që ishte aty.
“Ah po, u hutova,më doli nga mendja.”, tha ajo dhe nxitoi të merrte peshqirët e saj.
“Ka ndodhur gjë, pse nuk flet?”, e pyeti e ëma që hetonte tashmë cdo veprim.
“Asgjë…”
“Pse u ktheve kaq herët ? ”
Vajza qëndroi pa lëvizur dhe sytë e saj u veshën nga një ftohtësi e menjëherëshme.
Mendoi se cdo prind,  edhe ai më moskokëcarësi, e meriton qoftë dhe një shpjegim minimal. Nëse cdo gjë e ke kundër, kush janë ata që të duan pa kushte, me gjithë difektet e tua, përballë indiferences tënde që shpesh e ka origjinën te mjegulla që vërtiten ditëve te gjithsecilit?
U ul në cepin e shtratit të saj, la peshqirët  menjanë dhe me duar u mbështet pas tij.
‘Ndoshta kam gabuar në gjithcka kam ngritur. Nuk e kam dëgjuar veten si duhet, nuk kam qenë e vëmendshme ,  kam injoruar cdo rrekje të saj për të më treguar rrugën time. Tashmë që ajo ka ngritur zërin, kam humbur shumë kohë, shumë …saqë kjo peshon kaq shumë në cdo ditë timen.
“Po ti e dëshirove kaq shumë këtë ditë.”
“Genjeva cdo ditë veten, cdo ditë dhe kjo është me e keqja.”
“S’po të marr vesh…po me habit. Po me luan mendsh.Cfarë ka ndodhur?”
“Asgjë, ska ndodhur.Pse u dashka patjetër të ndodhë dicka. Po kjo ka të bëjë me mua, s’ka lidhje me asgjë vec meje. Problemi qëndron se ndonjëherë njeriu shpenzon shumë kohë duke menduar, besuar dhe shpresuar në ca ëndrra, dëshira. Një ditë të bukur,  zbulon që këto ëndrra janë humbur ose janë larg, ose janë deformuar nga koha nga ambjenti, ose je lodhur me to e nuk të bëhet më vonë. Kam besuar gjithnjë që njeriu e bën rrugën e tij, por mbase ekziston vërtete dicka e paracaktuar. Si e quajmë “fat” ? Pra ai është aty, sbën asgjë kundër nesh…ne po, gjithnjë kundër. Njësoj sikur të luftosh me gravitetin, po po pikerisht kështu. Me gravitetin është vështirë të luftosh se gjithnjë ke nevojë për një pikë ku të mbështetesh. Ti(njeriu) ikën, por ai tërheq. Ikja në këtë rast është refuzimi ndaj kësaj pike mbështetjeje të rezervuar për ty , por ti(njeriu) prap nuk e pranon vendin e paracaktuar. Mendon se meriton me shumë se cfarë të është ofruar pa bërë llogarinë nëse je personi i përshtatshëm për të bërë një vlerësim të tillë.E kupton që është e kotë, gjithsesi do shkosh në vendin e paracaktuar për ty, por unë kam refuzuar cdo here deri në dhimbje…”, u prek dhe duart i mblodhi grusht.
E ëma ngrysi vetullat, “C’po thua?”
” E pra…, mos me pyet pse jam kështu, jo në këto momente, jo në këtë natë. Sonte kam vendosur të rri, por qenka kaq e vështirë…”

Tags: ,

3 Responses to “Peisazh i një mendjeje të mjegullt”

  1. bubikacurrel Says:

    🙂🙂🙂🙂

  2. elirium Says:

    Deliri me sinkronizimin s’qendrojne aspak ne te njejten kohe ndjenjash. Pastaj si e ka hallin kjo se ka shume fjale po s’merret vesh. Ne fillim duket sikur sapo ka zbuluar se eshte me AIDS pastaj na del se goca ne lule te moshes sapo paska zbuluar se graviteti te ben gropen. Jo cdo gje qe kalon neper mendje shkruhet goca e djem te bukur.

  3. Alket Bushi Says:

    Ah, Dorine, me pelqeu shume ky shkrim!

    Elirium-it: Arti e do mjergullen. Arti eshte si femrat, stoliset, fshihet, intrigon, josh, nuk kuptohet, ndjehet, perforcon dhe ndreq realitetin, te ben te enderrosh, nuk e do zgjidhjen domosdo, mbetet pezull, imiton natyren…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: