Testamenti i mer—

by

nga Person në Kërkim

Unë isha i kryqëzuar ndërsa ti po laje duart
Në Centrel Park, Jorku i Ri, rend, rend
Ishte 1999 :
doja të isha partizan i UCK-së sepse në kryeqytet nuk ndodhte asgjë,
por mbërrita shumë vonë.
Dhurova çdo ditë litra gjak për industrinë e vampirëve.
Pa fjalë the që egoja ime ishte një peshe shumë e madhe


–    Ashtu është edhe bukuria jote – ju përgjigja, erës.
Por të mbaj mend kur mbaje kapele me yll,
e buzëqeshje anash një çekani e zyrtarëve te zinj.

U tërhoqa për 10 vjet e 10 net
Paketoja trishtimin tim elegant
në forme gërdeci për ta shitur diku
e nuk të tregoja se kush fitoi këtë e kush çfarë
( ti/fitove luftën
e pastaj vrave fitimtarët e tu
e pastaj vrave vrasësit
e pastaj vrave vrasëset e vrasëseve,
e s’u ndale kurrë pranë një kroi e pranë një muzeu
)

Më pëlqenin vrasësit e ty, veshjet e tyre të gjata italiane
Ata vinin në çdo prezantim poezish që organizova. Vlerësoja faktin që kishin po aq sens humori sa një lavatriçe. Një në 5 fjalë që thoshin ishte gjak. Pinin kafe sade e nuk ziheshin kurrë se kush do paguante, unë apo ti. Trajtonin kamerierin me edukatë, e pastaj iknin. Zhdukeshin natën tamam si zhduken ca pellgje të vegjël që kundërmojnë prej të ardhmes…
e nuk formuan kurrë asnjë iluzion mbi ______mbush hapësirën e lënë bosh__________.

E megjithatë mbretëria jote është e padrejtë.
Në fakt po të shkruaj këtë për të shpallur luftë
-Poshtë armiqtë e pyllit që dua, poshtë fotokujtimet që ngjit në mur për të provuar që ke jetuar!

Advertisements

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: