Ti imja dëshirë

by

poezi nga Alma Papamihali

Oh ti, ti imja dëshirë,
anije përmbytur në det humnere
pa lëshuar ende rrënjë nën tokë…
Udhën e sipërfaqes munde të prekësh
dhe të uriturës hënë t´i ngjitesh,
duke u mbajtur të miave flokë…

Oh ti, ti imja dëshirë,
ndriçuar jo si dëshirë e kujtdo
që kur humbet, të zotnë me vete merr!
Pse qënke kaq ndryshe
saqë dhe heshtjen në vullkan pagëzon
dhe oaz dashurie, lindke në terr…

Oh ti, ti imja dëshirë,
me erë vjeshte parfumosur
dhe shijen e së fundit kafshatë…
Këputmë sa herë t´i friksohesh tharjes,
e nën ujitje, gjelbër-ndezur shndërromë
dhe nëse mund të ketë lindur natë…

Tags: , , ,

3 Responses to “Ti imja dëshirë”

  1. Phoenix Says:

    Muzika shume e bukur. Vetem nje gje s’kuptohet, po perpiqesh t’i shpetosh ti deshires apo deshira ty?

  2. dana Says:

    del nga keto vargje nje deshire e gjalle,e pavarur nga ne; deshire qe rri aty pulsuese e na sheh drejt e ne sy,na sfidon..nuk ka rendesi nese e injorojme,e leme menjane,na le menjane: ajo thjesht eshte.

  3. ah..cfar Says:

    Oh…ti Ajo deshir/
    qe ndjenjen kostruon /
    thuam ne pac sadopak meshir/
    perse rri strukur cte mundon? !

    Ti me mungon ……..(Madam) e di……..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: