Njolla

by

nga  Arti Lushi 

Në horizont, tej horizontit, mu aty ku ndahet më mirë se tjetërkund shpirti nga ndërgjegjja, shquaj një njollë. Befas, domosdoshmëria për ta rrokur Thelbin Absolut të Qënies më zgjon çdo ndjesi të njohura, prej të cilave e kam të pamundur të shkëputem; megjithatë edhe kjo gjëndje me jep trishtim, më duket e pavlere, njerëzore: si çdo gjë tjetër. Por ja që unë jam optimist, çka do të thotë, një i zhgjënjyer me përvojë.
Njolla ndërkohë po bëhet më e madhe, më e afërt, më e qartë… jo, janë syte e mi që tashmë kanë përftuar cilësi më të rralla. Dashje-padashje po e ndjej edhe unë atë mospërfilljen e ëmbël të botës për të cilën dha shpirt një filozof i mbarë. Ky ungjill, ndonëse i vonuar, më çliron nga përgjegjësia më e ankthshme: unë nuk jam njollë; Unë frymoj jashtë dhe përmbi këtë shkririje kaotike un-esh. Unë qenkam dimension; pra, edhe levë Arkimedi, edhe pikë njëherësh.
Për sa i përket Njollës, s’kam më ç’të shtoj: absurdi u tejkalua, unë zgjodha ferr-çmendurinë time!

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: