Atje ku horizonti është më i qartë

by

Mbrëmje e freskët tetori .

Valixhet e përgatitura ishin mbi shtratin tim. Ndjeva si një buzëqeshje e hollë më kaloi rishtaz në fytyrë, e papërmbajtur, mbase e pataktë. Taksia po priste poshtë shtëpisë. Nuk kisha dashur  të më shoqëronte im atë dhe pse ai kishte këmbëngulur shumë, por  i thashë jo. Doja të ikja vetëm në statcion, doja t’i shijoja e vetme ato minuta transformimi…
Vjeshta ndjehej e pranishme. Ecja e gjethet i ndjeja se si kërcisnin ethshëm nën hapat e mi ,në hapat e mi të menduar. U ula në një stol pranë stacionit. Në fakt do kisha patur dëshirë të ecja dhe pak, por ndjeva se gjunjët s’premtonin të më mbanin dhe për shumë kohë. Në statcion kishte shumë njerëz, shumë zhurmë, por mua më pëlqeu kjo gjë. Në cantën e dorës kisha futur edhe kufjet për të dëgjuar muzikë, më saktë për të shoqëruar udhëtimin me muzikë, por atë natë kisha dëshirë ta shihja momentin sic ishte, të ndjeja cdo zhurmë, cdo thirrje gëzimi, të shihja cdo detaj e ta krahasoja a përputhej cdo gjë me atë që kisha ëndërruar për kaq kohë ?. Prisja trenin e orës 20.00 .U lajmërua që do vonohej. Kishte momente që më kapte një si frikë që ky tren s’do vinte. Pritjen gjithnjë nuk e kam duruar dot. Pritja mua më gërvisht së brendshmi. Ndjeja një lloj drithërime që s’dija me cfarë më ngjante ,por mundohesha ta kaloja. Në stacion mu afrua një vajzë e vogël rreth 4 vjec me kacurrela .Zgjati dorën. “Do… ? “,me tha .Në dorë kishte një karamele. E mora dhe qesha. Ajo më shihte pa mi hequr sytë dhe më qeshte. “Faleminderit”, i thashë. Doja ta pyesja për emrin, por iku me vrap, s’di nga humbi, s’arrija ta shihja. Pashë orën, 20 e 20 minuta. “S’po vjen”, përshpërita. Pritjet i kam urryer gjithnjë ,më gërvishtin përbrenda, më bëjnë të ndihëm jo mirë. Erdhi, erdhi …U hutova. S’po lëvizja një cast. Pas disa sekondash kthjellimi mora valixhet dhe nje cast më pas e gjeta veten në tren. Udhëtimi do të ishte relativisht i gjatë, e kisha menduar. Zgjati dy ditë. Në momentin që do zbrisja nga treni, u zmbrapsa dhe mbaj mend frazën që më kaloi në mëndje rrufe “Po tani, c’do ndodhë pas kësaj …” .Ishte ora 8 e mbremjes. Në stacion më priste një e njohura ime. Më kishte gjetur një dhomë ku unë do të kaloja ditët në vazhdim,  ndoshta për një kohë të gjatë. Të tjerat do rregulloheshin pak nga pak. I vetmi pretendim që pata për dhomën ishte që të kishte një dritare prej së cilës të shihej ndonjë rrugë nëpër të cilën kalonin njerëz.  Ajo qeshte kur ia përsërisja cdo herë në telefon. Më shoqëroi në dhomën time. Biseduam për rreth rreth dy orë e pastaj ajo iku. Mbeta vetëm. I hodha një vështrim gjithckaje. Muret ishin ngjyrë bizele, pranë dritares kishte një tavolinë e një karrige, pak më tutje shtrati që supozohej të qe imi. Në cepin tjetër të dhomës një frigorifer modest. Kjo pra ishte ajo që une e quaja “parajsa”, ajo që për vite me rradhë kisha pritur …Nuk më rrihej brenda, doja të ecja pak. Ky qe një ndryshim i madh dhe në minutat që mbeta vetëm fillova ta ndjeja.Vesha xhaketën e dola. S’dija ku të shkoja, rrugët ishin të panjohura për mua.Vura re që aty pranë kishte një shëtitore. Mendova të bëja një shëtitje, por pa u larguar shumë që të kasha mundësi të orientohesha. Ndërkohë që përpara meje cdo gjë shfaqej e re, dimension i ri, njerëz të rinj, gjuhë tjetër ,buzëqeshje të reja, tjetër ajër, më i lehtë ndjeja … Mendova se si do ishte nesër mëngjesi. Si dhe nga do lindte dielli. Do ishte sic unë kisha menduar ? Horizonti do ishte më afër ? Ecja dhe cdo gjë qe ndryshe. Pranë këtij bulevardi të vogël këmbësoresh kishte një lum që kalonte përmes qyteti. Tani për tani lumi ishte ai që me krijonte më shumë afërsi .Në mendje me vinin njerëzit të cilët  kisha lënë pas. Më erdhi ndërmend edhe dikush që kisha kohë pa e parë e s’dija më c’bëhej me të, por s’doja të  mendoja më. Tani isha larg të gjithave. Kisha prekur ëndrrën, gjendesha atje ku horizonti ishte më i qartë …Rrugica nëpër të cilën po ecja ishte e qetë, kishte gjelbërim. Neonët ishin të ndezur e i jepnin një ngrohtësi gjithë pamjes. Tashmë kishte kaluar 11 e natës. Vendosa të kthehesha në dhomë. Mbylla deren me celes dhe u mbeshteta pas saj. I hodha një sy dhomës, m’u duk e zbrazët. Horizonti këtë natë qe kaq larg e une mbeshtetur pas derës së kycur ndjeva mall…

Tags: , ,

17 Responses to “Atje ku horizonti është më i qartë”

  1. ehe... Says:

    Ne pergjithesi, mire. Si çast, eshte sjelle kendshem, bindshem. Megjithate ngelet shume pak. Kam pershtypjen se kjo teme qe eshte kapur ketu le vend per ndonje digresion te mundshem i cili do ta pasuronte pjesen. Nje ngjarje e kaluar e rrefyer si pa te keq, me nje gjuhe asnjanese, do ta zbukuronte tekstin, ky eshte mendimi im.

    Nje fjali ma vrau syrin : “Nuk kisha dashur të më shoqëronte im atë dhe pse ai kishte këmbëngulur shumë, por i thashë jo.”

    Kam pershtypjen se kemi nje mosperputhje kohesh foljore. Nuk shihet qarte pika e referimit, ne ç’pike kohore behet pohimi. Do te kisha dashur me teper : “Nuk kisha dashur te me shoqeronte im ate […] por i kam thene jo.”

    Kapercimi nga “kisha dashur” ne “thashe” me duket i paqelluar.

    Dhe nje verejtje tjeter pa lidhje me brendine : nuk e di nese eshte bere qellimisht qe pika ne fund te nje fjalie vendoset pas nje hapesire dhe fjalia tjeter fillohet ngjitur me piken. Ne fakt, rregullat e tipografise thone te kunderten :

    jo : Ai shkoi atje .Mirepo…
    por : Ai shkoi atje. Mirepo…

    Suksese.

  2. dorinaB Says:

    Ehe… faleminderit per konstatimet ,jane me vend ! Fjalia qe te vrau veshin ishte ndryshe ne fillim fare ,por kur e rishkrova bera ca modifikime kuptimore ne lidhje me pjesen dhe me ka kaluar pa e pare kjo mosperputhje kohore ,ke te drejte .

    Per piken ke te drejte gjithashtu🙂

  3. dorinaB Says:

    …edhe dicka ,nuk kam perdorur gjuhe asnjeanese me qellim ,kesaj rralle te ky shkrim nuk doja se ne fund te fundit ashtu erdhi ,nuk eshte ngjarje e jetuar , e shkuar as nuk e di a do ndodhe ne te ardhmen🙂
    te pershendes

  4. Bubi Says:

    do te ndoshe , ashtu mendoja edhe une se sdo te ndodhte ndonjihere ,🙂 eshte shume reale , eshte sikur ta kishe perjetuar vertete ,🙂

  5. Bledi Says:

    Gjuha me te cilen ti shkruan eshte shume e thjeshte, gjuhe femijesh dhe jo gjuhe e nje personi qe kerkon te shkruaje letersi.

    E dyta, ke probleme te medha ne strukturen e fjalise.

    Ne qofte se ke ndonje pretendim per t’u bere shkrimtare me vone, duhet t’i rishohesh me vemendje te madhe shkrimet e tua.

    Nese nuk ke ndonje qellim per t’u bere shkrimtare, atehere je ne rregull.

  6. dorinaB Says:

    jo sdo behem shkrimtare jo,nuk kam ndermend ,por dua shembuj konkrete per fjalite e pastrukturuara Bled

  7. bubikacurrel Says:

    Ckemi Bledi ,
    une se di kush jane tamam fjalite e pastrukturuara ,por , nese e ke fjalen per stukturen gramatikore te ndonji fjalie , mendoj se eshte me e rendesishme te shprehesh qarte sesa te ndjekesh rregullat e gramatikes .

    Sa per gjuhen .

    Ketu personazhi po ndryshon jeten e saj me nje udhetim , ne udhetime ka gjithmone shume shprese , sinqeritet , deshire per te njohur , prandaj gjuha mua me duket e bukur dhe origjinale .

  8. Bledi Says:

    Mos e marre njeri si personale kritiken qe kam bere. E njoh shume mire letersine dhe gjuhen se kam bere nje master ne Universitetin e Cikagos per kete pune.

    Ky shkrim mua me vret syte si te thuash. Eshte i mbushur me klishe. Kam shume fjali si te thuash prej gjymnazi, tip hartimi. Marrim shembuj:
    Vjeshta ndjehej e pranishme .Ecja e gjethet i ndjeja se si kërcisnin ethshëm nën hapat e mi ,në hapat e mi të menduar .U ula në një stol pranë stacionit.

    Ti mund te thuash “Vjeshta ndjehej perreth” ose “Ardhja e vjeshtes ndjehej tek fletet e rena te pemeve qe kercisnin nen kembet e mia” por nuk ka kuptim “Vjeshta ndjehej e pranishme”. Edhe ‘ndjehej’ dhe ‘e pranishme’ nuk shkon. Dicka qe eshte e pranishme kuptohet qe do te ndihet. Eshte si te thuash “erresira ndjehej si e pranishme”.

    Gjethet nuk kercasin ethshem. “hapat e mi te menduar” e sterthene me mijera here.

    Nuk e di cfare modelesh ke nga letersia, cilet shkrimtare te pelqejne dhe ne nje fare menyre kane ndikuar tek ti. cdo njeri qe shkruan dicka edhe pavetedijshem mendon per t’u bere nje dite shkrimtar, prandaj mos thuaj qe nuk dua te behem shkrimtare se jetes nuk i dihet. Nuk po vazhdoj me tej me shembujt se jane te shumte. Une dua te te them dicka: kete tip letersie, te shkurter, dhe shume te perqendruar e kane levruar shkrimtare si Kafka apo Borhes dhe Cehov dhe duhet te kesh nje zoterim te shkelqyer te gjuhes per ta provuar.

  9. dorinaB Says:

    Une skam master ne universitetin e Cikagos per letersine dhe gjuhen😉, e para kjo .
    E dyta, “Vjeshta ndjehej e pranishme” me tingellon me mire mua se “Vjeshta ndihej perreth ” dhe shkon sepse thekson me shume ste qe duhet te thuhet .”Vjeshta ndihej perreth ” eshte e zbehte,tingellon zbehte dhe ska nevoje qe te ndjek ndonje rregull per te shprehur ate qe dua dhe si dua nga ana kuptimore (ketu rregulla ,nuk flas per gramatikoret dhe drejtshkrimin ).
    E treta, verejtjet nuk ti merr askush personale ( ska arsye te jene te tilla besoj ),keshtu qe pa problem.
    Nje dite te mbare !

  10. dorinaB Says:

    Po po gjethet kercasin ethshem… dhe kjo eshte ceshtje perceptimi dhe shume subjektive .

  11. ela ela Says:

    Jam dakort me Bledin, proza e shkurter moderne eshte shume e veshtire per t’u shkruar, gjithesesi pergezime Dorina…shpesh vleresohet dhe ideja …

  12. Bledi Says:

    Letersia ne nje pjese te madhe mund te jete subjektive Dorina dhe kjo eshte e vertete. Por ne letersi ekzistojne disa standarte qe e bejne nje shkrimtar te cilesohet i madh dhe nje tjeter te cilesohet i dobet. Ti mund te thuash qe Fatos Kongoli per shembull eshte shkrimtar i madh dhe e mbeshtet argumentin tend ne ate qe kjo eshte subjektive dhe nuk mund te gjykohet, por nuk eshte fare e vertete.Ti Dorina nuk mund te thuash qe kjo me pelqen mua dhe keshtu dua une te jete ne letersi, jo. Jo cdo gje eshte relative. Ne muzike dhe letersi ekzistojne standarte te cilat disa i kapin dhe disa jo. Me siguri shumica e shkrimtareve qe shqiptaret kane lexuar ne shqip ngjajne te gjithe njelloj, Floberi, Tolstoji, Dostojevski, Cehovi, Xhojsi etj., prandaj kame vene re shume here se shume aspirante per shkrimtare ne Shqiperi kane nje zoterim te mjerueshem te gjuhes shqipe. Letersi ne pjesen e saj me fantastike eshte jashtezakonisht komplekse, ndersa proza jote Dorina dhe proza e shume te tjereve qe une kam pare vitet e fundit ne Shqiperi eshte teper e thjeshte, dicka qe kushdo, me pak arsimim ne letersi mund ta arrije.

  13. Nje endacak jo i rastesishem Says:

    Si ndjesi e kemi perjetu te gjithe.Per disa mbetet here e pare gjithmone,nuk kapercehet lehte,e kjo s’do te thote gjesend.Nje lloj kendvshtrimi i gjerave mbetet….Per disa te tjere eshte aq blic sa kur e ndeshin tek tjere i pushton ajo vala e ironise dhe kritikes “kopetente”.
    A ka strukture tregimi?ose pjeseza?Nuk jam kritik!!!!
    A ka fjali te ndertuara ne menyre te cuditshme dhe te paqendrueshme?kush e vendos nje rregull te tille?
    Mendoj se ky brezi i shkrimtareve qe po mbruhet jashte atdheut,po adopton menyrat gjuhesore te shtetit ku jeton.E dorina nuk asht e vetmja qe “ka rene pre”.Ndodhin.Ndodh!!!!

    Dorina,shoku,shkruaj!!!!Beje se paku ti per shume vete.Kush jep mend se si te shkruash,ta provoje te hedhe mendim ne leter do e kuptoje naivitetin e pozicionit ku vendos veten.

  14. Aloha Says:

    Mua me duket se po i bini ne qafe kot Bledit sepse kritika e tij ne kete rast eshte mjaft konstruktive. Do thoja pak a shume te njejtat gjera qe thote ai, dhe besoj se shkrimi mund te quhet shume mire “refleksione” e jo tregim sepse tregimi eshte dicka tjeter, ka nje strukture, e ceshtja e relativitet eshte abuzuar me shume se duhet.

  15. Alfred Bushi' Says:

    Mendoj se ka te drejte Bledi vetem per faktin se ne komentin e pare ka thene gjera qe jane disi universale per sa i perket shmangjes se bezdisjej ne te lexuar.
    Tregimi ka pika kulminante dhe pika qe pak a shume te tarshin sepse jane shume evidente per tu thene. Ne nje tregim duhet thene cdo gje me shume kujdeshem duke qene vertet shume i vemendshem ne ate qe do te pershkruash spepse cdo gje qe shkruan eshte pohim me force i nje ndjesie. Por ndjesite mund te jene dhe te bezdisshme per te tjeret.
    Une kam shkruajtur tregime te shkurtera por sme pelqejne sepse sdi ti rreshtoj mire ndjesite.
    Pershnetje tgjithve.

  16. mars Says:

    lexova vetem paragrafin e pare…nuk me ecej tutje. gjithsesi, mbaj mend qe kam lexuar dy-tre shkrimet e meparshme(nga autorja) dhe me kane lene nje shije te kendshme.
    “vazhdo shkruaj!” do thoja une:)

  17. Miss Germs Says:

    kendshem,por shum shkurt per ‘nje enderr’,dhe jo aq thelle sa duhet te jete.flas se e kam perjetuar vete nje cast te till,dhe mendoj se mund te pershkruhej akoma me mire. Gjithsesi jam vetem lexuese.😉

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: