Ëndërr përtace

by

Mëngjes apo mbrëmje, po mendoj se mëngjes sepse mesnata ka kaluar dhe pretendohet që dita e re ka nisur, paçka errësirës që të rrethon.

Tarraca e pallatit djeg si ferr dhe zagushia në ajër nuk do t’ja dijë për kondicionerin që punon me fuqi maksimale duke shfryrë dhe bërë zhurmë. Edhe mizat përtojnë të fluturojnë por stacionohen në krahun tënd dhe rrinë aty , flenë apo pushojnë se kam kuptuar kurrë, por ato nuk kanë fuqi të lëvizin dhe as ti  s’ke fuqi ti trëmbësh. Thithin, thithin gjakun për shtatë palë qefe dhe ti  i lejon duke shpresuar që po marrin atë pjesën e keqe dhe të tepërt të trupit tënd.

Pastaj një zhurmë acaruese (si ajo kur të pipëtijnë veshët) dëgjohet nëpër ajër me ritëm të njëjtë dhe pas pak pushon, se dëgjon më por vetëm pas disa sekondash ndjen një të kruajtur në ballë, një acarim që vjen gjithmonë duke u shtuar dhe në nerva e sipër shkund përtacinë nga trupi dhe ngrihesh të ndezësh dritën me planin afatshkurtër  për  të filluar  luftën me këta miq të paftuar që s’të lenë ti çosh deri në fund mendimet përtace që  të kalojnë nëpër tru. Janë aq përtace sa edhe e qara e një fëmije që vjen nga larg i ndërpret në mes.Përtac është edhe gjaku që bën sikur qarkullon por në fakt kur ngrihesh e kupton që ka ngecur i gjithi në fund të këmbëve dhe sytë s’shohin për tu orientuar por në panik i lëshojnë sinjale trurit që ti ndihmojë… truri është më keq, përtacia e tij ka arritur maksimumin sepse harroi se pse e urdhëroi trupin të ngrihej para disa sekondash dhe me një egërsi të pajustifikuar e hedh  në tokë , aty në çimenton e ftohtë duke mos i lëvizur neuronet fare.

Amullia e krijuar fillon të bëjë që edhe mushkëritë të bëhen përtace dhe mos të kryejnë funksionin e tyre dhe shumë shpejt e ndjen që tashmë gjaku ka filluar po të vërshon nëpër vena dhe destinacioni i preferuar është truri, koka të buçet dhe goja është shqyer duke u munduar që të mbushet me ajër sa më shumë që të jetë  e mundur.

Do të thërrasësh, të ulërasësh, dëshiron që gjymtyrët të të binden që të ngrihesh, dëshiron që zëri të të dalë i fortë ashtu me klithma, që njerëzia të të dëgjojë, dëshiron që sytë të shohin dhe truri ti japi drejtim trupit por jo, ngërçi të ka mbërthyer pa mëshirë dhe aty mbaron, mbaron gjithçka sepse krejt papritur ti shkundesh dhe e kupton që e gjithë kjo histori që të dukej e përjetshme, ka vetëm pak sekonda që zhvillohet, aty e kupton që je në ëndërr dhe përveç xhungës në ballë e lënë nga mushkonja , trupit që të dhëmb nga rënia nga krevati  dhe zemrës që të rreh çmëndurisht gjithcka tjetër  funksionon ashtu siç duhet… të paktën për momentin.

Mëngjes apo mbrëmje, po mendoj se mëngjes sepse mesnata ka kaluar dhe pretendohet që dita e re ka nisur, paçka errësirës që të rrethon.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: