Beautiful Losers

by

Dy jetë paralele. Një burrë i obsesionuar nga vdekja e gruas së tij Edith,e cila ka vrarë veten,dhe nga raporti i tij intelektual dhe seksual me F.,një personazh i çuditshëm,që do zbulohet më vonë të jetë dhe ish-dashnori i gruas,i cili e drejton drejt zbulimit të së vërtetës.

Beautiful losers nuk është vetëm një libër. Eshtë një ritual shaman,një magji,ose siç thotë vetë autori një rreze dielli. Cohen ka treguar në një intervistë që ka shkuar librin e tij të dyte në kopshtin e një shtëpie në një ishull të detit Egje.

Profecia e maskuar në poemë e maskuar në romanin e Cohen është bukuri e vërtetë,dhunë e vërtetë, në një mix perkefkt mes sperimentalizmit letrar dhe romanit formues.Hap pas hapi,personazhi kryesor ( Cohen ka mohuar gjithmonë të jetë personazh autobiografik) i afrohet thelbit të gjërave,por si në çdo “Vizion” gjendet gjithmonë përpara një realiteti edhe më enigmatik.

Shija mistike e librit nuk vjen vetëm nga historia e Catherine Tekakwitha dhe nga ekstazi i kësaj shenjtore kristiane me origjinë native-amerikane,por edhe nga simbologjia kapitaliste, nga orgjia, nga dekadenca që kapet kudo në faqet e romanit.

Beautiful losers është romani i fundit i Leonard Cohen para se ai të fillonte karrierën muzikore, dhe është një prolog perfekt, i temave, prozës së maskuar, imazheve alegorike, që do gjejmë në Cohen këngëtar. Duket sikur autori të jetë bindur që mediumi perfekt për të shprehur botën e tij të brendshme duhet të ishte kënga pikërisht pasi të ketë shkruar fjalën e fundit të këtij libri. Nga ai moment bota humbi një shkrimtar gjigant,ose fitoi një këngëtar gjigant sipas këndvështrimit.

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: