Histori nëntori me çibukë dhe letra

by

 

nga Loer Kume

 

E kapa një më në fund. Bah, qull në djersë çdo drekë, (në drekë është koha kur ndodhin) dhe nuk marr vesh gjë fare se ç’po më ndodh.
E pashë shumë mirë skenën. Një xhaxha po ecte në vijat e bardha, veshur me xhupin e tij të lëkurtë, ashtu i kërrusur, i dobët, i lodhur, sikur rrinte tërë kohës duke tështirë dhe tërhequr hundët. Tërhiqte një biçikletë me parafango shkëlqyese teneqeje ngarkuar me disa qese. Arriti mu në buzë të trotuarit, dhe aty ndaloi, (nuk hipte dot në trotuar përpara se të merrej me atë punë, jo, për qamet!)
Ndaloi dhe nxorri një llullë nga xhepi. E mbushi mirë e mirë duke u çakerrmisur me ca gjëra të çuditshme aty nën xhup, me ca si qese nëpër duar, dhe e ndezi. Filloi ta tymoste. (tani që po e kujtoj, mos ishte bar ajo që po pinte xhaxhai? Ca nuk ndodh…)
Dy çuna, në fillim ishin si të vegjël, pastaj u shfaqën në moshë rreth 25’ave, e zunë për krahësh dhe e ngjitën në trotuar. Ata ulërinin me sa kishin në kokë. Biçikleta ra në tokë, e njëri nga ata, duke tërhequr zvarrë xhaxhain, e shkeli, u pengua e ra. U çua duke u fshirë, po sytë i kishte nga xhaxhai, ca sy tërë inat, deri në dhunë, ashtu si dhe tjetri.
Plaku i kishte shqyer sytë e veta për qejf, duke qënë se nuk po kuptonte ç’po ndodhte.
Pse more plak, more pis plak.. pse pi letra?
Pse tymos letra të thashë! I bërtiste tjetri. Ti a e di që letrat nuk pihen?
Po pse more qen pse…. Po ça je ti more… po ku ka njeri të bëjë kështu si ty more…
Ndërkohë vijnë dhe ca burra. Ata hyjnë ti ndajnë në fillim. Ca nga çunat, sepse ishin bërë shumë ata çunat, u ulëritën atyre burrave që ose ti ndihmonin, ose ti linin rehat. Sepse xhaja po pinte letra në llullën e tij. Ata burrat e zunë xhajën për krahësh dhe ata. Madje filluan duke u zënë me djemtë për tu zënë vendin në krahët e xhajes.
Ca gra aty vërdallë, me qese pazari në dore rrinin e ja bënin “pupupupu”
Kaloi dhe njëra, mu në mes të çunave, me jeanset e ngjitura në bythkat e saj, me këpucë të kuqe dhe xhuboks i çuditshëm zhapone.
Përveç një burri, asnjë tjetër nuk ia hodhi sytë. Nuk mund ta linin xhaxhon.
Ndërkohë vjen polici. Pastaj dhe polici trafikut.
Ca ka këtu? Mos bërtisni qena… kush? Letra? Bixhozi?
Jo… letra thjesht..
Po po, letra, plaku keq…
Po ç’ne… mbase duhet ta çojmë në hetuesi. Madje, jo mbase. Ta marrim njëherë në hetuesi.
Jo, këtij i duhet vënë gjobë. Ca bëri qëparë në vijat e bardha ky?
Njerëzit aty vërdallë ishin bërë shumë. Rruga ishte bllokuar, makinat u binin borive ngjeshur në trafik. Rrëmujë e madhe. Policia lëvizte nga të katër anët me makina rreth e rrotull sheshit para bashkisë së Durrësit. Në qëndër nuk futeshin dot. Dëgjoheshin dhe sirena zjarrfiksesh… thanë që panë dhe njerëz me hunj në dorë…
Pasi ke parë një skenë të tillë, ulur në bythë, mbuluar me djersë, me frymëmarrje të rënduar, të lindin qindra pyetje në kokë, dhe nga skena, nga pyetjet, nga ankthi, bëhesh akoma dhe më shumë lëmsh.
Pse xhaja tymoste letra? Nëse jo, pse ata çunat i thonin që ai po pinte letra?
Po edhe sikur të pinte letra, apo dhe marijuanë, çju duhej atyre ça bënte xhaja?
Pse duhet të mos dalë njeriu, qoftë dhe xhaje nga turma?
Pse njeriu, qoftë dhe i çmendur, nuk u dashka lënë të pijë letra?
Pse njerëzit janë të tërë në një mendje? Pse shteti nuk i jep lirinë njeriut të bëjë çtë dojë?
Pse unë kam rreth një muaj që shoh kështu ëndërrash?
Mos jam çmendur gjë?
Mos është fazë fillestare çmendurie?
Mos duhet të vizitohem?
Kush di të më kthejë përgjigje?
Kam kaq kohë që shoh ëndërra të çuditshme, që kur zgjohem, nga një gjumë si kllapi, nuk i mbaj mend. Por, më në fund këtë ëndërr e kapa. E kapa, e lidha me gërma dhe ja ku jam tani.
Mos është ngjitës surrealizmi?
Po pse njeriu duhet të bëjë kaq shumë pyetje?

Marrë nga një ëndërr e vërtetë,
Homazh i pand
ërgjegjshëm për Danil I. Harms

Tags: , , , ,

12 Responses to “Histori nëntori me çibukë dhe letra”

  1. pse sterio? Says:

    vallaj o cun vizitohu njehere, se dreqi e di. ke qene mire. gjynah.

  2. loer kume Says:

    pse sterio spasse, po s’pati smiley ne fjaline tende, ta marr per ters.😉

  3. pse sterio? Says:

    te them te drejten, (jo se mund te te interesoje) shkrimet e tua pervec ketij me pelcejne shume, po ku po me duket si pa lidhje( nuk po them per mendimin tim, se perderi sa e them une mendimi im eshte). gjithsesi nje shkrim ne mes te shumteve nuk ka rendesi, ndoshta thjesht se kam kuptuar une, dhe shpresoj te jete keshtu se dua te besoj te gjenjaliteti yt😀 .
    P.S kush eshte ky Danil I. Harms se nuk du me kerku te wiki e me bo si i zgjuar pastaj : D .

  4. loer kume Says:

    shkrimi eshte nje enderr e pare, dhe e futur ne nje lente surrealisticiteti, dhe e shkruar pastaj, (natyrisht, perderisa po e lexojme)
    danil harms eshte nje shkrimtar surrealist rus, te cilin e zbulova fare rastesisht, dhe me la shume mbresa.
    sigurisht nuk marr persiper te imagjinoj qe mund te mbaj peshen e surrealizmit shqipetar me kete pjese, kjo eshte me se e qarte, thjesht u shpreha nje nje faqe e gjysem permes atij kendveshtrimi. ishte nje shkalle qe duhet ta ngjisja, me apo pa sukses, ka vend per diskutim sa te duash…
    pershendetje stereo … mendoj qe ti percepton stereo😉

  5. ehe... Says:

    Daniil Harms eshte nje psikopat qe shkruan keshtu :

    Na ishte njëherë një flokëkuq, që nuk kishte as sy as veshë. Madje nuk kishte as flokë por quhej flokëkuq thjesht për konvencion.
    Nuk mund të fliste sepse nuk kishte gojë. Por nuk kishte as hundë.
    Madje nuk kishte as krahë as këmbë. Por as bark, as shpinë, as shtyllë kurrizore, as rropulli. Nuk kishte asgjë prej gjëje ! Aq sa pyesim veten për kë po flitet kështu.
    Me një fjalë, më mirë të mos shtohet asgjë në lidhje me të.

  6. loer kume Says:

    dmth adriatik kallulli ka me vlere se danil harms si perfundim? arrite ne kete konkluzion?🙂

  7. ehe... Says:

    Te lutem, zhvendose kete mesazhin tend tek tema perkatese dhe atje te jap sqarime mbi Kallullin, Harmsin dhe Hamsterin. Falemnderit.

  8. loer kume Says:

    te kishe sqarime per te dhene ti, kush te mbante, po he!😉
    sidoqofte, nuk kerkova sqarime miku im, pertoj shume!
    kalofsh bukur

  9. pse sterio? Says:

    ehe… fakti qe nuk kerkova vete ne wiki nuk do te thote qe nuk di por thjesht nuk doja te beja si i gjithditur si zotrote. ore ca ke ti me floke kuqet qerosa njehere. pse i ofendon njerezit? e ehe?

  10. ehe... Says:

    @ pse sterio?

    Hej, gringo ! Vikipedhian nuk e pelqej shume, me pelqen me teper Budweiser.
    Per i gjitheditur, Harmsin e kam lexuar qekur, shto ketu dhe cunin e vet te madh, Beckettin. Keshtu qe me duket se me lendove aty ku thua “i gjithditur”. Une vertet mund te di diçka me shume ty, por kjo s’do te thote se di gjithçka. Mos i ngaterro gjerat. Kjo do te thote thjesht qe ti vete je i pakditur. Me kupton ?

    Te pershendes, jemi shoke.

  11. pse sterio? Says:

    dmth beckettin e njihke familjarisht ti? u se harrova, hey back gringo. po di di shum me shum se une dhe me behet qejfi qe e ke vene re se keshtu ke mesuar edhe dicka qe nuk e dije, qe di me shume se une, me fal qe te quajta i gjithditur, gabimi im. por nganjehere gabimin e kuptojme me vonese, dhe domosdoshmerisht edhe kthesen e bejme me vonese, tani e mbrapa do te te quaj i shumdituri, ok? te pershendes http://www.youtube.com/watch?v=zqi0DwNLJdM

    jemi shoke te ngusht.😀

  12. ehe... Says:

    Beckettin e njoh shume mire, edhe te atin, edhe djalin : Nasi Lera. Ske ç’ben, kur mallkimi te bie ne familje, gje e rende shume. I biri i Einstein ishte debil mendor.

    Falemnderit per pershendetjen, nuk e pashe fare. E bukur, shume. Problemi “sa di une” dhe “sa di ti” i ngjan problemit te larjes ne dush te nje ekipi futbolli : rrine duke shikuar njeri-tjetrin kush eshte me i gostitur nga natyra. Rendesia e problemit, zero. Qe te gjitha grate e futbollisteve kane nga nje dashnor.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: