La Fame di Camilla

by

“La fame di Camilla” është një grup i ri, i krijuar në vitin 2007.
Në repertorin e këtij grupi gjenden këngë që entuziazmojnë publikun dhe që kanë bindur edhe kritikët e muzikës. Përveç këngëve në gjuhën italiane, ky grup interpreton edhe disa këngë në gjuhën shqipe, me tekst dhe muzikë nga krijuesi i këtij grupi, Ermal Meta.
Tekstet dhe linja melodike e këngëve të këtij grupi, të sjellin ndërmend kantautorë të njohur, por që vijnë njëkohësisht me një origjinalitet që të emocionon.


Ermal Meta, që kur ishte 10 vjeç u transferua dhe jeton me familjen e tij në Bari. Ka filluar që në Shqipëri të studionte për piano dhe vazhdoi pasionin e tij me studime autodidakte edhe në Itali, ku ndërkohë, njohu dhe u dashurua edhe me kitarën dhe me këngën, pasion dhe dashuri që vazhdon ta ndjekë dhe që është vlerësuar si mjaft i suksesshëm nga publiku.
famedicamillabig5.png

Në Festivalin e Sanremos 2010, ky grup u prezantua me këngën “Buio e luce” (errësirë dhe dritë), të shkruajtur dhe kënduar nga Ermal Meta, duke konkurruar në kategorinë “Nuova generazione” (gjenerata e re).
“Buio e luce sono figli del sole” (errësira dhe drita janë bijtë e diellit) thotë teksti i këngës, si për të na kujtuar që errësira nuk mund të pengojë rikthimin e dritës së diellit dhe që, arsyeja nuk mund të fshijë identitetin e zemrës.

Këtë këngë, mund ta ndiqni më poshtë (si dhe tekstin me një përkthim të tij), ndërsa për më tepër, mund të shikoni sitin e grupit: La fame di Camilla

Buio e Luce
Sono qui in cerca di un’anima
Con cui dividere tutto quello che ho
Sono qui per trovare un riflesso
Che ti assomiglia un po’ perché mi sento solo
Mi vedi qui che cerco pace nel cuore
Ma so soltanto come evitare l’amoreSognerò cieli sereni
Mentre il vento soffia su di me
Fingerò di non pensarti
Mentre fingi di non voler più me

Guardaci siamo come due satelliti
Abbiam bisogno di gravitare vicini
Guardami perché siamo uguali
Lo sai che Buio e Luce sono figli del sole

Sognerò cieli sereni
Mentre il vento soffia su di me
Fingerò di non pensarti
Mentre fingi di non voler più me

Distrattamente sento la tua voce dire il mio nome
Siamo due strade che s’intrecciano tu non puoi credere
Che la ragione debba dire questo cuore come guarire

Distrattamente sento la tua voce dire il mio nome
Siamo due strade che s’intrecciano tu non puoi credere
Che la ragione debba dire questo cuore come fare
Per non soffrire deve solo sognare sognare

Sognerò cieli sereni
Mentre il vento soffia su di me
Fingerò di non pensarti
Mentre fingi di non voler più me

Errësira dhe Drita
Jam ktu n’kërkim t’nji shpirti
me t’cilin të ndaj gjithçka që kam
Jam ktu për t’kërku nji refleks
Që të t’ngjajë pak, sepse ndihem vetëm
Më sheh tek paqë n’zemër t’kërkoj mundohem
Por di që vetëm dashurisë t’i mënjanohem

Ëndrroj qiej t’kthjellët
Ndërsa flladi fryn mbi mu’ ngado
Bëj sikur nuk të mendoj
Ndërsa ti bën sikur s’më do

Shikoni, jem dy satelitë
që kem nevojë të gravitojm afër
M’shih sepse jem t’ngjashëm
A e di se Terri dhe Drita janë bij të Diellit

Ëndrroj qiej t’kthjellët
Ndërsa flladi fryn mbi mu’ ngado
Bëj sikur nuk të mendoj
Ndërsa ti bën sikur s’më do

Përhumbshëm dëgjoj zërin tënd t’thotë emrin tim
Jem’ dy rrugë që kryqzohen e ty s’t’besohet
Që arsyeja t’i tregojë ksaj zemre se si të shërohet

Përhumbshëm dëgjoj zërin tënd t’thotë emrin tim
Jem’ dy rrugë që kryqzohen e ty s’t’besohet
Që arsyeja  ksaj zemre, se ç’çtë bëjë, t’i tregojë
Për t’mos vuajtur duhet vetëm t’ëndërrojë,t’ëndërrojë

Ëndrroj qiej t’kthjellët
Ndërsa flladi fryn mbi mu’ ngado
Bëj sikur nuk të mendoj
Ndërsa ti bën sikur s’më do

Advertisements

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: