filli

by

nga Edvin Kukunja

 

filli është i shkurtër
ka shumë mundësi të këputet…

ajo nuk njihte detin
ecejaket borgjeze në rërën e lagët
as ai nuk e njihte detin
por njihte atë
dhe buzëqeshjen e saj e kish
të ngulitur në shpirt tashmë

do të duhemi, i tha me zë të mekur
do të duhemi përtej kohës
që na takon
deri atëherë kur veç kujtimi
shqiptimi i emrave tanë
nga buzë të panjohura
ardhmurisë prej nesh të ketë mbetur

buzë detit ai e dinte mirë
veç aty mund të jepeshin
kësilloj premtimesh
pa asnjë dyshim, pa asnjë frikë
veç aty mund të hidhej përtej
dëshirë e vazhdueshmërisë

filli mund të këputet
por edhe po u këput
nuk do të ketë aspak rëndësi
unë e hodha grimcën
brenda teje, atë ç’ka prej tyre mbeti
emra në buzët e mia
dëshirë e dashuri
për jetën dhe shkëndijën
që ne mbartim në gji

Tags: , , , ,

9 Responses to “filli”

  1. ehe... Says:

    Me pelqen, ndjesi e mire. E kenduar thjesht, me nje mendim te vetin qe ska rendesi nese e ndaj me te apo jo.

    Nja dy gjera per t’u sqaruar, nqs eshte e mundur nga autori. Veç do te lutesha shume, do te ndizja nje qiri sonte qe te mos me gjeje kjo gjeme, le te mos vije autori ketu e te na thote : oh, une i kam thene te gjitha ne poezi, kush e kupton, e kupton, kush s’e kupton, s’e kupton, sepse you know, vepra flet vete, ajo i mjafton vetvetes, e tralala e trilili, me nje fjale, te çajne menderen me kesi teorish dylekeshe. Kur kam pare dhe shkrimtare te medhenj sa mali i Korabit e me mjeker qe iu varej deri tek gjerat e jetes, duke shpjeguar e ftilluar romanet dhe shkrimet e tyre ç’kishin katranosur, atehere s’ia pranoj askujt kete justifikim. Po, jam i hapur per pretekste te tilla si : nuk kam shume kohe se kam gruan ne maternitet, ose : me kane lajmeruar se pas 30 sekondash do na i fikin dritat per nje jave rresht, ose : jam inatosur nje dite aq shume me dashnoren ne msn, sa e kam thyer fare ekranin, etj. etj. etj.

    Shkurt, Edvin, nqs je verdalle, te lutem, a mund te me sqarosh ne dy pika :

    – Nga vjen kjo lidhja mes detit dhe premtimit per dashuri te perjetshme ? Perse eshte e domosdoshme prania e detit per premtime te tilla ? Dashuria, kam frike se eshte tjeter gje : eshte ajo qe e mbart ne vetvete, si pjese te pashqitshme te saj, premtimin per dashuri te perjetshme, madje dhe per pavdekesi : a nuk i themi ne se dashures, edhe ne varr do te vija me ty, dmth, edhe aty do te jetonim me te dashuren, ne jeten e dyte, dmth ende te gjalle.

    – “une e hodha grimcen brenda teje
    ate çka prej tyre mbeti…
    …”

    Shume e paqarte kjo. “tyre”, ne shumes, grimca ne njejes, nuk merret vesh ku e merr mbeshtjetjen kjo “tyre”. A mund te ftillohet kjo pak me shume ?

    Falemnderit, dhe suksese.

  2. alfred.b Says:

    E bukur. Tlumte dora Edvin.
    Dy fjale.
    Ideja e perbere prej fillit, dashurise kontradiktore, ndjenjave te perjetshme eshte shprehje e nje ndjenje universale qe shume pak ka te perkufizuar dhe te emertueshme ne fjale/fjali me kuptim te kufizuar apo ne emertime sendesh e gjerash.
    Ky personazhi ktu siper ka kerkuar Edvinin qe ti jape nje pergjigje keshtuqe sme duket korrekte me thene gje por mduhet me qene i pakorrekt ne kto raste.
    Komenti i ehe – se nese e quajme te tille,eshte me teper paragrafi i pare se sa ajo qe ehe pretendon te jete komenti.
    Mua sme duket se qendron asnjeri prej vezhgimeve qe ka bere komentuesi.Me sa duket komentuesi eshte shume perpara me kohen ne te cilen jeton; autori gjithmone thote ate qe do dhe lexuesi nxjerr ate qe ne ate cast eshte i nxitur te ndjej prej poezis/romanit/noveles.

    Kalofshi mire dhe pse eshte shume vape.

  3. xhenius Says:

    filli i dukshem,gjithmone keputet,ai i brendeshmi koklavitet brenda nesh,eshte kudo,kurdo,perjetesisht me ne,komplimenti!

    as une se kuptova vargun”ate ç’ka prej tyre mbeti” por me duket detaj jo shume i rendesishem,mgjth do me pelqente nje shpjegim,flm!

  4. Gallata Saraj Says:

    Filli eshte i shkurter
    ka shume mundesi te keputet…..
    Gjithmone. Bukur.

    Shoh se ketej paska kaluar dhe kritiku de-facto i Tirana Calling, shkelqesia e tij, rapsodi post-modern Ehe-ja. Edvin, te keshilloj te vazhdosh te shkruash e te shkruash e te mos humbasesh kohe me pergjigje, pervec se pergjigjet per veten.

  5. ehe... Says:

    Po, po, gallataxhi, kam kaluar dhe ketej. Na i kurse pak keto nderimet e teperta sepse ende s’kam arritur te kem nje shtepi por jetoj te fusha e druve, ne nje barake. Shkelqesia e tij, kjo m’u duk pak e tepruar, te them te drejten, mund te kishe qene me origjinal. Rapsod, po, kjo me pelqen, kendoj me çifteli kenge te ndryshme, atdhetare shumica. Post-modern, kete e mora si sharje, nuk e kuptoj ç’eshte. Te lutem, pa sharje me nena mes nesh.
    _____________

    @ Alfred B.,

    Nuk eshte aq e lehte kjo “autori thote çfare do dhe lexuesi kupton çfare deshiron”. Kjo eshte pak a shume ajo historia me lart kur thashe se sot ka autore qe s’ia varin fare lexuesit, dhe flasin nga maja e… maja e asgjese : “une e kam hedhur tashme vepren time ne publik, s’kam ç’bej me, ajo eshte e juaja, nuk me perket me”, e blablabla.

    Ke thene se asnjeri prej vezhgimeve te mia nuk qendron. Shume bukur. A mund ta dime arsyen ? Nese ka ndonje te tille, sigurisht. Nese nuk ka asnje arsye por eshte thjesht “ndjesi”, atehere kjo eshte OK, se fundja ndjesite sherbejne vetem per nje gje : per te habitur shokun perballe me nje gote konjaku perpara.

    Pershendetje.

    ps : fakti qe Kukunja nuk po duket ketu, eshte turbullues dhe lehtesues. Turbullues per ato qe kam thene me lart, lehtesues se here tjater kaloj matane pa lexuar as rreshtin e pare.

  6. alfred.b Says:

    Ta them une perse-ne.
    Mund ta lexosh dhe nje here te dyte koment/vezhgimin tend ehe.. ?
    Nese mundesh ta siguroj qe do shikosh qe ne te nuk ka asnje aspekt qe te shtyn te mendosh ne nje komentim te ndertuar ne menyre te qarte dhe te rregullt per te marre nje pergjigje prej autorit. Duhet thene se eshte pikerisht e jotja ajo qe eshte nje ndjesi. Madje mendoj se pretendon shume prej autorit. Smund ti kerkohet autorit se clidhje ka mes detit dhe shpreses spese ashtu sic ti ndjen te kunderten po ashtu ai ndjen te kunderten e tendes.
    Une kur te them qe autori shkruan ate qe shkruan, dhe lexuesi lexon ate qe do te lexoje, e ben me qellimin dhe ndjesine me te madhe dhe sigurisht e ka te veshtire te jape shpjegime. Pastaj flitet per poezi.
    Sigurisht smund te justifikohesh me ato shkrimtaret e medhenj qe veteshpjegojne qellimin e vepres sepse eshte banale, e pakuptimte. Keshtu do i humbasi vlera cdo letersie, cdo te panjohure qe pret te zbulohet e pret te frymezoje.
    Ndjesite nuk sherbejne epr te habit shokun me nje gote konjaku. Kjo eshte tipike e njerezve qe flasin per ekzistencializem bareve te Tiranes.
    Shume gjera ekzistojne per te mos marre pergjigje e ne poezi kjo eshte shtylla kryesore. Mbase e cdo “memesi”, e cdo arti e letersie.

    Kalofsh mire.

    Ps: pershendes shume Gallaten.

  7. Gallata Saraj Says:

    Ej Ehe, mos je gje Agim Doci ti?

  8. ehe... Says:

    Aty afer, kam nje kusheri qe banon tek Pallatet Agimi.

  9. edvin Says:

    ehe…eshte thjesht nje sinteze…
    imagjino nje darke me prinderit, ku ati kenaqesisht te rrefen sesi dhe prej nga nisi rrodhi filli yne…dhe se si me pas u mpleks..
    gjysherti e mi nuk e njihnin detin, dhe kur e pane per here te pare sapo ishin fejuar..e pane rastesisht e jo per pushime …as qe behej fjale…
    Mua me mbeti mendja tek fakti qe dashuria, premtimi qe ajo mbart behet me i sinqerte kur njeriu gjendet perballe te panjohures, l’ignoto, perpara detit e thellesive te tij njeriu ka nevoje per njeriun, per te dashurin e tij..dheme pelqen se si ati me kenaqesi here pas here hedh grimca brenda kujteses time, grimca qe me kalimin e kohes ngjizin akoma edhe me forte identitetin tim…shume pak ka mbetur prej tyre…vec emra qe shqiptohen prej nipave dhe aq…nje gure varri tek i cili shkoj sa here kthehem ne atdhe dhe ve disa lule per gjyshen dhe ndez nje cigare per gjyshin..
    me pelqen te mendoj se une mund te jem ngjizur ne mendimet e tyre, si deshire per vazhdimesi..mbase dhe u ka ndodhur te me mendojne ndersa veshtronin djalin e tyre..mbase duke pare detin, i ri dhe i dashuruar, gjyshi ka ndjere nevojen te lidh nje premtim te tille..dhe toh, ja ku jam une…
    shpresoj te te pelqej shpjegimi ndonese aspak i perpunuar..nuk kam si te bej ndryshe, kjoeshte ora e 15 e punes..dhe ka akoma dhe 3 te tjera qe me presin..
    hugs
    edvin

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: