Cfarë është?
Eshtë një serial anglez, prodhuar nga BBC. Po po, edhe BBC ka mësuar të bëjë seriale. Vazhdon me Doctor Who mbas suksesit të Life on Mars, një serial vërtet interesant që nuk flet per marsianët. Ndërsa Doctor Who po. Domethene, flet edhe për marsianët. Banorët e planetit Mars.
Skema është pak banale. Doctor Who është nje Time Lord i cili udhëton nëpër kohë e zgjidh probleme andej këtej. Nojherë e thërrasin vetë, nojhere shko për të shty kohën, ndonjëherë thjesht përfundon pa u marrë vesh mirë.
Nëse shikoni Wiki mund të mësoni që është seria fantashkencore që ka zgjatur më shumë në gjithë botën. Ka fituar X e Y çmime, por kush do t’ja dijë për çmimet? ( apo jo? )
Pse ta shikoni?
Sepse është zbavitës. Sepse personazhi i Doctor Who mund të bëjë të qeshi edhe më ciniket mes nesh, edhe të qeshin seriozisht, jo të buzëqeshin. Sepse ka disa mesazhe politike sa banale aq edhe të nevojshëm, të futur me shumë kujdes. Sepse çdo herë skënari shkruhet nga njerëz të ndryshëm, kështu që Doctor Who sipas rastit bëi verdhë thriller, horror, komik. Gjithçka për tu larguar nga mërzia. Sepse në thelb ka një mesazh që flet për paqe, po jo atë paqen idiote të konferencave nëpër botë, por atë që secili prej nesh kërkon të arrijë ndërsa mban ekuilibrin. Ah po, edhe sepse të gjitha protagonistet janë shumë shumë te lezetshme. Si përfundim, Doctor Who është një serial i ndershëm!
Pse mos ta shikoni?
Ndoshta sepse bëhet pak përsëritës. Ndoshta sepse në ndonjë pjesë të vogël duket sikur është shkruar për fëmijë. E nuk jemi fëmijë.
Tags: doctor who
25/01/2014 at 20:59
duket sikur doctor who ben edhe i vetem me11w11