fuckin’ heshtje!

by

nga Loer Kume

Njerëz njerëz! Ku janë njerëzit? Iku i fundit para pak…
Muzikë muzikë! Ku është dreqi i muzikës? Nuk ka asnjë notë për be. Jam në një hapësire të madhe me mure që vijnë era bojë. Pa muzikë. Asnjë tranzistor nuk ka përreth që të më japë ç’ka kërkoj e të më mbushë veshët.
Mar librin e Teodorit në dorë. Heshtje dhe ai libër plot. Flet. Nuk tingëllon, nuk zhurmon. Vetëm flet. Keko flet gjëra të bukura, por nuk ka tinguj…
Libri fluturon, përplaset në mur, dhe… tingulli ishte i shkurtër për të më ngopur.
Hipi këmbët mbi tavolinë, shtendos kokën duke e varur pas, e dorëzohem … heshtje… C’dreqin ka kjo heshtje që po më shurdhon?
Rri statik, pa lëvizur as qerpikun. Frymëmarrjen e zvogëloj lehtë lehtë… deri në ngushtësinë më të madhe të mushkërive të mia, dhe përpiqem që bashkë me to, të ngushtoj dhe trurin tim.
Ja ku hyj në vete, shëtis korridoret e shkreta të veshëve, zemrës, rropullive, shoh pas syve, hundës, gojës së tharë nga heshtja, e s’kuptoj asgjë. Pse kjo heshtje më trajton kështu? Pse jam në luftë me heshtjen? Pse të rrahurat e zemrës aritmohen nga çdo sekondë tingullshkretë? Pse zemra vetë përpëlitet vrullshëm nga akustika e shurdhër e mureve?
Pse kjo pyetje e ndyrë nuk bën një zhurmë që të më shpërqëndrojë?
Si thashë? Shpërqëndrojë? Po, … nga se?
Thellë thellë thellë… nga vetja ime !!!
Eshtë ai veti aty, kudo nëpër qënien e shtrirë në poltronin komod, me këmbët përpjetë si një kowboy, e me kokën e varur pas, ai veti aty që s’më ndahet dot në jetë të jetëve, ai veti i fshehur në mua, që më çmend, më dërgon sinjale që nuk di ti frenoj, nuk di ti shurdhoj, sepse veti s’mund të ndalet. Kjo heshtje mizore, e poshtër, sadiste, s’bën tjetër veçse më lë vetëm me veten, me atë qënie që më djeg me vrullin e saj të etshëm… dridhem prej tij… rrëqethje të forta më kalojnë në kurriz, nuk dua të flas me të…
Në katër anët fluturojnë mendje, ngjyra, fytyra, zëra, prekje, ndjenja që më torturojnë pa hezitim.
Këto janë gishtat e tij që s’më lënë të qetë duke më shkretuar qënien duke marrë grimca nga shpirti im të cilin e gjejnë kudo që fshihet…
Nuk dua të kem të bëj me vetin! Ai është vetëm një, poshtë koresh e koresh plagësh të gjakta, e triumfesh mizore të gjakta. I vogël e i njomë si fëmijë i pashpirt, këto janë iluzione, e nuk më thotë asgjë veç Pik! Pik! Pik! Pikëza të vockla të nukediça, tingujt e të cilave jehojnë brënda kockave të mia duke më ftohur gjakun…
Cohem, rrëmbej xhaketën, ndez një cigare me iluzionin se prushi i saj do më zgjojë, kyç derën e zyrës e dal në diellin e kësaj dite të bukur të kërkoj zëra njerëzish, qofshin këta dhe të kotë, mjafton të jenë të gjallë.

Tags: , , ,

26 Responses to “fuckin’ heshtje!”

  1. Chanel N°5 Says:

    Shkrim i dobet. Foto e dobet njerezish qe kalojne tere diten ne Photoshop. Mekat qe s’egziston dhe nje Photoshop Letrar.

    Shto ketu dhe gabimet ortografike.

  2. loer kume Says:

    e paske lexuar tere shkrimin e dobet? ??😛

    ah! mekat qe nuk egziston nje photoshop qe riparon turmat e neurotransmetuesve neper sinapset e tere c ngjyre gri ka verdalle thuaj! se fotot e letrat jane pakogje😛

  3. Chanel N°5 Says:

    Pikerisht aty qendron problemi: ti s’po na ofron funksione te mirefillta neurotransmetuese por nje grumbull receptoresh defekte qe s’po arrijne te perkthejne idete e tua.

    Ah, ah, ah,…qe te dy e dime qe ti thelle-thelle je dakord me mua. Ne fakt ti je perhere dakord me mua.🙂

    PS. Po! E kam lexuar!

  4. loer kume Says:

    kush jam une qe te jem dakord me ty? po ti kush je?
    kete nuk e kam kuptuar kurre, nje dikush vjen ketu, lexon dicka, e i thote frymezimi t ebeje kritike letrare. dhe kritika letrare eshte …ti je dakord me mua.., ose …shkrim i dobet, foto e dobet…
    idea ime e shprehur nje shkrim me tutje, e konsiderimit te nje kritike letrare si veper arti bie poshte ne momentin qe me duhet ti kthej pergjigje ketyre coroditjeve.
    me fal por nuk kam nder mend te konsideroj me asnje lloj komenti te llojit tend, per sa kohe nuk flet per letersi po per gjera te cuditshme.
    me humb edhe buzeqeshja ne te tilla situata. kalofsh mire, e cfaredo qe te flasesh nga ketej e tutje qe s do kete sens letrar nuk do marre asnje pergjigje vec “fuckin’ heshtje”.
    nje shembull eshte tropizma, ne komentin e publikimit te ketij tregimi permes linkut te tiranacalling, tek peshkupauje. hidhi nje sy e kupto c eshte tentativa e kritikes.

  5. pse sterjo? Says:

    meeeee falni mua, desha me fol edhe une por po e shoh se ju paskeni inat personaj me njeri tjetrin. mos keni qene gje te dashur ju?

  6. Chanel N°5 Says:

    Loer, mendoja qe kishe çike edukate qytetare dhe nje sens civil qe te ndalonte te beje aludime te tilla per çdo femer qe te kritikon “kryeveprat” e tua. Sidoqofte, vazhdoj te jem e mendimit qe kritikat ndaj njerezve qe nuk i pranojne jane te kota. Ti je mashkulli tipik shqiptar qe po u kritikua, fillon e te akuzon me gjera te paqena.

    “pse sterjo?”(ose Loer), normalisht nuk pergjigjem per çeshtje personale por ne kete rast, meqe po fyen rende, nje pergjigje: JO! Zoteria ne fjale realisht nuk me njeh minimalisht.

    Ty Loer te uroj krijimtari te mbare dhe mendje sa me te kthjellet, qe te mbaje sa me larg mendjevogelsise.

  7. uninvit3d Says:

    *Te gjithe kritiket duhen pushkatuar* 😀

  8. pse sterjo? Says:

    ne rradhe te pare nuk e kam emrin loer, (apo po na flisje te dyve?)
    2- fyerja e rende ka lidhje me ate komentin siper timit, apo me pyetjen time? po qe se eshte per pyetjen time me kujto te te kerkoj ndjese.
    3- pse ato qe bejne kritike nuk pranojne kurre te kritikohen( po flas pe ty personalisht). pse?
    4-shkrimi- 6-7 ( jo i bazuar ne ndonje metodoligjo kritike por vetem ne shijet e mia.
    5- dhe e fundit per gabimet ortografike qe te thone mos e caj koken se nuk jane ndonje pengese e madhe.

  9. pse sterjo? Says:

    ky siper meje duhet te jete shkrimtari.😀

  10. uninvit3d Says:

    HA HA HA very funny!
    Un madje jam tu menu, qe ka mundesi qe edhe Channel 5 te jete shkrimtari po se ka kuptu akoma. Shutter Island (shaka Indie)

  11. pse sterjo? Says:

    ore ka mundesi qe edhe une te jem shkrimtari, dhe thjeshte po perpiqem qe tju bej te besoni te kunderten, siq ka mundesi qe te gjith te jemi shkrimtari e krijojm kete debat per ti rritur famen shkrimit dhe per te treguar se asnje nga kritikat nuk qendron pasi i hedhim poshte vete. ose ka mundesi qe te gjith te jemi thjeshte nje enderr e racionale e shkrimtarit (shaka nga ato qe ben borgesi)😀

  12. loer kume Says:

    ose, une jam Borgues qe shkruaj nen emrin LOER KUME duke u perpjekur te bej ne kete jete ato qe nuk kam bere ne ate te meparshmen, sepse i kisha frkiken shutter island😀

  13. pse sterjo? Says:

    po ku ke shance ti qe te jeshe borgesi? borgesi eshte i madh.( do te te thoshte ndonje qe i merr shume serioziksht keto krahasime😀 ) me falni qe bej shaka te rendomta por te ky bllog me sa duket po nuk pate pare shutter island ose lexuar bukowskin nuk ben dot shaka dinjitoze😀 . gjithsesi kritika te ka kapur ne rrjete si spiderman-i😀 .

  14. loer kume Says:

    po ok, noten tende e pranova, 6-7 eshte dicka te cilen e vleresoj vertet shume. eshte dinjitoz si percaktim, ndryshe nga “ky shkrim nuk ben, as foto nuk ben” :))
    dhe meqe ra fjala, ne shutter island cdo gje ishte e vertete. aty beheshin eksperimente, dhe njekohesisht ai ishte i semure mendor. apo jo uninvited?😛

  15. uninvit3d Says:

    Loer prit pra, ta shofi dhe Channel 5 Shutterin. Mos ja trego!😀
    Faktikisht kjo eshte e bukura Shutterit qe te le me mendu ca te dush ti..te dyja interpretimet jane te pranueshme.

    Sterjo Pse? Pse, mendon qe s’me pelqeu humori jot Borgues?

    Loer ble nje aparat te mire, nuk shkon keshtu, edhe dil, fotografo ajrin, heshtjen, njerez qe Fucken* edhe pershtatja shkrimit.😀

  16. tiranacalling Says:

    fotot qe shoqerojne shkrimet ne te shumten e rasteve zgjidhen nga antaret e tc sipas shijeve personale;
    ka dhe raste,si ketu,ku autori nuk di gje as per zgjedhjen e pjeses qe kemi vendosur te publikojme dhe aq me pak per foton qe e shoqeron ate;

    per ankesa mbi gabimet ortografike & foto te papershtatshme kontaktoni tiranacalling..autorit mundesisht drejtohuni per kritika konstruktive🙂

  17. loer kume Says:

    BORGUES! c dua une ketu? ku jam? ku jane tigrat blu? ku eshte shkrimi i perendise? apo une…

  18. loer kume Says:

    uninvited, nuk hy dot ne asnje konflikt opinional me ty ne kete pike, se deri me sot ke dhene variantin interpretues me racional te islandit. secili ta marre si i vjen :))
    tiranacalling, eshte hera e pare qe me shijon te thone “autori s di gje fare, eshte out ”😛
    faleminderit per sqarimin.
    mua foto me pelqen personalisht, meqe kam qelluar te jem autori i shkrimit besoj, (te pakten keshtu thote Borgues) me takon ta jap si opinion vleresues.

  19. pse sterjo? Says:

    po ne sikur e lame se nuk ishe vetem ti autori (pranadaj u fut edhe tirana calling ne debat😀 ) po nejse, se keto pune i di me mire perendia,.
    po ky borgues apo burgues eshte ndonje shkrimtar i ri apo thjeshte nje tjeter gabim ortografik?
    uninvit3d nuk thashe gje qe nik do te te pelqeje humori im, madje isha i bindur se do tju pelqente pasi kam sens shume te zhvilluar humori😀

  20. loer kume Says:

    une thashe vetem c mendonte Borgues, e nuk afirmova krenarisht qe jam une autori. nga ana tjeter, Borgues mendon qe eshte une, keshtu qe … nuk eshte burim shume i besueshem🙂
    humori jot me tere sensin e tij (persa kohe nuk diskuton kush eshte Borgues duke i dhene nota popullore te tipit burgues emrit te tij,) eshte great fare🙂
    nga ana tjeter ky nuk eshte problem qe me takon mua se ti i ke kerkuar ekskluzivisht opinion uninvit3d per kete pune😛

  21. pse sterjo? Says:

    e pranoj me kenaqesi kritiken se sic thote edhe nice “kush me kritikon me ben nder se me meson dicka qe nuk e dija” apo dicka te tille por ktej ka shume idhtar te nices qe do te ishin shum te lumtur te me korrigjonin, (ndonse nuk besoj qe do ta vinin ne jete kete teori te tijen, do preferonin fermat e kultivit te mbinjeriut)😀

  22. loer kume Says:

    thuaje shqip, Nais, qe ta marrin vesh te tere ke autor po citon😉

  23. Marseda Says:

    Foton po ta huazoj, tmerruese!🙂
    Shkrimi i kendshem, une elexova me endje te pakten!

  24. Tring Tring Says:

    Shkrimi te kujton nje prej atyre frymemarrjeve qe mbartin mes avujve te frymes cdo fytyres te vetes te projektuar ne nje ekran te madh mendor, ku shihet qartazi e frikshem cdo hije, ngerdheshje, nenqeshje, llahtari, frike, mungese djegese e shformim qe fshihet nga petku i lekures normalisht. S’me duket vendi per ta gjykuar shkrimin nga ndertimi sepse eshte nje thjesht nje frymemarrje kozmike ndjesore.

    Me kete rast lexova dhe kritikat qe ishin defrim me vete (kjo sigurisht s’i hyn njeriu ne pune😀

  25. loer kume Says:

    i lutem administratoreve te ushtrojne censure ne komentet fyerese.
    ju lutem te konsiderojne faktin qe une jam Loer Kume ketu dhe ne jeten sociale jashte virtualitetit, ndryshe nga shumica qe shkruajne nen nick, dhe nuk eshte aspak korrekte qe emri im, pa dashjen dhe vullnetin tim, te lakohet i lidhur me debate ofenduese dhe te ulta.

    faleminderit.

  26. rivenzh Says:

    mendoj se me te vertet pa muuzik nuk ka jett… ^_^😀

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: