Përpara së te bjerë nata Reinaldo Arenas!

by

nga Xixëllonja

Quhesh Reinaldo Arenas e ke lindur ne Kubë në 1943 në mes të baltës, nga një mama shumë e bukur e një baba që e ke parë vec një herë. Gdhend vargje nëpër pemë e unë të besoj kur thua se: “ pemët kanë një jetë sekrete që e zbulojnë vec ata që duan  të ngjiten”

Duhet ta kishe ditur që në fillim; edhe revolucionet më të mira s’janë gjë tjetër vecse foleza  e një diktature të re e Kuba jote e dashur nuk bën dallim nga kjo. Të shtypurit e viktimat e djeshme kur ulen në ‘karrige’ pas ca kohësh ngjajnë më tepër me paraardhësit e tyre. Líder máximo kur ulëret : Cuba Libre e një botë më e mirë është e mundur se ka fjalën për ty poet anti-konvensional, mos-ndjekës ideologjish. Se ka fjalën as për popullin nga vjen ti. Sepse në momentin kur ju premtuan lirinë në atë moment dhe j’ua morën në emër  të një entiteti më të lartë se cdo gjë ,të quajtur  PUSHTET.

Të duhet të provoje burgun, sepse një homoseksual  ‘është’ patjetër dhe maniak e liria jote seksuale duhet të kalojë nëpër zyra-zyrtarësh-revolucionarë. E historia jote më tregon dhe një herë që kur bëhesh ‘pakicë e deklasuar’ humb miqtë,familjen,qytetarinë, dinjitetin e jeta të bëhet e tepërt.

Arratisur e fshehur atje diku poshtë pemëve nën dritën e një qiriri shkruan në vend se të hash … sepse për ty të hash është të shkruash:

Hënë jam prapë i burgosur në udhëkryqin e frikave,gjithcka kam humbur është e shkuara,e nëse ngrihem në të tashmen, është veç për të parë që jam i plagosur, sepse të ardhmen e kam jetuar.

Ka dicka që i bashkon përherë të ikurit, behen të huaj për ata që lënë e janë të huaj për ata që gjejnë. Është një cikël që përsëritet e  cilado qoftë arsyeja e ikjes pasojat janë si morseta që të merr frymën  ngadalë, është një purgator dantesk  diku pezull.

“Ndryshimi midis sistemit komunist e atij kapitalist është se kur të japin shqelmin në atë komunist duhet të duartrokasësh e në atë kapitalist të lejojnë dhe të ulerasësh”

U.S.A është një purgator i madh, ku ke ardhur me damkë, s’ke siguracion shëndetësor e i vetmi mik që ke është një tjetër kuban si ty, pak të vlejnë këtu cmimet e marra e vargjet e mbushura me Kubë… por mund të ulerasësh, e të paktën s’të duhet të fshihesh sepse ‘s’të pëlqejnë’ gratë, kjo është Amerika me të mirat e të këqiat e saj …

Viti 1990, akoma se kanë shpikur ilacin për sëmundjen e shekullit.

I lodhur nga kjo jetë  mbyll sytë me dashje  e në qesen që të merr frymën është shkruajtur I love NY  ndërsa ti i madhi poet ulëret për herë të fundit:

Unë jam ai fëmija me fytyrë të rrumbullakët e të pistë,
që në cdo cep të bezdis kur thotë: më jep një monedhë?
Unë jam ai femija me fytyrë të rrumbullakët e të pistë
sigurisht I padëshiruar
që nga larg vështron autobuzët e fëmijët e tjerë
që qeshin fort e bëjnë hapa të mëdha.
Unë jam ai fëmija antipatik me fytyrë të pistë
që të shikon poshtë llampave të ndricuara,
ose poshtë kurvave dhe ato të ndricuara.
E përballe vajzave që rriten.

Unë jam ai fëmija antipatik me fytyrë të pistë

Që pasqyron ofendimin e fytyrës së tij të pistë.
Unë jam ai fëmija antipatik si gjithmonë,
i inatosur e i vetëm.
Që të lë fyerjen e atij fëmijës së inatosur si gjithmonë e të lajmëron:
nëse në mënyrë hipokrite më ledhaton kokën, unë gjej rastin që të të vjedh portofolin.
Unë jam ai fëmija me fytyrë të pistë
Përballë pamjes së terrorit të pashmangshëm
Lebrës së pashmangshme
Pleshtave të pashmangshëm
Fyerjeve e krimeve të pashmangshme.
Unë jam ai fëmija inatci
Që improvizon një krevat me një kuti të vjetër
E që pret…
Sigurisht që do vish me mua.

(Reinaldo Arenas – Unë)

Tags:

8 Responses to “Përpara së te bjerë nata Reinaldo Arenas!”

  1. ehe... Says:

    Arenas, shok udhe dhe fati me Guillermo Rosales, dy shkrimtare te lindur. Mire.
    ________

    Xixellonja, pash Zotin e madh atje ne qiellin e paane, apo pash qiellin e madh nen Zotin e pakane, jo me “ke lindur”, por “je lindur”. Gjuha shqipe po behet varri i mendimit, sinqerisht.

    Nje mashkull eshte lindur, por nuk ka lindur.
    Nje femer eshte lindur, por edhe ka lindur (nese ka femije).

    Ca kenge te moçme malesoresh thone keshtu : “jam le e jam rrite per liri”. Merre me mend ! Nje malesor analfabet e di me mire kete pune se qindra shkollaret e medhenj te akademive t’leshit.

    “Quhesh Reinaldo Arenas dhe je lindur ne La Havana…”

    Sidoqofte, te falenderoj qe e permende kete kolos te letrave kubane.

    Tungatjeta.

  2. Gallata Saraj Says:

    Ehe, por kur themi per shembull “Ai ka lindur ne Kube – nuk themi Ai eshte lindur ne Kube”. Jane disa forma te shprehuri mbi te cilat eshte rene dakord per lidhjen mes tyre dhe veprimit e konceptit e kjo eshte nje nga keto.
    Ah dhe nuk je shume koherent ne perkufizimet snobiste sepse nese nje malesor e di kete pune me mire se qindra shkollare te medhenj atehere s’quhet analfabet.

    Xixellonja, e lexova me shume qejf ate qe ke shkruar. Kendshem.

  3. Fener Bahçe Says:

    Gallata, e di une qe ti del per gallate kendej, ne maje te sarajeve, por ulu pak poshte edhe kuvendojme.

    Feneri qe jam une, ne nje bahçe oh plot me drandofilla, nuk vuan nga kortezite dylekeshe te rivaliteteve te paqena. Me qarte : nuk e çaj shume kaptinen se mos na lendohet ndonje qenie e brishte ketej rrotull.

    Tani te hyjme ne teme : qe ta kesh te qarte shpejt e shpejt : e folura e lashte e maleve te mia, sado qe te vije nga analfabete dhe mustaqellinj dy pash, eshte per mua tempulli ku falem. Kurse per keto gjepurat alla-akademikshe kollariste te fytyrave te kuqe nga shendeti i shendoshe, une i kam per ne hale. Vetem atje kujtohem per to, me vjen keq per zhgenjimet e mundshme.

    Une jam lindur ne nje kasolle me thupra te bajgosura dhe te mbuluar me furde te nxira. Por nuk mbaj mend te kem lindur ndonje qenie te vockel deri tani.

    Nena ime ma ka lindur dhe une jam lindur. Nena ime VEPRON dhe une PESOJ. Ne formen pesore, folja ndihmese nuk eshte “kam” por “jam”. Une nuk kam rritur, por jam rritur. Sepse rritjen nuk e kam ne dore une, nuk bej asgje per kete pune, por e pesoj gjithe diten e dites. E po ashtu dhe puna e lindjes : nqs njeh ndonje foshnje qe pa pyetur kerrkend, ben nje lindje te veten, atehere qameti eshte gati, le te vije kur te doje. Por ne fakt, eshte nena e foshnjes qe ben ca tkurrje-leshime, dhe nga fundi del nje kokevockel qe me vone rritet vete, dhe jo rrit veten.

    Keshtu puna, pak a shume, gallate e madhe, me nje fjale.

  4. ABUSER Says:

    EHE… ke bere qejf?🙂
    se kuptoj pse je kaq “i” / “e” kontraktuar😛 mos e merr jeten me kaq seriozitet se behet vape pastaj😛

  5. Xixellonja Says:

    Ehe ke shume te drejte eshte nje gabim gramatikor aq sa ndoshta eshte e vertete dhe se shkollare si une po ia bejne varrin gjuhes shqipe me mendimet e tyre. Prandaj kemi nevoje per njerez te ndritur qe here pas here te na ndricojne gabimet. Une nuk kam tempuj si ty ku te falem por jam perhere e mendimit qe substanca ekziston dhe pa formen. Pershendetje

  6. ehe... Says:

    Falemnderit, Xixellonja. Do te bej ç’te mundem per te ndriçuar. Fundja, kur jeta te denon te jesh nje far (hehe ! i degjoj tashme nga larg mendjet perverse qe bejne rima te lehta prej gjimnazistesh puçrramane, apo fundja dhe prej oficeresh ne pension, te mesuar te llokoçiten ne supat e gavetave te ushtareve, por ç’them dhe une, po flisnim per reinaldo arenas, djalli e mori !), atehere te duhet te ndriçosh.

    Problemi, chère Luciole, nuk eshte mungesa e mendimit tek foles apo shkrues si ti. Sepse, ç’eshte e verteta, kjo nuk eshte e sakte. Mendime ke, dhe madje jo te rendomta. Problemi eshte “forca e zakonit”, kjo armike e perhershme e njeriut, ky djep ku na pelqen te perkundemi nate e dite, apo dhe dite e nate, ç’rendesi ka.

    Zakoni, tradita, tabute, kane nje shije te peshtire, iu vjen era myk, te zene frymen. Nese zakoni ka perparuar aq shume ne gjuhen shqipe, kjo eshte ngaqe ai ka pasur vullnetare te zellshem. I tere komunizmi, chère Luciole, eshte nje zakon i stermadh qe ka forme oktapodi (per hir te qiellit, vetem ketu mos na e permendni ate Pol Inglizin), e qe te mbeshtjell e t’i rras dy kembet ne nje kepuce, apo dhe krahet t’i lidh nga prapa qe te kruash thjesht menderen.

    Nuk ka asgje perse Mic Sokoli fliste me me tru se Llari I, Llari II, e tere Llaret e seres. E vertete, Mici – dhe jo Micua, Micoja – nuk kishte asnje klase shkolle, e vertete qe nuk dinte tjeter veç te hante nga shtate kilogram mish te pjekur ne vakt, por eshte po aq e vertete se ai thoshte “jam le per liri”, dhe si perfundim, e vertetoi me se miri me derrasen e vet te gjoksit.

    Nga vjen ai mendim tinzak, nga fryn ajo fryme e qelbur qe me helmon shpirtin duke me thene se Mici im kokedaulle nuk vlen fare perpara Miços sone te shumendritur te Akademise se Lartmadherishme te Fodullizmit ? Kush eshte ai mendjendritur qe ma ndan kete histori, keshtu thjesht, me nje fjali te tille si : “o zoteri, po ne e kemi bere nje kongres, dhe ai ka vendosur keshtu” ?

    Ah, ah, ah.

    Xixellonja, nje dite me kane qortuar “ashper”, per nje fjali qe nuk respektonte radhen e fjaleve ne nje fjali. Pak a shume, ishte keshtu : “Pela, duke qene se pa breke, kau e kishte nderzyer”. Dhe me thane se ia kisha futur si “kau peles”. Perse ? pyeta une i habitur, mos valle jeni zhvendosur nga forma e fjalise sime ne domethenien e saj ? Me pak fjale, mos valle me ngaterroni mua me “kaun” ?

    Po, me thane. Pikerisht ashtu. Sepse shqipja, vazhduan ata (le te themi se ishin me shume ato se ata), ka formen 1, 2, 3, dhe jo 3, 1, 2 apo 2, 3, 1, apo ku e di une tjeter. Po mire, u nxeha une, pa ma jepni fjaline tuaj ? Posiiiiiiiiiii, thane ato njezeri. Dhe shpallja hyjnore ishte :

    “Duke qene se pela ishte pa breke, kau e kishte nderzyer”.

    Ah, ah, ah.

    Si perfundim, nje zakon i keq qe i ka mbetur njerezimit, eshte qe i ndan robte ne meshkuj dhe femra dhe ne varesi te kesaj, flet dhe jep pergjigje. Dhe ky zakon beri qe e kafshova gjuhen dhe nuk kerceva ne nje fjali hyjnore te tipit : Ah ç’me çani menderen, ju tyryfyçka qe… dhe pastaj s’me kujtohet me ç’mund te kem menduar ne ate çast.

    Te pershendes dhe une, fuqimisht.

  7. dieYllka Says:

    sa keq o cuna e goca…
    ore, a ka njeri (pervec Xixes) te komentoje kete film edhe per mua, qe NUK e kam pare akoma, apo do merreni me fjale e inate boshe?
    (‘boshe’ per ta minimizuar muhabetin…)
    faleminderit atyre qe rifuten ne teme!

  8. uninvit3d Says:

    Ehe
    tyryryryry ehe-ehe-ehe.
    Se harrova
    Gezuar e per shume vjet Shen Valentinin! Me i goce… xD

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: