Shkrimtari

by
Saramago: “Kurrё nuk e besova se do bёhem dikushi nё jetё. S’kam qёnё aspak largpamёs.”

Njё udhёtim i mrekullueshёm nё Ishujt Kanarius. Mbёrritem aty nga darka. Lagёshtirё dhe vapё, turistё amerikanё e anglezё, me pije ndёr duar qё ua dehte shpirtin, tё gatshёm tё kalojnё çdo kufi mirёsjelljeje. Dhe unё mes tyre duke pritur tё kalojё nata, qё tё nesёrmen tё nisja udhёtimin pёr nё ishullin Lansarote, nё fshatin Tias pёr t’u takuar me shkrimtarin, vepra e tё cilit mё kish mahnitur duke e lexuar.
Njё shkrimtar i madh, njё shtёpi e mrekullueshme, njё bashkёshorte e çuditshme, 2 qenё qё na ngatёrroheshin nёpёr kёmbё, fotografi dhe piktura rreth nesh. Pёrtej dritares – kopshti me lule. Mё tutje oqeani – njё kaltёrsi pafund.
Shkrimtari vetё – ashtu si e kisha parё nё tё gjitha fotografitё deri atё çast, nje komunist qё kurrё nuk tha “shpresa mori fund”. Kurrё nuk u trishtua pёr vitet e humbura tё besimit nё njё mur qё u shemb pёrpara syve tё tij si njё ndёrtesё prej letre. Njё shpirt revolucionar, qё e jetoi revolucionin dhe tani ёshtё i dёnuar tё shohё popullin e tij tё notojё nё njё det boshёsie, mireqenieje dhe shpёrdorimi tё kotё. Njё njeri qё nuk hezitoi tё ngrejё grushtin kundrejt qёllimit absurd tё Europёs sё Bashkuar, t’iu kundervihet tё ashtuquajturve “europianё tё kulturuar”, tё cilёt mbyllin sytё pёrballё shumё problemeve politike si nё ish-Jugosllavi e nё shtetet pёrreth. Ky zotёri i letёrsisё bashkёkohore, pёr mendimin tim njё ndёr shkrimtarёt mё tё mёdhenj tё tё gjitha kohёrave, pranoi tё na priste pёr 30 minuta, por na duroi pёr 2 orё. Ishte i mrekullueshёm ju them…. e nёse nuk mё besoni lexoni faqet ne vijim.

Bukur kёtu. Kёshtu ёshtё gjithmonё, diell dhe ngrohtё?
Edhe fryn. Mua mё pёlqen kur fryn, mё pёlqen sidomos flladi qё vjen nga oqeani. Shpeshherё, kur ulem tё pushoj nё kopёsht dhe vёshtroj tutje mё duket sikur udhёtoj; sikur kopshti ёshtё njё anije qё lundron nё mes tё oqeanit.

Ju pёlqejnё udhёtimet pa adresё?
Drejtimin e gjejmё duke udhёtuar, asnjёherё pa u nisur pёr udhё. Fundja, udhёtimi ёshtё njё kёrkim i pafund, i cili ndryshon nё varёsi tё gjendjeve tona, nёsё do t’i bёjmё ballё erёs apo do ta ndjekim, nёse i kundёrvihemi natyrёs apo bёhemi njё me tё.

Pёrse vendosёt tё vinit e tё jetonit kёtu?
Ёshtё histori e vjetёr, e cila e ka fillesёn nё vitin 1991. Atё vit doli nga shtypi romani im “Ungjilli sipas Jezu Krishtit” . Nё prill tё vitit 1992 ky roman u pёrzgjodh nga njё komision (shumica e tё cilёvё ishin portugezё) pёr tё pёrfaqёsuar Portugalinё nё “Çmimin e Madh Europian tё Letёrsisё”. Qeveria e kohёs e interpretoi librin si njё sulm kundёr kishёs dhe fesё katolike, ndaj vendosi qё ai nuk ishte i denjё tё pёrfaqёsonte vendin. Edhe pse pushteti nё vendin tim ishte tashmё demokratik, ende kishte censurё. E gjithё kjo situatё mё lodhi. Motra e gruas time, Pilarit, hodhi idenё pёr tё ndёrtuar njё shtёpi kёtu – dhe ja ku jemi.

Besoni se njё nga rolet e shkrimtarit ёshtё tё pёrballet gjithmonё me pushtetin?
Jo. Madje nuk mendoj aspak se ky ёshtё njё nga rolet e tij. Nё pёrgjithёsi njerёzit e teprojnё kur diskutojnё mbi rolin e njё shkrimtari. Personalisht mendoj se roli nё fjalё, edhe sikur tё ekzistonte, nuk i pёrshtatet shkrimtarit por njeriut tё thjeshtё.
Edhe atёherё kur nuk kisha nisur tё shkruaja mendoja dhe reagoja nё kundёrshtim me pushtetin -gjё qё vazhdoj ta bёj edhe sot, nё tё njёjtёn mёnyrё. Por gjёrat nuk janё kёshtu. E vёrteton vetё letёrsia. Ka shkrimtarё mjaft tё dёgjuar tё cilёt nuk e vrasin mendjen pёr pushtetin, pёr tё mos thёnё se jetojnё nё harmoni tё plotё me tё.

Shkrimtari i cili ёshtё nё pёrplasje tё pёrhershme me pushtetin, a nuk gjendet mё pranё lexuesit tё tij?
Ma merr mendja se tё gjithё pёrballemi me situatat nisur nga karakteri ynё. Secili prej nesh ka mёnyrёn personale me tё cilёn pёrkufizon hapёsirёn ku jeton, nё pёrputhje me mentalitetin e tij. Po jua pёrsёris, diçka e tillё nuk ka tё bёjё aspak me mёnyrёn e tё shkruarit.

Ekziston diçka qё ju shqetёson tek pushteti? Çfarё mund t’ju çonte nё pёrplasje me tё?
Vini re, nё Portugali jetuam 50 vite diktaturё. Njё diktaturё legjitimon ushtrimin e censurёs nё krijimet artistiko-shpirtёrore; kjo ekziston nё botёkuptimin e njё pushteti tё tillё. Por nga çasti kur nё prill 1974 diktatura ra dhe u vendos demokracia, nuk ka kuptim tё ndalohet botimi i cilitdo libёr. Mё parё -nё kohёn e fashizmit- censura ishtё gjёja mё e natyrshmё nё botё. Ndёrsa tani ёshtё e papranueshme. Me fjalё tё tjera, ka gjёra qё mё shqetёsojnё nё pёgjithёsi, por ka gjёra qё mё tёrbojnё kur ndodhin nё emёr tё demokracisё.

Ekziston pushtet qё nuk ka njё dozё tё tepruar vetёqeverisjeje?
Kuptoj ku do tё dalёsh (buzёqesh). Ekzistojnё vёrtet mjaft intelektualё qё mbёshtёsin idenё se çdo lloj pushteti ёshtё fashizёm.

Madje disa mbёshtёsin idenё se Demokracia ёshtё njё lloj diktature e tjetёrsuar…
Nuk do ta pёrkufizoja kёshtu, nё asnjё mёnyrё nuk do tё arrija deri aty. Nё rastin tim, nёse ministri pёrkatёs nuk do tё ishtё katolik, pёrkrahёs i monarkisё dhe nёse nuk do tё reagonte krejt spontanisht, nuk do mё kishin censuruar. Besoj se nё rastin konkret tё censurёs rol kryesor luajti faktori subjektiv . E keqja ёshtё se, ndёrsa qeveria duhet ta kishte larguar pas reagimeve tё tij, nuk e bёri. Ky ishte njё gabim shumё i madh pёr njё qeveri demokratike. Jam shumё i bindur se, nёse nё vend tё atij ministri tё ishte dikush tjetёr me kёndvёshtrim mё tё hapur, nuk do kishin ndodhur tё gjitha kёto. Por nё kёtё rast qeveria e mbёshteti, mbёshteti diçka kaq kontradiktore sa censura.

Pёrsё diktatorёt nuk i durojnё mendjet e ndritura?
Shumё e thjeshtё: pikёrisht sepse janё diktatorё. Diktatura ёshtё njё pushtet qё kёrkon tё imponojё atё qё ajo vetё beson. Pёr mua, diktator ёshtё edhe ai qё kёrkon t’i imponojё popullit ‘tё mirёn e popullit’ , ndёrkohё qё populli nuk e mirёkupton atё tё mirё; dhe tjetri i bёn keq pa ia marrё parasysh reagimet. Nё demokraci udhёheqёsit duhet tё jenё krah pёr krah me qytetarёt. Njё popull ka tё drejtё tё vendosё pёr fatin e tij, ashtu siç ka tё drejtё tё zgjedhё edhe shpёtimtarin e vet.

Si filluat tё shkruanit? Mund tё kishtё ndodhur diçka ndryshe dhe tё kishit zgjedhur tjetёr drejtim nё jetёn tuaj?
Gjithmonё mund tё ketё patur edhe zgjedhje te tjera nё jetёn tonё. Shanse tё tilla janё balsam pёr njerёz qё gabojnё nё zgjedhjet e tyre; raste qё nuk u duhet harruar rёndёsia. Unё (edhe pse nё 1947 s’isha veçse 24 vjeç kur botova romanin tim tё parё) e kisha tё qartё nё mendje se do tё bёhesha shkrimtar. U deshёn edhe 20 vite tё tjerё qё tё shkruaja pёrsёri, dhe kjo ndodhi nё 1966.

Pёrse pritёt kaq shumё pёr tё shkruar pёrsёri?
Sepse e ndjeva qё nuk kisha asgjё qё ia vlente tё thuhej. Ёshtё shumё e rёndёsishme pёr dikё tё heshtё kur nuk ka diçka pёr tё thёnё.

Domethёnё shkruanit dhe grisnit atё qё shkruanit?
Jo, pёr 20 vite radhazi nuk shkruajta aspak, sikur tё mos kisha menduar kurrё tё bёhesha shkrimtar.

Dhe si ndodhi qё iu rikthyet tё shkruarit?
Nё 1966 botova njё libёr me poezi, atёhёrё isha 44 vjeç. Nё atё moshё ёshtё e arsyeshme qё njё shkrimtar tё ofrojё njё vepёr tё pёrfunduar, e unё nuk kisha asgjё. Vetёm njё roman, i cili dhe ai nuk vlente. Mё pas – 20 vite heshtje.

Çfarё ishte ajo qё nё moshёn 20 vjeçare ju shtyu tё bёheshit shkrimtar?
Nuk e di. Edhe nё 1947, edhe nё 1966 kur shkruajta pёrsёri, dy gjёra mё nxitёn tё shkruaj. E para ishte libri me poezi i njё portugezi, José Rezio, me titull “Biri i njeriut” . Kurrё nuk e kam kuptuar çfarё mё bёri kaq shumё pёrshtypje nё atё pёrmbledhje poetike. Por leximi i saj mё shtyu tё shkruaja.
E dyta, ishte fakti qё u dashurova marrёzisht. Dashuria çliroi brenda meje njё çmenduri krijuese qё ёshtё e domosdoshme nё tё shkruar. Mё pas, kur dashuria u mek, mori fund dhe tё shkruarit. 4 vite mё vonё publikova njё pёrmbledhje poetike, e deri nё 1980 njё libёr tjetёr, pёrsёri me poezi, i cili titullohej “Vite letrare” . Kjo ishte gjithçka, asgjё mё tepёr.

Nё moshё mё tё vogёl, kur tё rriturit ju pyesnin “çfarё do bёhesh kur tё rritesh”, si pёrgjigjeshit?
Siç thashё mё parё, nuk kisha qёllim nё jetё. Duke udhёtuar gjeta drejtimin tim. Kurrё nuk thashё se do bёhem dikush nё jetё. Nuk isha fare largpamёs. Nuk arrita tё mbaroj asnjё universitet. Nё 1975 u gjeta krejt papritur pa punё. Pёr disa muaj kisha qenё kryeredaktor nё njё gazetё. Nё nёntor 1975, sapo nisa tё merrem me revolucionin revolucioni mbaroi. Jeta iu kthye ritmeve tё saj tё pёrditshme dhe unё, i impenjuar deri atёherё me revolucionin, u gjenda mes katёr rrugёve.
Atёherё ndodhi gjithçka qё do luante rol pёrfundimtar nё jetёn time dhe profesionin si shkrimtar. Deri atёherё kisha publikuar 4 a 5 libra, me tё cilёt gjithsesi isha gjendur pa rrugёdalje – edhe pse ishin libra tё shkruar me ndershmёri nuk ishin asgjё mё shumё se libra. Atёherё kuptova se deri ku mund tё arrija si shkrimtar. Nuk isha nё kёrkim tё njё pune dhe mendova “Pse jo, pse mos tё bёhem shkrimtar” . Mё pas, pёr 4 vite rradhazi jetova duke punuar si pёrkthyes. Paralelisht kёrkoja tё gjeja njё rrugёdalje. Nё 1977 botova njё novelё me titull “Fletorё pikturash dhe bukurshkrimi” ; njё vit mё vonё njё tjetёr libёr pothuajse me tё njёjtёn temё; nё 1979 njё pjesё teatrale me titull “Nata ёshtё natё” , e cila flet pёr natёn e 24 Prillit kur filloi revolucioni – kjo vepёr u shkrua nё redaksinё e njё gazete. Dhe si pёrfundim botova novelёn e parё e cila luajti rol domethёnёs nё atё çka do vijonte mё pas. Bёhet fjalё pёr romanin i cili flet pёr jetёn nё Aldeze, njё krahinё nё Portugalinё Qёndrore. Qё aty nisi gjithçka, sikur po nisja njё jetё tё re me kёtё roman.

Sikur kёrkonit diçka brenda vetes dhe e zbuluat me kёtё roman?
Nuk e di nё kёrkoja gjёsend brenda vetes, tё paktёn nёse e bёja nuk ishte me qёllim apo me vetёdije. Vazhdoj tё kёmbёngul nё kёtё pikё, nuk e mendova kurrё se do bёhesha i famshёm, asnjёherё nuk e kisha kёtё ambicie. Kam bёrё shumё gjёra nё jetё pa e patur tё qartё se si duhej tё veproja, pa patur asnjё strategji tё caktuar, asgjё nga kёto. Asnjёhёrё.

A nuk mendoni se Qёllimi dhe Strategjia na ndihmojnё nё jetё tё bёjmё ato qё, si pёrfundim, bёjmё?
Jo, besoj se suksesi apo njё vepёr e rёndёsishme nё pёrgjithёsi nuk ёshtё rezultat qёllimi apo strategjie. Nё 1980, kur botova romanin pёr tё cilin po u flisja pak mё parё, isha 58 vjeç dhe nuk kisha asnjё vepёr pёr tё paraqitur. E pabesueshmja ёshtё se ia dola mbanё nё pleqёri.

Gjithsesi, ёshtё e çuditshmё kjo qё thoni. Sidomos nё njё periudhё kur gjithçka rreth nesh krijon ankthin e kohёs. Jetojmё duke dёgjuar tё na pёshpёrisin gjithё ditёn, çdo ditё: “Nxito, nuk ke kohё…” Si ёshtё e mundur qё ju nuk u shqetёsuat me kalimin e viteve?
Sikur ta dija… Ndoshta ngaqё nuk e prisja kurrё tё arrija kёtu ku arrita. Unё thjesht jetova jetёn time, dhe kjo ёshtё e gjitha. Ky ishte shqetёsimi im i vetёm, “tё jetoj”. Sigurisht qё mё pёlqente edhe tё shkruaja, ashtu siç u pёlqen shumicёs sё njerёzve, por nuk kisha asnjё qёllim qё nёpёrmjet tё shkruarit tё arrija diku.

Nёse nuk keni asnjё qёllim, asnjё strategji, atёherё çfarё ёshtё ajo qё ju udhёheq?
Nuk e di. E vetmja gjё e sigurtё ёshtё se kam njё ide sё ç’do tё thotё shoqёri, se ç’do tё thotё shoqёri nё histori. Kam njё ide pёr qytetёrimin tim, pёr gjuhёn timё. Jetoj mes njerёzve dhe kjo mendoj se ёshtё drita qё mё ndriçon rrugёn. Do mё thuash pёrse u vonova kaq shumё pёr ta shprehur mendimin tim pёr tё gjitha kёto… Me sa duket jam si ato frutat qё vonohen tё piqen. U desh mё tepёr kohё pёr tё bёrё gjithçka bёra. Sigurisht kisha dhe fatin tё jetoja gjatё. Nёse nuk do ma lejonte koha ndoshta do e shtyja jetёn duke menduar tё bёhem shkrimtar pa ia dalё mbanё kurrё (buzёqёsh). Nё 1982, kur doli nga shtypi vepra ime “Memorial do Convento” isha 60 vjeç. Pjesa mё e rёndёsishmё e rrugёs sime si shkrimtar u pёrmbush nё mё pak se 20 vite. Nёse marrim si pikёnisjё veprёn time tё parё “Fletorё pikturash dhe bukurshkrimi” e cila u botua nё 1977, nё vitin 1977 u mbushёn 20 vite nё jetёn time si shkrimtar tё cilat mё udhёhoqёn drejt çmimit Nobel.

Çfarё ju bёn ta mendoni kёtё vepёr si nisje tё udhёs suaj si shkrimtar? Pritja qё i bёri lexuesi, apo ju nёpёrmjet kёsaj vepre gjetёt atё qё kёrkonit prej shumё vitesh?
Tё dyja bashkё. E kisha tё qartё brenda vetes se me kёtё roman kisha gjetur stilin tim. Por fakti qё ky stil pati kёtё pritje nga lexuesi ёshtё krejt i rastёsishёm, por shumё i rёndёsishёm. Ishte si rrjedhojё njё takim, ose mё saktё dy takime njёhёrёsh: takimi im me stilin tim, dhe nё vazhdim takimi i stilit tim me lexuesin.

Ёshtё ё rёndёsishme pёr njё shkrimtar tё gjejё zёrin, stilin e tij tё veçantё?
Besoj se po.

A do mund ta gjenit stilin tuaj duke pikturuar apo kompozuar? Me fjalё tё tjera, besoni se tё shkruarit ishte rruga e vetme pёr tё gjetur stilin tuaj?
Po. Pastaj unё nuk di tё pikturoj. Jam krejtёsisht i paaftё tё pikturoj.

Kjo ёshtё dhuntia? Aftёsia jonё pёr tё bёrё diçka mё mirё sё diçka tjetёr?
Dhuntia nuk pёrkufizohet, por ёshtё i pamohueshёm fakti qё secili prej nesh ёshtё i prirur pёr diçka mё shumё se pёr diçka tjetёr, sipas aftёsive mё tё cilat e ka pajisur natyra. Unё jam krejtёsisht i paaftё tё pikturoj. Pikturoj si njё fёmijё, mё keq se njё fёmijё po deshёt. Sepse fёmija ёshtё fёmijё, ndёrsa unё duhet tё pikturoj si njё i rritur. Nga ana tjetёr pёrkundrazi, mё pёlqen tё shkruaj, padyshim – por tё gjitha kёto qё themi nuk kanё tё bёjnё me kёrkimin e stilit vetjak. Mund tё kemi dhuntinё por nuk mund tё gjejmё stilin qё kёrkojmё. Me fjalё tё tjera, çasti kur dikush do ndjejё se ёshtё pjekur dhe ka diçka tё rёndёsishme pёr tё thёnё, çasti kur do ndjejё se zotёron mjetin e duhur tё tё shprehurit pёr tё thёnё atё qё do, ai çast nuk ka tё bёjё fare me dhuntinё. Prandaj kjo ёshtё frika e çdo tё talentuari: stilin tonё vetjak mund ta zbulojmё nё jetёn tonё Herёt. A vonё. Ose asnjёherё.

(vazhdon…)

Intervistues : Thanasis Lala
Gazeta: “ΒΗΜΑ ΤΗΣ ΚΥΡΙΑΚΗΣ……”28 mars 1999
Pёrktheu : Dritan Mesuli

__________________________________________________

Nё datё 18 korrik Saramago ka mbyllur sytё pёr herё t ё fundit. Nё kёtё intervistё, njёra nga tё fundit, pёrkthyer nga Dritan Mesuli, tregon p ёr shumё  gjёra, ndaj kemi dёshirё  t‘a  riprozojmё.
Paralajmёrojmё gazetёn Standard qё e kanё vjedhur njёhere para ca muajsh, kёshtu qё tё mos ta vjedhin mё, apo tё paktё tё thonё se kush ёshtё pёrkthyesi!

Tags: , , , , ,

One Response to “Shkrimtari”

  1. Darien Says:

    Shume teper interesant.
    Flm Mesulin njehere per perkthimin.
    S’e kam lexuar akoma Saramagon. Nisa nje dite te lexoja diçka – fliste per nje mbret qe i ben dhurate kusheririt perandor nje elefant apo diçka e afert – por me merziti shpejt e hoqa dore.
    Por duke e lexuar ketu me duket njeri shume i drejte!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: