Zërat

by

 

nga Arti Lushi

Zëri i parë: më ka marrë malli për fëmijërinë.
Zëri i dytë: sidomos për aranxhatat, këngët e Parashqevi Simakut dhe karrocat me guzhineta.
Zëri i tretë: (ndërkohë po mendonte rreth një fisi indianësh që tymosnin hashash në shkretëtirë; dimesioni shpirtëror i të cilëve arrinte deri në atë rrafsh intimiteti sa bashkëbisedonin me Krijuesin me të njëjtin zhargon siç bisedonin me gruan, femijët e tyre apo me gjarpërin e shtëpisë. Këtu djali gjente filozofinë e jetës: kaq mjaftonte për të qënë një Sokrat i vetpërkufizueshëm me…
I detyruar ta ndërpriste meditimin, thjesht për të kryer një respekt formal ndaj bisedës shoqërore, djali përgjigjet në një mënyre thumbuese dhe elegante, aq sa ia vë në pah parafolësit se harroj edhe diç tjetër të rëndësishme pa përmendur)
Për bishtalecat e Evës.
Zëri i katërt: (porsa dëgjoj këtë emër, iu ndërmend një pjese proze e shkëputur nga Bodler, madje filloi ta shprehte nën zë ”…Dhe zotërinjtë porositën prapë verë, për të shtyrë orët që ecin kaq ngadalë dhe për të shijuar jetën që ikën kaq shpejt”. Për personalitetin e të riut, të zbulonte madhështinë e një poeti vetëm nga nje frazë qe më e shenjtë se filozofia e jetës. E përse lypset burgosja në një kullë filozofike për t’ia pirë lengun?
Djali qe kundër gjithçkaje që ngurtëson ekzistencën por, siç shprehej edhe poeti i tij i zemrës, kjo shënjonte një ”fatalitet të parakohshëm”, një lloj pjekurie të rrezikshme, që herë a vonë të kthehet kundër.)
Eva vishte mbathje me lepurusha të shëndoshë. Meqë ra fjala, tani punon në një organizatë jofitimprurëse që merret me rehabilitimin dhe integrimin e ish prostitutave në jetë. Nuk është për të qeshur por financuesi kryesor i kësaj organizate është një trafikant-tutor, i cili nuk kurseu as vajzën e tezes.
E kujt ia merrte mendja se Pilatët e sotëm dinë ta shfajësojnë aq bukur veten sa ua puthim duart pa iu tharë ende.
Zëri i pestë: (qysh nga fillimi i bisedës, kish marrë mashën në dorë dhe vizatonte në hirin e thëngjijve gjithfarë formash të çuditshme: lepurushët e Evës me brirë djajsh; nje llullë prej nga ku dilnin një lumnajë parrullash revolucionare e parakalimesh ushtarake; disa degë pemësh të zhveshura tek shtrinin duart drejt qiellit duke kërkuar lëmoshë vetëm frutat që u ishin vjedhur; urdhëresën e humbur shkujdesshëm nga Moisiu, me të cilën qe ndërtuar një karrocë me guzhineta; një pentagram ku qe paraqitur me nota muzikore kërkëllima e karrocës me guzhineta dhe në vend të çelësit Sol një pikëpyetje me thëngjij kish sajuar. Djali, duke qënë se pat lindur shurdh-memec -fatkeqësi që nuk e pengonte të njihte thelbin dhe elbin e jetës më pak se shokët e tij- as nuk denjoi të shfaqte ndonjë reagim a emocion. Hapi kapakun e paketës dhe kundroi me sy sa cigare i kishin mbetur. Mbylli sytë ëndërrueshëm dhe shtriqi krahët.)

Advertisements

Tags: , , ,

28 Responses to “Zërat”

  1. Arb Elo Says:

    shumë e këndshme.

  2. Tring Tring Says:

    Befasisht interesante!

  3. mars Says:

    me pelqeu, vertete.

  4. loer kume Says:

    heej, me pelqeu! ne kete shkrim ka kuriozitet te dish ne c planet tjeter do ishte qenia tjeter?
    bukur!

  5. Xixellonja Says:

    “E kujt ia merrte mendja se Pilatët e sotëm dinë ta shfajësojnë aq bukur veten sa ua puthim duart pa iu tharë ende”

    Ketu qendron e bukura e ketij shkrimi eshte gatuar kaq natyrshem sa dhe fraza psh te ketij lloji i asimilon per te mos i harruar me.

    ps autorit. do jete dhe fotografia e kesaj skene minimaliste qe e shoqeron por me pak mund (per ta bere dialog) te kjo pjese shikoj copeza te nje teatri ekzistencial.

  6. Marseda Says:

    Interesante vertete Art’:)

  7. Chanel N°5 Says:

    Arti,

    me pelqyen goxha personazhet qe ke zgjedhur te pasqyrosh ne kete pjese; personazhe qe lidhen me trendet e koheve te mepareshme, shijet nostalgjike qe te kane ngelur ne memorie, …per te perfunduar ne ç’formimin dhe deluzionimin e tyre ne kohen e tashme.

    Ke talent. Uroj te shkosh nje hap me tutje dhe te dalesh jashte kornizave sociale. 🙂

  8. uninvit3d Says:

    Urimi i chanel 5 eshte delikat Arti, ashtu sic dhe vete numri 5.
    Shkrimi me pelqen, deri ne momentin qe lexoj noi kritike nga kritika te forta arti te mbetur ne tentative. 🙂

  9. Chanel N°5 Says:

    Une s’urova por konstatova. Probleme me foljet ne shqip, I paftuar? Sidoqofte, ky epshi yt letrar po ofron nje kunder-kritike. Jam tere sy…jepi! 🙂

  10. uninvit3d Says:

    Humori dhe Ironia jote me paterica lene shume per te deshiruar ne fakt. 🙂
    Ti mund te vazhdosh te presesh Godo-tiken time Dear.

  11. Lola Sala Says:

    Art Lushi,.. nje tregim si kaçurrelat e tu te bukur. Nese do te fusesh duart ne to asnjehere nuk gjen njetrajtshmeri. Nje Univers me dimensione qe nuk i di qe ekzistojne, por qe kur i has te lene pa fryme.

  12. ehe... Says:

    Them se ky blog, per nga mosha e atyre qe marrin pjese ketu, moshe e cila, me sa kam kuptuar, eshte diku tek 20-30 vjeç, duhet te kete me shume ambicje. Shoh se ka shume shkrime te vockla qe me shume ngjajne me “orvatje” sesa me te “mirefillta”. Jo se eshte keq qe te orvatesh, por mendoj se orvatja duhet bere ne kushte shtepiake, dmth duke lexuar shume, vetjakisht, pa asnje zhurme muzikore rrotull. Dua te them se “orvatja” e dikujt per te shkruar duhet te ngele leximi. Ne kete menyre, shqisat e lexuesit-shkrimtar mprehen dhe fitojne nje lartesi tjeter nga ajo e shumices, duke krijuar keshtu, per vete dhe per lexuesit e tij ba…

    Nejse, u lodha, vazhdim te kendshem. Ju lexoj nganjehere kur me bie kohe, dhe ju uroj vertet suksese ne pasionet tuaja.

  13. loer kume Says:

    c po lexon kohet e fundit ehe… ? jep ndonje sugjerim. vetem mos me thuaj kritiken e arsyes se kulluar te keqen… 🙂

  14. Tring Tring Says:

    Fshati eshte interesant. Mua per shembull do me pelqente shume te isha nga fshati, te kisha pula, lope, dhi, te dilja te gjuaja per laraska sa here te me donte qejfi – se kur gjuan per laraska ka nje gje te mire – pasi i gjuan e mbyllin gojen e mund te besh cte duash me to. Tu rrjepesh pendet, t’ua krasisesh, t’i ballcamosesh.
    Eh do ishte parajse. Mendja do bridhte e lire fushave te fresketa e te painfektuara nga komisonet zgjedhore e aromat artificiale qe synojne te veshin auren perreth ne menyre qe te tjeret te mos depertojne dot ne rrethin e energjise vetjak te njerzve, ku dallohet qe dordoleceria. Etj etj. Fshati inspiron, te ben njeri te shendetshem, te forcon kockat e nese njeriu eshte i shendetshem ka gjithe boten ne duart e tij.
    Per te mos folur se pastaj eshte interesante se dashurickat jane me afer natyres, mu ne mes te natyres, buze shkurreve eremira pa sterhollime te shumta te lexuara ne ndonje broshure post-konsumiste.
    Ty per shembull Bling Bling do te te bente shume mire fshati, me beso. Do te te hiqej ajo perdja e turbullt nga syte e do te te behej faqja si molle e kuqe gjithe leng, te cilen askush s’do e harronte ne peme.

  15. It's-all-about-the-bling Says:

    E shikon qe vetem nje puhize e fresket t’u desh qe te te rikthehej nje doze materie gri?

    Shoh nje nuance poetike ne rreshtat e tu te dendur; mgjth une vazhdoj te preferoj shkrimtaret qe krijojne dhe jo individet qe kopjojne.

    Ceshtja e molleve eshte e komplikume dhe-per fat te keq-s’po kam as kohen e duhur sot per te shpjeguar korrelacionin mes lartesise te tyre ne peme dhe harrueshmerise. Mgjth, po te jap nje hint: eshte perhere nje çeshtje aftesie dhe gjatesie, asnjehere nje çeshtje kualiteti.

    Dhe me kete, I most certainly do salute you!

  16. Not-Lennon's-muse Says:

    Meqe e thua ti…

    Une ill-feelings?! S’behet fjale.

    P.S.Nuk fola ne nje kontekst shqiptar, gabimi im ky. Fola me teper ne nje kontekst perendimor ku atmosfera mes dy njerezve s’eshte aq definitive dhe aq e renduar. Fejesat à la shqiptarçe jane per meshkujt e moshes tende, kam frike. Pra, jam ne pritje te llokumeve te tu. 🙂

  17. Tring Tring Says:

    E ke lexuar “Indiferentet”?
    Hidhi nje sy personazhit kryesor, Mariagracias, mbase do te te ndihmonte, jo aq sa fshati, por te siguroj qe do t te sherbente ne jete.

    P.S. Kontekst perendimor – tipi perendim dielli, perfundim, zbehje???? Dmth andej nga perendon dielli?

  18. Tring Tring Says:

    P.S. 1. Po me pelqeka shume te diskutoj me ty, jam shume e sigurt se do beheshim shoqe shume te mira nese do ruaje kohezionin e do vazhdoje te kerceje nga nje alter-ego ne tjetren duke reflektuar me te miren nga secila.

  19. Not-Lennon's-muse Says:

    Nuk e di pse por kam pasur perhere nje simpati te veçante per Leon dhe trasgresionet e tija te fshehta, larg syve te tjereve, i dobet ndaj deshirave te tija dhe pa shume inventivitet per te arritur qellimet.

    Kontigjenti i objektivave realiste te Moravias dhe mungesa e aftesise per t’i verbalizuar kane qene nje force terheqese me vete.

    Kurse fshati, arggg fshati, pune komplet tjeter. S’do arrija ta vleresoja ne maksimum siç do bente nje fshatar i vertete. Ose siç do beje ti.

    PS. E di ku qendron lumturia e konteksteve perendimore? Qe cdonjeri i jep kuptimin vetjak termave te tille; burim lirie kjo por nje liri qe te lidh nga brenda dhe jo nga normat e imponuara ne forme eksterne te institucioneve sociale.

  20. Tring Tring Says:

    Mobilizimi juaj eshte shume ngazellyes dhe zbavites per mua e shume cunake e cupelina te tjere qe do u bjere rruga ketej e nder te tjera do mund te lexojne nje doze mencurie alla-Wild anemik dhe i bere synet, falas, ofruar nga disa anetare te komisioneve zgjedhore.

    S’ndodhin cdo dite evenimente te tilla, vetem ne bloge cupelinash e cunakesh kane filluar te ndodhin dite per dite, e kjo tregon se Shqiperia po ndryshon.
    E falenderoj dhe une zonjushen per lejen e perdorimit sepse na mundesoi nje pasdite te kendshme te gjitheve 😀

  21. ABUSER Says:

    mmhahahhaha,
    o zot, ca qyfyresh, talente te tilla ne retorike eshte mekat te shpenzojne energjite e tyre psiqike ne debate shterpe me rob te cuditshem qe levdojne shkrimin, e pak komente me poshte shajne shkrimin, (e per gallate behet fjale per te njejtin shkrim)
    rrine lexojne e hyjne ne aktivitet, e pastaj shajne krijuesit e blogut bazuar ne skuthlleqe te fshehta spiunazhi te kote,
    flasin per integrim, e pastaj ofendojne njerezit qe s kane buke te hane e qe fati nuk u ka prire ne jete duke i quajtur barkthare…
    nje here flasin si meshkuj, e pastaj si femra :)))
    o motra, apo vellai, qe urren qeniet e seksit te kundert, mos jeni gje te fejuar bashke ju? :)) ju jeni te komisionit ???
    sa situate perverse! ke do zgjidhni te lagjia? drag queen e javes? 😀 apo the master of flogging 😀
    nejse, se keto ishin per shaka, une besoj qe zonjushe chalneli eshte ne vote per naten e pare te marteses, e s merret me keshtu pislleqesh …

    o teze chanel me lafshen si gjel, dont mess with the kids, u cant support dhis, :P:P

    e mos qaj, eshte normale te ndihesh pake perplekse, aktualisht je si zonjushe “caj me nje amarete dietike te lutem ” ne mes te indianeve, qe per te mos pare fytyrat e tyre barkthara dhe orrende, ngre fustanin te syte pa llogaritur c le pas, ose me sakte, poshte :D:D

    po te puc dhe une, te ndjej aromen e qashtersise se ka kohe e kam harruar 😀

  22. Chanel N°5 Says:

    Je çmendurisht diabolik. Hahahaha! C’te qeshur.Baaaaaaah. Dekadence totale. Ti i ‘fejuari’ tani na sill llokumet ne beqareve. 😀 Ajo zonja mesiper mesa shoh i deshiroka nga duart e tua perplekse.

    “My used ignorance–in an instant
    Was shaken by the demon’s hand,
    And he combined my poor existence
    With his existence to the end.
    His evil eyes became my own”

  23. Tring Tring Says:

    Chanelo, komisioni zgjedhor te paska bere mire, paske rene goxha. Bravo bravo, ja keshtu flitet.

  24. Rita Carioti Says:

    I am Rita Carioti the photographer author of this photo that someone, at some moment of delirium mental has stole and is trying to do their own. This photo, published on my website and others where it is explicitly forbidden to reproduce the photos, is protected by copyright and all rights are reserved. I am shocked by this disrespectful way of acting, which clearly determines what stuff you are, dear artist of my boots! But I do not care that much … each one is what proves to be himself : in your case “a scam”. Therefore I call you, on publicly and privately, to remove immediately from this blog and others where the photo was improperly posted, if you do not want to swim in a sea of ​​legal and economic troubles!
    However I thank all the people who have enjoyed my pictures.

    Rita Carioti

  25. dana Says:

    @ Rita Carioti

    Tralascio il tono alquanto eccessivo, chiamiamolo così, del tuo messaggio, e arrivo al dunque. Sono una delle tante curatrici di questa pagina, e ti posso assicurare che nessuno qui si prende meriti impropri. Di norma le fotografie o le immagini che appaiono sulla nostra pagina accompagnano semplicemente i racconti o le poesie , e vengono pescati da google in quanto per un verso o un’altro rievocano i scritti. Quando e se possibile citiamo l’autore: che sia un oscar alla fotografia, Dalì, oppure uno sconosciuto ai più.
    Comunque sia, mi scuso a nome dello staff per il disagio. Ti assicuro che la foto è stata presa a caso senza conoscere il nome dell’autore/ice e, come dicevo sopra, è servita solo ad accompagnare il pezzo: il vero protagonista. Il nostro blog si occupa di Arte, in tutte le sue forme; ci piace far conoscere alle persone artisti da tutto il mondo, che siano scrittori, fotografi, pittori, cantanti e chi più ne ha più ne metta. In una parola: divulghiamo; Fidati: non vedrai nessun’altra tua foto senza il nome dell’artista (ora che tanto gentilmente ti sei presentata a noi 🙂 )anzi, credo proprio che di altre foto non ne vedrai a prescindere (sempre grazie alla gentilezza di cui sopra 🙂 )
    Buon lavoro!

  26. d Says:

    Dear Rita I don’t remember very well but probably the photo was added by me, for this article. And I want to apologize with you ,but also you should know smth;
    maybe you have to be more careful about your photos. You can check other articles in Tirana Calling and If there was mentioned the author in the photo we took ,we definitely wrote the author there, in some cases even descriptions that were with. It is in blog interests to mention every author related with EVERY FORM OF ART.

  27. Rita Carioti Says:

    Hi d …
    perhaps … to cause of the text written in Albanian, which I could not translate well, there was a misunderstanding on my part, and for that I apologize. However, I think it is better identify the authors of the images that you post in the blog … the Art of the persons, whatever it is, must be respected! In my case, if you would have added my name under the photo in question, widely published with my name, I don’t would made ​​any objection.
    Now … the choice is yours!
    Greetings!
    Rita Carioti

  28. d Says:

    When I searched for photo , there was no name there. If there was the name of the author ,of course I would definitely write the author Rita, that’s why I said to you to take care more about your photos. Anyway we are always respecting every art author and also we are very interested to do that .
    Regards,
    d

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: