Arcade Fire në Bologna ( MTV, what have you done to me? )

by

The Suburbs ishte padyshim albumi më i pritur i vitit e tashmë – e them më një farë keqardhje – jo vetëm për botën indie.

Që kur AF zbuluan që këngët e para që po shkruanin për albumin e ri kishin te bënin me fëmijërinë e me lagjen, vendosen që të bënin edhe koncept albumin e pare.  The Suburbs është deri diku i tillë, duke qënë se këngët janë të lidhura deri në një fare pike. Nuk është The Wall, kjo jo. Po, natyrisht, ka një temë të përbashkët : e kaluara, por të gjitha këngët e të gjithë botës flasin për te kaluarën. E pastaj, parajsa e humbur, siç do thoshte Milton.

Koncerti hapet nga Modest Mouse, një grup që në fund te fundit  bën pjesë te legjendat e indie rock. Por nuk funksionon. Nga një anë volumi i ulët e probleme të tjera teknike, nga ana tjetër çunat që janë pak në forme, përfundon që Modest Mouse janë thjesht një sfond ndërsa blen birra e diskuton mbi vlerat e vërteta të The Suburbs. Punë dreqi. Albumi s’është i lehte, e është ndryshe nga ajo që shume njerëz – unë përfshirë – prisnim. Në dëgjimet e para më duket sikur nuk ingranon. Sintetizatoret më kujtojnë filma indianë tip The Millionaire. Etiketa indie për AF nuk vlen më e te luash më te është e kote.

Të kuptohem : AF ngelen e do ngelen gjithmonë grupi më i mirë i këtij 10 vjeçari, kjo nuk diskutohet. Ndoshta edhe prej kësaj nga grupi jot pret gjithmonë diçka më shumë. Natyrisht AF janë ata që këndojnë akoma “ all my old friends / they don’t know me any more” e më dhimbjen që Butler përcjell është e pamundur të mos të të duket sikur po të flet vetëm ty, gjithmonë ty, vetëm ty.  Jo keq për një album që është në vend te parë në çdo shtet ku bëhen klasifikimet muzikore.

Pastaj vijnë, çuditërisht të sakte në orar. Gjë e habitshme për një festival si ai I-Day  që fillonte që në ora 15.00 e mbaronte në mesnatë.  E s’ka më fjalë!

AF janë të magjishëm. Në një farë pike mendova edhe që AF kanë superfuqi. Tip Batman apo Superman. Edhe pse Batman tamam tamam nuk ka asnjë superfuqi, nejse.  Fillojnë me Ready to start. Janë vetëm tetë, por në fakt duken më shumë.  Then we tried to name our babies / we forget our names, the names we used to know. I prisja më te lodhur : një natë më para kane qënë në Gjermani, kushedi se ku do jenë më 3 shtator. Gjithë ditën nëpër avione e autobuze, natën në një hotel gjithmonë të ndryshëm. E çdo darkë një publik i zakonshëm që kërkon të njëjtat këngë. Keep the car running. Crown of love është gjithmonë e mahnitshme. Kryevepër. Kush e di se në çfarë numri e ka vendosur R.Stone. My love keeps growing / like a cancer. Nuk kursehen. As Butler, frontman i lindur që hipën mbi kufirin që rrethon skenën për tu afruar më shumë me publikun e ulëret fjale të bukura dëshpërimi, as Regine, e as anetaret e tjerë. Janë tete veta që përdorin rreth 20 instrumente gjatë koncertit. Nga një këngë të tjetra ndërrojnë instrumentet. Butler është monstër : kalon nga kitara në bateri, pastaj në piano e përsëri vetëm vokal. Modern man, maybe when you’re older you’ll understand, why you don’t feel right.  Nëse kisha ndonjë dyshim për albumin e ri ky avullon si tymi i hashashit që thithet rreth meje. No cars go. Thonë që është kënga që U2 kanë njëzet vjet ( po ndoshta edhe 30 ) që nuk arrijnë  më të shkruajnë. Për çfarë flet No cars go? Për një vend ku nuk shkojnë as makina as njerëz as anije kozmike. Kaq.

AF janë edhe një nga ata grupe që përdorin gjithçka që kanë në dispozicion. Mjafton të shikoni videon e We used to wait, bërë më ndihmën e ca miqve që na duan të mirën. Ideja është që fut qytetin ku ke lindur e video e këngës bëhet “interaktive” duke thurur videon origjinale më imazhe të qytetit tënd. Punon më mire me qytete amerikane. No cars go shoqërohet nga fytyra enigmatike në ekranin mbas grupit, ndërsa publiku është  një gjë e vetme HEY!NO CARS GO! Between the click of the light and the start of the dream

Regine është vetëm pak metra larg.  Kur bje heshtje e di se çfarë do luajnë. Haiti, mon pay...një hymn për vendin e saj. AF kanë qënë ndër artistet e parë që kanë mbledhur fonde për Haiti, edhe para katastrofës. E Haiti është e gjithë ajo dhimbje e mbledhur në një këngë.

We used to wait. I used to wait.  Unë prisja një koncert të tyre. E e di që kjo që po them mund të jete banale, por ishte një ndër ato koncerte që s’do harroj dot. Të shikosh një grup të tille ndërsa janë në formën e tyre më te mirë vlen më shumë se 37 euro, çmimi i biletës. AF janë më shumë se sa U2 të viteve 00, a më shume se sa E-Street Band. Për ta etiketa “indie” është shume e ngushte, e s’ka se si të jetë ndryshe. Nuk janë ndonjë fenomen  pa rendësi tip Interpol apo The Strokes, por një grup që do na shoqëroje edhe në vitet në vazhdim.

Kthehen për bis më Keep the car running, e fundi i vërteti i koncertit me Wake up. Është zyrtare, është triumf.

E megjithatë, një keqardhje më ngelet. Një natë më pare psh, një plakush se Cohen ka kënduar për rreth tre orë në Firenze. AF në Bologna hipin në skene në ora 21.30 e në ora 23.00 dritat fiken. Dy keqardhje, biles. Shpresoja, thellë thellë, të bënin ndonjë nga këngët e mia të preferuara. (Antichrist Television Blues), apo te paktën këtë. Nuk ndodhi, ndoshta koncertit tjetër!
E në vazhdojmë te presim.

Shkarko koncertin per te cilin po flisja…

No Cars Go!

Tags: , , ,

4 Responses to “Arcade Fire në Bologna ( MTV, what have you done to me? )”

  1. dana Says:

    tani po u binda qe te pelqeu albumi/koncerti🙂
    “now our lives are changing fast/hope that something pure can last”
    shpresoj te jete keshtu per AF ne te ardhmen😛

  2. desaparacidos Says:

    Problemi i vetem, koncerti zgjati tamam sa nje ndeshje futbolli…vetem 90 minuta…mah! Te pakten te kishte shkuar me penallti po aha…su bo gjo!

  3. Xixellonja Says:

    I shkurter koncerti? Po gjerat e bukura nuk zgjasin kurre aq sa duhet. Ah ne bejme recensione bazuar ne muzike MByte-sh e ketu i kane pare live !!!!

  4. Xixellonja Says:

    Harrova te shtoja qe s’jam dakort me ty ama per Interpol, Turn On The Bright Lights e Antics psh s’jane copy-paste te ndonje gjeje tjeter jane shume te mire. Ndersa per The Strokes me ke kapur nje pike te dobet, Is this it e First impressions on earth jane aty pa pluhur dhe tani e pastaj kane nje gjeni te vogel mes tyre me emrin Albert Hammond Jr.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: