nga Shkëlqim Çela
– Pashë rrugës një grua që po qante heshtur –
si oaz mu duk mollzë e saj
në atë trotuar betoni
me pemë të sapothara
dhe pluhur marsi;
kaq, se me pas ajo
do nxjerrë rruspa ekskavatorësh
të prishë akuaduktet,
qyngjet nëntokësorë të lotëve,
do thajë pelikanët e muzgut,
kënetën e bukur
në jukun e shamive të buta mbytur,
do shtrojë argjilë e pluhur hëne të vdekur,
një talk të heshtur, të pafjalë,
pudër jupiteri me urinë dhe etjen
e tharjes globale.
Advertisements
Tags: poezi, Shkëlqim Çela
10/07/2010 at 21:44
eshte vertet oaz mollza e njomur ngs dhimbja,por si thua zotrote,eshte e rrezikshme nje femer e plagosur 🙂