Epilogu

by

poezi nga Visar Zhiti

Jeta është më e pakët se shpresat

E megjithatë unë shkruaj poezi
pa m’i lexuar askush.
Ndoshta dhe era e natës nuk i lexon fare yjet,
mbase dhe shkëmbi në bregun e detit
s’ndien asgjë nga dufi i dallgëve

E megjithatë unë shkruaj poezi
të cilat ma prishën jetën. 7 vjet
trupin ma mbështollën telat me gjëmba.
Ma shqyen lëkurën dhe rrodhën rrëkera jete
………. si rrëkera gjaku
………. deri në fund të këmbëve të mia
Po shpirtin, jo të gjithë shpirtin
nuk munda dot, veç një grimëz, e nxora
nga të çarat e trupit
………. dhe e çova
………. te dashuria
………. te poezia.
Me grimca shpirti jetoj tani
të vogla
si bletë të humbura
. . . . . . . . . . . .
dhe të mendosh
që edhe mbishkrimet e varreve
kanë lexues…

Atëherë poezia është më shumë se sa shpresat!

Tags: , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: