Pse jo?!

by


nga  Arti Lushi

Sipas një spekulimi gjenial poetik, lotët që cdo njeri derdh kur vjen në jetë përbëjnë pendesën për një mëkat madhor që do të kryejë gjatë rrjedhës së viteve. Ti linde shëndosh e mirë. Duke qarë, sigurisht. Kur linde ti askush nuk solli ar, kêm dhe mirre, ndonëse kjo nuk e zbeh aspak rëndësinë që ke ne sytë e mi dhe të Zotit. U rrite me dashuri dhe qumësht panda. E lumtur. Qysh në vjeshtën e adoleshencës re në kontakt me shpirtrat e tu binjakë: me Friedrich Nietzsche, me John Lennon, me Albert Camus, me Migjenin, me Giacomo Puccini, me Freddie Mercury, me Jean-Jacques Rousseau, me Salvador Dali, me penisin elokuent të një njëzetetre vjecari, me Arthur Rimbaud, me anën time të errët. Studimet e larta vendose t’i kryesh për Drejtësi. Fill pas diplomimit katedra të ofroi pozicionin e pedagoges, por ti, përpos një mendje qiellore, kishe një bukuri rrënqethëse, shkurajuese për këdo që të rrethonte, kështu që, me vetëdije dhe largpamësi të urryeshme, pothuajse profetike, zgjodhe rrugën më të lehtë për përmbushjen e misionit më të vështirë: hyre në botën e televizionit. Formati i emisionit që moderoje ishte disi i rendomtë, gjithsesi i respektueshëm dhe transmetohej drejpërdrejtë. Me një filxhan caji përpara, të ftuarit zhvisheshin nga statusi social dhe të intervistuar nga takti dhe ngrohtësia jote rrëfenin dimensionin e tyre njerëzor. Në krye të katër muajve shikueshmëria e programit kapi majat. Ylli yt po ndrinte fort dhe frikshëm. Ditët rridhin normalisht, me ulje-ngritjet përkatëse por pa e humbur thelbin medioker.

Le ta pranojmë, ka njerëz që e ndryshojnë botën (për mirë?) pikërisht duke mos bërë gjë fare. Për të mos u zgjatur, po përmend vetëm që në të gjallët tënd u shemb Muri i Berlinit, u kompozua Nothing Else Matters, Nelson Mandela doli faqebardhë nga burgu, u zbulua kura kundër HIV/AIDS (packa se koorporatat farmaceutike nuk e hodhën kurrë në treg) ,… derisa vendose ta ndryshosh botën duke vepruar dhe një mbrëmje, pak para se programi yt televiziv t’i linte vend hapësirës se zakonshme publicitare, befas u ngrite nga kolltuku, bëre nja pesë hapa në të djathtë, more frymë dhe me një pushtet hipnotizues ku ngërtheheshin të gjitha emocionet fisnike, ju lute teleshikuesve për vëmendje. Në ekranin e televizorit u shfaq një numër llogarie bankare dhe, pak më vonë, një numer telefoni. U mbushe prape me fryme, thelle dhe bukur, dhe shtove ‘’Te dashur motra dhe vellezer, ne numrat e shfaqur ne ekran mund te kontribuoni per Revolucionin. E ardhmja ka nevojë per Ju. Falemind…’’ Regjia arriti te ndërhyje in extremis dhe njerëzit nga shtëpite e tyre pane reklamën banale të një produkti po aq banal.

Pa përshëndetur as të ftuarin e radhës, as histerinë e grimierës, cave përmes të pranishmeve, ende të shushatur. Taksia të priste jashtë. Sapo hyre në shtëpi, rrotullove celësin në brave, dy herë, fike celularin, u zhveshe lakuriq, hape bufenë, tërhoqe s’andejmi shishen e verës më të mirë, qe i ndjeri yt atë e ruante për raste të vecanta (për fejesën tënde, ose për Fundin e Botës) dhe fute një disk në magnetofon. Imazhi i fundit i Erës së Re, je ti që zhytesh e tëra në vaskë me O Fortuna-n në kupë të qiellit. Të nesërmen nuk u paraqite në punë dhe asnjë ditë tjetër.

Jo më kot ajo natë u quajt ‘’Nata e të Pagjumëve’’. Pas mesnatës, a thua e kishin lënë me llaf, 1215 vetë dolën pa u ndjerë nga shtëpitë e tyre për të vënë pikat mbi i. Grupe-grupe u takuan nëpër rrugicat e lagjeve dhe në bulevard. Biseduan, në fillim dyshues e me rezerva, pastaj sikur ta kishin njohur njeri-tjetrin prej një jete. Derisa doli dielli dhanë dhe morën dashuri. Me sa u sqarua, numri i llogarisë bankare, afërmendsh, pranonte vetëm transferta në vlera monetare. Edhe në valutë, sidomos në valutë. Numri i telefonit, ndër të tjera, i kishte orientuar në një magazine në të dalë të qytetit ku mund të dërgonin gjithcka që e shihin të nevojshme. Mund të kontribuonin me brisqe rroje, mulli kafeje, brire dashi, furnella, gërshërë, kacavida, spango, letra higjenike, motosharrë, gëlqere, pirunj e lugë, raki rrushi të bërë vetë, harmonike, qirinj, tullumbace, spray, rrënjë cannabis-i, kambale, gramafone, makina shkrimi, letra bixhozi, prezervative, batanie, gjeneratorë, lapsa plumbi, karrige, corape leshi, deri dhe traktore e sipërfaqe toke të djerrë.

Një numër telefoni të conte te dhjetë numra të tjerë, secili nga dhjetë numrat të conin te pesë gjashtë të tjerë dhe secili prej tyre mbulonte nga një fushë të caktuar.Gjithcka ishte kopsitur deri në detaje. Edhe një herë u duk sikur Zoti dhe Djalli kishin gjetur një gjuhë të përbashkët: njeriun. Në një hapësirë kohore pabesueshmërisht të shkurtër u krijua dhe u perhap si sëmundje fryme nje nënkulture me kodet e saj. Eshtë e gabuar ta quash nënkulturë përderisa mbizotëroi cdo mendësi e tradite ekzistuese, dhe është po aq jo e drejtë t’i quash kode përderisa për anëtarët e saj u shndërrua në një mënyrë jetese. Për shembull, si fillim u bojkotuan kafenetë dhe informimi nëpërmjet mediave. Qarkullohej me bicikleta dhe mjete të transportit publik. Gjithashtu, nga banesa deri në vendin e punës përvisheshin pantallonat dhe ecej zbathur. Këpucët dhe brenda tyre corapet kutullac mbaheshin në dore gjatë rrugës së përshkuar dhe visheshin sërish sapo mberrinin në institucionet përkatëse. Gjatë kësaj kohe, të papunët u ngarkuan me përgjegjësitë më të mëdha, edhe pse abstrakte dhe qesharake, pasojat qenë tronditëse. Duhanpirësit e ndiznin cigaren vetëm me shkrepëse kurse jo-duhanpirësit i shihje me lepirëse në gojë. Vetëm me monedha u kryen edhe veprimet financiare, që nga blerja e një arre e deri te pagesa e faturës së energjisë elektrike. Lyerja e thoit te vogël të dorës së majtë me manikyr të zi përbënte një tjetër tipar dallues. Të gjitha keto vlenin për ‘’Të Përzgjedhurit’’, c’mbetej jashtë, konsiderohej një armik, me vecori dhe fizionomi ende të paqartë, i cili u shpërfill, thjesht sepse nuk shihej si pjesë e të ardhmes. U organizuan veprimtari të ndryshme sportive dhe artistike, manifestime të dashurisë, marshime të heshtura, pa e bërë të ditur kauzën. Deri atëherë fjala kishte qënë pika e Arkimedit; heshtja u përdor si levë. Në të vërtetë nuk perfaqësohej asnjë set idealesh, dihej vetëm nevoja absolute për një ndryshim mbipolitik e përtej-njerëzor. Sabotazhi u strukturua shumëplanesh: pati dorëheqje masive nga puna dhe mosbindje ndaj detyrës. Sistemi po gërryhej se brendshmi dhe pa zhurmë, edhe pse tensioni social sa vinte e thellohej. ‘Të përjashtuarve’, Fondi për Revolucion u siguronte gjithcka: bukë, strehë, lumturi. Po të gjezdisje nëpër parqet publike, shihje dhjetë njerëz duke ndarë një vilë rrush dhe të gjithë mbeteshin njësoj të kenaqur. Një gjendje kryekrejt epikuriane. Nuk ishte kohë idealesh, ishte kohë njerëzit ideal. Fryma e Shenjtë kish zbritur, jo si një pëllumb por si një shi vere, dhe një realitet i ri po mbivendosej. Kjo paqe dhe harmoni parajsore qe një ogur i tmerrshëm.

Një ditë të hënë, për të cilën qe parashikuar eklips i diellit, një turmë e vetmuar hyri pa trokitur në ngrehinen e parlamentit. Mbas nje 1 orë e 53 minutash, një kamera amatore, kish mundur të rregjistronte turbull katër njerëz të veshur si Santa Claus duke tërhequr zvarrë thaset me kokat e mbi njëqind përfaqësuesve brenda tyre. Dy rryma ndahen për këtë episod. Disa mendojnë se të paftuarve ju deshën 1 orë e 40 minuta. Një fillim i mbarë, në mos gjysma e punës, është gjithsesi një fillim i mbarë. Të gjitha të tjerat ndodhen po atë ditë: U shpërbë ushtria, policia, u seksuestruan bankat, u vunë nën kontroll mediat e pavarura dhe shtetërore. E njëjta gjë ndodhi edhe me centralet e energjisë elektrike dhe të telekomunikacionit. Pikat kufitare, portet dhe aeroportet, u siguruan që askush të mos hynte dhe dilte nga vendi.

Erdhi koha për ta pleqëruar muhabetin. Dikush argumentoi që në krye të zgjidhej një injorant, horr dhe vrasës, meqënëse më parë qenë zgjedhur njerëzit me intregritet moral, intelektual e largpamës dhe punët ishin dreqosur si mos më keq. Më i urti, propozoi që të denoheshin mekatarët dhe jo mekati, përderisa ekzistenca e këtij të fundit është vullnet i pastër i Zotit dhe ndodhi ajo që pritej: degjenerimi total. Një gijotinë u vendos në qendër të qytetit, simbolikisht kuptohet, dhe për të qenë sa më korrekt me imazhin cliché . Paralelisht nisi lufta për pushtet, tani garohej kush ishte më horri, hajduti e vrasësi për t’u zgjedhur në krye. Kaosi dhe anakria u ulën kembëkryq me realitetin e ri. Gjaku u derdh, si i thonë, deri te frerët e kuajve. U therën njerëz si bagëti. Pati shfarosje në masë. Të përkëdhelurit e Fatit dhe Ndërgjegjes hoqën t’zinjtë e ullirit. Para përdhunimit, vaginat e grave u lyen me qumësht fiku dhe ju vendosen kapëse rrobash në thithka. Nga një gjendje epikuriane u shndërrua në një gjendje natyrore. Dëshmia ime rreth ngjarjeve në fjalë është përsosmerisht e cunguar. Burimet e informacionit janë të larmishme dhe të gjitha njësoj të besueshme. U shkruajt Ungjilli sipas Adës, Ungjilli sipas Xonit t’Feruzes, Ungjilli sipas Jones, Ungjilli sipas Erit, me pak fjalë, cdo i mbijetuar mund të shkruante ungjillin e vet.

Gjatë kësaj kohe une kam qënë me ty, të vecuar në një fshat malor, ku ajri është i freskët dhe uji i kulluar, duke luajtur shah dhe duke bërë dashuri. Jetove deri në fund. Ia thithe palcën kësaj jete. Kësaj jete ku mund të arrijë gjithcka që dëshiroje. Por e dije që do ndjeheshe bosh dhe e paplotësuar pa një Revolucion. E dije që historia do të të gjykojë keq, sepse historia gjithmonë ashtu gjykon, ndërsa për brezat pasardhës që do jesh burim frymëzimi, sepse gjithmonë do ketë breza pasardhës. E dija që nuk ka ideal që të mos jetë më pak i rrezikshëm sa një tjetër. E dije pasionin e errët të njerëzve për gjak dhe politikë, dhe e shfrytëzove. Perfundimisht, ti dije shumë. Shkruajte poezitë më të bukura që një vdekatar mund të lexojë dhe një mbrëmje u vure flakën. Po atë mbrëmje hartove në mendje dhe në zemër planin për realizimin e Revolucionit. Një mëngjes u gjende e vdekur. Nuk dihen arsyet. Dihet vetëm që duhet të vdisje, ashtu sikurse Revolucioni duhej të kryej. Femra e përkryer ka ekzistuar. Zot sa të dua.

Advertisements

Tags: ,

3 Responses to “Pse jo?!”

  1. pse sterjo? Says:

    po e lexoja kete pjese e ne sfond kisha brothers in arms, vetem syte dhe veshtet me punonin, nuk ishte nevoja per mendjen, sepse te dyja rreshkisnin, pa mundim, pa sforcim, thjeshte rreshkisnin. me duket shum banale qe para kesaj pjese te them shum e bukur, por gjithsesi, deri sa te nxjerrim nje flale tjeter me te pershtatshme duhet ta them, ishte mrekullisht e bukur.

  2. ina Says:

    po me brothers in arms c’pate?

    pjese pa kuptim. fjale pa poezi (kjo me shkronja te zeza), as edhe nje ide politike, vetem copa mendimesh te gjetura, pastiche pa dashje, imazhe te gjymtuara dhe klishe – mgjs duhet te them qe vaginat me qumesht fiku ishin origjinale. lodhje lodhje lodhje, uf sa u lodha duke lexuar 😦 po pse o cun e harxhon kohen me kesi gjerash? me mire luaj shah dhe bej dashuri.

    ose lexo nje liber te mire, poezi apo proze, rifito respekten per gjuhen, imazhin dhe idene, bej nje dush dhe provo perseri.

  3. o_Monstro Says:

    The Revolution Will Not Be Televised, brother!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: